Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 3 - BISEDAT ME ZOTIN (3)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i tretė

 

BISEDAT ME ZOTIN (3)

* njė dialog i pazakonshėm

 

      Duke e pranuar atė “tė vėrtetė” si tuajėn personale, rreth saj keni krijuar mendime – mendime qė janė kreative. Nė kėtė mėnyrė keni krijuar realitetin vetanak rreth parasė i cili e largon atė prej jush – e pėr ē’arsye do tė kėmbėngulnit ta tėrhiqnit atė e cila nuk ėshtė e mirė?

  

 

 

Ti thua “Pėrmbajuni vlerave tuaja”, e njėkohėsisht thua se tė gjitha vlerat tona janė tė gabuara. Ndihmomė ta kuptoj.

 

Unė nuk kam thėnė se vlerat tuaja janė tė gabuara. Por nuk janė as nė rregull. Ato janė thjeshtė gjykime. Vlerėsime. Vendime. Nė shumicėn e rasteve ato janė vendime tė cilat nuk i sillni ju, porse dikush tjetėr. Prindėrit tuaj, ndoshta. Religjionet tuaja. Mėsuesit tuaj, historianėt, politikanėt.

Tepėr pak gjykime me vlerė tė cilat janė tė konstruktuara nė tė vėrtetat dhe gjykimet tuaja i keni sjellė ju vetė mbi bazėn e pėrvojės suaj personale. Por, ti kėndej ke ardhur sipas pėrvojės, dhe nga pėrvoja juaj do tė duhej tė formėsoheshit. Kurse ju formėsoheni nga pėrvoja e tė tjerėve.

Po tė ekzistonte diēka siē pėrshkruhet mėkati ai do tė ishte si nė vijim: qė vetvetes t’ia lejosh tė jesh ai qė je sipas pėrvojės sė tė tjerėve. Ky ėshtė mėkati qė keni bėrė. Tė gjithė ju. Nuk e pritni pėrvojėn tuaj personale. Ju i pranoni pėrvojat e tė tjerėve si ungjijtė (fjalė pėr fjalė, tekstualisht), e pastaj kur pėr herė tė parė pėrballeni me pėrvojėn e vėrtetė, atė qė mendoni se veē e dini e palosni sipėr pėrvojės me tė cilėn jeni pėrballur.

Po tė mos e kishit bėrė kėtė, do tė kishit pasur pėrvoja krejtėsisht tjetėr fare – ajo qė do tė mund t’ju bėnte mėsues burimor apo tė shkaktonte rezultat tė keq. Nė shumicėn e rasteve ju nuk dėshironi tė thoni se prindėrit tuaj, shkollat tuaja, religjionet tuaja, traditat tuaja, shkrimet tuaja tė shenjta janė gabim, andaj ashtu mohoni pėrvojėn tuaj personale nė favor tė asaj qė ju ėshtė thėnė se duhet tė mendoni.

Askund kjo nuk shprehet mė thellė sesa nė marrėdhėnien tuaj ndaj seksualitetit njerėzor.

Gjithsecili e di se pėrvoja seksuale mund tė jetė mė unikja, mė e mrekullueshmja, mė trazuesja, mė e fuqishmja, mė pozitivja, pėrvojė trupore mė intimja pėr tė cilėn njerėzit janė tė aftė e e cila mė forcėrisht bashkon, dėshmon, freskon dhe rikrijon. Edhe pse atė e keni njohur pėrvojisht, keni zgjedhur tė pranoni idetė dhe mendimet preliminare mbi seksin tė cilat i kanė shpallė e propaganduar tė tjerėt – tė cilėt kanė interesin e tyre nė atė ēfarė ju mendoni.

Ato mendime, vlerėsime dhe ide drejtpėrdrejt janė tė kundėrta me pėrvojėn tuaj, por pėr atė se ju nuk dėshironi t’u kundėrviheni mėsuesve tuaj, ju vetveten e bindni se pėrvoja juaj ėshtė ajo qė ėshtė gabim. Rezultati ėshtė ai se keni tradhtuar tė vėrtetėn tuaj personale mbi atė temė – me rezultatin shkatėrrimtar.

Njėsoj veproni me paranė. Sa herė qė keni pasur tepėr shumė para, jeni ndier shkėlqyeshėm. Jeni ndjerė shkėlqyeshėm derisa e keni fituar, dhe jeni ndjerė shkėlqyeshėm derisa e keni harxhuar. Nė atė nuk ka pasur asgjė tė keqe, asgjė “tė gabuar” vetvetiu. Megjithatė, thellė nė vete, i keni mbjellė mėsimet e tė tjerėve mbi atė temė ashtu qė keni hedhur pėrvojėn tuaj nė emėr tė “sė vėrtetės”!

Duke e pranuar atė “tė vėrtetė” si tuajėn personale, rreth saj keni krijuar mendime – mendime qė janė kreative. Nė kėtė mėnyrė keni krijuar realitetin vetanak rreth parasė i cili e largon atė prej jush – e pėr ē’arsye do tė kėmbėngulnit ta tėrhiqnit atė e cila nuk ėshtė e mirė?

Ēuditėrisht, po atė kundėrshti tė njėjtė e keni krijuar rreth Zotit. Krejt ēfarė zemra juaj ndjen pėr Zotit, ju flet se Zoti ėshtė i mirė. Krejt ēfarė ju mėsojnė mėsuesit tuaj mbi Zotin, ju flet se Zoti ėshtė i keq. Zemra juaj ju thotė se Zotin duhet dashur pa frikė. Mėsuesit tuaj ju flasin se Zotit duhet frikėsuar, sepse ai ėshtė njė Zot hakmarrės. Duhet tė jetoni nė frikė nga zemėrimi i Tij , thonė ata. Duhet tė dridheni nė praninė e tij. Gjithė jetėn duhet frikėsuar gjykimit tė Zotit. Sepse, Zoti ėshtė “i drejtė”, ju kanė thėnė. Prandaj duhet dėgjuar urdhėresat e Zotit. Pėrndryshe... 

 

 

Mbi tė gjitha nuk duhet tė parashtroni pyetje tė tilla logjike si “nėse Zoti ka dėshiruar respektim tė rreptė tė ligjeve tė veta, pse ka krijuar mundėsinė qė ato ligje tė thyhen?” Ah, ju thonė mėsuesit tuaj – sepse Zoti ka dėshiruar tė keni “lirinė e zgjedhjes”. Por, ē’zgjedhje ėshtė ajo kur ajo mund tė tė sjellė mallkim, varėsisht prej asaj ēfarė zgjedh? Sa ėshtė “vullneti i lirė” i lirė nėse ai nuk ėshtė vullnet juaji por vullneti i dikujt tjetėr? Ata qė ashtu ju mėsojnė e bėjnė Zotin hipokrit.

Ju ėshtė thėnė se Zoti ėshtė falje dhe bashkėndjesi – por, po qe se nuk e kėrkoni atė falje nė “mėnyrėn e duhur”, nėse nuk “i ofroheni Zotit” nė mėnyrėn e duhur, lutja juaj nuk do tė jetė e plotėsuar, nė ankimin tuaj nuk do tė pėrgjigjet.

Madje as kjo nuk do tė ishte aq keq sikur tė kishte ekzistuar vetėm njė mėnyrė e duhur, por ka aq shumė “mėnyra tė duhura” tė cilat jua kanė mėsuar, aq sa ekzistojnė mėsues qė ju kanė mėsuar pėr to.

Shumica prej jush, prandaj, e kalon pjesėn mė tė madhe tė jetės sė vet si i rritur duke kėrkuar mėnyrėn “e duhur” pėr t’i bėrė adhurim, dėgjim dhe shėrbim Zotit. Ironia e gjithė kėsaj ėshtė ajo se unė nuk e dėshiroj adhurimin tuaj, nuk e dua dėgjimin tuaj dhe nuk ėshtė e nevojshme qė ju tė Mė shėrbeni.

Sjellje tė tilla nė histori nga nėnshtetasit kanė kėrkuar monarkėt – rėndom monarkėt egomanikė, tė pasigurt, tiranikė. Ato nuk janė kėrkesa tė Zotit nė asnjė kuptim – dhe duket interesante se si bota gjer mė tani nuk ka konstatuar se kėrkesat e tilla janė tė rrejshme dhe se nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me nevojat apo dėshirat e Hyjnisė.

Hyjnia nuk ka nevoja. Krejt ēfarė nė tė vėrtetė ka ėshtė kjo: Kjo qė ėshtė. Atij prandaj nuk i duhet dhe nuk i nevojitet asgjė – sipas definicionit.

Nėse ti zgjedh tė besosh nė Zotin tė cilit, disi, diēka i nevojitet – dhe e lėndon shumė nėse kėtė nuk e merr, ashtu qė e ndėshkon atė nga i cili ajo ėshtė pritur – atėherė ti zgjedh t’i besosh Zotit i cili ėshtė shumė mė i vogėl sesa Unė. Ju vėrtet jeni Fėmijė tė Zotit Mė tė Vogėl.

Jo, fėmijėt e mi, mė lejoni qė rishtas t’jua pėrsėris, pėrmes kėtij shkrimi, se jam pa kurrfarė nevojash. Unė asgjė nuk kėrkoj.

Kjo nuk do tė thotė se unė jam pa kurrfarė dėshirash. Dėshirat dhe nevojat nuk janė e njėjta gjė (megjithėqė shumė prej jush kėtė nė jetėn e tyre tė tanishme e kanė barazuar).

Dėshira ėshtė fillimi i tė gjitha krijimeve. Ajo ėshtė mendimi i parė. Ajo ėshtė ndjesia e madhėrishme pėrbrenda shpirtit. Ajo ėshtė Zoti i cili zgjedh se ēfarė do tė krijojė tjetėr. E ēfarė ėshtė dėshira e Zotit?

Sė pari dėshiroj ta njoh dhe ta sprovoj Vetveten nė gjithė lavdinė Time – ta njoh se Kush Jam. Para se t’ju kem projektuar ju – dhe tė gjitha botėrat e Gjithėsisė – pėr Mua kjo ka qenė e pamundur.

Sė dyti, dėshiroj qė ju ta njihni Kush Vėrtet Jeni pėrmes fuqisė qė jua kam dhėnė qė ta krijoni dhe ta njihni vetveten nė cilėndo mėnyrė qė zgjidhni.

Sė treti, dėshiroj qė i tėrė procesi jetėsor tė jetė pėrvojė e gėzimit tė pėrhershėm, e krijimit tė pėrhershėm, e zgjerimit tė pėrhershėm, dhe e plotėsimit tė pėrhershėm nė ēdo ēast tė sė tashmes.

Kam sajuar sistem tė pėrsosur sesi ato dėshira mund tė realizohen. Ato realizohen tash – pikėrisht nė kėtė moment. Dallimi i vetėm nė mes Meje dhe jush ėshtė nė atė se unė kėtė e di.

Nė ēastin e njohjes suaj tė plotė (kurse ai ēast mund t’ju ndodhė nė cilėndo kohė) edhe ju keni pėr t’u ndier ashtu si unė ndjehem pėrherė: plotėsisht i gėzuar, me dashuri, me pranim, me lumturi dhe falėnderim.

Kėto janė pesė Qėndrimet e Zotit, dhe para se ta kryejmė kėtė bisedim unė kam me tė treguar sesi zbatimi i kėtyre qėndrimeve nė jetė mundet – dhe ka – me tė sjellė gjer tek Hyjnorja. Krejt kjo ėshtė njė pėrgjigje tepėr e gjatė nė njė pyetje tepėr tė lehtė.

Po, pėrmbaju vlerave tuaja gjithnjė derisa ndjen se ato po tė shėrbejnė. Megjithatė, kujdesu – se – vlerat tė cilave po iu shėrben, me mendimet e tyre, fjalėt, veprat, nė pėrvojėn tėnde a po i fusin idetė mė tė mira dhe mė tė larta qė ndonjėherė ke pasur pėr veten.

Rishqyrtoji vlerat e tua njė nga njė. Ia parashtro dhe shqyrtimit publik. Nėse mund t’i thuash botės se kush je dhe nė ēfarė beson pa aspak hezitim, ti je i lumtur vetė me veten. Nuk ka arsye ta vazhdosh shumė mė gjatė kėtė bisedim me Mua sepse e ke krijuar Veten – edhe jetėn pėr Veten – e cila nuk duhet pėrmirėsuar. E ke arritur pėrsosmėrinė. Lėre librin.

 

Jeta ime nuk ėshtė e pėrsosur, e as qė ėshtė afėr asaj tė jetė e pėrsosur. Unė nuk jam i pėrsosur. Unė, nė tė vėrtetė, jam pėrmbledhje e pa-pėrsosmėrisė. Dėshiroj, ndonjėherė kėtė e dėshiroj me krejt zemrėn – t’i pėrmirėsoj kėto pa-pėrsosmėri, por kėtė do tė mundja, natyrisht, vetėm sikur ta dija se ē’ėshtė shkaktari i sjelljes sime, ēfarė i nxit rėniet e mia, ēfarė pandėrprerė po mė pengon nė rrugė. Shkaku i kėsaj, ndoshta, edhe kam ardhur tek Ti. Nuk kam mundur vetė t’i gjej pėrgjigjet.

 

Gėzohem qė ke ardhur. Pėrherė kam qenė kėtu me tė ndihmuar. Edhe tash jam kėtu. Nuk duhet qė vetė t’i gjesh pėrgjigjet. Kurrė as qė ka qenė dashur.

 

            Vazhdon...

 

(1)     (2)         (4)     (5)