Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 2 - BISEDAT ME ZOTIN (1)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

BISEDAT ME ZOTIN (1)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

     Jeni nė rrugė pėr tė pėrjetuar njė pėrvojė tė pazakonshme. Do ta pėrjetoni bisedėn me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk ėshtė e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanė mėsuar) se kjo nuk ėshtė e mundur. Dikush mund t’i flasė Zotit, por jo me Zotin. Gjegjėsisht se Zoti nuk do tė pėrgjigjet, apo jo? Sė paku jo nė trajtėn e bisedės sė zakonshme, tė pėrditshme.

 

 

 

            Falėnderimet

 

            Sė pari, nė fillim, nė fund dhe pėrherė dua t’i falėnderohem Burimit tė ēdo gjėje qė ndodhet nė kėtė libėr, tė ēdo gjėje qė ėshtė jetė dhe qė ėshtė burimi i vetė jetės.

            Sė dyti, dua t’u falėnderohem mėsuesve tė mi shpirtėrorė, ku pėrfshihen shenjtorėt dhe tė urtėt e tė gjitha religjioneve.

            Sė treti, e kam tė qartė se secili prej nesh mund tė bėjė listė me njerėz tė cilėt kanė ndikuar nė jetėt tona nė mėnyrė aq tė rėndėsishme e tė thellė saqė i ikin ēdo kategorizimi apo pėrshkrimi; njerėz qė me ne kanė ndarė urtinė e tyre, tė cilėt na e kanė thėnė tė vėrtetėn e tyre, i kanė vuajtur pėr ne gabimet tona dhe dobėsitė tona nė durimin e tyre tė pakufishėm – dhe tė cilėt nėpėrmjet tė gjitha kėtyre na kanė shikuar me kujdes, duke parė nė ne atė mė tė mirėn qė ka mundur tė shihet. Njerėz tė cilėt, nė tė pranuarit tonė nga ana e tyre si dhe nė refuzimin e tyre pėr tė pranuar ato pjesė tonat pėr tė cilat kanė ditur se ne ato nė tė vėrtetė nuk i kemi pėrzgjedhur, kanė bėrė qė tė rritemi; qė disi tė bėhemi mė tė mėdhenj.

            Sė katėrti, dhe sė fundmi, do tė dėshiroja t’u jepja mirėnjohje disa njerėzve tė cilėt kurrė nuk i kam takuar, por jeta dhe puna e tė cilėve ka ndikuar nė mua aq fuqishėm saqė nuk mund tė lejoj tė kalojė ky ēast, e qė tė mos iu falėnderohem nga thellėsitė e qenies sime pėr ēastet e ėndjeve tė veēanta qė mė kanė ofruar me ekspozimet e tyre tė madhėrishme mbi atė se ē’ėshtė e vėrteta reale mbi ndjesinė e jetės.

            Pėr mua njerėz tė tillė kanė qenė kryesisht artistėt kreativė ...

 

 

            Hyrje

 

            Jeni nė rrugė pėr tė pėrjetuar njė pėrvojė tė pazakonshme. Do ta pėrjetoni bisedėn me Zotin. Po, po. E di... kjo nuk ėshtė e mundur. Sigurisht mendoni (apo ashtu ju kanė mėsuar) se kjo nuk ėshtė e mundur. Dikush mund t’i flasė Zotit, por jo me Zotin. Gjegjėsisht se Zoti nuk do tė pėrgjigjet, apo jo? Sė paku jo nė trajtėn e bisedės sė zakonshme, tė pėrditshme.

            Kėshtu edhe unė kam menduar. E atėherė mė ka ndodhur ky libėr. Nė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale. Kėtė libėr nuk e kam shkruar unė, ai mė ka ndodhur mua. E derisa do ta lexoni, ai do t’ju ndodhė edhe juve, sepse ne do tė udhėhiqemi kah e vėrteta pėr tė cilėn jemi tė gatshėm.

            Jeta ime sigurisht do tė ishte shumė mė e lehtė sikur krejt kėtė ta mbaja nė heshtje. Por, kjo nuk ka qenė arsye pse gjithė kjo mė ka ndodhur. Dhe pa marrė parasysh vėshtirėsitė qė libri mund tė m’i sjellė (ma pėrshkruajnė sakrilegjin, mashtrimin, hipokrizinė, sepse kėto tė vėrteta nuk i kam pėrjetuar nė tė kaluarėn apo – qė ėshtė ndoshta edhe mė keq – mė quajnė “tė shenjtė”) nuk ėshtė e mundur tani ta ndalė kėtė proces. E kėtė edhe nuk e dėshiroj. Kam pasur rast tė heq dorė nga tė gjitha, por nuk kam hequr. Kam vendosur tė qėndroj pranė atyre qė m’i thonė instinktet e mia natyrore nė vend se t’i dėgjoj ato qė do tė m’i thoshin shumė njerėz pėr kėtė material.

            Ato instinkte mė thonė se ky libėr nuk ėshtė njė marrėzi qė vetėm shteron punėn e imagjinatės sė dėshpėruar apo thjesht vetarsyeton njeriun pėr devijimet jetėsore... Pėr kėtė arsye materialin ua kam dhėnė njė grupi njerėzish pėr ta lexuar gjersa ende ka qenė nė dorėshkrim. Kanė qenė tė prekur. Edhe kanė qarė. Edhe kanė qeshur shkaku i gėzimit dhe humorit nė tė. Dhe jetėt e tyre, ashtu mė kanė thėnė, u kanė ndryshuar. Ata kanė qenė tė pėrshkuar. Kanė qenė tė fuqizuar.

            Shumė kanė thėnė se kanė ndryshuar.

            Atėherė e kam kuptuar se ky libėr ishte pėr secilin dhe se do tė duhej botuar, se ai ishte njė dhuratė e mrekullueshme pėr tė gjithė ata qė sinqerisht duan pėrgjigje dhe tė cilėt vėrtet ndjejnė nevojė pėr pyetjet; ai ėshtė pėr tė gjithė ata tė cilėt nė gjurmimin e tyre pas sė vėrtetės udhėhiqen nga sinqeriteti i zemrės sė tyre, nga gjakimi i shpirtit dhe nga mendja e hapur. E tė tillėt nė tė shumtėn jemi tė gjithė ne.

 

Neale Donald Walsch

Central Point, Oregon

Krishtlindjet e viti 1994

 

 

 

 

            Nė pranverėn e vitit 1992 – sa mė kujtohet diku afėr Pashkėve – nė jetėn time ndodhi njė dukuri e jashtėzakonshme. Zoti filloi tė flasė me mua. Pėrmes meje.

            Mė lejoni tė sqaroj.

            Nė atė kohė kam qenė shumė i palumtur, nė kuptimin personal, afarist dhe nė atė emocional dhe tėrė jeta ime mė ėshtė dukur disfatė nė tė gjitha nivelet. E pasi qė me vite e kam pasur zakon t’i shkruaj mendimet e mia nė formė letrash (tė cilat nuk ia kam dėrguar kurrė askujt) e kam marrė tubėn besnike tė letrave tė verdha pėr shkrim dhe kam filluar qė nė to t’i derdhė ndjenjat e mia.

            Kėtė herė, nė vend se t’i shkruaja letėr tė re ndonjė personi tė cilin e kam pėrfytyruar se po mė mundon, ma ka thėnė mendja se do tė shkoja drejt e tek shkaku, drejt e tek mė i madhi nga tė gjithė mundimtarėt. Kam vendosur t’i shkruaja letėr Zotit.

          Ka qenė ajo letėr smirėzezė, e nxituar, pėrplot konfuzion, shtrembėrime e gjykime. Dhe njė mori pyetjesh idhnake.

            Pėrse jeta ime nuk ka sukses? Ēfarė duhet ndėrmarrė qė tė ketė? Pėrse nuk po mund ta gjej lumturinė nė lidhjet e mia? A thua vallė kurrė nuk do ta njoh ndjesinė sesi ėshtė tė kesh mjaft para? Nė fund – dhe mė e rėndėsishmja – ēfarė kam bėrė unė qė e kam merituar ta ēoj jetėn nė luftė tė pėrhershme, tė pandėrprerė?

            Pėr befasinė time, derisa e kam shkruar tė fundmen nė vargun e pyetjeve idhnake pa gjasa pėr pėrgjigje dhe jam pėrgatitur ta lija lapsin, dora mė ka mbetur mbi letėr sikur aty ta mbante ndonjė forcė e panjohur. Befas lapsi ka zėnė tė lėvizė vetė. Nuk kam pasur ide se ēfarė do tė shkruaj, por mė ėshtė bėrė se po buron njė ide, ndaj kam vendosur ta pasoj. Doli...

 

            Vallė, vėrtet dėshiron pėrgjigje nė tė gjitha kėto pyetje apo vetėm tė duhet shfryrje?

 

            Kam plapuritur sytė... e pastaj nė mendjen time ėshtė krijuar pėrgjigjja. Dhe atė e kam shkruar.

 

            Tė dyja. Sigurisht se shfryhem, por po qe se nė ato pyetje ekzistojnė pėrgjigjet, djallėzisht i sigurt do t’i dėgjoja.

 

            “Djallėzisht i sigurt” do tė dėshiroje shumėēka. Por, a nuk do tė ishte, vallė,  bukur qė tė ishe “parajsisht i sigurt”?

 

            E unė kam shkruar:

 

            Ē’do tė thotė kjo?

 

            Para se ta kem kuptuar, e kam filluar bisedėn... vetėm se unė nuk kam shkruar gjithaq, mė tepėr kam pėrshkruar atė qė mė ėshtė diktuar.

            Ai diktim ka zgjatur tri vjet, dhe atėherė nuk kam ditur kah t’ia mbaj. Pėrgjigjet nė pyetje nuk kanė mbėrritur gjersa nuk e kam pėrfunduar shkrimin e pyetjes dhe nuk i kam shtyrė mendimet e mia personale pėr anėsh. Shpesh pėrgjigjet kanė mbėrritur mė shpejt sesa kam mundur t’i shkruaj dhe do tė gjendesha nė situatėn qė tė shkarravisja shpejt pėr tė mbėrritur t’i shkruaja tė gjitha. Kur hutohesha dhe krijoja pėrshtypjen se fjalėt po mė vinin nga njė vend tjetėr, e lija lapsin dhe largohesha nga biseda gjersa pėrsėri nuk e ndjeja impulsin – mė falni, kjo ėshtė e vetmja fjalė gjegjėse nė kėtė rast – qė t’i kthehesha tubės me letra tė verdha dhe pėrsėri tė filloja tė shkruaja.

            Gjersa po e shkruaj kėtė, bisedat ende vazhdojnė dhe njė pjesė e madhe ndodhet nė faqet qė pasojnė... faqe qė pėrmbajnė bisedimin mahnitės nė tė cilin unė nė fillim nuk kam besuar, mandej kam supozuar se ka vlerė thjesht personale, por tash e kuptoj se ai i ėshtė dedikuar rrethit mė tė gjerė tė njerėzve, e jo vetėm mua. Ai ju dedikohet juve dhe tė gjithė atyre tė cilėt kanė ardhur gjer tek ky material. Se pyetjen e mia janė pyetjet tuaja.

            Dėshiroj qė sa mė parė tė kyēeni nė kėtė bisedim, sepse ajo qė kėtu ėshtė vėrtet e rėndėsishme nuk ėshtė tregim imi, por juaji. Tregimi juaj jetėsore ju ka sjellė kėtu. Pėrvoja juaj jetėsore ėshtė ajo me tė cilėn ka tė bėjė ky material. Pėrndryshe, ju nuk do tė ishit tash kėtu me tė.

            Tė kyēemi atėherė nė bisedė me pyetjen tė cilėn e parashtroj tepėr gjatė: Si flet Zoti dhe kujt? Kur e kam shtruar kėtė pyetje, ja se ēfarė mė ka mbėrritur si pėrgjigje:

            Unė u flas tė gjithėve. Gjithė kohėn. Nuk ėshtė ēėshtja se kujt unė i flas, por kush mė dėgjon?

 

            E luta Zotin qė mė gjerėsisht tė ma sqarojė kėtė temė. Ja, ēfarė Zoti mė tha:

 

            Para sė gjithash, ta zėvendėsojmė fjalėn tė flasim me shprehjen tė komunikojmė. Kjo ėshtė fjalė shumė mė e bukur, mė e plotė, mė e saktė. Kur provojmė t’i flasim njėri-tjetrit – unė ty, ti Mua – menjėherė jemi tė penguar me kufizimin e pabesueshėm tė fjalėve. Nė tė vėrtetė kėtė e bėj tepėr rrallė. Mėnyra mė e shpeshtė e komunikimit tim ėshtė me anė tė ndjenjės.

            Ndjenja ėshtė gjuhė e shpirtit.

            Nėse dėshiron tė dish se cila ėshtė e vėrteta jote mbi diēka, shih se ēfarė ndjen pėr tė.

Ndjesitė ndonjėherė vėshtirė zbulohen – e shpeshherė edhe mė vėshtirė pranohen. Por, tė vėrtetat tuaja mė tė mėdha tė fshehura janė nė ndjesitė tuaja mė tė thella.

Sekreti ėshtė si tė arrihet gjer tek ato ndjesi. Unė do t’ju tregoj si. Pėrsėri. Nėse kėtė ti e dėshiron.

 

            I kam thėnė Zotit se dua, por se tash mė me gėzim do tė doja qė mė gjerėsisht dhe mė plotėsisht tė mė pėrgjigjej nė pyetjen time tė parė. Ja se ēfarė Zoti mė tha:

 

            Unė komunikoj edhe me anė tė mendimeve. Mendimi dhe ndjenja nuk janė njė, megjithėqė mund tė shfaqen njėkohėsisht. Nė komunikim me anė tė mendimeve shpesh shėrbehem me pėrfytyrime dhe fotografi. Pėr kėtė arsye mendimet janė mjet mė efikas komunikimi se fjalėt.

Pos ndjenjave e mendimeve, shėrbehem edhe me pėrvojėn si mjet i fuqishėm komunikimi.

            Mė nė fund, kur dėshtojnė edhe ndjenjat, edhe mendimet, edhe pėrvoja, unė shėrbehem me fjalėt. Fjalėt janė vėrtet mjet i dobėt komunikimit. Ato janė shumė tė pėrshtatshme tė keqinterpretohen, mė sė shpeshti gabimisht kuptohen.

            E pse kjo ėshtė kėshtu? Kjo ėshtė kėshtu shkaku se fjalėt realisht janė tė tilla. Ato thjesht janė shqiptim, tinguj tė cilėt paraqesin ndjenja, mendime dhe pėrvojė. Ato janė simbole. Shenja. Tregues. Ato nuk janė e vėrteta. Ato nuk janė gjėra reale.

            Fjalėt mund t’ju ndihmojnė qė diēka tė kuptoni. Pėrvoja jua mundėson qė tė dini. Megjithatė, ka gjėra tė cilat nuk mund t’i provoni. Prandaj ju kam dhėnė mjete tjera pėr njohje. Ato quhen ndjesi. Edhe mendimet, gjithashtu.

            Ironia supreme qėndron nė atė se ju i keni dhėnė rėndėsi shumė tė madhe Fjalės sė Zotit, e shumė pak pėrvojės.

            Nė tė vėrtetė, pėrvojės i jepni aq pak rėndėsi saqė, porsa pėrvoja juaj e Zotit dallon nga ajo ēfarė ju keni dėgjuar pėr Zotin, automatikisht e hidhni pėrvojėn dhe u jepeni fjalėve, nė vend se tė ishte e kundėrta.

            Pėrvoja juaj dhe ndjenjat tuaja pėr njė ēėshtje paraqesin atė qė ju faktikisht dhe instinktivisht dini mbi atė gjė. Fjalėt vetėm mund tė gjakojnė ta simbolizojnė atė qė dini, e shpeshherė mund tė ngatėrrojnė atė.

            Kėto, pra, janė mjetet pėrmes tė cilave lajmėrohem, por kėto nuk janė mėnyrat, sepse tė gjitha ndjenjat, tė gjitha mendimet, tė gjitha pėrvojat dhe tė gjitha fjalėt nuk vijnė prej Meje.

            Shumė fjalė i kanė thėnė tė tjerėt nė Emrin tim. Shumė mendime dhe shumė ndjenja janė shkaktuar nga shkaktarė qė unė burimisht nuk i kam krijuar. Shumė pėrvoja dalin prej kėsaj.

            Sfida ėshtė tek shkėputja. Vėshtirėsia qėndron nė njohjen e dallimit midis porosisė e cila vjen nga Zoti dhe tė dhėnave nga burime tjera. Dallimi ėshtė i thjeshtė po qe se zbatohet rregulli themelor:

            Ėshtė imi pėrherė Mendimi yt mė i lartė, Fjala jote mė e Qartė, Ndjesia jote mė e Fisnike. Ēdo gjė qė ėshtė mė e ulėt se kėto vjen nga burime tjera.

            Tash detyra e dallimit bėhet e lehtė, madje as nxėnėsi fillestar nuk do tė duhej ta kishte tė vėshtirė ta njohė mė tė Lartėn, mė tė Qartėn, mė Fisniken.

            Por megjithatė kam me t’i dhėnė kėta tregues:

            Mendimi mė i Lartė pėrherė ėshtė ai qė pėrmban gėzim.  Fjala mė e Qartė ėshtė ajo qė e pėrmban tė vėrtetėn. Ndjesia mė e Fisnike ėshtė ajo tė cilėn ju e quani dashuri.

            Gėzim. Vėrtetėsi. Dashuri. 

            Kėta tre mund ta zėvendėsojnė njėri-tjetrin, dhe njėri pėrherė udhėheqė ndaj tjetrit. S’ka rėndėsi se si janė tė renditur.

            Kur me kėta tregues keni pėrcaktuar se cilat porosi janė tė Miat, e cilat kanė ardhur nga burime tjera, e vetmja pyetje qė mbetet ėshtė: vallė, a do tė dėgjohen porositė e mia?

            Shumica e porosive tė mia nuk dėgjohet. Disa shkaku i asaj se duken tejet tė bukura pėr tė qenė tė vėrteta. Tjerat, sepse duken tė vėshtira pėr t’u ndjekur. Shumė, sepse thjesht janė tė keqkuptuara. Pjesa mė e madhe, sepse nuk janė tė pranuara.

            Lajmėtari im mė i fuqishėm ėshtė pėrvoja, e madje edhe atė ju e shpėrfillni. Atė posaēėrisht e shpėrfillni.

            Bota juaj nuk do tė ishte nė gjendjen e tanishme vetėm po ta kishit dėgjuar pėrvojėn tuaj. Rezultat i asaj se nuk e keni dėgjuar pėrvojėn tuaj ėshtė ky se nė mėnyrė tė pėrsėritur e pėrjetoni, gjithnjė rishtas e rishtas. Sepse qėllimi im nuk do tė jetė i shtrembėruar, e as qė vullneti im do tė jetė i shpėrfillur. Ju do ta merrni porosinė. Herėt apo vonė.

            Unė ju, ndėrkaq, nuk do t’ju detyroj pėr kėtė, unė kurrė nuk do t’ju detyroj. Sepse, unė jua kam dhėnė vullnetin e lirė – mundėsinė qė tė punoni sipas zgjedhjes suaj, unė kėtė kurrė nuk kam pėr t’jua marrė, kurrė.

            Dhe kėshtu unė do tė vazhdoj t’i dėrgoj tė njėjtat porosi rishtas e rishtas, nėpėr mijėvjeēarė dhe pa marrė parasysh atė se nė ē’pjesė tė Gjithėsisė do tė gjendeni. Pėrherė do t’jua dėrgoj porositė e mia, derisa nuk i pranoni e pėrvetėsoni, e t’i quani tuajat personale.

Porositė e mia do tė vinė nė qindra trajta, nė mijėra ēaste, gjatė miliona vitesh. Ju nuk mund t’i lėshoni ato po qe se vėrtet i dėgjoni. Ju nuk mund t’i shpėrfillni, po qe se njėherė sinqerisht i keni dėgjuar. Kėshtu komunikimi ynė do tė zėrė fill nė sinqeritet. Sepse, nė tė kaluarėn vetėm ju mė keni folur Mua, m’u keni lutur, mė keni mbrojtur, mė keni pėrshpirtur. Por tash unė mund tė ju pėrgjigjem juve, madje edhe nė kėtė mėnyrė siē tash kėtu po e bėj.

 

            Vazhdon...

 

 

   (2)     (3)     (4)