Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Betaja e Kosovės 1389 - Eposi shqiptar

Shkruan: Agron FICO,

Nju Jork

Gazeta Shqiptare

       BETEJA E KOSOVĖS 1389 - EPOSI SHQIPTAR

 

 

         Libri i Dr. Anna Di Lellio-s “Beteja e Kosovės 1389 - Eposi shqiptar” shėnon njė arritje nė studimet shqiptare dhe shquhet pėr analizėn shumė-planesh. Aty gėrshetohen tė dhėnat historike, sociologjike, kulturore dhe mbi tė gjitha ato folklorike.


 

           

            Akademik Eqrem Ēabej jep kriteret e studimit tė poezisė popullore

 

            Do tė veēoja si njė nga kontributet e studimit tė autores vėshtrimin tėrėsor e dyplanesh. Akademiku dhe albanologu i shquar Eqrem Ēabej thotė: “Nė studimin e poezisė popullore duhet tė kemi parasysh dy aspekte: anėn nacionale dhe anėn ballkanike; e para, na vė nė gjendje tė vėrejmė, nėpėrmjet poezisė, shpirtin e kėtyre kombeve, e dyta na bėn tė njohim ndėrlidhjet kulturore. E para ėshtė njė metodė sinkronike, e dyta diakronike. (Eqrem Ēabej: “Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes”, 1994, f. 32)

            Studiuesja ka sjellė fakte tė shumta se si janė ngjizur dhe si kanė jetuar baladat pėr Millosh Kopiliqin. Arkivat, autorėt, historianėt e ndryshėm, tregimtarėt, lahutarėt, dhe vetė vėzhgimet e autores nė terren janė labortatori i punės sė saj shkencore. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė libri i Dr. Anna Di Lellio-s lexohet me interes dhe ngjall diskutime.

            Beteja e Kosovės mė 1389 nyje-kyē pėr historinė e popullit shqiptar
Beteja e Kosovės mė 1389 ka qenė pėrherė njė nyje kyē pėr historinė e popullit shqiptar, por edhe pėr gjithė historinė e ngatėruar tė popujve tė Ballkanit.

            Historia dhe ngjarjet faktike, kronikat e shumta dhe studimet e ndryshme e me kahje tė kundėrta, mitologjia e krijuar, legjendat, tradita gojore folklorike dhe politizimi i kėsaj beteje edhe nė ditėt tona, e bėjnė studimin e kėsaj ngjarjeje madhore tepėr tė ndėrlikuar.

            Studiuesja Anna Di Lellio ka marrė pėrsipėr tė shqyrtojė me seriozitet, me ndėrtimin e njė laboratori shkencor-kėrkues objektiv, njė nga dukuritė mė tė qenėsishme tė kėsaj beteje - eposin shqiptar si dhe aktorin kryesor tė betejės, Millosh Kopiliqin.

            Studimi i Dr. Anna Di Lellio-s ėshtė tronditės pėr vlerat shkencore, pėr metodėn objektive tė ballafaqimit tė pikėpamjeve dhe mendimeve tė kundėrta e disa herė tepėr tė skajshme, si dhe pėr pėrfundimet e reja qė arrin. Studimi shoqėrohet me njė informacion tė gjerė, me njė bibliografi gati shteruese dhe dukuritė qė shqyrton autorja i ndjek tė nė tė gjitha fazat e shpalosjes.

            Ekspedita ushtarake osmane qė udhėhiqej nga vetė Sultan Murati synonte tė shkatėrronte qėndresėn e popujve tė Ballkanit, t’i nėnshtronte dhe t’i vinte nėn zgjedhėn islamike.

            Ndeshja midis koalicionit tė popujve tė Ballkanit dhe ushtrisė osmane u bė nė Fushė Kosovė, mė 1389. Kjo ndeshje, thėnė fare shkurt, solli mundjen e forcave ballkanike, vrasjen e Sultan Muratit I, Llazari i Serbisė zihet rob e mė pas ekzekutohet, Teodor Muzaku i II vritet nė betejė.

            Autorja, duke ndjekur planin e studimit, pėrqėndrohet fillimisht nė shqyrtimin e literaturės qė bėn fjalė pėr faktorin shqiptar, pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė kėtė betejė. Sjell pothuaj gjithė literaturėn e njohur gjer sot. Burimet serbe, botimet dhe shkrimet serbe, ndjekin vijėn antishqiptare, qė fillon me zvogėlimin e pjesėmarrjes sė forcave shqiptare, me mohimin e kėtyre forcave, me deformimin dhe shtrembėrimin e fakteve dhe personazheve. Autorja shkruan: “Reduktimi i Betejės nė njė pėrballje mes serbėve dhe turqve ka marrė forcėn e idesė bazė nacionaliste, ndaj sė cilės asnjė studiues nuk mban distancė kritike.” (f. 30)

            Ndėrsa burimet joserbe, ato otomane, italiane, greke, shqiptare, etj. provojnė faktin se shqiptarėt ishin pjesėtarė tė koalicionit tė krishterė ballkanik.

            Historiani i njohur shqiptar Fan S. Noli shkruan: “Mė 1389, Gjergji i II Balsha, Teodori II Muzhaqi, Gjergji Kastrioti, njė stėrgjysh i Skėnderbeut, edhe disa kapedanė shqiptarė tė tjerė u bashkuan me Kralin Llazar tė Serbisė, i cili kishte organizuar njė kryqėzatė kundėr Sulltan Muradit I… Ushtria kryqėsore… u pėrpoq me ushtrinė turke nė Fushėn e Kosovės”. ( Fan S. Noli: “Historia e Skėnderbeut”, Tiranė, 1967, f.10) Njė tjetėr historian shqiptar, Prof. Selami Pulaha thotė: “Nė Kosovė, shqiptarėt luftuan kundėr ‘Islamit tė prapambetur’ dhe zunė njė vend nderi nė historinė e popujve tė Ballkanit nė betejėn pėr tė mbrojtur jo vetėm lirinė dhe pavarėsinė, por edhe civilizimin europian.” (Anna Di Lellio: Beteja e Kosovės 1389 - Eposi shqiptar, 2009, f.33)

            Kompozicioni i studimit tė autores tė kujton formėn e piramidave historike, kat pas kati gjer nė pullaz.

            Shqiptarėt janė simbolizuar, tipizuar dhe mishėruar nė figurėn e Millosh Kopiliqit
Pjesa e dytė e studimit pėrqėndrohet te protagonisti i Eposit tė Betejės sė Kosovės mė 1389, tek shqiptarėt, tė simbolizuar, tė tipizuar, tė mishėruar nė figurėn e Millosh Kopiliqit.

            Kjo ėshtė edhe pjesa mė e vėshtirė, mė e diskutueshme, ėshtė siē mund tė thuhej me njė metaforė “thembra e Akilit” tė kėtij punimi serioz.

            Autorja pajtohet me mendimin se, “Asnjė nga burimet e hershme nuk e pėrmend emrin apo pėrkatėsinė etnike tė vrasėsit dhe japin pėrshkrime plotėsisht ndryshe pėr vdekjen e Sulltanit.” (Po aty, f.34)

            Nga burimet bashkėkohore qė pėrmendin vdekjen e Sulltanit - thotė Di Lellio - i pari ėshtė njė shtesė e shkurtėr nė poezinė epike tė vitit 1390, “Iskendername”, shkruar nga Ahmedi, pseudonimi i njė shkrimtari turk. Shkrimtari Ashik Pasha - Zade (mė 1480) dhe shkrimtari serb Kostantin Mihailoviq nga Ostrovica (mė 1497) pėrmendin emrin e vrasėsit tė Sulltanit. Pavarėsisht nga forma si shkruhet emri, ky ėshtė Millosh Kobila.

            Po ashtu burimet greke, italiane, etj. e pėrmendin protagonistin - vrasėsin e Sulltanit - me emra tė ndryshėm.

            Njė pyetje interesante do tė ishte: Pse, nga tėrė kėto portrete tė ndryshėm, gjithandej ka dalė qysh nga shekulli XVII vetėm si hero serb?

            Bazuar nė burimet e pasigurta historike dhe nė traditėn epike tė Ballkanit Perėndimor ėshtė krijuar edhe rrėfimi nacional serb. “Bėrja e kėtij rrėfimi kombėtar, nuk ėshtė proces linear. Ka filluar me traditėn gojore mbi Betejėn, qė ėshtė institucionalizuar nė veēanti qė nė shekullin e XVI nė forma liturgjike dhe politike tė Kishės Ortodokse Serbe.” (Po aty, f.38) Madje shkrimtarėt ortodoksė nė letėrsinė mesjetare serbe ishin pėrqėndruar nė fillim tek princi Llazar, kurse Obiliqin e shpėrfillnin plotėsisht.

            Millosh Obiliē-i pėrbėn njė element shtesė relativisht tė ri nė mitin serb tė Kosovės. Siē u vu nė dukje mė sipėr, figura e Obiliqit, e shpėrfillur nga letėrsia mesjetare serbe, pėrmendet vetėm nė dy pjesė tė botuara nga Vuk Karaxhiq, poet dhe folklorist i shekullit tė XIX.

            Tradita folklorike dhe tė dhėnat gojore pasqyrojnė ndėrgjegjen historike tė banorėve
Nė Kosovė Millosh Kopiliqi tradicionalisht ka qenė vetėm hero folklori, njė figurė e njohur vendore. Emri dhe bėmat i janė pėrcjellė e i pėrcillen brez pas brezi dhe janė skalitur edhe nė toponime tė shumta dhe tė ndryshme. Ende dėgjohen toponimitė si: kullat e Milloshit, bunari i Milloshit, livadhi i Milloshit, etj. “Nė fshatin Kopiliq i Epėrm, sipas historianit vendas Ibrahim Ēitaku, qė mė tregoi njė pus (pusi i Milloshit), gurė tė vegjėl tė bardhė tė shpėrndarė nėpėr fushė (kisha e Milloshit) dhe mė tė mėdhenj me shenja tė shlyera, qė mbase tė kujtonin kryqin, tė vendosur nė njė kodėr (gurė varresh krishtere)… dėshmi e sė kaluarės krishtere tė vendasve.” (Po aty, f.42)

            Tradita folklorike dhe tė dhėnat gojore pasqyrojnė ndėrgjegjen historike tė banorėve. Ja disa prej tyre: “Jam nga Kopiliqi, ku ka lindur burri qė vrau sulltanin.” Tė moshuarit thonė: “Millosh Kopiliqi ėshtė prej kėtu (Drenicė) dhe ndonėse Llazari ishte serb, Kopiliqi ishte i yni.”

 

 

            Me njė gjuhė bisedore, ja si lahutari shqiptar kėndon pėr guximin trimėror tė protogonistit, vrasėsit tė Sulltanit:

 

            “Zgjatet mbreti e i jep kambėn,

            Ngrihet djali e i ban gjamėn.

            -Mik pa thirrė ka ardhė, aj,

            Prej Azie n’Dardani,

            Me na marrė magjet e miellit,

            Me na zanė hisen e diellit.

            Kjo Arbni ka bijtė e vet,

            Tė ven kryet maje kapicet,

            Jam Miroshi prej Drenicet!” (Po aty, f.147)

 
            Tė dhėnat gojore sjellin edhe fakte tė tjera interesante. Justin Godart, politikan i njohur francez, mik i Shqipėrisė, ka ardhur disa herė nė Shqipėri nė vitet 1921, 1922, 1923, 1937 dhe 1957. Herėn e parė shkoi edhe nė Qukės (Librazhd). Nė ditar kujton se, “Selahedin Blloshmi, njė oficer shqiptar, i cili na shoqėron, ngul kėmbė qė t’i bėj njė nder duke vajtur pėr darkė nė shtėpinė stėrgjyshore tė familjes, nė Bėrzheshtė. Selahedini, qė mban emrin e njė stėrgjyshi, mė tha se nė shekullin e XIV, nė Sopot, qė ėshtė njė lagje e Bėrzeshtės, ka lindur Millosh Obiliēi. U largua nga vendi… vajti nė Serbi… Dhe vrau me thikė sultan Muratin nė Betejėn e Fushė Kosovės.” (Justin Godart: “Ditarėt shqiptarė, mars 1921- dhjetor 1951”, 2008, f.78)

            Toponomastika shqiptare vėrteton autoktoninė e popullit shqiptar
Antropologia Margaret Hasluck ka vėrejtur se tradita e marrjes sė emrave tė fshatit si mbiemra ishte dhe vazhdon tė jetė shprehi mes shqiptarėve. Hasluck ka parasysh se prejardhja e Milloshit nga Kopiliqi i Drenicės ėshtė dėshmuar me toponimi.

            Ēabej thotė: “Prej shumė vitesh kam formuar bindjen se toponomastika shqiptare pėrbėn mbase dokumentin mė kryesor qė vėrteton autoktoninė e popullit shqiptar… faktin qė shqiptarėt janė vendas nė kėto anė qė nga kohėt mė tė lashta tė historisė, pa ndėrprerje.”

            Drenica ėshtė mė shumė se njė vend, njė krahinė kryengritėse, qė historianėt vendas e identifikojnė si qendėr tė Dardanisė, banuar nga ilirėt. “Nė Drenicė kombi shqiptar ka prodhuar njė vijė heroike tė luftėtarėve tė lirisė, qė fillon me Millosh Kopiliqin me 1389 dhe vazhdoi me Ahmet Delinė, me Azem Galicėn dhe gruan e tij Shotėn, qė luftuan kundėr mbretėrisė serbe, me Shaban Polluzhėn, Tahir Metėn dhe kulmojnė me epopenė e Adem Jasharit dhe familjes sė tij mė 1998.” (Po aty, f.46)

 

            Baladat pėr heroin janė njėherazi historia dhe arti folklorik


            Ndofta pjesa mė interesante dhe mė e mirėshkoqitur e studimit ėshtė ajo qė i kushtohet vetė thelbit tė eposit. Nė variantet shqiptare tė botuar nga Anna Di Lellio, pavarėsisht nga ndyshimet midis tyre, ka njė thelb, ka njė kryemotiv - figura e Kopiliqit. Kjo figurė lartėsohet nė simbol tė prejardhjes krishtere dhe tė identitetit tė shqiptarėve, qė e pasuron mė tej panteonin e heronjve dhe ėshtė themeli, baza e identitetit kombėtar. Luftėtari mesjetar nuk ėshtė vetėm simbol i karakterit shqiptar, por edhe dėshmi e sė kaluarės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve me kombet e tjerė tė Ballkanit.

            Teorikisht dihet se kėngėt epike, historike ose legjendare ngėrthejnė, krahas faktit, ngjarjes historike, edhe procesin krijues tė bartėsit. Baladat pėr heroin shqiptar, vrasėsin e sulltan Muratit, Millosh Kopiliqin, janė njėherazi historia dhe arti folklorik.

            Koha gėrryen dhe shteron kėngėn, por thelbi i mbetet tek ndėrgjegjia popullore
Njė ēėshtje mė vete ėshtė edhe mosha e kėtyre kėngėve nė kėtė hark kohor gati 600-vjeēar, qysh nga Beteja e Kosovės mė 1389. Koha dhe madje pushtimi i gjatė 5-shekullor islamik-osman e gėrryen dhe e shteron edhe vetė kėngėn, por tek ndėrgjegjia popullore mbetet shpirti, thelbi i saj.

            Mendoj se, studimi, analiza e pėrkatėsisė fetare, etnike dhe historike e pasuron dhe e provon shumėfish shqiptarėsinė e kėtij heroi, Millosh Kopiliqit.

            Autorja thekson se traditat historike janė e ruhen tė gjalla nė Dardani, nė Kosovėn e sotme; ky shpirt heroik vjen nga Milloshi e gjer tek Adem Jashari.

            Njė meritė tjetėr e studimit ėshtė ballafaqimi i tezave dhe mendimeve mė tė ndryshme tė autorėve dhe institucioneve tė shumtė shkencorė.

 

            Heroi pėrfaqėson rrėnjėt kristiane-europiane tė shqiptarėve


            Cikli i kėngėve pėr Betejėn e Kosovės mė 1389, nė variantet e ndryshėm, i mėshon faktit se Millosh Kopiliqi pėrfaqėson heroin iliro-arbėresho-shqiptar, me rrėnjė nė Ilirinė e lashtė, Arbėrinė mesjetare dhe Shqipėrinė e kohėve tė reja. Ai si hero pėrfaqėson rrėnjėt kristiane-europiane tė shqiptarėve.