Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimi 2 - BISEDAT ME ZOTIN (2)

Shkruan: Neale Donald WALSCH

Shqipėruar nga: Hasan HAMĖZBALA

Kapitulli i dytė

 

BISEDAT ME ZOTIN (2)

* njė dialog i pazakonshėm *

 

         E shfrytėzuar nė kėtė mėnyrė, jeta bėhet Vetė-kreative. Ju e shfrytėzoni jetėn tuaj pėr tė krijuar unin tuaj nė harmoni me atė Kush Jeni, dhe Kush Pėrgjithmonė Keni dėshiruar tė Jeni. Pėrherė ekziston vetėm njė arsye qė diēka tė bėhet: Pėr arsye se ajo nuk ėshtė mė deklaratė mbi atė se Kush Ju Dėshironi tė Jeni. Ajo nuk ju shpreh ju. Ajo nuk ju pėrfaqėson ju.

 

 

 

Dėshiron tė thuash se tė gjitha gjėrat e kėqija qė na ndodhin janė zgjedhja jonė? A konsideron vallė Ti se ne nė nivelin e caktuar i kemi krijuar madje edhe fatkeqėsitė natyrore e katastrofat, pėr tė mundur “ta sprovojmė tė kundėrtėn e asaj Kush Jemi”? E nėse kjo ėshtė kėshtu, a nuk ekziston vallė ndonjė mėnyrė mė pak e dhembshme – mė pak e dhembshme pėr ne dhe tė tjerėt – qė tė krijohen mundėsitė dhe ta sprovojmė vetveten?

 

Ke bėrė disa pyetje, dhe tė gjitha janė tė mira. U pėrgjigjem njė nga njė.

Jo, tė gjitha gjėrat qė ju i quani tė kėqija, e qė ju ndodhin, nuk janė zgjedhja juaj personale; jo nė kuptimin e vetėdijshėm – siē ti ke menduar. Tė gjitha ato janė krijime tuajat personale.

Ju jeni pėrherė nė procesin e krijimit. Ēdo moment. Ēdo minutė. Ēdo ditė. Pėr atė se si mund tė krijoni flasim mė vonė. Pėr tani vetėm mė beso – ju jeni makinė e madhe krijimtare dhe thjesht me shpejtėsinė e mendimit krijoni botimin e ri.

Ngjarjet, ndodhitė, rastet, kushtet, rrethanat – krejt kėto krijohen nga vetėdija. Vetėdija individuale ėshtė mjaft e fuqishme. Mund ta paramendosh se ē’energji kreative lirohet kur dy apo mė tepėr mblidhen nė Emrin tim. E vetėdija masive? Ajo ėshtė aq e fuqishme saqė mund t’i krijojė ngjarjet dhe rrethanat e rėndėsisė botėrore, me pasoja planetare.

Nuk do tė ishte e saktė tė thuhej – jo nė mėnyrėn nė tė cilėn ju mendoni – se ju i zgjidhni ato pasoja. Ju nuk i zgjidhni aspak mė tepėr sesa qė unė i zgjedh. Ashtu si unė, ju i kundroni. Dhe vendosni se Kush Jeni nė raport me to.

Por, nė botė nuk ka viktima dhe faqezi. E as qė ju jeni viktimė e zgjedhjes sė huaj. Nė mėnyrėn e caktuar tė gjithė ju e keni krijuar atė qė pohoni se e pėrbuzni – dhe duke qenė se atė e keni krijuar, atė edhe e keni zgjedhur.

Ky ėshtė niveli pėrparimtar i tė menduarit dhe kėtė tė gjithė Mėsuesit e arrijnė herėt a vonė. Se, vetėm atėherė ata mund tė marrin pėrgjegjėsi pėr tė gjitha, ashtu qė tė mund tė arrijnė forcė qė ta ndryshojnė njė pjesė tė saj.

Gjithnjė derisa ju konsideroni se ėshtė dikush tjetėr apo diēka tjetėr ajo qė “po jua bėn” kėtė, ju vetvetes ia merrni fuqinė qė tė bėni diēka lidhur me kėtė. Vetėm atėherė kur tė thoni “Unė e kam bėrė” mund ta gjeni forcėn qė atė ta ndryshoni.

Ėshtė shumė mė lehtė ta ndryshoni atė qė ju e bėni sesa atė qė tė tjerėt e bėjnė.

Hapi i parė nė ndryshimin e diēkahit ėshtė njohja dhe pranimi se ju keni zgjedhur tė ėshtė ajo ēfarė ėshtė. Nėse kėtė nuk mund ta pranoni nė nivelin personal, pajtohuni me atė pėrmes tė kuptuarit tuaj se Ne tė gjithė jemi Njė. Pastaj, pėrpiquni ta prodhoni ndryshimin jo shkaku i asaj se ndonjė gjė ėshtė e keqe, por shkaku i asaj se ajo mė nuk pėrfaqėson pohimin e saktė mbi atė se Kush Jeni.

Ekziston vetėm njė arsye se pėrse bėhet ēdo gjė: Si deklaratė gjithėsisė mbi atė se Kush Jeni.

E shfrytėzuar nė kėtė mėnyrė, jeta bėhet Vetė-kreative. Ju e shfrytėzoni jetėn tuaj pėr tė krijuar unin tuaj nė harmoni me atė Kush Jeni, dhe Kush Pėrgjithmonė Keni dėshiruar tė Jeni. Pėrherė ekziston vetėm njė arsye qė diēka tė bėhet: Pėr arsye se ajo nuk ėshtė mė deklaratė mbi atė se Kush Ju Dėshironi tė Jeni. Ajo nuk ju shpreh ju. Ajo nuk ju pėrfaqėson ju.

Nėse dėshironi tė jeni tė pėrfaqėsuar saktė, duhet tė punoni qė ta ndryshoni nė jetėn tuaj atė qė nuk po pėrputhet nė fotografinė e asaj qė ju dėshironi tė bartet nė pėrjetėsi.

Nė kuptimin e gjerė, tė gjitha gjėrat “e kėqija” qė ndodhin, ndodhin sipas zgjedhjes suaj. Gabimi nuk ėshtė nė atė pse ato zgjidhen, por nė atė pse quhen tė kėqija. Sepse, duke i quajtur tė kėqija – ju Veten e quani tė keq, sepse ju i keni krijuar.

Kėtė etiketė ju nuk mund ta pranoni, andaj nė vend qė veten ta shenjoni pėr tė keq, ju distancoheni nga veprat tuaja personale. Kjo ėshtė ajo pandershmėria intelektuale e shpirtėrore e cila ju lejon qė ta pranoni botėn nė tė cilėn dominojnė tė tilla kushte ēfarė dominojnė. Sikur domosdoshmėrisht do tė duhej pranuar – apo madje ndjerė – kuptimin mė tė thellė tė pėrgjegjėsisė individuale mbi botėn, ajo do tė ishte vend  larg mė tjetėr ndryshe. Kjo gjithsesi do tė ishte e vėrtetė sikur ēdonjėri ta ndjente kėtė pėrgjegjėsi. Ajo qė kėtė e bėn skajshmėrisht tė dhembshme, dhe thellėsisht ironike, ėshtė fakti se kjo ėshtė krejtėsisht e dukshme.

Fatkeqėsitė natyrore dhe katastrofat tė cilat ndodhin nė botė – uraganet, vullkanet dhe vėrshimet – trazirat e saj fizike – nuk janė dukuri tė cilat ju i keni krijuar. Ajo qė ju keni krijuar ėshtė shkalla gjer tek e cila ato ngjarje ndikojnė nė jetėt tuaja.

Nė botė ndodhin ngjarje pėr tė cilat kurrfarė imagjinate nuk mund tė thotė se ju i keni nxitur apo shkaktuar.

Ato ngjarje janė tė krijuara me vetėdijen e kombinuar tė njeriut. E tėrė bota, bashkė-krijimi i pėrbashkėt, i krijon ato pėrvoja. Atė qė secili prej jush e bėn individualisht ...

Kėshtu ju, bashkėrisht dhe individualisht, e krijoni jetėn dhe kohėn tė cilėn e jetoni, me qėllim tė pastėr zhvillimi.

Ke pyetur se a ekziston vallė mėnyrė mė pak e dhembshme pėr ta kaluar atė proces – e pėrgjigjja ėshtė PO – por, megjithatė, asgjė nė pėrvojėn tėnde tė jashtme nuk ka pėr t’u ndryshuar. Mėnyra pėr t’u zvogėluar dhembja tė cilėn po e lidh me pėrvojėn tokėsore dhe ngjarjet – si me tė tuat ashtu edhe me ato tė njerėzve tjerė – ėshtė ajo qė ta ndryshosh mėnyrėn se si i kundron.

Nuk mund ta ndryshosh ngjarjen e jashtme (sepse atė e kanė krijuar shumė prej jush, kurse ju nė vetėdijen tuaj nuk jeni rritur mjaft qė individualisht ta ndryshoni atė e cila ėshtė krijuar kolektivisht) ashtu qė duhet ta ndryshosh pėrvojėn e brendshme. Kjo ėshtė rruga pėr ta arritur mjeshtėrinė e tė jetuarit.

Asgjė nuk ėshtė e dhembshme nė vetvete dhe vetvetiu. Dhembja (vuajtja/mjerimi) ėshtė rezultat i mendimit tė gabuar. Dhembja ėshtė gabim nė tė menduar.

Mėsuesi mund tė bėjė qė tė zhduket dhembja mė e fuqishme. Nė kėtė mėnyrė Mėsuesi shėron.

Dhembja lind nga gjykimi tė cilin e keni krijuar mbi gjėrat. Mėnjanojeni gjykimin, dhe dhembja zhduket.

Gjykimi shpesh themelohet mbi pėrvojėn paraprake. Mendimi juaj pėr njė gjė buron nga mendimi i mėparshėm mbi atė gjė. Mendimi juaj i mėparshėm rezulton nga mendimi edhe mė i pėrparmė – e ai mendim nga ndonjė tjetėr, e kėshtu me radhė ngjashėm me tullat e palosura, gjersa nuk ktheheni krejtėsisht prapa nė sallėn e pasqyrave, gjer tek ai tė cilin unė e quaj mendimi i parė.

Ēdo mendim ėshtė kreativ, e asnjė mendim nuk ėshtė mė i fuqishėm sesa mendimi burimor. Pėr kėtė arsye ai quhet ndonjėherė edhe mėkati burimor.

Mėkati burimor ėshtė atėherė kur mendimi juaj i parė pėr ndonjė gjė ėshtė lajthitje. Ajo lajthitje ėshtė bėrė shumė herė rishtas, kur pėr njė gjė keni mendimin e dytė apo tė tretė. Ėshtė punė e “Shpirtit tė Shenjtė” qė t’ju ndez (pėrpush) kuptime tė reja, gjė qė mund t’ju lirojė nga gabimet tuaja.

 

 

 

 

Dėshiron tė thuash vallė se unė nuk do tė duhej tė ndjehesha keq shkaku i fėmijėve nė Afrikė qė vdesin nga uria, shkaku i dhunės dhe padrejtėsive nė Amerikė, i tėrmeteve qė vrasin qindra njerėz nė Brazil?

 

Nė botėn e Zotit nuk ka “duhet” dhe “nuk duhet”. Bėje atė qė dėshiron. Bėje atė qė tė shprehė ty, qė tė pėrfaqėson ty si variantin mė tė lartė tė Unit tėnd. Nėse dėshiron tė ndjehesh keq, ndihu keq.

Por, mos gjyko, dhe mos mallko, sepse nuk di se pėrse diēka ndodh e as me ēfarė qėllimi.

Dhe kije parasysh kėtė: Atė qė ti mallkon, ka pėr tė mallkuar ty, kurse atė qė e gjykon, i tillė njė ditė ke pėr t’u bėrė.

Mė me gėzim, pėrpiqu t’i ndryshosh ato gjėra – ose t’i pėrkrahėsh ata qė i ndryshojnė ato gjėra tė cilat mė tej nuk e pėrfaqėsojnė kuptimin mė tė lartė tė asaj Kush Je Ti.

Megjithatė, beko ēdo gjė me tė jetuarit e jetės – se krejt ėshtė vepėr e Zotit – e kjo ėshtė vepra mė e lartė.

 

A mund tė ndalemi pėr njė ēast kėtu e tė marr frymė? Vallė, a dėgjova mirė qė the se nuk ka “duhet” dhe “nuk duhet” nė botėn e Zotit?

 

Po.

 

Si ėshtė kjo e mundur? Nėse nė botėn Tėnde nuk janė, ku vallė mund tė jenė?

 

Vėrtet, ku...?

 

E pėrsėris pyetjen atėherė: Ku gjetiu “duhet” dhe “nuk duhet” do tė duhej tė shfaqeshin, nėse jo nė botėn Tėnde?

 

Nė imagjinatėn tėnde.

 

Por, ata qė mė kanė mėsuar ēdo gjė mbi tė mirėn e tė keqen, mbi atė qė duhet e qė nuk duhet bėrė, mbi detyrimin dhe jo-detyrimin, mė kanė thėnė se Ti, o Zot, i ke vėnė tė gjitha kėto rregulla!

 

Atėherė ata qė tė kanė mėsuar kanė qenė gabim. Unė kurrė nuk kam vėnė rregulla “mirė” apo “keq” dhe “bėje atė” , “mos e bėj atė”. Sikur kėtė ta kisha bėrė, do tė ju kisha privuar nga e drejta juaj mė e madhe – mundėsia qė tė punoni ashtu siē dėshironi dhe t’i provoni rezultatet e aktit tuaj; nga mundėsia qė ta krijoni veten rishtas nė fytyrėn dhe stilin e Atij qė Vėrtet Jeni; nga hapėsira qė, nė realitet, ta krijoni vetveten mė tė lartė e mė tė lartė, bazuar mbi idenė tuaj mė tė madhen mbi atė se ēfarė jeni tė aftė tė bėni.

Tė thuash se diēka – mendimi, fjala, veprimi – ėshtė “e keqe” do tė ishte njėsoj si tė thuash qė tė mos e bėsh atė. Tė thuash tė mos e bėsh do tė ishte me ta ndaluar atė. Me ta ndaluar, do tė ishte me tė kufizuar. Me tė kufizuar do tė ishte tė mohohet realiteti i atij Kush Vėrtet Je, si dhe tė tė kufizohet mundėsia qė atė tė vėrtetė ta krijosh dhe ta sprovosh. Ekzistojnė ata qė thonė se Unė jua kam dhėnė vullnetin e lirė, por po ata tė njėjtit njerėz pohojnė se Unė, nėse nuk mė dėgjoni, ju dėrgoj nė ferr. Ē’vullnet i lirė do tė ishte ky? A nuk ėshtė kjo vallė shaka me Zotin – e le tė mos flitet fare mbi raportet e vėrteta midis nesh?

 

            Vazhdon...

 

(1)             (3)     (4)