Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - BUKURI E BEKUAR

Shkruan: Hasan QYQALLA

http://gazetakritika.net

      

BUKURI E BEKUAR

 

Librin me poezi tė autorit Neki Lulaj, "Bukuri e bekuar"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

            Nė vend tė parathėnies

 

            PĖRSIATJE EMOCIONALE POETIKE

 

            Nė ligjėrimin poetik tė Neki Lulajt gjejmė njė shtrirje tė pakushtėzuar, gjithnjė nė kėrkim tė tematikės harmonizuese e tė konsoliduar poetikisht. Pamja e parė na jep njė shfaqje deshifrimi shpirtėror dhe emocional, konvertuar me simbolikėn e bukurisė, duke u nisur nga mitet e deri tek e sotmja. Poeti pikėsėēari i jep prioritet atdheut, gjegjėsisht kombėtares. Subjektivizimi ka vlera funksionale qė tejkalojnė, ndoshta, edhe konturet e barasvlerės apo nivelizimit real nė kohė. Si ilustrim kemi poezinė e parė “Lulet e shpirtit” qė tingėllon po kaq bukur: Portretin e Atdheut/ Ta ruajmė nė zemėr/ Ta stolisim me ngjyra/ Duke shtuar bukurinė/ Me buzėqeshje...

            Stilizim, ngjyrim, konfigurim, buzėqeshje, lot, oazė, thesare,...etj., janė elemente qė hasim tė konsoliduara prajshėm nė stilin e ligjėrimit. Nė prapaskenė tė krijuesit sikur na shfaqet njė autor tjetėr me imazhe riakumuluese shpirtėrore e mendore, me ideale tė ringjallura, falė kujtesės nė retrospektivė kur kujton karvanet e ikjes. Prandaj shprehet nė mėnyrė sentimentale gjithė dėnesje, pėrsiatje drejt mirėsisė e shpresėbesimit se mbi ēdo cep Arbėrie do tė lulėzojnė shekuj drite: “Nė shekuj drite/ Me mall e dashuri/ E ushqyem jetėn/ E kurrė s’u ndalėm/ Me fijet e jetės/ Duke i pėrcjellė/ Gjeneratat/ Nėpėr stinė.”

            Poeti betohet dhe mishėrohet krenarisht nė kopshtin e bukurisė sė Adamit e tė Evės, pėr “Formulėn e pagėzimit” tė Pal Engjėllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, shpatėn e Kastriotit, Flamurin e Ismail bej Vlorės, Gjuhėn e ėmbėl tė Fishtės, Besė e Kanun, mirėsinė e Nėnė Terezės, urtinė Rugoviane, gjakun e varret e tė parėve, deri tek trimėritė e sakrificat e luftės sė lavdishme tė Kosovės me komandantėt Ahmet Krasniqi, Sali Ēekaj, Tahir Zemaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani etj., pa i harruar edhe tė pagjeturit e shumtė, nisė nga Ukshin Hoti e deri tek foshnja e sapo lindur ne arenėn e betejave tė pėrgjakshme e tė pamėshirėshme, ku autori citon se Nėnat, motrat, vėllėzėrit e fėmijėt presin zgjuar e “portat ende rrijnė hapur, nė pritje”, “Derėn e kullės dardane lėnė hapur/ Duke shpresuar/ Se njė natė/ Do tė kthehet Ylberi.”

            Konceptualiteti ligjėrues mbivlerėson apo hiperbolizon kombėtaren karshi ndjeshmėris emocionale qė shfaqet toleruese nė krijimatrinė artistike. Nuk ka ekzagjirime tė theksuara por mirė tė ilustruara me harmoni ngjyrimesh e gjithėsesi pėrfillėse. Autori dallon personazhet nė vijueshmėrinė bazike bilineare me kontraste tė bollshme, bile shpėrthyese mes atyre negative e pozitive, duke I dhėnė pėrparėsi sublimes kundrejt tė shėmtuarės, ideales pėrballė surreales, etj.: “Mjerė nėna n’jetė qė lindi/ Mjerė dielli qė i dha dritė,/ Mjerė vendlindja qė e rriti,/ Horr a pleshtė i pashpirtė!”

            Rrjedhimisht , pikėnisje gjejmė pėrjetimet e vetė autorit nė zhvillimet koherente, pa lėnė anash edhe ndikimet e frytshme nga Rilindėsit nė situata tė apostrofuara, si mėrgimi, malli pėr kryepersonazhet e jetės: Nėnėn e Babain, pastaj pėr Kullėn, Atdheun, Diellin, Lirinė, Lulen, dashurinė qė krijon njė “gjerdan artistik”, siē thot edhe vetė poeti: “E nga goja burojnė/ Metaforat e urta/ Urtakėt / Terrin e zbusin me fjalė/ Diellin e kanė nė buzė/ Vargun e kthejnė/ Nė hymn e ninullė.”

            Autori ilustron bukur edhe kopshtin, pemishten, fushėn, malin, lumin... Pėrndryshe nxjerrė peizazhe idilike pėr Atdheun, me theks tė veēantė pėr Dukagjinin e Lekės pėrkatėsisht vendlindjen e vet, pa harruar trimėrinė, bujarinė, mikpritjen, kullėn, oxhakun, pra bujarinė dhe fisnikėrinė tradicionale: “Bukė misri/ Nė ēerep/ Kripė deti/ Djathė delesh/ E kajmak/.../ Kafe tė pjekur/ Prej oxhakut/.../ Parodi e rrallė/ Mikpritje shqiptari.”

            Prandaj rezymojmė lirisht se zt. Neki Lulaj, posedon gjuhė komunikative me figura tė kapshme letrare poetike. Nė lirikėn e tij dominon stili funksional, relativ, mbretėron individualiteti i nxjerrė si ekspoze ēasti, drejt synimit tė sė moderuarės sė avansuar, mbase autori, ma merr mendja se ėshtė mirė tė heqė dorė nga zgjatimet e tepruara, modalitet i panevojshėm... Pėrndryshe, Neki Lulaj krijon relacione tė ngushta me lexuesin pasionant, i cili do tė bindet vetėm atėherė kur do ta shfletojė poetikėn e tij qė tė josh qė nė lekturim tė parė.

 

 

 

 

 

LULET E SHPIRTIT

 

Portretin e Atdheut

Ta ruajmė nė zemėr

Ta stolisim me ngjyra

Duke shtuar bukurinė

Me buzėqeshje...

Pėr thesarėt e praruar

Nė folenė e tij

Tė shkrihemi

Nė grykė krateri

Me guxim e trimėri

Ta mbrojmė

Atė bukuri

Tė rrallė…

Ta shkrijmė

Me pika loti

Ēelikun

E me shkėndijat

E gjakut tė bekuar

T’i ujisim

Lulet e shpirtit.

 

 

SHEKUJ DRITE

 

Nė shekuj drite

Me mall e dashuri

E ushqyem jetėn

E kurrė s’u ndalėm

Me fijet e jetės

Duke i pėrcjellė

Gjeneratat

Nėpėr stinė.

E kurrė s’u ndalėm

Kush e pėrjetoi

Me gjatė se ne

Gjerdanin e vuajtjeve

Kush endi

Fijet e ngatėrruara

Tė jetės

Nėpėr mote

E shekuj.

E kurrė s’u ndalėm

Vetėm pėr kėtė

Durim tė pandalshėm

Nė e deshėm jetėn

Marrėzisht

U dashuruam nė Ty

Duke tė pėrkdhelur

Zemrėn e shpirtin

Ta falėm!

 

 

KRENARIA

 

Krenaria nuk djeg

Shpirtin bujar

Mėton stinėt

Dimrin e tėrbuar

Me furtunė e acar

E kthen nė pranverė

Me lule behar.

Me lulet e shpirtit

Jeta bėhet

Herė tunel pa drita

E herė

Kanal i thellė

Herė lendinė me

Lule mijėra ngjyrash

E herė shend e verė

Dhe parajsė.

Shpėrthimin

E ndjenjave tė shpirtit

Krenaria e mban gjallė

Kurrė s’i kam mallkuar stinėt

Se ato me vete bartin

Koloritin e jetės

Melodinė e kėngės

Cicėrrimėn e zogjėve shtegtarė

mallin e (pa)thyer

ngjarje ditari.

Shtjellėn e shpirtit

Krenaria mban gjallė

Kullat kanė ruajtur

Besė nam e fjalė

Kalatė e dijes

Bedenat e shekujve

Baladat e thurrura

Vetėtimė pėr mjeranė

Halė pėr tiranė.

Lulet e shpirtit

Krenaria i mban gjallė

Stinėt dinė ta shėrojnė

Shpirtin e djegur

Nėpėr kohė tė krisura

pėr mote nė breza.

 

Poezi nga libri i Neki Lulajt "Bukuri e bekuar"