Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Bindja, bindja dhe vetėm bindja

Shkruan: Daut DEMAKU

       BINDJA, BINDJA DHE VETĖM BINDJA

     Ndėrroni hartat mentale, skemat e vjetra kah ecin mendimet dhe bindjet e juaja, krijoni amėz tė re tė mendimeve, besimit e bindjes dhe hapėroni me vendosmėri, vetėbesim e siguri tė plotė kah majet mė tė larta tė lumturisė njerėzore, sepse asnjė njeri nuk ka ardhė nė jetė tė vuaj. Jeta ėshtė shumė, shumė e bukur, mėkat tė mos kėnaqeni plotėsisht e gjithnjė.

 

 

 

“Bindja ėshtė parakushti themelor pėr arritjen e lumturisė njerėzore”, O. Nesh.



            Njėra prej tė vėrtetave tė amshueshme ėshtė: bindja ėshtė ēelėsi kryesor pėr hyrje nė mbretėrinė e lumturisė njerėzore. Ēdo gjė, fillim e mbarim, varet nga amėza e bindjeve individuale. Mė tė menēurit nė botė, mė tė zotėt nė kėtė planet, mė tė fuqishmit nė rruzullin tokėsor, zė besė lexuesi im i mirė, tė gjithė kanė qenė njerėz tė rėndomtė, si unė e ti, si tė gjithė ne. Tė gjithė. Por, qė tė gjithė, e kanė pasė dinakėrinė e menēurisė qė nė mėnyrė tė veēantė, krejtėsisht specifike, origjinale, tė ndėrtojnė njė BINDJE dhe, atė bindje ta vejnė nė shėrbim tė jetės sė tyre.

            Nė qoftė se je i disponuar tė luajmė, ti lexuesi im i mirė, eja ta luajmė njė lojė tė vogėl. Por dije: kjo LOJĖ prek bazat fundamentale tė jetės njerėzore. Ėshtė lojė, ne po luajmė, por mos harro brenda kėsaj loje ėshtė strukur ēelėsi i lumturisė tėnde. Dhe kjo nuk ėshtė fjalė goje, por ėshtė ligji suprem i mendjes sė njeriut. Asnjė krijesė njerėzore, deri mė sot, nuk ka arritė tė dali jashtė kornizės sė kėtij ligji dhe secili njeri qė ka pasė menēurinė e hyrjes brenda kėtij ligji, jeta e tij ka pėsuar NDRYSHIME MAHNITĖSE.

            E tash ta fillojmė lojėn. Unė ta bėjė njė pyetje, dhe, nė fund tė pyetjes, kur unė ta shkruaj pikėpyetjen me shenjen “?” ti pėrgjigju me fjalėn BINDJA.

            Tė fillojmė. Pse dikush ėshtė i PAFAT e dikush ėshtė i LUMTUR?

            (A tė thashė: shkruaje fjalėn BINDJA. Pas ēdo pikėpyetje shkruaje kėtė fjalė). Mirė. Vazhdojmė. E pse dikush ėshtė i hareshėm dhe shumė i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe tėrėsisht i pasigurt e dikush shpatė nė veprime dhe krejtėsisht i sigurt? Pse dikush ka shtėpi tė bukur e luksoze e dikush, nė prag tė skamjes, jeton nė periferi tė mjeruar? Pse dikush dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has nė mossuksese? (Mos harro lexuesi im, pas ēdo pikėpyetje shkruaje fjalėn BINDJA. Por: shkruaje dhe analizoje, a ėshtė e vėrtetė?) Mirė. Vazhdojmė... Pse dikush ėshtė orator i shkėlqyer dhe shumė i dėshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerėzit qė u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush tjetėr, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė, kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė SHĖROHET nga e ashtuquajtura sėmundje e pashėruar e dikujt jo? Pse ndonjė grua jeton nė bashkėshortėsi fatlume, ndėrsa e motra vuan nė pafatėsi?

            Nė qoftė se ke qenė korrekt, lexuesi im i mire dhe, pas secilės pyetje e ke shkruar pėrgjigjen e saktė: bindja ėshtė shkaktare, atėherė, sė bashku e kemi kuptuar se tė gjitha, fillim e mbarim, varen nga ligji suprem i mendjes njerėzore qė quhet: ndėrtim i bindjes.

            Shumė prej nesh – shkruan Xh. Marfi – ende janė nė gjumė tė thellė, tė pavetėdijshėm pėr ekzistimin e xeherores sė arit, tė inteligjencės sė paskajshme dhe tė dashurisė hyjnore. Mėsyjani dhe do tė nxirrni gjithēka qė iu nevojitet, ēdo gjė qė dėshironi! Njė copė hekuri i magnetizuar ngritė peshė gati 12 herė mė shumė se pesha e vet, po qe se e ēmagnetizoni, e njėjta copė hekuri nuk mund tė ngrisė as edhe pendėn mė tė lehtė. Ngjashėm me kėtė ekzistojnė dy lloje njerėzish: njėrit i takojnė njerėzit e magnetizuar – me shpresė, besim e bindje, tė vetėdijshėm se janė tė lindur pėr suksese; tjetrit i takojnė njerėzit qė i kanė humbur vetitė magnetike, tė kapluar nga frika e dyshimi... Nisuni pėrpara. Mos u dorėzoni. Mbushuni me veti magnetike. Zbulojeni fshehtėsinė e madhe! Njiheni veten tuaj...

            Ndėrroni hartat mentale, skemat e vjetra kah ecin mendimet dhe bindjet e juaja, krijoni amėz tė re tė mendimeve, besimit e bindjes dhe hapėroni me vendosmėri, vetėbesim e siguri tė plotė kah majet mė tė larta tė lumturisė njerėzore, sepse asnjė njeri nuk ka ardhė nė jetė tė vuaj. Jeta ėshtė shumė, shumė e bukur, mėkat tė mos kėnaqeni plotėsisht e gjithnjė.

            Shfrytėzoni me shumė dashuri tė gjitha teknikat, mėnyrat dhe metodat qė iu ndihmojnė ta ndryshoni bindjen tuaj pėr cilėndo lėmi tė jetės. Mos hezitoni se vetėm me prova e sprova, pėsime e mėsime do tė dilni fitues, do ta begatoni pėrvojėn tuaj, e pastaj, ajo pėrvojė iu ndihmon qė tė formėsoni pikturėn e dėshirės suaj ashtu si ua do zemra.

            Kėshtu thotė literatura, kėshtu jam i bindur unė, kėshtu kisha dashtė tė shohė edhe ty, lexuesi im i mirė qė tė dua shumė. Dhe tė dua pa kusht qė tė mė duash ti mua, madje prej teje nuk e kėrkojė as votėn tėnde, por e kisha dashtė ndryshimin e BINDJEVE tė vjetra, sidomos tė atyre bindjeve qė tė kanė dėrguar prej dėshtimi nė dėshtim.

 

 

            “Bindja ėshtė djep i frymėzimit, horizont i ditės sė re, burim i njė fuqie tė panjohur”, Xh. Marfi.

 
            Thėnia e Xhozef Marfit qė e vura nėntitull ėshtė shumė e saktė, katėrcipėrisht e vėrtetuar me eksperimente shkencore dhe secili lexues mund ta vėrtetojė nė jetėn e pėrditshme.

            E para: bindja ėshtė djep i frymėzimit. Shumė e vėrtetė. Bindja e fortė tė frymėzon, tė jep krahė, sepse krijon energji tė jashtėzakonshme.

            E dyta: bindja ėshtė horizont i ditės sė re. Po. Bindja pėr hyrje nė njė rrugė tė re nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njohje me diēka tė mrekullueshme, pra: hyrje nė njė rrugė tė re ku hapen horizonte tė panjohura deri mė tash dhe, nė tė njėjtėn kohė, tėrėsisht tė pakufishme pėr mendjen tonė tė derisotme. E treta: bindja ėshtė burim i njė fuqie tė panjohur.

            Nė kėtė pjesė do tė ndalem me njė shembull tė vogėl: kur ke qenė nė rrezik, ti lexuesi im i mirė, kur ke qenė i bindur se rreziku ėshtė real, i dukshėm dhe i vėrtetė, ke gjet forcė dhe e kėrcyer murin apo gardhin dy metra tė lartė. Tė nesėrmen ke shkuar tek ai vend, muri apo gardh s’ka rėndėsi, dhe vetes i ke thėnė me habi: a ėshtė e mundur? Unė ta kem kaluar kėtė pengesė? Po. E ke kaluar ti vetė atė pengesė, sepse: bindja ėshtė burim i njė fuqie tė panjohur.

            Njerėzit qė janė tė BINDUR pėr njė qėllim e kanė fare tė lehtė ndėrmarrjen e hapave aq radikal sa mund tė shkojnė deri nė vetėflijim. Pėrmes kėsaj vije kuptimore mund tė zbėrthehen tė gjitha veprimet e heroizmat qė takohen nė historitė e popujve. Mund tė fillojmė kėtu numėrimin prej kamikazėve japonez, vetėflijuesve palestinez, luftėtarėve tė Spanjės (nė mes tė tė cilėve ka pasė edhe aq shumė shqiptarė) e deri nė luftėn e fundit nė Kosovė. Po pėr ne njerėzit e rėndomtė, qė nuk jemi tė zotėt tė bėjmė flijime sublime, cili ėshtė funksioni praktik, jetėsor i bindjes? Pėrgjigja nė kėtė pyetje do tė vie vetvetiu pasi tė citojmė njė pjesė pak mė tė gjatė tė Xh. M. nė “Forcėn e ndėrdijes” ku thotė:

            “Nė qoftė se mėsoheni se si mund ta njihni dhe si ta LIRONI fuqinė e fshehtė tė ndėrdijes suaj, atėherė nė jetėn tuaj do ta futni forcėn, pasurinė, lumturinė dhe kėnaqėsinė. Nuk ka nevojė qė ta fitoni, fuqia ėshtė gjithnjė nė posedimin tuaj. Duhet vetėm pėrvetėsuar mėnyra e PĖRDORIMIT tė saj, tė kuptohet ajo dhe tė pėrdoret nė mėnyrė tė duhur nė tė gjitha poret e jetės. Poqese i ndiqni teknikat dhe proceset e thjeshta, do t’i fitoni njohuritė dhe kuptimet e duhura. Do t’iu frymėzojė njė ditė e re dhe do t’iu lindė njė forcė e re, me ndihmėn e tė cilės do t’i REALIZONI dėshirat dhe ėndrrat tuaja. Bėhuni tė vendosur dhe tė fortė! Bėjeni jetėn tuaj mė tė rėndėsishme, mė tė pasur dhe mė bujare.

            Nė thellėsi tė ndėrdijes suaj gjendet URTĖSIA e paskajshme, fuqia e pakufizuar, burimi i ēdo gjėje qė iu nevojitet. Ju duhet vetėm qė t’i ZBULONI ato, t’i zhvilloni dhe t’i QITNI nė dritė. Njihni mundėsitė e shpirtit tuaj! Po qe se shpirtin tuaj e hapni dhe e bėni tė pranueshėm, dituria e pakufishme e brendisė sė ndėrdijes suaj nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend do t’iu zbulojė ēdo gjė qė DĖSHIRONI ta dini. Do t’iu vijnė mendimet e reja, ide tė reja qė do t’iu ēojnė kah zbulimet e reja, do t’iu aftėsojnė tė krijoni vepra tė reja artistike dhe praktike. Pos kėsaj, dituria e paskajshme e ndėrdijes suaj do t’iu tregojė rrugėn e cila ju ēon kah tė vėrtetat dhe njohuritė plotėsisht tė reja dhe, deri tash, tė panjohura. Do t’iu zbulojė pėrsosshmėrinė e tė shprehurit dhe t’ju tregojė vendin e vėrtetė nė jetė...”

            Kur tė lexosh pasuse tė kėtilla tė literaturės inspirative, kur t’i analizosh me vemendje tė gjithė shembujt konkret e jetėsor qė t’i dhuron tė gatshėm kjo literaturė, kur tė shohėsh me sytė e ballit, e, sidomos me syt ė e mendjes dhe tė shpirtit potencialet tua tė pakufishme qė gjenden nė ty, nė qenėsinė tėnde, atėherė me lehtėsi tė natyrshme do tė ndėrtosh BINDJEN e nisjes nė rrugėn mė tė bukur tė jetės njerėzore: nė rritėn shpirtėrore. Dhe, nė kėtė rast e nė kėtė situatė, do tė pėrfitosh edhe mė shumė se qė mund ta paramendosh sot e kėtu. Sepse, sot e lexon nga kureshtja, nesėr e pėrsėritė pėr fuqizim dhe SHĖRIM tė vetvetes, pasnesėr e lexon pėr relaksim qė tė lirohesh nga streset e ditės dhe, sė fundi, krijohet ETJA pėr mėsime tė kėtilla. Kjo etje shuhet kur tė formėsohet BINDJA se ti je qendėr e botės, se nė jetė ke ardhė qė tė shndėrrohesh nė bjeshkė krenare e jo tė ecėsh zhagas nėpėr vijat e mjerimit qė i shkakton dėshtimi.

            Kjo ėshtė rruga e ndėrtimit tė bindjes e cila ėshtė shkaktari kryesor qė, pėr pasojė, prodhon jetėn e lumtur.


            Mė shkruani:
dautdemaku@gmail.com