Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Bledi Trebicka

BLEDI TREBICKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BLEDI TREBICKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Bledi Trebicka lindi nė vitin 1979 nė Korēė. Studimet i kreu nė qytetin e lindjes. Jeton nė Greqi.

Ka realizuar dy botime:

- "Tė gjitha rrugėt me ēojnė tek ti"

- "Mėrgatė Flladesh"

 

 

 

 

SHI NEN HENE...

 

Dashkam tė bej zhurmė
e hėnėn ta gjuaj me gur
nuk ja fal dot mbrėmjet
e nxituara kur s'tė arrin.
Trazoj ndjesinė 
e ikjes se mendimeve
qė si zogj tė pa kthyer te kėrkojnė

dhe nuk di ē'bėn qė tė falen.
Qėmton shi 
si lėngatė
dhe zgjatem pėr pak ty
cepave qė presin dėshirėn
pa ty..
Ndoshta nuk do tė dish 
si shkele dhe u rrite brenda meje
as si duhet e panjohura
mes mendimeve dhe ndjesisė.
Nuk di ta ndal rrjedhėn 
ndėrsa ti...
nėn hėnėn e lėnduar
qėmton shi...
Dhe me shume se sa pėr veten
kam merak pėr ty
mos dehen supet
me ujė tė kulluar flokėsh 
Si thuhet nė gjuhėn e syve
ė kam nė mendje gjithmonė
a e di
po si mbyllen sytė e tu nėn qerpikėt e mi?

 

 

RRĖMUJĖ RESH...
 

Tė ndjej mbi frymė
dhe mbėrthej flokėve tė tu hėnėn
ndėrsa shėtit mbi trotuare
qė ēuditėrish duken lagur.
Pse po tė ndjek?
Unė nuk kam guximin
te prek ē'adhurohet
me veten pėr kafe 
s'kam mundur tė dal.
Paskam merak pėr thellimet
gushen s'ta di
xhakete a more valle?
a e di si lindin thepisjet ujėvare?
Desha tė tė them pėr shėtitjen e reve
po aq herė sa i pafjalė
nė agun e pritjes sė syve
shpresoj pėr njė gjumė tė dalė.

 

 

MUNGON...
 

Dashkam tani qe dielli ėshtė rrezuar
animi i kokės tė behet lėshim
dhe gjoksi, pėllėmbėt. Prehri a mes krahėt
te shtrohen nen...
Por ti ikėn tėrhiqesh
tė kap zemėrimi qė ndjehesh
si e lidhur me zinxhir
nė ferrin ku torturohen shpirtrat.
Nuk tė pyeta ndonjėherė a ke frike?
Jam kaq i pa fortė
tė ta pėrcjell lutjen
ti nuk do ti dėgjosh pėrgjėrimet
dhe pse e njėjta ndjesi tė nxiton nėpėr gjak,
Ndez zjarr e shtrij gjymtyrėt
me fjalėt e tua madje ndonjėherė i germėzoj
gjithmonė ngremė njė dhomėz
tė ngrohte e tė ėmbėl pėr ata qė duam dėgjon.
Nuk me kap pendimi qė tė dorėzohem
qe nuk di tė tė them 
pėr magjinė e delirit qė lind
kjo me trishton...
 

 

SE BRENGEN E MER MALLI...
 

Ta leme pa mbaruar dashurinė
brengen gjithmonė e merr malli
te mbaruarat lindin inatet
urrejtjet dhembin...
i dimė meritat e kraharorit
dhe pse kahe tė kundėrt ndjekim
ja mjaftohu me pėrgjigjet e syve
kur vetja ti mban fshehur.
Mė mirė tė mos ngopemi e dashur
ndjenja ėshtė shėtitje e etur
me uri do mbėshtetesh mbi ėndėrr
ku i dihet mėngjeset se ē'sjellin.
Ta lėmė pa mbaruar me mirė
brenga lėviz bashke me gjakun
mban mend kur thoshe
tė pamundurat i ruajt zoti...

 

 

LARG FRYMES...
 

I ndėrtova ėndrrės
nė shtėpi buzėdetit
donte tė dėgjohej pėrplasja
e heshtjes me valė.
Me dritare tė mėdha
pėr tė nxėnė diellin
dhe hėnėn ta strehoje
nė njė qoshe tė saj.
Me strukturė fluturuese
qė tejēohet nga ēdo fllad
me mure tė jashtme merakun
dhe ndares mall.
Larg frymes...
Me perdet si zhapone tė bardha
mbi llėrat ngjyer bronzi
pa varėse
me xham nė dysheme.
Si brengė e falur vetes
preket veē me psherėtima
kur brinjėt lėshohen ngadalė
e rrobat si petale bien gjithandej.
Ku ta dija qė fle nudo
veē me ēarēaf tė mėndafshtė
nuk di as pse nuk kam gjumė
dhe netėt gdhij jashtė saj.