Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Ca prapėsi po bėhen edhe nė emėr tė demokracisė!

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

CA PRAPĖSI PO BĖHEN EDHE NĖ EMĖR TĖ DEMOKRACISĖ!

 

       Janė normat shoqėrore ato qė rregullojnė jetėn shoqėrore, po aq sa janė edhe normat imperative ato qė do tė duhej tė ndodhnin, janė edhe ato indikative, pra diēka qė po ndodh pėrditė nė kėtė shtet. Pa dyshim se komuniteti shqiptar kėtu pėr ditė e mė shumė po pėrfaqėson interesat e shoqėrisė Hevetike nė mėnyrėn mė tė denjė, duke krijuar njėkohėsisht edhe njė imazh tė mirė pėr Kosovėn- origjinėn e vet.  

 

 

            Kanė kaluar epoka tė tėra, qė kur u krijuan shtresat e shoqėrisė si pasojė e qasjeve tė njėanshme mbi prodhimin, shpėrndarjen, konsumin dhe tepricat. Pėr pasojė, kundėrthėniet qė u krijuan nė vazhdim bartėn mbi supe edhe pėrplasje jo tė kėndshme tė cilat i paguan zakonisht tė pambrojturit, tė shtypurit dhe tė pamundurit. Ky diskriminim e shtyri shoqėrinė tė gjurmojė gjetjen e rrugėve tė reja pėr shpėtim. Natyrisht, me gjithė mangėsitė edhe komuniteti primitiv u mbėshtet te njė pikė kulmore qė e quajtėn kod. Pra, kodi moral, kodi zakonor, kodi i mirėsjelljes etj.

            Qė nė shekullin VXII para erės sonė nė Babiloninė e lashtė krijuan kodin i cili njihet si ndėr monumentet e para tė institucioneve juridike me emrin Kodi i Hammurabit. Ky kod caktoi mirėsjelljen ose rregullat juridike tė asaj kohe. Tani mė qė nga ajo kohė, kur skllavopronari kishte tė drejtėn e jetės dhe tė vdekjes mbi skllavin (Isu vitae Ac necis), gjėrat kanė evoluar nė fushėn e shkencave juridike, dhe ky evoluim vazhdon edhe sot nė shoqėrinė tonė mė tė re demokratike, mirėpo habit fakti kur sot, pas shumė shekujsh, pretendohet pikėrisht qė tė shkelet kodi i mirėsjelljes, pra kėrkohet qė nė emėr tė demokracisė tė pėrligjet “diskriminimi i ashtuquajtur modern” i kohėve tė sotme!...

            Nėse ato janė vlerat qė ndėrlidhėn ngushtė, para sė gjithash me mirėqenien e njerėzimit, sigurisht se nuk mund tė themi se janė po ato vlera qė degjenerojnė si burim i mirėqenies sė “tepruar!”... Mirėqenia e “tepruar”, nganjėherė edhe keqkuptohet, keqpėrdoret  dhe keqinterpretohet - siē ėshtė rasti me subjektin politik (SVP), tė Partisė Popullore tė Zvicrės, e cila me “eksperimentet” qė po pretendon t’i jetėsojė nė shtetin e Zvicrės me “iniciativėn pėr dėbim” “Auschaffungsinitiativ”si dhe iniciativa tė tjera tė mėhershme, sigurisht se demokracinė e drejtpėrsėdrejti zvicerane do ta vėrė nė pozitė tė palakmueshme.

            SVP po kėrkon hapur qė brenda shoqėrisė helvetike tė ketė ndarje tė disfavorshme tė drejtėsisė, tė prodhimit, tė tė mirave materiale, tė sigurimeve shėndetėsore, tė sigurimeve tė makinave, tė punėsimit, tė shkollimit tė fėmijėve (Lehrstelle), tė sigurimeve pensionale, tė mbikėqyrjeve sociale, tė kodit tė sjelljeve tė shėrbimeve administrative, tė tatimeve, tė sjelljes sė organeve tė dhunės ( policia), tė ligjit dhe tė shtetit etj., duke synuar qė ky rreth shtrėngimi tė kėpusė nė mes, nė veēanti tė huajt (Ausländer-ėt), qė jetojnė dhe veprojnė nė kėtė shtet. Kjo tendencė e pėrligjjes negative, Zvicrėn ngadalė, por sigurt, po e shpie nė kahun e kundėrt tė demokracisė, qė tanimė ka filluar t’i vjen edhe ca erė racizmi, rrymė kjo e padėshiruar, e urryer dhe e dėnuar nga mbarė bota, qė nga kohėt e mėhershme!...

            Nėse pėr punė tė njėjta, pėr vepra dhe qėllime tė njėjta, kėrkohen masa tė ndryshme, nė veēanti pėr etni tė huaja qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvicėr, tė cilėt janė po aq tė pambrojtur para ligjit - dhe nėse kjo jetėsohet, ky kod i sjelljes s’ėshtė gjė tjetėr veē se diskriminim i hapur nė emėr tė njė shoqėrie po aq “demokratike!”- siē e mburr veten ky shtet.

         SVP po pretendon njė diskriminimi tė “ligjshėm”, njė normė ligjore e cila do tė bartė nė vete pasoja negative pėr jetėn e etnive kėtu nė Zvicėr, pa dyshim edhe pėr vetė imazhin e kėtij shteti. Tė huajt nė Zvicėr janė kryesisht, punėtorė, strehues politikė, ekonomik, humanitarė etj. Janė familjarė tė mirė tė integruar dhe bėjnė njė jetė solide, sinqerisht ata bėjnė punėt nga mė tė rėndat nė kėtė shtet, pa dyshim me barrėn e injorimit, tė  pėrbuzjes dhe tė diskriminimit mbi supe! Pėr ta kėrkohet qė pėr punė tė njėjtė tė mos marrin paga tė njėjta, siē marrin vendoret, ku pėr njė vend pune, vend shkolle Lehrstelle, pėr njė leje ndėrtimi, pėr njė sigurim makine etj. Ausländer- ėt diskriminohen pa ngurrim dhe ata janė tė detyruar qė tė bėjnė njė pranim tė “butė” tė kėtij diskriminimi, pėrderisa nuk ka zgjidhje tjetėr, pėr mė keq interesat e shqiptarėve nė Zvicėr nuk ka kush t’i mbrojė. Shqiptarėt nuk e kanė mbrojtjen e duhur tė shtetit tė vet - Kosovės, nė fakt komuniteti shqiptar nė kėtė shtet ka njė pėrfaqėsues anonim e anemik - diplomatik tė cilit nuk iu dukėn gjurmėt deri mė sot pėr tė bėrė tė paktėn njė prezantim tė denjė prej diplomati... Madje as para komunitetit shqiptar qė jeton dhe vepron nė kėtė shtet. Ky “hor” diplomatike ishte dhe mbeti nėn hijen e politikės sė dikurshme tė gėrdallave tė dėshtuar tė cilėt dikur kishin qenė flamurtarė tė ndarjeve dhe pėrēarjeve mes shqiptarėve qė jetojnė dhe veprojnė nė Zvicėr e mė gjerė nė perėndim!...

            Mė tutje, ėshtė i pashpjegueshėm fakti kur pretendohet qė edhe deliktet, qofshin ato kundėrvajtės, apo penal, tė kualifikohen si mė tė rėnda kur kanė tė bėjnė me Ausländer-ėt! Nė fakt, pėr vepra tė njėjta delikuente do tė duhej tė jepeshin masa tė njėjta ndėshkimi, kėshtu thotė ligji! Jo, as kjo nuk ndodh. Ta zėmė, nėse  njė i huaj nė Zvicėr bėn vepėr penale, bie fjala qoftė edhe fatkeqėsi nė komunikacion etj., kjo parti kėrkon qė pėrveē autorit tė veprės sė pamirė tė inkriminuarit t’i dėbohet nga Zvicra edhe familja (!) pavarėsisht se kjo familje mund tė jetė plotėsisht e integruar nė shtetin helen, mund t’i ketė fėmijėt nė shkollė, nė studime, nė punė! Pavarėsisht se kjo familje mund tė ketė sjellje shumė tė mira, mund tė mos ketė pasur as edhe njė herė kundėrthėnie me ligjin dhe shtetin Zviceran.

            Kėto masa na kujtojnė veprimet e shekujve tė kaluar, tė komuniteteve primitive, ku shoqėritė e atėhershme vepronin mbi baza zakonore, kanunore etj, qė janė masa dhe sjellje primitive, ku ndaj delinkuentėve merreshin masa drakonike si djegie tė pasurisė, lėēitje, madje edhe dėbim nga komuniteti ku ai jetonte! Me kalimin e kohės, kėto masa “avancuan” tek Perandoritė despotike si masat e syrgjynit qė i zbatonte Perandoria Otomane etj, sė voni edhe me masa tė internimit tė njerėzve nė Siberi gjatė kohės sė komunizmit Stalinist, qė iu bėhej familjeve tė tėra gjatė kohės sė sistemeve moniste- komuniste nė ish Jugosllavi, nė Shqipėri e nė shtetet e tjera tė Lindjes. Nėse kjo iniciativė do tė jetėsohet, atėherė kjo nuk do tė jetė as mė shumė e as mė pak se njė diskriminim tipik i llojit “SVP”, mbi baza etnike - rrjedhimisht edhe mbi bazė tė origjinės!

 

 

            Ēdo qenie njerėzore lind e lirė dhe e barabartė!

 

            Nėse kėto pėrkufizime janė tė pėrafėrta me realitetin, dhe nėse pėr ekonominė e tregut vlen ligji i vlerės nė kushtet e konkurrencės lojale, ku oferta dhe kėrkesa pėrcaktojnė ekuilibrin e tregut, atėherė edhe nė normat ligjore do tė duhej tė ishin nė konkurrencė me vlerat morale demokratike, ku njeriu lind i lirė, ku mbrohen tė drejtat e tij, ku ndihet i barabartė para ligjit, ku morali ėshtė mbi tė gjitha - kėto atribute i dedikohen shoqėrisė sė sotme demokratike dhe vetėm kjo rrugė shpie drejt njė demokracie tė mirėfilltė e cila garanton tė drejtat mė universale tė mbarė njerėzisė. Dorėn nė zemėr, nga etnitė e huaja qė jetojnė nė kėtė shtet ka edhe tė tillė qė bien ndesh me ligjin. Nė mesin e tyre pa dyshim se ka edhe shqiptarė tė cilėt  bėjnė tė pabėra! Shikuar realisht, raporti mes veprave, delikteve, tė tė huajve dhe vendorėve, nė Zvicėr ėshtė shumė herė mė i disfavorshėm pėr vendorėt...

            Njohuritė juridike- shtetėrore kanė dy kohė tė kundėrta.

            Sė pari; janė pėrpjekjet pėr zhvillimin e njė procesi adekuat shkencor, dhe sė dyti; janė rrethanat pėr integrimin e kėtyre njohurive.

            Nėse nocioni paraqet ēėshtje statike dhe ligjshmėritė paraqesin dukuri nė lėvizje, atėherė kjo shoqėri do tė duhej qė tė kėrkonte lehtėsime, tė cilat do tė shpinin nė evitimin e diskriminimit mbi baza tė etnive, ngase kjo komprometon vetė shtetin zviceran qė hiqet se ka njė ndėr shkallėt mė tė larta tė demokracisė, pra me njė demokraci tė drejtpėrdrejtė.

            Kjo qasje qė shpie nga metoda deduktive nė atė induktive qė do tė thotė prej tė veēantės tek e pėrgjithshmja, sikur do tė keqinterpretohet. Kėto metoda tė veēanta janė juridike ( dogmatike), normative formale - logjike dhe sociologjike etj, tė cilat nuk guxojnė tė pėrgjithėsohen, nga sė pėsojnė me shumicė tė pafajshmit. Nėse metodat juridike - dogmatike pėrcaktohen nė mėnyrė tė qartė, atėherė nėn petkun e saktėsisė sė normės juridike nuk mund tė manipulojė asnjė subjekt, qoftė ai edhe SVP-ja. 

            Pėr zbatimin dhe interpretimin e normave, qoftė edhe nėpėrmjet metodės sė analogjisė, H. Kelzen, thotė: “Shteti ėshtė personifikim i rendit juridik”, atėherė shtrohet pyetja: nėse kėto janė normat juridike tė veēanta, kur drejtėsia ndahet mbi baza tė etnive ose thėnė mė qartė - mbi baza tė origjinės, po aq sa edhe mbi baza tė zhvillimit dhe mirėqenies ekonomike, qė tė ”mėdhenjtė” e vunė si kush, apo lum tė pakalueshėm  pėr tė qenė sa mė afėr BE-sė!?

            Mė sė e qartė; pushteti pėrbėhet nga urdhėrdhėnėsit dhe nga dėgjuesit e urdhrave. Pala e parė e ka forcėn pėr zbatimin e kėtyre urdhrave, por a nėnkupton kjo gjithherė se ai qė ka forcėn, ka edhe tė drejtėn e zbatimit tė saj!?

            Dhe sė fundi; lidhja juridike e qytetarėve me shtetin, qė janė ose quhen shtetas.

           Komuniteti shqiptarė nė Zvicėr ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė, por nė forma tė tjera ata janė pėrditė e mė shumė nė lidhshmėri me kėtė shtet, duke qenė bartės tė prodhimit, tė ngritjes dhe ndėrtimit tė kėtij shteti, tė shkollimit dhe tė integrimit tė tyre dhe tė familjeve tė tyre me prani dhe punė tė pėrditshme, me respektim tė ligjit dhe mirėsjellje, me kontributin e vet nė kėtė shoqėri me anė tė tatimeve dhe kontributeve tė tjera formale e joformale. Nė fakt ēka japin tė tjerėt mė shumė pėr kėtė shoqėri, pra edhe vetė zviceranėt?

            Shqiptarėt janė lojalė nė Zvicėr, ani pse ata nuk e gėzojnė lidhjen e drejtpėrdrejtė juridike me kėtė shtet, mirėpo ata janė lojalė nė kuptimin e normės sė caktuar juridike, qė do tė thotė (apatride), persona fizikė tė cilėt nuk e kanė tė zgjedhur ēėshtjen e shtetėsisė nė kėtė vend. Mirėpo komuniteti shqiptar, si etni, brenda shoqėrisė zvicerane ėshtė i integruar edhe ligjėrisht si (ius domicili), pra me prezencėn e vet nė jetėn e pėrditshme brenda kėtij shteti.

            Janė normat shoqėrore ato qė rregullojnė jetėn shoqėrore, po aq sa janė edhe normat imperative ato qė do tė duhej tė ndodhnin, janė edhe ato indikative, pra diēka qė po ndodh pėrditė nė kėtė shtet. Pa dyshim se komuniteti shqiptar kėtu pėr ditė e mė shumė po pėrfaqėson interesat e shoqėrisė Hevetike nė mėnyrėn mė tė denjė, duke krijuar njėkohėsisht edhe njė imazh tė mirė pėr Kosovėn- origjinėn e vet.  

            Nocioni demokracia e drejtpėrdrejtė, qė do tė thotė pjesėmarrja e popullit nė vendimmarrje, kur pėr shumė ēėshtje populli vendos me referendum, nuk do tė thotė sė gjithherė ėshtė e qėlluar, e drejtė dhe e bazuar nė norma juridike.

            Prandaj duhet pėr tė saktėsuar qartė qėllimin e iniciativave tė caktuara, tė cilat, pėr pasojė, mund tė jenė edhe degraduese dhe diskriminuese nė raport me shkeljet e tė drejtave tė njeriut siē janė deklaratat e pėrgjithshme pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, si:

            1. Deklarata amerikane, miratuar me 1948

            2. Konventa amerikane, miratuar me 1969

            3. Deklarata e Kajros, miratuar me 1990 pėr tė drejtat e njeriut dhe tė pėrcaktimit tė tij fetar.

            Mbi tė gjitha duhet studiuar mirė “karremi”, se ēfarė iniciativash ofrojnė subjektet e caktuara, qoftė edhe SVP, forumet ose iniciativat  e tjera qytetare. Duke analizuar qė mė parė sė ēfarė pėrmbajnė ato nė formė dhe nė esencė, nė ēfarė kohe dhe hapėsire lansohen ato, mbi cilat pika nevralgjike plasohen ato. Cili ėshtė qėllimi dhe caku i tyre etj.

            Krejt nė fund shtrohet pyetja: a ka shoqėri mė tė zhvilluar se shoqėria demokratike? Pa dyshim se nuk ka, pėrderisa nuk ka lindur ajo!, ose deri atėherė kur nė rrethana tė caktuara, si pasojė e gjithė kėtij diskriminimi etnik, nacional, rajonal, racor, konfesional, ekonomik etj., do tė lindė njė sistem i ri shoqėror! Kjo e vėrtetė absolute do tė ndodhė njė ditė, ashtu siē kanė ndodhur nė tė kaluarėn kur janė shembur pėr dhe rende tė njėpasnjėshme shoqėrore si pasojė e degjenerimit tė brendshėm tė tyre, ashtu siē ka filluar tė degjenerohet sot edhe sistemi demokratik nė emėr tė tė cilit po bėhen prapėsi tė shumta!...

 

                                                                                                                         Korrik, 2010