.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Bota e artit

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      BOTA E ARTIT

 

       Arti ėshtė veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, pėr dallim nga veprat e natyrės, qė pasqyron ambientin qė na rrethon nėpėrmjet riprodhimit tė realitetit. Bota e artit ėshtė njė univers i vėrtet, qė ka njė histori tė gjatė, qė nga kohėt e lashta e deri nė ditėt e sotme, e qė pėrfshin nė vete njė larmi tė madhe dukurish si: letėrsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.

          

            Tėrėsitė e njohurive dhe arritjeve zhvillimore tė njė grupi, shoqėrie ose populli, nė fushat e caktuara tė veprimtarisė mendore, krijuese, materiale e shoqėrore pėrmblidhen me termin kulturė. Njė ndėr krijimtaritė shumė tė rėndėsishme tė kėsaj kulturės qė karakterizon njė popull, ėshtė edhe arti.

            Si lloj i krijimtarisė artistike arti luan njė rolė tė veēanta nė zhvillimet kulturore. Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e njė shoqėri deri nė piedestalin mė tė lartė.

            Gjithashtu, pėrmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formės, arti mishėron dhe realitetin qė na rrethon me ndjenjat shpirtėrore, duke krijuar atė harmoni tė pėrsosur qė provokon emocione estetike.

            Arti ėshtė edhe njė burim, njė pėrēues, njė urė komunikuese mes qenieve njerėzore nė veēanti por edhe mes kulturave e popujve nė pėrgjithėsi.

 

            Ē’ėshtė arti?

 

            Fjala art rrjedh nga latinishtja - ars, qė ka kuptimi e sė bukurės.

            Arti ėshtė veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, pėr dallim nga veprat e natyrės, qė pasqyron ambientin qė na rrethon nėpėrmjet riprodhimit tė realitetit. Bota e artit ėshtė njė univers i vėrtet, qė ka njė histori tė gjatė, qė nga kohėt e lashta e deri nė ditėt e sotme, e qė pėrfshin nė vete njė larmi tė madhe dukurish si: letėrsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.

            Arti nė tėrėsi ose ēdo vepėr e veēantė, pėrbėhet nga njė strukturė komplekse dhe e shumanshme. Nė tė pėrfshihen elemente materiale, shpirtėrore, substancial, formale, krijuese etj., pėrmes sė cilave mishėrohet puna e gjallė e njeriut me ndjenjat, emocionale tė tij. Mirėpo, gjithė ky kompleks dhe kjo shumanshmėri ka njė dominante rreth sė cilės pėrmblidhen gjithė pėrbėrėsit e saj, qė dallojnė nga dukurit e tjera tė realitetit. Pra, ėshtė dukuria estetike qė e karakterizon atė, sepse nuk ka vepėr artistike pa vlerė estetike.

            Nga kjo pikėpamje artin mund ta definojmė si njė pasqyrim estetik tė realitetit qė na rrethon, por edhe imagjinatės sė bujshme njerėzore. Pėr ta pasur mė tė qartė kėtė definicion, duhet zbėrthyer kuptimin e nocionit “pasqyrim estetik”!

            Vepra artistike ėshtė njė fryt i njė bashkėpunimi tė ngushtė mes objektit, veprės qė duhet krijuar dhe subjektit krijues, pra vet artistit. Akti thelbėsor i kėtij bashkėveprimi ėshtė pėrjetimi i dukurive pėrmes shqisave. Pra, perceptimi i fuqishėm emocional i gjithė larmisė sė botės shqisore me tingujt, aromat, ngjyrat, lėvizjet format  e saj etj.

            Emocionet, ndjenjat,mendimet etj,  janė dukuri shpirtėrore tė cilat nuk mund tė kapėn drejtpėrsėdrejti nga shqisat. Pėrmbajtja e tyre e bukur ose e madhėrishme nuk mund tė shikohet ose tė preket. Prandaj, arti me mjetet e tij materiale: me anė tė fjalės, gjesteve, tingujve, vijave, ngjyrave, lėvizjeve etj., riprodhon estetikisht pamjet e jashtme fizike tė dukurive tė realitetit ose ndėrton  botėn e imagjinatės duke i fiksuar ato nė figura artistike.

 

            Thelbi specifik i artit

 

            Pėr arsye tė lartpėrmendura ėshtė shumė vėshtir tė kapet thelbi esencial i artit dhe tė pėrcaktohen veēoritė e tij nė krahasim me shumė dukuri tė tjera joartistike. Megjithatė, arti mbete njė dukuri specifike qė shquhet nga dukurit e veprimtaritė tjera njerėzore si ato prodhuese, sportive, shkencore, fetare etj. P.sh. romani artistik ndryshon cilėsisht nga traktati filozofik; busti skulpturor dallon nga mallrat industriale; shfaqja teatrale nuk ėshtė e njėjte me njė ndeshje futbolli etj. Prandaj shumė dukuri reale apo imagjinare, mund tė shėrbejnė edhe si objekte studimi pėr shkencėn por edhe si objekt pasqyrimi estetik pėr artin.

            Derisa shkenca e studion realitetin si dukuri objektive, veē e veē nė secilėn lėmi, arti tė njėjtat dukuri i pasqyron estetikisht pėrmes ndjenjave tė brendshme. Kėshtu, ylberi studiohet nga fizika si njė dukuri optike; shkenca e fiziologjisė merret me proceset metabolike, pėr shembull lulet; agimi dhe muzgu studiohen si pasoj e vėrtitjes sė tokė rreth boshti tė saj etj. Mirėpo tė gjitha kėto procese, dukuri dhe sende mund tė shikohen edhe nga njė pikėpamje tjetėr, nga pikėpamje e vetive dhe cilėsive tė tyre estetike. Ylberi ėshtė i fiksuar nė sa e sa piktura si njė harmoni specifike ngjyrash; lulet kanė qenė objekt specifik i artit si kombinim harmonik formash simetrike dhe ngjyrash tė larmishme; gjithashtu edhe agimi dhe muzgu me pamjet e tyre tė mrekullueshme, qė shprehin fuqishėm e estetiksht atė bukuri tė madhėrishme, kanė qenė e janė akoma frymėzim pothuajse pėr secilin artist.

            Edhe mjetet e shprehjes mund tė jenė tė bazuara, si nė arsye ashtu dhe nė ndjenja. Kėshtu pėr shembull, mund tė shėrbehemi me fjalė pėr tė thėnė njė tė vėrtet, fakt, ligjshmėri, mirėpo, fjala mund tė shfrytėzohet edhe si mjet i shprehjes sė ndjenjave, emocioneve, pra si shprehje poetike.

            Gjithashtu, edhe pėrmasat, trajtat e figurat gjeometrike, p. sh. vizatimet e hartave gjeografike; vizatimet teknikeø vizatimet anatomike etj., shprehin fakte, tė dhėna rreth objektit, territorit, pozitės etj. por nė anėn tjetėr ato mund tė shėrbejnė, nė formė trajtash, figurash, vijash edhe si shprehje e ndjenjave pėrkatėse, gjegjėsisht shprehjeve estetike. Nė kėtė rast ato janė mjete tė shprehjes figurative, artistike. Raportet e tyre bėjnė qė artisti t’i shpreh ndjenjat e brendshme, kurse shikuesi t’i pėrjetoj ato ndjenja.

            Prandaj arti ėshtė edhe forma mė e lartė e pėrvetėsimit estetik tė realitetit dhe imagjinatės, sepse nga njėra anė, pasqyron dukurit e shumėllojta estetike, dhe, nga ana tjetėr, ai ėshtė krijim sipas ligjeve tė sė bukurės, ėshtė krijim vlerash tė reja estetike.

 

 

            Historia e artit shqiptarė

 

            Nė truallin shqiptar, dėshmitė mė tė hershme nė fushat e pėrgjithshme tė artit janė: qeramika, terakota neolitike dhe punimet nė metal qė janė punuar nga mjeshtėrit e fiseve ilire.

            Gjatė antikitetit, nėpėr trevat e vendbanimeve ilire, fillon tė  zhvillohet edhe arkitektura, skulptura si dhe artet e zbatuara. Nė mesjetėn  e hershme kemi dėshmi tė zhvillimit tė arkitekturės, mozaikut dhe skulpturės dekorative, ndėrsa nė thellėsitė e vendit, traditat ilire vazhdojnė zhvillimet nė fushėn e arteve tė zbatuara.

            Gjatė mesjetės vėrehet zhvillim i arkitekturės sė kultit tė krishterė, pastaj piktura dhe artet e zbatuara, kryesisht me  motive fetare tė stilit bizantin, por me element etnografik lokalė dhe etnikė.

            Pushtim osman, nė shekullin XV,  ndal hovin e zhvillimit e arteve tė stilit bizantin, dhe pak nga pak, fillon tė gjallėrohet me ato tė kultit islamik.

            Me zhvillimin e jetės nėpėr qytete, fillon tė lulėzojė arkitektura e banimit, artet dekorative popullore, krijime tė zejtarėve tė talentuar nė shumė lloje  e teknika dhe me karakteristika etnike dalluese shqiptare.

            Me periudhėn e Rilindjes Kombėtare zėnė fill artet e reja: muzika, piktura, teatri e tė tjera tė lidhura ngushtė me aspiratat e frymės pėr liri. Pas shpalljes sė pavarėsisė, edhe pse nė kushte tė pafavorshme, artistė tė talentuar shqiptarė fillojnė tė krijojnė nivel profesional e shumė lėmi tė artit si: pikturė, skulpturė, arkitekturė, teatėr, muzikė etj., zakonisht nė frymėn kombėtare e realiste.

            Pas viteve tė luftės (1945) arti zuri vend tė veēantė nė jetėn dhe kulturėn e re socialiste, sidomos nė edukimin estetik tė masave. Gjatė kėsaj periudhe, arti, dhe pse i mbėshtetur nė njė trashėgimi tė pakėt profesionale, filloi tė zhvillohet me tė madhe nga periudha nė periudhė, nė tė gjitha zhanret e tij. Mirėpo, ndikimi i  frymės sė re, duke u mbėshtetur nė parimet e metodės krijuese tė realizmit socialist, i dha artit karakter  ideologjik. Ky realizėm socialist, edhe pse i dha artit kaheje  proletare, revolucionare, partiake etj, megjithatė nuk u lanė anash as karakteristikat popullore dhe fizionomia kombėtare. Edhe pse nėn frymėn  ideologjike, pra, pasqyrimit tė idealeve social-estetike, janė lėvruar dhe zhvilluar pothuajse tė gjitha  llojet, nėnllojet e gjinitė e veprimtarive artistike e krijuese si: arti arkitektural, piktura, skulptura, grafika, muzika, teatri, baleti, kinematografie tej.

            Pas viteve ’90, arti shqiptare filloi tė ndjek rrugėtim tjetėr. Mbi tė nuk do tė ndjehej mė tutela ideologjike, fryma e njė drejtimi tė vetėm artistik, siē e provoi gjatė viteve tė mėparshme. Nė tė gjitha gjinitė e arteve vihej re njė krijimtari mė e larmishme dhe mė e madhe, krijimtari qė pasqyronte njė realit tjetėr nga ai realo-socialist e qė i pėrkiste rrymave bashkėkohore tė artit botėror.

            Artistėt shqiptarė kanė treguar talent tė rrallė mė shumė zhanre tė krijimtarisė artistike, duke u radhitur nė mesin e mė tė mirėve, jo vetėm nė mesin e shoqėri sonė, por edhe nė hierarkinė e artit botėror. Po pėrmendim vetė disa prej tyre: piktorin Mark Basaiti (1468-1528); koleksionistin e njohur tė artit Aleksandėr Albani (1692-1779); arkitektėt si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku qė zbukuruan Stambollin dhe qendra tė tjera tė perandorisė osmane; fotografin e shquar Gjon Milli (1902-1980) qė jetoi dhe krijoi nė Amerikė; piktorin Abedin Dino (1913-1993) mik me Pikason dhe personalitete tjera nė Paris; Ibrahim Kodrėn (1918-2006), njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė kubizmit nė Itali.

            Pastaj artist tė ekranit e kinematografisė si: Aleksandėr Moisiun, vėllezėrit Belushi, Sandėr Prosi, Kadri Roshi, Ndrekė Luca, Bekim Fehmiu, Adurrahman Shala, Faruk Begolli e shumė artistė tė rijė si Eliza Dushku, Artur Luizi etj. qė po krijojnė emėr e reputacion nė qarqet e kinematografisė botėrore.