Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 2 - BISEDAT ME ZOTIN (3)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

BISEDAT ME ZOTIN (3)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

       Tė gjitha aksionet njerėzore, nė nivelin mė tė thellė, tė ndezura janė me njėrėn prej dy emocioneve, me frikėn apo dashurinė. Nė tė vėrtetė ekzistojnė vetėm dy ndjesi – vetėm dy fjalė nė gjuhėn e shpirtit: Ato janė skajet e kundėrta tė kontradiktės sė madhe polare tė cilėn e kam krijuar kur e krijova Gjithėsinė dhe botėn tuaj siē sot e njihni.

 

 

         

 

 

     Kur thua se lutja ėshtė deklaratė pėr diēka qė ėshtė ashtu, mos vallė dėshiron tė thuash se Zoti nuk bėn asgjė; se krejt ēfarė ndodh pas lutjes ėshtė rezultat i veprimit tė asaj lutjeje?

 

Gabon nėse beson se Zoti ėshtė ndonjė qenie e gjithėmundshme qė i dėgjon tė gjitha lutjet, thotė “po” nė disa prej tyre, “jo” nė tjerat, ose “ndoshta” apo “mė vonė” pėr tė tjerat. Sipas cilave rregulla Zoti do tė vendoste?

Gabon nėse beson se Zoti ėshtė ai i cili ka krijuar dhe i cili vendos mbi tė gjitha gjėrat nė jetėn tėnde.

Zoti ėshtė vėshtrues, jo krijues. Zoti ėshtė gati tė tė ndihmojė ta jetosh jetėn tėnde, por jo nė kėtė mėnyrė nė tė cilėn pret ti.

Roli i Zotit nuk ėshtė qė tė krijojė apo tė demolojė rrethanat a kushtet e jetės tėnde. Zoti tė ka krijuar ty nė fytyrėn dhe stilin e Zotit. Ti i ke krijuar tė tjerat pėrmes pushtetit tė cilin Zoti ta ka dhėnė. Zoti e ka krijuar procesin e jetės dhe vetė jetėn, siē e di. Megjithatė, Zoti ta ka dhėnė zgjedhjen e lirė qė me kėtė jetė tė bėsh ēfarė ke dėshirė.

Nė kėtė kuptim, vullneti yt ėshtė ajo tė cilėn Zoti pėr ty e ka dėshiruar.

Ti e jeton jetėn tėnde nė mėnyrėn nė tė cilėn e jeton dhe unė nė kėtė nuk ngatėrrohem.

Ky ėshtė iluzion i madh tė cilin vetė e ke krijuar se gjoja Zotit nė njė mėnyrė apo tjetrėn interesohet se ēfarė bėn ti.

Unė s’e kam dert ēfarė bėn ti, kurse ty kjo tė vjen rėnd ta dėgjosh. Megjithatė, a tė intereson ty pėr atė se ēfarė bėjnė fėmijėt e tu kur i nxjerr pėrjashta tė luajnė? Ėshtė ēėshtje rezultatit pėr ty se a luajnė ‘macja e miu’ apo lojėn ‘fshehtas’, pėr ty ėshtė krejt njė. Jo, nuk ėshtė krejt njė, sepse ti e di se ata janė krejtėsisht tė sigurt. I ke qitur nė rrethinėn tė cilėn e konsideron miqėsore e pėr tė cilėn mendon se ėshtė krejtėsisht nė rregull.

Natyrisht, pėrherė ke pėr tė shpresuar se ata nuk do tė lėndohen. E, po qe se lėndohen, ti do tė jesh aty qė t’u ndihmosh, t’i shėrosh, t’ua mundėsosh qė pėrsėri tė ndihen tė sigurt, qė pėrsėri tė jenė tė lumtur, qė ditėn tjetėr pėrsėri tė shkojnė pėr tė luajtur. Ditėn tjetėr nuk do tė ketė rėndėsi pėr ty se cilėn lojė e kanė zgjedhur.

Do t’u thuash natyrisht se cilat lojėra janė tė rrezikshme, por nuk mund t’i pengosh fėmijėt tė bėjnė gjėra tė rrezikshme. Jo pėrherė. Jo pėrgjithmonė. Jo nė ēdo moment nga tash e deri nė vdekje. Janė tė urtė ata prindėr qė kėtė e dinė. Megjithatė, prindi kurrė nuk pushon sė brengosuri shkaku i rezultatit. Kjo ėshtė ajo dikotomia – tė mos brengosurit shumė pėr veprimin, por brengosja e thellė pėr rezultatin – e cila ėshtė afėr me tiparet e dikotomisė sė Zotit. Megjithatė, Zoti nė njė farė mėnyre nuk ėshtė shumė nė merak pėr rezultatin. Jo pėr rezultatin pėrfundimtar. Kjo pėr arsye se rezultati pėrfundimtar ėshtė i siguruar.

Edhe ky ėshtė iluzioni tjetėr i madh i njeriut: se rezultati i jetės ėshtė i pasigurt.

Ky dyshim mbi rezultatin pėrfundimtar e ka krijuar armikun tuaj mė tė madhin, e kjo ėshtė frika. Sepse, po dyshuat nė rezultatin, atėherė patjetėr se dyshoni nė Krijuesin – dyshoni nė Zotin. E nėse dyshoni nė Zotin, duhet tė jetoni nė frikė dhe fajėsi gjithė jetėn tuaj.

Po qe se dyshoni nė qėllimet e Zotit – dhe nė aftėsinė e Zotit qė ta prodhojė rezultatin pėrfundimtar – si atėherė, kurdo qoftė, mund tė relaksoheni? Si mund ta gjeni qetėsinė e vėrtetė?

Gjithsesi Zoti e ka aftėsi tė plotė qė qėllimet t’i kurorėzojė me rezultate. Ju nuk mundeni dhe nuk doni tė besoni nė kėtė (megjithėse pohoni se Zoti ėshtė i gjithėfuqishėm) dhe ashtu nė imagjinatėn tuaj patjetėr se do ta krijoni forcėn e barabartė me tė Zotit pėr tė mundur ta gjeni mėnyrėn qė vullneti i Zotit tė pengohet. Pėr kėtė arsye nė mitologjinė tuaj keni krijuar qenien qė e quani “djall”. Mandej e keni sajuar se Zoti gjoja se ėshtė nė luftė me atė qenie (duke menduar se Zoti i zgjidh problemet nė mėnyrėn nė tė cilėn ju i zgjidhni). Mė nė fund, ju vėrtet keni trilluar se Zoti edhe mund ta humbasė atė luftė.

Krejt kjo thyen tėrė atė qė thoni se e dini mbi Zotin, por kjo nuk ka rėndėsi. Ju e jetoni iluzionin tuaj, dhe sė kėndejmi e ndjeni frikėn tuaj, gjithnjė nga vendimi juaj qė tė dyshoni nė Zotin.

Por, ēfarė nėse sillni vendim tė ri? Cili do tė ishte rezultati?

Jua them kėtė: Kishit pėr tė jetuar ashtu siē ka jetuar Buda. Siē ka jetuar Jezui. Siē ka jetuar ēdo shenjtor tė cilin e keni nderuar.

Por, siē ka ndodhur me shumicėn e atyre shenjtorėve, njerėzit nuk kishin pėr t’ju kuptuar. E kur do tė pėrpiqeshit t’ua sqaroni ndjesinė tuaj tė paqes e qetėsisė, gėzimet tuaja tė jetės, ekstazėn tuaj tė brendshme, ata do t’i dėgjonin fjalėt tuaja, por nuk do t’i ndienin. Ata do tė provonin t’i pėrsėritnin fjalėt tuaja, por kishin edhe pėr tė shtuar.

Ata do tė ēuditeshin sesi ju mund ta keni atė qė ata nuk mund ta gjejnė. E atėherė do tė bėheshin xhelozė. Sė shpejti xhelozia do tė shndėrrohej nė hidhėrim, dhe nė hidhėrimin e tyre ata do tė provonin t’ju bindnin se ju nuk e kuptoni Zotin.

Dhe po qe se nuk do kishin sukses t’ju ndanin nga gėzimet tuaja, ata do tė insistonin t’ju dėmtonin, aq i madh do tė ishte tėrbimi i tyre. E nėse kishit pėr t’iu thėnė se as ajo s’ėshtė gjė, se madje as vdekja nuk do tė mund ta turbullojė gėzimin tuaj, e as ta ndryshojė tė vėrtetėn tuaj, ata sigurisht se kishin pėr t’ju vrarė! E atėherė, kur do ta shihnin qetėsinė me tė cilėn po e pranoni vdekjen, do t’ju shpallnin shenjtor dhe prapė do t’ju donin.

Sepse ėshtė nė natyrėn njerėzore tė duan, pastaj tė rrėnojnė, e pastaj pėrsėri ta duan atė qė mė sė tepėrmi e ēmojnė.

 

 

Por pėrse? Pėrse ne kėtė e bėjmė?

 

Tė gjitha aksionet njerėzore, nė nivelin mė tė thellė, tė ndezura janė me njėrėn prej dy emocioneve, me frikėn apo dashurinė. Nė tė vėrtetė ekzistojnė vetėm dy ndjesi – vetėm dy fjalė nė gjuhėn e shpirtit: Ato janė skajet e kundėrta tė kontradiktės sė madhe polare tė cilėn e kam krijuar kur e krijova Gjithėsinė dhe botėn tuaj siē sot e njihni.

Ato janė dy rrotė – alfa dhe omega – tė cilat mundėsojnė ekzistimin e sistemit tė cilin ju e quani “relativitet”. Pa ato dy rrotė, pa ato dy ide mbi gjėrat, nuk do tė mund tė ekzistonte asnjė ide tjetėr.

Ēdo mendim njerėzor dhe ēdo aksion njerėzor themelohet qoftė mbi dashurinė qoftė mbi frikėn, nuk ekziston impuls tjetėr njerėzor dhe tė gjitha idetė tjera janė derivat i kėtyre dyjave. Kėto thjesht janė versione tė ndryshme – trajta tė ndryshme tė sė njėjtės temė.

Mendo thellėsisht mbi kėtė dhe do tė shohėsh se ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė ajo qė unė e quajta Mendimi Protektor. Ky ėshtė mendimi mbi dashurinė dhe mbi frikėn. Ky ėshtė mendim prapa mendimeve, i cili ndodhet tej mendimeve. Ky ėshtė mendimi i parė. Kjo ėshtė forca mė e rėndėsishme. Kjo ėshtė energji e njomė e cila vė nė lėvizje makinėn e pėrvojės njerėzore.

Dhe kėshtu sjellja njerėzore prodhon pėrvojė tė sėrishme pas pėrvojės sė sėrishme; pėr kėtė njerėzit duan, pastaj rrėnojnė, pastaj duan sėrish; pėrherė ekziston vrulli nga njėra ndjesi tek tjetra. Dashuria pėrkrah frikėn pėrkrah dashurinė pėrkrah frikėn...

... Kurse arsyeja ndodhet nė gėnjeshtrėn e parė – gėnjeshtėr tė cilėn ju e konsideroni si e vėrteta mbi Zotin – se Zotit nuk mund t’i besohet; se nė dashurinė e Zotit nuk mund tė kihet besim; se Zoti ju pranon me kusht; se, prandaj, rezultati i fundit ėshtė i dyshimtė! E, nėse nuk mund tė keni besim nė dashurinė e Zotit se do tė jetė pėrherė aty, nė dashurinė e kujt mund tė zini besė vallė? Nėse Zoti tėrhiqet atėherė kur ju nuk silleni si duhet, a nuk do tė tėrhiqen, vallė, edhe vdekatarėt e rėndomtė?

Dhe kėshtu, nė ēastet kur shprehni dashurinė tuaj mė tė lartė, ju e pėrshėndetni frikėn tuaj mė tė madhe. *****

Sepse, gjėja e parė pėr tė cilėn brengoseni posa tė thoni “Unė tė dua” ėshtė se a do ta dėgjoni atė tė njėjtėn (edhe pėr ju). E nėse e dėgjoni tė njėjtėn gjė, atėherė menjėherė filloni tė brengoseni se do tė mund ta humbisni dashurinė tė cilėn sapo e keni gjetur. Dhe kėshtu i tėrė aksioni bėhet reaksion – nė mbrojtje kundėr humbjes – qoftė edhe derisa pėrpiqeni ta mbroni veten nga humbja e Zotit. Por, sikur ta dish se Kush Je Ti – se je qenia mė e shkėlqyeshme, mė e shndritshme tė cilėn Zoti ndonjėherė e ka krijuar – kurrė mė nuk kishe pėr t’u frikėsuar. Se kush vallė do tė mund ta hidhte atė madhėshti tė ēuditshme? Madje as Zoti nuk do tė mund ta vinte re gabimin nė krijesėn e tillė.

Por ti nuk di se Kush Je dhe mendon se je shuamė mė pak. E prej nga ajo ty se ti je shumė mė pak nga madhėshtia qė je? Prej disa njerėzve, fjalės sė tė cilėve u beson nė ēdo aspekt. Prej nėnės tėnde dhe babait tėnd.

Ata janė njerėz tė cilėt tė duan mė sė shumti. Pėrse ata kishin me tė gėnjyer? Megjithatė, a nuk tė kanė thėnė ata vallė se je sė tepėrmi i kėtillė, dhe jo sa duhet i atillė? A nuk tė kanė nxitur ata vallė se duhet tė jesh i qetė? A nuk tė kanė fashitur ata nė ēastet e entuziazmit mė tė madh? Dhe a nuk tė kanė shtyrė qė tė heqėsh dorė nga disa mendime tuat mė tė egra?

Kėto janė disa nga porositė tė cilat i ke pranuar dhe, megjithėqė nuk janė nė harmoni me kriteret, prandaj edhe nuk janė porosi nga Zoti, kanė mundur tė jenė sepse kanė ardhur nga zotat e botės suaj.

Prindėrit e tu tė kanė mėsuar se dashuria ėshtė e kushtėzuar – ti kushtėzimet e tyre i ke ndjerė shumė herė – dhe atė pėrvojė e ke bartur nė marrėdhėniet e tua personale dashurore.

Kjo ėshtė pėrvoja tė cilėn e zbaton edhe ndaj meje.

Nga pėrvoja e tillė i nxjerr pėrfundimet e tua pėr Mua. Pėrbrenda kėtij kuadri ti e flet tė vėrtetėn tėnde: “Zoti ėshtė Ai qė tė do” thua “por nėse i thyen urdhrat e tij ai ka me dėnuar me persekutim tė pėrhershėm dhe mallkim tė pėrjetshėm”.

Se, a nuk e ke ndjerė vallė persekutimin e prindėrve tė tu personalė?  A nuk e njeh vallė dhembjen e mallkimit tė tyre? E si atėherė mund ta marrėsh me mend se me mua do tė jetė tjetėr ndryshe?

Ke harruar sesi mund tė jetė ajo tė jesh i dashur pa kushte. Ty nuk tė kujtohet pėrvoja e dashurisė sė Zotit. Prandaj pėrpiqesh ta paramendosh sesi ėshtė dashuria e Zotit, duke e sajuar atė sipas dashurisė qė e sheh nė botė.

Ti nė Zotin ke projektuar rolin e “prindit” dhe sė andejmi e ke trilluar njė Zot i cili gjykon dhe shpėrblen apo tė dėnon, dhe kėtė e bazon nė marrėdhėnien e tij ndaj qėllimeve tė tua. Por ky ėshtė tė kuptuarit e thjeshtėzuar tė Zotit, i themeluar mbi mitologjinė tuaj. Kjo nuk ka kurrfarė lidhjeje me atė se Kush Unė Jam.

Kur kėshtu keni krijuar sistem tė ri mendimtar mbi Zotin, themeluar mbi pėrvojėn njerėzore nė vend se mbi tė vėrtetat shpirtėrore, ju keni krijuar atėherė njė realitet krejtėsisht tė ri rreth dashurisė. Ky ėshtė realitet i themeluar mbi frikėn, i rrėnjėzuar nė idenė e sė tmerrshmes, tė Zotit hakmarrės. Mendimi juaj Protektor ėshtė i gabueshėm, por ta mohosh kėtė mendim do tė thotė ta rrėzosh gjithė teologjinė tuaj. Dhe megjithėqė teologjia e re e cila do ta zėvendėsonte do tė ishte vėrtet shpėtimi juaj, ju nuk mund ta pranoni, meqė ideja mbi Zotin tė Cilit nuk duhet frikėsuar, i Cili nuk ka pėr tė gjykuar, dhe i Cili nuk ka arsye pėr tė dėnuar, thjesht ėshtė shumė e madhėrishme pėr t’u pranuar pėrbrenda koncepteve tuaja – qofshin ato edhe mė tė lartėsuarat mbi atė se Kush dhe Ēfarė ėshtė Zoti.

Ai realitet dashurie i themeluar mbi frikėn dominon nė pėrvojėn tuaj tė dashurisė; nė tė vėrtetė e krijon atė. Se ju, jo vetėm qė veten e shihni sesi merrni dashuri tė kushtėzuar, por ju veten e shihni sesi e jepni nė tė njėjtėn mėnyrė. Dhe megjithėqė pėrmbaheni dhe tėrhiqeni dhe prapė i qitni kushtet tuaja, njė pjesė juaja e di se ajo nuk ėshtė dashuri e tillė siē ajo vėrtet ėshtė. Megjithatė, duket sikur jeni tė pafuqishėm ta ndryshoni mėnyrėn me tė cilėn e ofroni. Vetvetes i thoni se atė e keni bėrė nė mėnyrė tė rėndė dhe qofshi tė mallkuar nėse pėrsėri e sillni veten nė situatė qė tė jeni tė lėnduar. E vėrteta ėshtė, ndėrkaq, se do tė jeni tė mallkuar nėse nuk silleni nė situatė tė tillė.

(Sipas mendimit tėnd personal, tė gabuar, mbi dashurinė e gjykon vetveten qė kurrė pastėr tė mos e shijosh. Pėr kėtė shkak, gjithashtu, vetveten e gjykon me atė qė Mua kurrė tė mos mė njohėsh ashtu siē Unė vėrtet jam. Gjersa nuk mė njeh, e nuk do tė mundesh qė pėrgjithmonė t’mė mohosh, gjithsesi vonė do tė vjen ēasti i Pajtimit tonė).

Ēdo veprim qė ndėrmerr qenia njerėzore bazohet mbi dashurinė apo frikėn, e jo thjesht nė marrėdhėnien. Vendimet qė ndikojnė nė punėn, veprimtarinė, nė politikėn, religjionin, arsimimin e rinisė suaj, temat sociale tė shteteve tuaja, qėllimet ekonomike tė shoqėrive tuaja, zgjedhjet qė vendosin pėr luftėn, paqen, sulmin, mbrojtjen, kryengritjet agresive; vendimet qė diēka tė merret apo jepet, tė mbrohet apo humbet, tė bashkohet apo ndahet – ēdo zgjedhje e veēantė e lirė tė cilėn ndonjėherė e ndėrmerrni rrjedh prej njėrės nga vetėm dy mendimet e mundshme qė ekzistojnė: mendimet mbi dashurinė dhe mendimet mbi frikėn.

Frika ėshtė energji e cila redukton, mbyll, shtrėngon, pėrzė, fsheh, ngėrēon (shkakton ngėrē), dėmton.

Dashuria ėshtė energji e cila zgjeron, hap, dėrgon, zbulon, ndan, shėron.

Frika mbulon trupat tanė nė rroba, dashuria na e mundėson tė qėndrojmė lakuriq. Frika rrėmben dhe mbėrthen ēdo gjė qė kemi, dashuria jep krejt ēka kemi. Frika mbėrthen, dashuria liron. Frika kafshon, dashuria zbut. Frika atakon, dashuria toleron.

Ēdo mendim njerėzor, fjalė apo vepėr bazohet nė njėrin apo emocionin tjetėr. Aty nuk keni zgjedhje, se nuk keni ēfarė tjetėr tė zgjidhni. Por keni zgjedhje tė lirė mbi kėtė se cilin nga ato dy emocione do ta zgjidhni.

 

Kur Ti kėtė e flet duket lehtė, porse nė ēastet e vendimit, shpeshherė peshoren e mbizotėron frika. Pse kjo ėshtė kėshtu?

 

Ju kanė mėsuar tė jetoni nė frikė. Ju kanė folur mbi atė se mbijetojnė vetėm mė shkathėtit, se fitojnė mė tė fuqishmit dhe se suksesojnė (arrijnė sukses) vetėm mė tė menēurit. Sė tepėrmi pak ėshtė folur mbi madhėshtinė e atyre qė mė sė shumti duan. Dhe kėshtu ju gjakoni kah ajo qė tė jeni mė tė shkathėtit, mė tė fuqishmit, mė tė menēurit – nė kėtė apo nė atė mėnyrė – edhe po qe se veten e konsideroni diē mė pak se kjo nė cilėndo situatė, i frikoheni humbjes, sepse ju ėshtė thėnė se tė jesh mė pak do tė thotė tė humbasėsh. Dhe kėshtu, natyrisht, i zgjidhni veprimet e themeluara mbi frikėn, sepse ashtu ju kanė mėsuar. Por unė jua mėsoj kėtė: Kur e zgjidhni veprimin tė cilin e nxit dashuria, atėherė do tė mbėrrini mė tepėr sesa mbijetesa, mė tepėr sesa fitorja, mė tepėr sesa suksesi i thjeshtė. Atėherė ju do ta ndjeni lavdinė e plotė tė atij qė Vėrtet Jeni dhe tė cilėt mund tė jeni.

Pėr ta arritur kėtė duhet t’i hidhni mėsimet e mėsuesve tuaj botėrorė qėllimmirė, por gabimisht tė informuar dhe t’i dėgjoni mėsimet e atyre, urtia e tė cilėve vjen nga burime tjera.

Nė mesin tuaj ka shumė mėsues tė tillė, siē gjithmonė ka pasur, sepse Unė nuk kam pėr t’ju lėnė pa ata tė cilėt do t’ju dėftojnė, kėshillojnė, udhėzojnė dhe pėrkujtojnė pėr ato tė vėrteta. Megjithatė, pėrkujtuesi mė i madh nuk ėshtė askush pėrjashta jush, porse zėri pėrbrenda jush. Ai ėshtė vegla e parė me tė cilin unė shėrbehem, sepse ėshtė mė i kuptueshmi.

Zėri i brendshėm ėshtė zėri mė i fuqishėm me tė cilin flas, sepse ėshtė edhe mė i afėrti me ju. Ai ėshtė zėri qė ju tregon se a ėshtė ēdo gjė tjetėr e vėrtetė apo e rrejshme, e drejtė apo e gabuar, e mirė apo e keqe siē ju atė kishit pėr ta definuar. Ai ėshtė radar i cili e pėrcakton rrugėn, timonier anijeje, e hap rrugėn nėse ju kėtė ia lejoni. Ai ėshtė zė i cili ju tregon pikėrisht tash se a janė fjalėt tė cilat i dėgjoni fjalė dashurie apo fjalė frike. Me kėtė masė ju mund t’i pėrcaktoni se a janė ato fjalė tė cilave duhet falur vėmendjen apo shpėrfillur.

 

            Vazhdon...

 

  (1)    (2)             (4)