Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 -   BIBLIOTEKA NDERKOMUNALE E PRIZRENIT

Shkruan: Argjira UKIMERI

BIBLIOTEKA NDERKOMUNALE E PRIZRENIT

     25.12.1944 ėshtė viti i krijimit tė Bibliotekės sė Prizrenit. Ky institucion aq i rėndėsishėm u krijua me qėllimt tė krijimit tė kushteve sa mė tė mira pėr leximin dhe informimin e nxėnėsve dhe studentėve mbarė shqipėtar. Themelimi i Bibliotekės Regjionale nė Prizren, shėnon padyshim fillet e para tė veprimtarisė bibliotekare moderne nė Kosovė.

 

 

BIBLOTEKA NDĖRKOMUNALE PRIZRENIT

 

             Biblioteka ndėrkomunale e Prizrenit ėshtė njė ndėr institucionet e para edukativo-arsimore nė qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekė ėshtė dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturės, mė madhėshtore kėtė figurė gjigante e bėn edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet pėr nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente tė tjera qė e kanė, dhe e karakkterizojnė kėtė qytet. Prizreni njihet si njė ndėr qytetet e para dhe mė tė lashta tė historisė sonė, duke u veēuar nga kultura, ekonomia dhe shumė gjėra tė tjera qė e vendosin Prizrenin nė qendėr tė vėmendjes. Pas shumė luftėrave dhe nga vetė natyra prizreni si qytet antic kishte kėto epitete: Udhėkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”, “Bėrthamė e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dėshmon qė qyteti i Prizrenit ka njė lashtėsi aq tė madhe sa edhe vetė historia e tij. Nga ky vend kanė identifikohen edhe shumė personalitete tė njohura me ndikimin nė jetėn kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare. Ndėr ta pėrmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Ēelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nėna Terezė)dhe shumė personalitete tė njohura qė lanė gjurmė nė historinė tonė. Njė rol tė rėndėsishėm luajnė edhe monumentet kulturore dhe historike tė vendit tonė, tė cilat janė ndėrtuar nė periudha tė ndryshmė kohore si psh: “Hamami i Gaz Mehmet Pashės”, “Kisha e Shėn Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashės”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” nė Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe tė shumta qė e identifikojnė Prizrenin si djep tė kulturave tė ndryshme nė vend. Poashtu, Prizreni pėrveē qė ishte njė qytet i kulturės fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendėr e hapjeve tė shumta tė shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqėri tė ndryshme, formimi i fondeve tė ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit tė gazetave, revistave dhe mbi tė gjitha Prizreni shquhet si njė ndėr qytetet e para qė e themeloi radiostacionin e parė nė vend.

 

 

HISTORIKU I BIBLIOTEKĖS

(Krijimi i Bibliotekės)

 

            Duke u bazuar nė historiografinė qė kemi, sikur forcohet bindja se fillet e bibliotekės nė vendin tonė datojnė qysh nga shekulli XVI. Dėshminė thelbėsore dhe kryesore mbi historinė e Bibliotekės sė Prizrenit mė sė miri e tregon edhe konstatimi    “VAKUFNAMJA” e Suzi Ēelebiut, qė ishte e legalizuar nga organet legjislative tė asaj kohe pothuajse nė muajin “Rebiul Ahir” tė vitit 919. ndėr tė tjera shkruhet: Unė vakufoj (lė amanet, bėj testament) edhe kėtė fond tė librave pėr bibliotekėn, e cila ėshtė nė lokalet e medresesė: librin “Tevsiru shejh prej dy vėllimesh, “Hidaje” njė vėllim, “Sheriatyl Islam” dy vėllime, “Kimia seaadeti” dy vėllime etj. Pas vdekjes time kėto libra i mbikėqyr imami i xhamisė dhe ai do t’ua japė tė interesuarve, qofshin ata nxėnės, qytetarė me evidencė, duke u kujdesur qė tė mos humbin dhe dėmtohen. Suziu konsiderohej si njė ndėr personalitetet me njė kulturė tė gjerė, i cili e zotėronte gjuhėn arabe, persishte dhe turqishte, nė tė cilat ka shkruar poezi tė shumta, ku njė pjesė e poezive tė tij ishin nė pronėsi tė francezėve. Pėrveē Suziut ka edhe shumė poetė tė njohur si: Isak Ēelebiu qė konsiderohet si njė ndėr poetėt mė tė talentuar prizren, pastaj njė figurė tjetėr e rėndėsishme qė kontribuoi nė hapjen e shkollave shqipe ishte edhe Pjetėr Bogdani, ku e gjithė puna e tij u kurorėzua me veprėn famėmadhe “Ēetta e profetėve” qė e botoi nė vitin 1685. Nė kėtė punė kontribut tė madh kanė dhėnė edhe Pjetėr mazrreku si dhe Atė Shtjefėn Gjeēovi. Me zhvillimin ekonomik nė Prizren, u zhvillua edhe rrjeti i shkollor apo i mėsimit qė kishin edhe fonde tė ndara pėr libra tė ndryshėm qė shėrbenin nėpėr bibliotekat e medreseve, ku kėto libra shfrytėzoheshin nga intelektualėt Prizrenas. Nė fund tė shekullit tė XIX, sipas  Salnamesė sė qyteit tė Prizrenit, ky qytet kishte pesė (5) medrese:

 

            1.         Medreseja e Gazi Mehmet Pashės

            2.         Medreseja e Sofi Sinan Pashės

            3.         Medreseja e Emin Pashės

            4.         Medreseja e myderis Ali Efendiut

            5.         Medreseja e Mahmut Pashės

 

            Kėto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e tyre) tė cilėt i shfrytėzonin intelektualėt prizrenas, si dhe tė interesuar tė tjerė tė kohės. Shėnimet e ruajtura dėshmojnė, se furnizimi dhe begatimi i kėtyre bibliotekave bėhej nė mėnyra tė ndryshme siē janė: Blerja, Dhuratat, Libra tė falur nga arsimtarėt, Kėmbimi i librave, nxėnės dhe Struktura tė tjera tė populates.

 

 

BIBLIOTEKA NDĖRKOMUNALE E PRIZRENIT

(Themelimi i Bibliotekės)

 

            Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės ėshtė institucioni mė i lartė bibliotekarė nė Kosovė. Ai e ka mundėsinė tė krijojė dhe tė mirėmbajė rrjetin e bibliotekave kryesore nė Kosovė. Zakonisht Kosova ka 7 biblioteka ndėrkomuanle:

 

            1.         Biblioteka Ndėrkomunale “Hivzi Sylejmani” – Prishtinė.

            2.         Biblioteka Ndėrkomunale “Anton Ēetta” – Ferizaj.

            3.         Biblioteka Ndėrkomunale “Fan Noli” – Gjilan

            4.         Biblioteka Ndėrkomunale – Prizren

            5.         Biblioteka Ndėrkomunale “Asim Vokshi” – Gjakovė

            6.         Biblioteka Ndėrkomunale “Azem Shkreli” – Pejė 

            7.         Biblioteka Ndėrkomunale “Latif Berisha” - Mitrovicė

 

            25.12.1944 ėshtė viti i krijimit tė Bibliotekės sė Prizrenit. Ky institucion aq i rėndėsishėm u krijua me qėllimt tė krijimit tė kushteve sa mė tė mira pėr leximin dhe informimin e nxėnėsve dhe studentėve mbarė shqipėtar. Themelimi i Bibliotekės Regjionale nė Prizren, shėnon padyshim fillet e para tė veprimtarisė bibliotekare moderne nė Kosovė. Po ashtu, kjo bibliotekė pėr asnjė moment nuk e ndėrprenė punėn e saj. Themelimi jo i rastėsishėm i Bibliotekės sė parė nė Prizren, ėshtė edhe njė dėshmi se ky qytet i lashtė pėrveēse ishte njė kryeqendėr e rėndėsishme administrative, ishte edhe djep i kulturės, gjė dėshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumė institucioneve domethėnėse pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi, dhe Prizrenin nė veēanti. Nė pėrgjithėsi vlerėsohen edhe hapja e radiostacioneve, shoqatave, botimi i gazetave tė ndryshme, formimi i shoqėrive tė ndryshme, gjė qė dėshmon nė veprimtarinė e hershme kulturore, fetare dhe politike nė kėtė qytet. Kjo bibliotekė ishte formuar prej librave tė huazuara nga biblioteka e gjimnazit, bogosllavia, prej librave tė dhuruara nga qytetarėt dhe nė froma tė tjera furnizuese. Nė vitin 1944 kjo bibliotekė numėronte 2.450 libra dhe deri nė fund tė kėtij viti numri i librave arriti deri nė 3000 libra, ku pėr kėto libra fillimisht pėrkujdesej njė kuadėr i pėrkatėsisė serbe, mė vonė punėsohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndėr punėtoret e para shqiptare pėrmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Nė kėtė bibliotekė fillimisht punohej nė baza vullnetare, ndėrsa mirėmbajtja bėhej nga regjistrimet e nxėnėsve si dhe nga tė ardhurat e siguruara nga veprimtaria kulturo-argėtuese qė organizonte Biblioteka. Gjatė viteve 1947-1951 fondi i librave nė kėtė bibliotekė u shtua dukshėm nga 3.227 nė 6.966 sosh. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė periudhė luajti edhe krijimi i Bibliotekės pėr fėmijė nė vitin 1956, ku themeluese e kėtij institucioni ishtė z. Myjezen Hoxha.

            Periudha 1951-1964 karakterizohet pėr angazhimin dhe zgjerimin e rrjetit bibliotekar, sigurimin ė buxhetit tė pėrhershėm, si dhe pėr rritjen e vazhdueshme tė fondit librar. Ku, krahas shtimit tė fondeve librare, shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas tė dhėnave statistikore tė siguruara nga Arkivi komunal i Prizrenit, nė vitin 1957, fondet e kėsaj biblioteke ishin tė shfrytėzuara nga 1.584 nxėnės tė anėtarėsuar, 801 punėtorė, 618 bujq, 70 amvise etj, ndėrsa numri i librave tė lexuar ishte 34.888 sosh.

 

 

 

AKTIVITETET  E  BIBLIOTEKĖS  NDĖRKOMUNALE  NĖ  PRIZREN

 

             Nė kuadėr tė gamės sė veprimtarive tė saj dhe perspektivės zhvillimore, Biblioteka Ndėrkomunale nė Prizren organizon edhe kėto aktivitete:

 

            1. I ofron librin popullatės duke filluar nga tė gjitha strukturat dhe grupmoshat

 

            2. Shėrben si qendėr informative (jo vetėm pėr librin)

 

            3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore

 

            4. Bėn kėshillime tė ndryshme nė lėmin e bibliotekarisė

 

            5. Hap ekspozita (tė librit, tė piktorėve tė vegjėl, ekspozita nė ēdo fundvit) etj

 

            6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete pėr grupmosha tė ndryshme

 

            7. Mban takime me shkrimtarė

 

            8. Nė aspektin profesional mbikėqyr bibliotekat komunale nė Sharr, Therandė, Malishevė si dhe bibliotekat e shkollave tė kėtyre qyteteve pėrkatėse.

 

            9. Inkurajon veprimtarinė botuese tė librave tė rinj, qoftė nga autorėt lexues tė bibliotekės, apo edhe nga libra tė pėrbashkėt, kryesisht letrarė. 

 

 

SEKTORĖT  E  BIBLIOTEKĖS

 

            Me gjithė kushtet e pafavorshme qė posedon Biblioteka e Prizrenit, pėrveē aktiviteteve tė cekura mė lartė, fryma dhe veprimtaria e kėsaj biblioteke ėshtė e organizuar nė disa sektorė punues siē janė:

 

 

            1. SEKTORI  I  FĖMIJĖVE

 

            2. SEKTORI  I  RRITURVE

 

            3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERĖVE DHE 

 

            4. LIBĖRBUSI.

 

 

SYNIMET PĖR TĖ ARDHMEN

 

            Gjatė arritjeve Biblioteka Ndėrkomunale e Prizrenit, para stafit punues dhe menaxhues tė saj, i ka parashtruar njė sėrė synimesh nė tė ardhmen e afėrt, ku ndėr kėto synime ky institucion i ka si prioritete kryesore dhe ato janė:

 

            1. Shtimi i kualitetit tė shėrbimeve ndaj lexuesve, pa dallim moshe, gjinie, strukturės sociale, etnitetit etj.

 

            2. Angazhimi permanent pėr ngritjen e shkallės kualifikuese dhe trajnuese tė kuadrit tė Bibliotekės.

 

            3. Kultivimi tek lexuesit i ndjenjės pėr kulturėn dhe respektin ndaj Bibliotekės-Librit.

 

            4. Begatimi i fondeve bibliotekare me tituj tė ndryshėm te aktualitetit.

 

            5. Realizimi i planifikimit tė kėsaj biblioteke, pėr t’i ofruar shėrbime edhe kategorive tė veēanta tė lexuesve, siē janė personat Hendikep dhe tė Verbėritė.

 

            6. Angazhimi pėr sigurimin dhe arkivimin e materialit jolibėr pranė kėsaj biblioteke.

 

 

REZYMEA

 

            Qėllimi i kėtij hulumtimi ėshtė qė individi tė njihet me historinė dhe etapat nėpėr tė cilat ka vėrshuar dhe vėrshon njė institucion i dijes, kulturės, dhe i vlerave edukativo-arsimore siē ėshtė Biblioteka. Ky hulumtim nxjerrė nė pah historinė dhe rėndėsinė qė kishte dikur ky institucion nė tė kaluarėn, qė do ta ketė edhe nė tė tashmen, ku sė bashku kėto dy kohė janė njė urė lidhėse edhe pėr edukimin, arsimimin dhe emancipimin e brezave tė rinj nė tė ardhmen. Prizreni, pėrveē qė ishte qendra mė e madhe nė trojet shqiptare nė fusha tė ndryshme ekonomike, politike dhe sociale, ky qytet njihej si njė ndėr qendrat kryesore pėr edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnė se qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet njė ndėr vendet mė me renome pėr ruajtjen e traditave, kulturave tė ndryshme, gjuhės, pothuajse e kanė pėrcjellė nga krijimi, deri nė ditėt e sotme. Luftėrat e ndryshme dhe shkeljet e tė drejtave tė popullit shqiptarė, Prizrenin pothuajse e bėnė tė palėkundur pozitėn e tij pėrballė armiqve qė kishim, pasi qė ky qytet krenohej me djemtė dhe vajzat qė dhanė jetėn pėr ēlirimin e trojeve tona. Po nga ky vend kanė dalė edhe shumė emra tė njohur tė politikės, gjuhės, artit, kulturės,  religjionit, qė sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarė me veprat e krijuesve tė pashoqė tė tyre. Ndėrsa sot, zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė mundėson njė jetė mė tė mirė pėr marrjen e informacioneve pėr njerėzit e civilizuar, duke mos harruar asnjėherė edhe tė kaluarėn tonė shumė tė begatė.