Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Bota parapsikologjike e Jungut

Shkruan: Adnan ABRASHI

www.syri3.com

 

       BOTA PARAPSIKOLOGJIKE E JUNGUT

 

       "Nėse dėshirojmė qė tė gjitha civilizimet njerėzore t'i nėnshtrojmė pėr disa qėllime mė tė "LARTA", sė pari do t'ua marrim fuqinė e mendimit tė lirė, duke i ndarė kėshtu nga natyra e vėrtetė qė kanė. Me shkurtimin e krahėve tė fuqisė sė tyre tė lirė mendore dhe shpirtėrore, vėmendjen do t'ua fokusojmė nė gjėrat e parėndėsishme sporadike".

 

 

 

▪ Pėr shumė dijetarė eminent botėrorė qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e shkencės bashkėkohore, nuk mund tė thuhet thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni tė talentuar, por ata kanė zotėruar dhe janė marrė edhe me njohuri tė fshehta okultiste, shėnime kėto qė kurrė nuk janė publikuar haptas nga ana e biografėve tė tyre. Nga lista e madhe e emrave tė kėtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshėm me renome botėrore Karl Gustav Jungu.

Karl Gustav Jungu, me profesion ishte mjek-psikiatėr, nxėnės i dikurshėm dhe koleg i Sigmund Frojdit, ligjėrues, shkencėtar dhe studiues i madh nė lėmin e psikologjisė dhe psikiatrisė, autor i shumė punimeve dhe studimeve shkencore qė e kanė futur atė nė radhėt e emrave mė eminent tė shkencės bashkėkohore. Por, nga ana tjetėr, vetėm njė numėr i vogėl i njerėzve dinte se, Jungu gjatė hulumtimeve tė veta, pėr sė tepėrmi ka qenė i interesuar pėr fenomene paranormale dhe parapsikologjike, e veēanėrisht pėr telepatinė (bartjen e mendimeve nga larg) dhe projeksionin astral (udhėtimin e vetėdijshėm shpirtėror duke e braktisur trupin).

Sigurisht nga droja se mos i rrezikohet reputacioni i madh qė kishte si shkencėtar, ai kėtė interesim kurrė nuk e ka shprehur publikisht. Por, edhe sikur ta dinte opinioni i gjerė pėr kėtė realitet, dyshoj se mund tė merrej si diēka e pabesueshme, sepse botėrisht ka qenė e njohur se fenomenet parapsikologjike nė pėrgjithėsi dhe marrja me to, ishin si mani e trashėgimisė familjare. Pėr nėnėn e Jungut thuhej se mbante njė ditar ku regjistronte eksperiencat e veta paranormale, si dhe ato qė i dėgjonte prej tė tjerėve. Ka mjaft dėshminga bashkėkohėsit e vet se edhe Jungu sa ishte fėmijė, dispononte me aftėsinė paranormale tė TELEKINEZĖS (lėvizjes sė trupave fizik pėrmes ndikimit mental). Pasi qė kishte njė pasion tė madh pėr Niēen dhe filozofinė e tij, qysh sa ishte nxėnės nė gjimnaz, intuitivisht ia qėllon se filozofi i famshėm kishte Zaratustrėn si model identifikimi dhe se ai ishte sėmurė psikikisht, mu pse Zaratustra ka sunduar me qenien e tij. Mė pas, njė gjė e njėjtė i ka ndodhur edhe vetė Jungut. Atij nė ėndėrr shpesh i paraqitej njė plak me aftėsi magjike qė e kėshillonte dhe udhėzonte nė jetė. Plaku quhej "FILIMON". Tek dikur mė vonė, Jungu ka kuptuar se plaku i ėndrrave tė hershme ishte vetėm UNI i tij i dytė (Alter ego).

Andaj, aspak nuk do tė jetė i ēuditshėm fakti se pse pikėrisht paranormalja dhe fenomenet parapsikologjike kanė lėnė gjurmė tė rėndėsishme nė jetėn dhe veprimtarinė e gjithėmbarshme hulumtuese tė kėtij shkencėtari tė madh. Ndoshta, nisur mu nga kėto ndikime, ka ardhur edhe deri te shkėputja e tij definitive prej mėsimeve tė mėsuesit tė vet, S. Frojdit, i cili, atėbotė ishte tejet i popullarizuar me teorinė e tij famėmadhe tė kushtėzimit tė tė gjitha raporteve dhe marrėdhėnieve tė sjelljes sė jashtme tė njeriut me veprimin e brendshėm tė epshit seksual. Duke e kundėrshtuar ashpėr teorinė e Frojdit, Jungu konstatonte se nė kėto sjellje dhe raporte tė jashtme tė njeriut, nuk ndikon kryekėput vetėm epshi seksual, por ato janė tė kushtėzuara edhe nga "fuqia jetėsore" qė trashėgohet nga e kaluara mijėvjeēare e njerėzimit. Kėtė fuqi ai e quan si "ndėrvetėdije kolektive". Nė mbėshtetjen shkencore tė kėsaj teorie, Jungu, nė veprat e veta, prezantonte shumė shembuk, si ato tė eksperiencave vetjake paranormale, ashtu edhe ato tė regjistruara dhe hulumtuara si pėrjetime tė tė tjerėve.

Nga visari i madh i kėtyre shembujve praktikė, si njėra ndėr dėshmitė mė dramatike dhe mė tė pasqaruara tė pėrjetimit personal tė paranormales, ėshtė "Misteri i librave tė kuqe".


"Misteri i librave tė kuq"

Njė mbrėmje, pasi qė e ndjente veten paksa mė tė lodhur, Jungu vendos tė shkojė nė shtrat mė herėt se zakonisht. Por, edhe pėrpos dhuntisė qė me ēdo kusht tė flinte, atė nuk e zinte gjumi. Ishte i vėrshuar tėrėsisht nga mendimet! Mu para disa orėve qe kthyer nga varrimi i njė miku tė vet qė banonte afėr. Duke qėndruar ashtu i shtrirė nė shtrat dhe me sytė e hapur, profesor Jungu i bluante nė kokė kujtimet e paharruara qė kishte kaluar me mikun e posa varrosur.

Derisa nė mendje merrej me kėto mendime, pėr momentin e ndjen se dikush ėshtė nė dhomėn e tij tė gjumit. Posa e vėshtron me vėmendje hapėsirėn pėrreth dhomės, para tij, tejet qartė paraqitet hija e figurės sė njė personi trupgjatė dhe tė hollė pėr nga konstruksioni fizik. Kėtė figurė Jungu e identifikon si tė mikut tė vet, nė varrimin e tė cilit ishte para disa orėve.

- "Qėndronte pėrballė shtratit tim mu afėr kėmbėve dhe dukej i njėjtė sikur e kam njohur tė gjallė. Butėsisht mė ishte drejtuar me pyetjen, mos vallė dėshiroj tė shkoj diku me tė" - shkruante mė vonė Jungu. - "Duke e vrojtuar me habi kėtė paraqitje tė pazakonshme, nuk e kisha ndjenjėn e njė pamje trupore fizike. Mė tepėrmund tė thuhej se ishte si njė vizion, tė cilin vetes ia kumtova si fantazi. Meqė ende isha i shtrirė nė shtrat dhe e vėshtroja kėtė paraqitje me mosbesim, figura emikut vazhdoi tė ecė deri tek dera e daljes duke mė bėrė shenjė me dorė. Nė atė ēast, pėr veten konstatova se isha tėrėsisht nė gjendje transi. Realisht nuk u ngrita nga shtrati, por ndjeva sikur shpirti im shkoi pas tij. Mė ēonte pėrmes rrugės, kah kopshti i shtėpisė sė tij... dhe menjėherė, sė bashku, u gjetėm nė dhomėn e punės sė mikut. Hija pėrcjellėse hipi mbi njė karrige dhe tregoi me gisht nė librin e dytė nga shtatė librat e kuqe qė ishin tė vėna mbi raftin e fundit tė librave."

Me kėtė pėrmbyllet ky vizion. Jungu, tėrėsisht i habitur brof nga shtrati i fjetjes. E ndez llambėn qė e kishte pranė dhe me tė nė dorė hulumton nėpėr tėrė shtėpinė. Pasi konstaton se dera kryesore e hyrjes qe e mbyllur si zakonisht dhe vėren pėrreth se ēdo gjė ishte nė vendin e vet, sėrish shtrihet nė shtrat dhe tek dikur vonė e zė gjumi. Tė nesėrmen nė mėngjes, ende i hutuar me ngjarjen e pėrjetuar nga nata e kaluar, me padurim priste qė ta vizitonte vejushėn e mikut tė vdekur. Pa i treguar se ēfarė i kishte ndodhur mbrėmė, nga ajo kėrkon qė nė dhomėn e punės sė bashkėshortit tė saj tė ndjerė, tė verifikojė se mos rastėsisht aty e gjen njė libėr qė i duhej. Ai ishte gjithmonė i mirėpritur nė kėtė shtėpi dhe pėr kėtė dėshirė nga nikoqirja nuk hasi nė kurrfarė pengesash. Me kureshtje tė madhe hyn nė dhomėn e punės sė mikut tashmė tė ndjerė dhe mbetet i befasuar nga ajo qė vėren. Afėr librave ende ishte po ajo karriga ku mbrėmė, miku i vdekur, kishte hipur qė t'ia tregonte librin. Menjėherė, sytė i drejton nė raftin e fundit me libra. Pėr ēudinė e tij edhe mė tė madhe, aty qėndronin tė sistemuara shtatė librame kopertina tė kuqėrremta. Merr librin e dytė sipas radhės dhe nė tė lexon titullin: "Forca e tė vdekurve".

Tashmė Jungu s'kishte dyshim nė vete! Ajo qė i kishte ndodhur mbrėmė, e tėra ishte e vėrtetė.

Kėtė rast tė pėrjetimit vetjak, Jungu e ka publikuar me plot pompozitet edhe nė literaturat e veta studimore shkencore. Meqė ai nė jetėn e pėrditshme ishte i njohur si njeri racional dhe serioz, ky rast edhe nė qarqet shkencore ėshtė pranuar si prezantim i besueshėm.

I joshur nga kėto fenomene qė sot e kėsaj dite mbeten ende tė pasqaruara sa duhet, si njė shkencėtar me reputacion, pa u frikuar fare nga normat rigoroze tė standardeve shkencore, Jungu, nė mėnyrė origjinale, e ka trasuar rrugėn e vet kėrkimore kah thellėsitė e panjohura tė mendjes dhe shpirtit.

Edhe pse tejet i frytshėm dhe me njė karrierė tė bujshme shkencore, ndoshta mu pėr kėtė shkas, ai edhe sot e kėsaj dite, merrej si shkencėtar kontradiktor dhe alternativ nė psikiatrinė bashkėkohore.

Dhe, pėr fund, do tė ishte interesante tė konstatojmė edhe njė realitet tjetėr: pikėrisht teoria e vėnė nga Jungu mbi ndikimin e ndėrvetėdijes kolektive tė qenies njerėzore nė sjelljet individuale tė individit, nuk mund t'i vishej origjinalitetit tė tij. Okultizmi, magjia, hermetizmi, alkimia si dhe njohuri tjera tė urtėsive tė lashta, mijėra vite para Jungut e kanė njohur kėtė fluid kolektiv dhe atė e quanin si "niveli astral gjithėpėrfshirės". Andaj, fare nuk do tė mbetej i pabazė konstatimi tė cilin e dhamė nė fillim tė kėtij artikulli:

"Pėr shumė dijetarė eminentė botėrorė qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e shkencės bashkėkohore, nuk mund tė thuhet thjeshtė se kanė qenė vetėm gjeni tė talentuar, por ata kanė zotėruar dhe janė marrė edhe me njohuri tė fshehta okultiste, shėnime kėto, qė kurrė nuk janė publikuar haptas nga ana e biografėve tė tyre".