.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi...

Shkruan: Sabir KRASNIQI

ĒASTET QĖ MBESIN NĖ PĖRJETĖSI...

       Eeeh ēastet! Kisha lexuar diku njė thėnie: "Jeta nuk matet me sekonda, por me ēaste - ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi." Dhe ėshtė shumė e vėrtet se janė ēastet ato qė siglohen pėrjetėsisht nė memorien tonė, e jo sekondat, qė me ēdo tik-tak tė tyre nga grabisin njė pjesė tė kėsaj dhurate kaq tė ēmuar tė quajtur jetė... as minutat, as orėt... qė ikin pėr tė mos u kthyer kurrė mė!

 

 

            Ishte ora edhe njė ēerek para 24-shit. Pakės i lodhur, edhe nga puna, por edhe nga orari i zgjatur qė na ishte imponuar, i hodha njė shikim repartit ku punoja... dhe sėrish ishe pėrplot material qė priste pėr t'u paketuar. Nė atė moment seē u (ri)ktheva me mendje njė vit mė parė - m'u kujtuan ato ēaste kur kriza ekonomike kishte pėrfshirė mbarė globin dhe secili prej nesh bartte nė shpirt njė dozė sado tė vogėl ankthi pėr mundėsin e humbjes sė vendit tė punės! Asokohe ky repart shpeshherė ishte plotėsisht i zbrazur dhe na duhej ta ndėrprisnin punėn edhe mė herėt... megjithėse, nganjėherė edhe krizat ekonomike janė tė mirėseardhura, ato e kanė njė fund, si ēdo proces tjetėr kozmik... edhe krizat shpirtėrore, po ashtu, pavarėsisht zgjidhjes dhe pasojave pėrfundimtare.

            Njė puhizė e lehtė nė orėt e vona tė kėsaj mbrėmje, kur po lėvizja pėrmes uzinės, ma freskoi shpirtin dhe trupin, e bashkė me kėtė freski unė ndjeva edhe shkėlqimin (edhe pse vagėllues) tė rrezeve tė artė tė hėnės - rreze qė shpėrthenin butėsisht errėsirėn dhe mė shoqėronin duke mė falur pak ngrohtėsi hyjnore... Tek porta dalėse, ndalova pėr njė ēast! Aroma e kėndshme e trėndafilave me ngjyra tė lloj-llojshme qė po shpėrndahej anė e mbanė asaj hapėsire mė dehu si magji...

            ...E kėputa, pas shumė vitesh, njė gonxhe trėndafili qė sapo i kishte hapur petalet dhe nga brendia e saj gufonte ajo aromė e mrekullueshme qė ta joshte dhe relaksonte shpirtin pas kėtij turni tė stėrzgjatur tė pasdites. Dhe gjersa e mbaja nė duar, nėpėr ekranin e memories sime kalonin sekuenca tė ndryshme tė pjesėve tė jetės... por tė atyre mė ngjyrat mė tė bukura, nga ēastet mė tė gėzuarat... qė asokohe i sillnin shpirtit dhe qenies sime aq shumė kėnaqėsi sa qė e lumturonin atė pafundėsisht...

            Sonte nuk e kėputa pėr t'ia dėrguar ndokujt - jo, nuk e meriton kush kėtu njė dhuratė kaq hyjnore! Shpirti i ēiltėr i asaj qė dikur ia dėrgoja tashmė ėshtė kthyer nė njė yll qė, me shkėlqimin e tij, i bėnė shoqėri hėnės pėr t'i falur pakės rreze ngrohtėsia qenies sime... Sonte e   kėputa pėr t'i sjellė pakės aromė gėzimi zemrės sė pėrvuajtur...

            Qėndrova aty, bashkė me kujtimet por edhe me mallin, pėr ca ēaste!.... Eeeh ēastet! Kisha lexuar diku njė thėnie: "Jeta nuk matet me sekonda, por me ēaste - ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi." Dhe ėshtė shumė e vėrtet se janė ēastet ato qė siglohen pėrjetėsisht nė memorien tonė, e jo sekondat, qė me ēdo tik-tak tė tyre na grabisin njė pjesė tė kėsaj dhurate kaq tė ēmuar tė quajtur jetė... as minutat, as orėt... qė ikin pėr tė mos u kthyer kurrė mė! E po: a ka mė mirė se sa njeriu tė pėrjetoj ēaste tė kėndshme, ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi?... Nė jetė ka ēaste, kur njeriu ka aq shumė nevojė pėr dikė, sa qė mundohet ta nxjerr edhe nga ėndrrat, pėr ta pėrqafuar pafundėsisht!... Pra: a nuk ėshtė vėrtet hyjnore tė dhurosh ēaste tė kėndshme? Gjithsesi se po, prandaj, dhuroju ēaste tė tilla mbresėlėnėse tė gjithė atyre qė e meritojnė: atyre qė kanė ditur tė formojnė ylber buzėqeshjesh, me ngjyrat mė tė bukura tė jetės, nė buzėt e tua; atyre qė  kanė arritur tė krijojnė ngrohtėsi tė pafundme nė zemrėn tėnde; atyre qė kanė ditur tė nxisin shkėlqim gėzimi nė sytė e tu; atyre qė kanė arritur tė mbjellin fidanė lumturie  nė shpirtin tėnd... tė gjithė atyre qė i do dhe tė duan, sepse janė ēastet ato qė mbesin nė pėrjetėsi!...

 

 

            Nuk e di se kohė qėndrova ashtu i thelluar nė botėn e kujtimeve tė gėrshetuara bashkė me imagjinatėn, e pastaj e afrova atė gonxhe trėndafili pranė hundės dhe morra frymė thellė, thellė duke i mbushur gjithė mushkėritė me kėtė aromė dehėse e cila u shpėrnda nė ēdo pore tė trupit tim... e pastaj drejtova shikimin kah hėna, e cila nė shoqėri tė yjeve po mė sodiste me aq butėsi nga lartė sikur po e  kuptonte edhe ajo lojėn e ndjenjave tė mia... dhe kėtė aromė ia dhurova asaj! Ia dhurova hėnės sepse m'i pėrkujtoi engjėjt, ata qė pėrkundėn nė shtratin pėrrallor tė saj, buzėqeshjen e tyre hyjnore... po "...engjėjt banojnė nė buzėqeshje!" - sa bukur e kishte thėnė nė njė  tregim tė saj Suzana Kuqi. M'i kujtoi ato krijesa qė kanė njė shpirt tė pastėr si kristal, njė zemėr tė pafund mirėsie, qė shpėrndajnė pėrherė vetėm farėn e dashurisė... M'i kujtoi ato krijesat mbrojtėse, qė me kujdesin e tyre hyjnor dhe me puhizat e lehta qė krijojnė pėrmes flatrave tė arta, miklojnė  shpirtrat e trazuar e tė vuajtur, i sjellin freski atyre... dhe secilit nga ne, fatmirėsisht, Madhėshtia ia ka pėrcaktuar nga njė shpirt tė ndritur engjėllor!

            ...E mua hėna ma kujtoi kėtė shkėlqim tė artė, prandaj ia dhurova atė aromė dhe e luta qė ta bartė deri tek ai shpirt engjėllor qė gjendet diku larg, shumė larg nga kėtu... por padyshim, edhe afėr, shumė afėr, me mendje e zemėr... Pėr mua largėsi e madhe, pėr Hėnėn jo - ajo e ka kėtė mundėsi, e ka kėtė  fat, t'i sodis tė gjithė shpirtrat engjėllor nė tė njėjtėn kohė!... andaj e luta ta bartė kėtė aromė edhe tek ai shkėlqim i artė, pėr ta ndarė bashkėrisht, sikurse sa e sa ndjesi tė tjera... sa nektar jete...

            E vendosa gonxhen e trėndafilit mbi timonin e biēikletės sime, aty ku e vendosja me aq dashuri dikur, dhe lėviza pedalet pėr ta vėnė nė marshim kėtė mjet qė mė bėnė shoqėri qė sa vite me radhė si njė ndėr miqtė mė besnik... Bashkė me aromėn e lules qė rigjeneronte pandėrprerė ēaste tė kėndshme nga njė kohe lumturie,  ndjeja edhe  rrezet e vagėta, por tė arta tė hėnės, e cila mė pėrcillte nė vazhdimėsi - herė duke u fshehur pas reve e here duke e shpalosur buzėqeshjen e saj, m'u sikurse njė fėmijė lozonjar qė ka dėshirė tė llastohet pėr dėfrim... E unė e vėshtroja me plot dashamirėsi dhe bisedoja nė heshtje me tė! Bisedoja me hėnėn me gjuhėn e ndjenjave dhe njėkohėsisht lundroja gjurmėve tė sė kaluarės, duke u pėrplasur me sa e sa ēaste... deri te ēasti fillestar... Ishte, po ashtu, edha ai njė ēast, kur unė kisha ardhur nė kėtė botė... Dhe, derisa unė qaja, tė gjithė tė tjerėt rreth meje,  buzėqeshnin tė gėzuar... Dhe njė zė i fuqishėm nga brenditė mė tė pastra shpirtėrore mė urdhėronte: "Vazhdo tė jetosh ashtu.... Qė kur tė vije ēasti, qė ti tė ndahesh nga kjo botė, tė ndahesh me buzėqeshje,  e tjerėt rreth teje tė qajnė!"