Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Berati - qytet muze

Shkruan: Sheradin BERISHA

www.pashtriku.org

       BERATI - QYTET MUZE

      Qyteti i Beratit ndodhet nė Shqipėrinė Jug-Qėndrore, 120 km nė jug tė Tiranės. Nė lindje kufizohet me Rrethin e Skraparit, juglindje me Rrethin e Pėrmetit, nė jug me atė tė Tepelenės, nė perėndim me rrethin e Mallakastrės dhe atė tė Fierit, nė veriperėndim me rrethin e Lushnjės dhe atė tė Kuēovės, kurse nė veri me rrethin e Elbasanit e nė verilindje me atė tė Gramshit.

 

 

            (Pashtriku.org, 29. 09. 2012) - Qyteti i Beratit ndodhet nė Shqipėrinė Jug-Qėndrore, 120 km nė jug tė Tiranės. Nė lindje kufizohet me Rrethin e Skraparit, juglindje me Rrethin e Pėrmetit, nė jug me atė tė Tepelenės, nė perėndim me rrethin e Mallakastrės dhe atė tė Fierit, nė veriperėndim me rrethin e Lushnjės dhe atė tė Kuēovės, kurse nė veri me rrethin e Elbasanit e nė verilindje me atė tė Gramshit. Qyteti i Beratit pėrshkohet nga Lumi Osum me gjatėsi 125 km. Lumi i Osumit buron nga Malėsia e Vithkuqit nė lartėsinė 1050 m mbi nivelin e detit dhe pėrfundon nė fshatin Arėz 17.5 m mbi nivelin e detit ku bashkohet me Devollin pėr tė formuar Semanin. Pėr mė tepėr, Qyteti i Beratit gjendet nė buzė tė fushės pjellore tė Myzeqesė dhe nė skajin perėndimor tė luginės sė Osumit nė vendin ku lumi, duke ēarė pengesėn e fundit tė zonės malore, krijon njė grykė tė ngushtė. Nė mjedisin natyror tė Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuēovės, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perėndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricės. Zona fushore dhe ajo kodrinore janė baza e zhvillimit tė prodhimit bujqėsor, ndėrsa malet dhe luginat pėrfaqėsojnė burime tė mėdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende tė pashfrytėzuara si potenciale tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik e mjedisor.

 


            Berati nė antikitet


            Kalaja e Beratit ėshtė i vendosur nė anėn e djathtė tė rrjedhjes sė lumit Osum, aty ku lugina arrin dhe formon njė grykė tė ngushtė rreth 50-60 m. kodra mbi tė cilėn ngrihet fortifikimi (kalaja) arrin njė lartėsi prej 187m mbi nivelin e detit dhe ka njė formė trekėndore tė ērregullt, tė ngjashėm me fortifikimin e Bylisit. Pozicioni strategjik i kalasė sė Beratit bėnte tė mundur kalimin e rrugėve nė antikitet nga krahinat e brendshme tė luginės sė Osumit drejt fushės sė Myzeqes, ku gjendeshin qytete dhe qendra tė mėdha tregtare si Apollonia. Vendbanimi i hershėm antik nė Kala shtrihej pak a shumė nė linjat e sotme tė mureve dhe kullave mesjetare. Berati u pėrket qyteteve tė rrallė ku jeta fillon qysh nė lashtėsinė e thellė (parahistorike) dhe vazhdon pa u ndėrprerė deri mė sot. Zbulimi i dy ēekanėve prej guri dhe mbetjeve metalike (pėrbėrė prej bakri dhe bronzi) nė muret e kėshtjellės, qė i pėrkasin periudhės sė bronxit, (2400-1800 vjet p.e.s.), dėshmojnė origjinėn e vjetėr tė qytetit. (1)


            Dėshmitė arkeologjike tregojnė se nė shek. VII-VI p.e.s. kėtu ėshtė zhvilluar njė vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij tė qeramikės dhe me njė jetė shoqėrore tė diferencuar. Nė kufijtė e legjendės dhe tė historisė, ky vendbanim thuhet tė ketė qenė Orestiada e lashtė, i quajtur kėshtu ngaqė aty banonin njė fis i pellazgėve, orestėt, i pari i tė cilėve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirėfilltė u themelua mė 313-310 p.e.s. si qytet-kėshtjellė i Dasaretisė, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandėr nė kujtim tė gjeneralit mėkėmbės tė Lekės sė Madh. Ky ėshtė emri i parė i qytetit. Autori antik i cili e pėrmend pėr herė tė parė Antipatrean ėshtė Polibi nė vitin 216 p.e.s. (Polibius, V.108.2 cituar nė Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, fq.59). Disa vite mė vonė pikėrisht nė vitin 200 autori Romak Tit Livi (Livius, XXXI, 27. Po aty fq.107) pėrshkruan nė shkrimet e tij se qyteti u shndėrrua nė shesh luftimi midis Romakėve dhe Maqedonasve. Sipas autorit antik Tit Livit nė luftėrat Romako-Maqedonase tė vitit 200 p.e.s. ushtria romake rrethoi Antipatrean "Konsulli romak Sulpici dėrgoi kundėr Antipatreas Legatin e tij, Luc Apustin i cili i vrau banorėt nga 16 vjeē e lart, e lėshoi ushtrinė pėr plaēkė, i prishi muret dhe i vuri zjarr qytetit". (2)

 

 

 

 

Kalaja e Beratit.

 

 

            Pėr Kalanė e Beratit kanė shkruar edhe shumė studiues dhe udhėtarė tjerė tė huaj. Autorė tė ndryshėm si Farlati, Pukėvili, Liku, Batifoli, Prashniker, Edward Lear, Evlyiha Ҫelebi etj., kanė lėnė shėnime pėr kėtė kala. Prashnikeri ka qenė i pari qė konstatoi gjurmėt e ndėrtimeve tė lashta, ai shtroi hipotezėn, "se muret mesjetare ndjekin konturet antike" dhe qė rrėnojat e Antipatreas Ilire ishte Kalaja e Beratit. Nė vitin 1848 gjatė njė vizite qė i bėri Beratit piktori anglez Edward Lear, shkruan: "…hymė nė kėtė vend mrekullisht piktoresk qė, sado madhėshtor e kisha pėrfytyruar, e tejkalonte ku e ku imagjinatėn time". Nė vitin 1760, Beratin e vizitoi E. Ҫelebi, dhe me kėtė rast shkruan: "… Gurėt e themeleve tė kėsaj porte janė kaq tė mėdhenj sa barazohen me trupin e njė Elefanti. Gurė tė tillė gjenden vetėm nė Jerusalem. Ėshtė njė Kėshtjellė e bukur". (3)


            Berati gjatė pushtimit romak, bizantin e bullgarė


            Pas pushtimit romak nė shek. II p.e.s. Berati u quajt Albanorum Oppidium qė nė shqip pėrkthehet Fortesa e Arbėrve. Periudha Romake ka kaluar pa i regjistruar shumė ngjarje tė rėndėsishme. Vetėm nė mesin e shekullit tė V-tė Perandori Bizantin Teodos i II-ti kreu punime rindėrtimi dhe fortifikimi nė kala, tė cilat u vazhduan nga motra e tij Perandoresha Pulheria. Do tė jetė pikėrisht kjo e fundit qė nė vitin 453 do ta pagėzojė qytetin me emrin e ri Pulheriopolis qė do tė thotė Qytet i bukur. Midis studiuesve, Farlati ėshtė i pari qė mbron tezėn e identifikimit tė Kalasė sė Beratit me Pulheriopolis. Me kėtė emėrtim Berati pėrmendet edhe nė udhėrrėfyesin e Hieroklit (4) si njė ndėr nėntė qytetet kryesore tė provincės bizantine tė Epirit tė Ri. Njė shekull me vonė do tė pėrmendet nga Prokopi i Ēezaresė (5) si njė ndėr 48 ndėrtimet e Perandorit Justinian nė Epirin e Ri. (6) Berati me kėtė emėr (Pulheriopolis) do tė quhet deri nė shekullin e IX.


            Nė vitet 860-927 qyteti pushtohet pėr herė tė parė nga bullgarėt. Gjatė viteve 927-976, nė qytet rivendoset sundimi bizantin, ndėrkaq nga viti 976-1018, bullgarėt pushtojnė pėr herė tė dytė qytetin. Gjatė kėsaj periudhe qyteti do tė shndėrrohet nė njėrėn prej qėndrave tė kėsaj Perandorie nė Arbėri (Shqipėri). Veēoria kryesore e administrimit bullgar ishte shndėrrimi i emrave tė vendeve, nga emrat e vjetėr nė emra sllavė. Ndėr tė parėt qė patėn kėtė fat ishte edhe qyteti nė fjalė i cili u quajt Belgrad (qytet i bardhė). Me kėtė emėr ai pėrmendet pėr herė tė parė nė letrėn qė Papa Mikeli VIII-tė i dėrgoi mbretit bullgar Borisit mė vonė Berati (ACTA ET DIPLOMATA, DOC 55). Me largimin e bullgarėve nė vitin 1018 qyteti iu rikthye pėrsėri Bizantit. Ndėrsa njė shekull mė vonė ju bashkangjit territoreve tė Despotatit tė Artės. Do tė ishte pikėrisht kreu i parė i kėtij shteti Despoti Mikel i I-rė, i cili do tė parapėlqente atė si rezistencė tė re tė tij. (7) Nė kėshtjellėn e Beratit ai do tė gjej vdekjen nė njė natė tė errėt tė vitit 1216 kur vrastare e komplotistėve tė drejtuar nga, vėllai Teodori do t'i japė fund jetės sė tij. Nė vitin 1280 Kėshtjella u mbajt e rrethuar pėr gjashtė muaj me radhė nga anzhuinėt e Mbretėrisė sė Napolit, por nuk arritėn dot ta pushtojnė. (8)


            Berati nėn administrimin e principatės Muzakaj


            Njė kohė Berati kaloj nėn pushtimin e Mbretit Serb Stefan Dushanit, ndėrsa nga viti 1335 - 1417 (shek.XII-XIV) ky qytet do tė kthehet nė qendėr tė principatės shqiptare tė Muzakajve tė udhėhequr nga Teodor Koron Muzaka, pjesėmarrės dhe aleat i Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut nė Kuvendin e Madh tė Besėlidhjes nė Lezhė (02 mars 1444). Ishte Princi Andrea II-tė qė ia mori Beratin me forcėn e amėve komandantit Serb Jovan Komnen Asenit, kunatit tė perandorit Serb Stefan Dushanit. Gjatė Principatės sė Muzakajve nė vitin 1356, pasardhėsi i Car Stefan Dushanit, Uroshi sulmoi Beratin. Njė dokument i kohės diptiku (ungjilli) i Manastirit tė Shėn Gjergjit e pėrshkruan kėshtu kėtė ngjarje: "Kur serbėt pushtuan Beratin, plaēkisnin dhe varnin nga tė dyja anėt e rrugės jashtė kalasė, por shpėtoi e gjithė kalaja", tė cilėn serbėt nuk arritėn dot ta pushtojnė. (9)


            Nėn zotėrimin e Muzakajve, qyteti filloi tė shtrihej jashtė mureve tė kėshtjellės. Nė kėtė kohė Berati arrin shtrirjen mė tė madhe territoriale, zhvillohet dhe bėhet njė qendėr e rėndėsishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Pas njė dominimi afro 70 vjeēar familja Muzakaj do tė detyrohet t'ia dorėzojė Beratin ushtrisė osmane nė vitin 1417. Nga kryengritja e vitit 1433-1435 Teodor Muzaka i riu ia mori qytetin e Beratit osmanėve dhe ringriti Principatėn e Muzakajve. Nė vitin 1438 ai (Teodor Muzaka i riu) u rrethua nė kėshtjellėn e Beratit nga osmanėt. Rrethimi zgjati shtatė muaj ku qyteti u godit pėr herė tė parė me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin Komandanti osman Turhan Pasha bėri njė masakėr nė Myzeqe duke ngritur njė piramidė me koka tė prera. Mė 26 korrik 1455, Berati u ripushtua nga osmanėt, dhe kjo ngjarje nė histori njihet me emrin "Beteja humbėse e Beratit".

(10)

           

 

 

Pamja e kalasė sė Beratit nga ajri.

 

 

            Berati nėn sundimin osman


            Periudha e sundimit osman do tė jetė njė ndėr mė tė gjatat, duke i dhėnė atij formėn e emrit tė sotėm Berat dhe karakteristikat e botės sė Orientit. Nė shek. XVII ai vazhdonte tė ishte qyteti mė i madh i Shqipėrisė, me 500 shtėpi tė shpėrndara nė 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati nė kėtė kohė bėhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim tė madh tė zejtarisė e tė tregtisė. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut tė Vlorės tė pėrbėrė nga kazatė e: Myzeqesė, Tomoricės, Skraparit, Pėrmetit, Pogonit, Tepelenės e Vlorės. Nė Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarė tė huaj.


            Lulėzimi i fundit i fortifikimit tė Kalasė sė Beratit i pėrket periudhės sė pashallėqeve shqiptare. Nė shek. XVIII (1774 - 1787) Berati bėhet qendėr e pashallėkut tė madh tė Ahmet Kurt Pashės. Gjatė kėsaj kohe nė qytet janė kryer ndėrtime tė rėndėsishme si: Teqeja Helvetie, Ura e Goricės, janė ndėrtuar disa kisha si dhe ėshtė bėrė rikonstruksioni i kėshtjellės dhe i urės. Kjo faktohet nga kronika e Kostandin Beratasit, nga e cila mėsohet se Ahmet Kurt Pasha (Pasha i madh nė Berat nė kėtė periudhė) e rindėrton kalanė mė 1768, duke vėnė tė punojnė mbi 5 muaj 450 ustallarė. (11)


            Nga viti 1787 - 1809, pas vdekjes sė Ahmet Kurt Pashės, qyteti kalon nėn administrimin e Ibrahim Pashės, ndėrsa nga 1809 Ali Pashė Tepelena e bashkoi Pashallėkun e Beratit me pashallėkun e tij tė Janinės. Nė kėtė kohė pėrforcohen muret dhe kullat e kėshtjellės nė anėn jugore tė saj. Nė kėtė periudhė tregtarėt e mėdhenj beratas kishin marrėdhėnie me Venetikun, Triesten, Raguzėn, Ankonėn, Korfuzin, Maltėn, Aleksandrinė, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati pėrdorte dy skela: Vlorėn dhe Durrėsin. Ai ishte bėrė kėshtu kryeqendėr e njė sistemi tė madh ndėrkrahinor.

            Tregtarėt beratas kishin agjencitė e tyre nė Durrės, Vlorė, Elbasan, Korēė, ndėrsa tregtarėt e mėdhenj shkodranė kishin nė Berat agjencinė e tyre tregtare. (12)


            Berati mori pamjen e sotme nė shek. XVIII dhe sidomos nė shek. XIX, pas tėrmetit tė vitit 1854, i cili shkatėrron kėtė qytet. Nė fund tė viteve 30 tė shek. XIX Berati kishte 8000 banorė dhe si tė gjithė qytetet e tjerė ruante karakterin e ekonomisė sė vogėl zejtare. Tashmė ishin shfaqur punishtet e tipit tė manifakturave, por ende tė paēliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytė pas Shkodrės pėr fuqinė ekonomike tė tregtarėve tė mėdhenj, tė cilėt kishin korrespondentė ose agjenci nė Durrės e Vlorė si edhe nė Trieste, Korfuz e Maltė. Ekzistonin punishte me 5 deri 10 krahė pune dhe disa fabrika tė vogla mielli e vaji. Nė fund tė viteve 1800 nė qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenė kėshtu qendra mė e lulėzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipėrisė sė Jugut. Deri nė mes tė shek. XX nė Berat ekzistonin ende tre tregje tė gjerė tė cilėt funksiononin rregullisht ēdo tė shtunė: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjėsė sė gjallė. Tregu kishte 4 qendra kryesore: tė opingarėve, tė mestexhijve, tė tabakėve dhe tė kazanxhijve. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku pėrfaqėsoheshin tė gjitha llojet e tregtive. Pėr nga numri i zejtarėve Berati ishte nė vend tė parė; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Ēdo zeje sistemohej nė njė rrugė tė cilės i jepte emrin. Deri nė gjysmėn e dytė tė shek. XX vazhdonin tė ekzistonin rrugėt e:kazanxhinjve, bakėrxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepėsve, kazazėve (qėndistarė), argjendarėve, armėtarėve, opingarėve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj. (13)


            Struktura e Kalasė sė Beratit


            Njė nga monumentet mė tė bukur, mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishėm tė historisė dhe kulturės shqiptare ėshtė padyshim kalaja e Beratit.


            Periudhat e ndėrtimit tė kalasė sė Beratit mund tė grupohen si vijon:


            I. Periudha Ilire;

            II. Periudha bizantine;

            III. Periudha e principatave feudale shqiptare;

            IV. Periudha e hershme e pushtimit turk;

            V. Periudha e hershme e pashallėqeve tė medha.


            Nė rrethimin e Kalasė sė Beratit dallohen mjaft mirė kėto faza ndėrtimi, muret ilire qė i pėrkasin shek.IV p.e.s. dhe pėrfaqėsojnė zanafillėn e qytetit, ndėrtimet e periudhės sė principatave dhe periudha e pushtimit osman. Brenda mureve tė kalasė ka gjurmė tė ndėrtimeve paleokristiane, mbi tė cilat qendrojnė ndėrtime tė shek.XVI. Ndėrtimet ekzistuese, qė ruajnė fizionomi tė plotė dhe nė ditėt tona janė kishat bizantine tė shek.XIII-XIV, xhamitė e shek.XV, kishat e shek.XVI dhe banesat e shek.XVIII-XIX. (14)


            Me formėn e saj tė spikatur nė trajtė trekėndėshi kalaja (siē theksuam nė fillim), ngrihet mbi njė kodėr tė lartė 187 m, e cila ndodhet nė bregun e djathtė tė lumit Osum, duke dominuar luginėn e tij (15) Nė tė kaluarėn siguria e kėsaj kėshtjelle ka qėnė maksimale, sepse projektuesit e saj e ndėrtuan pikėrisht nė kėtė kodėr ku ana jugore bie thikė mbi Osum, anėt lindore dhe perėndimore kanė pjerrėsi tė madhe, ndėrsa nė anėn veriore kodra ulet ėmbėl drejt qafės sė Biftės, duke siguruar komunikimin.


            Muret kanė njė perimetėr prej 1400m, brinja lindore e kėtij trekėndėshi ėshtė e gjatė 620m ndėrsa dy tjerat janė tė barabarta dhe janė tė gjata 410 m. (16)


            Ndryshe nga kėshtjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenė e pajisur me 24 kulla tė cilat emėrtohen sot me emrin turk Tabje. Sė bashku me muret ato i pėrkasin periudhave tė ndryshme tė ndėrtimit qė nisin qysh nga antikiteti i vona (shek.IV p.e.s) dhe pėrfundojnė gjatė kohės sė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės (1813-1821). Kullat nė gjithė perimetrin e murit janė ndėrtuar nė pėrshtatje me terrenin e kodrės. Format e kullave janė nga mė tė ndryshmet, katrore, pykė, forėm U-je, etj. Brenda sipėrfaqes prej 9.6 ha tė kalasė ndodhen disa kisha, njė pjesė e tė cilave rrėnojė, Sarajet turke, rrėnojat e dy xhamive, sternat e ujit tė quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandės, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndėrkohė qė pjesėn mė tė madhe tė kėtij oborrit tė brendshėm e zėnė njė sėrė rrugicash, kopshtesh, baēesh dhe shtėpi banimi tė cilat pėrbėjnė lagjen e quajtur kala. Arkeologu Altin Behari (ciceron nė kala) thotė se dikur nė Kala kanė ekzistuar 42 kisha ndėrsa sot ruhen vetėm 8. Mė tė hershmet i pėrkasin kryesisht shekujve tė XIII dhe XIV. Ndėrsa banesat (shtėpitė) nė pėrgjithėsi i pėrkasin shekujve tė XVIII dhe XIX. Edhe nė ditėt e sotme, nė lagjen Kala banojnė 72 familje tė Beratit. (17)

 

 

Hyrja kryesore nė Kalanė e Beratit (nė juglindje) dhe Lagja e banimit nė kala.

 

 

            Kalaja ka katėr hyrje (porta) komunikimi. Njėra prej tyre dhe pikėrisht ajo qė paraqet mė shumė interes pėr shkak tė elementeve pėrbėrės tė saj ėshtė Hyrja kryesore, nė anėn juglindore. Pasi kalon nė tė futesh nė njė oborr tė fortifikuar (brabakano), ku pėrpara tė del njė portė e dytė pikėrisht nė murin ballor tė saj, nė anėn e djathtė tė njė harku,(18) ndodhet njė monogram me tulla tė kuqe qė i pėrket ndėrtimeve bizantine tė shek.XIII (tė vitit 1204), periudhė kur nė kėshtjellė sundonte despoti i Epirit, Mihal Komneni. I ndėrtuar ashtu si i gjithė kompleksi mbrojtės nga despoti i Epirit Mihal i I-rė porta me monogramin nė formė kryqi me inicialet M.K, edhe sot ruan po kėtė emėr "Porta e Mihal Komnenit". (19)


            Po gjatė periudhės mesjetare bizantine (shek.XIII) nė majėn mė tė lartė tė kodrės ngrihet njė tjetėr rrethim (kėshtjella-akropoli) i pajisur me dy hyrje dhe 5 kulla mbrojtėse, i cili shėrbente si njė vendstrehim nė rast tė pushtimit tė kėshtjellės sė poshtme. (20) Komunikimi i saj me ambjentin e jashtėm kryhej nėpėrmjet hyrjes jugperėndimore, kurse me ambjentin e brendshėm nėpėrmjet hyrjes perėndimore. Kėshtjella ndahet nė dy pjesė me anė tė njė muri tė pėrforcuar me dy kulla, prej tė cilave pjesa e brendshme shėrbente si seli pėr krerėt. Balli i hyrjes gjendet i tėrhequr nė thellėsi duke krijuar pėrpara njė oborr tė hapur. Kjo thyerje e pakushtėzuar nga terreni, mė e theksuar nė krahun e djathtė tė pambrojtur tė sulmuesve, e mbulonte ballin e hyrjes nga makinat gurhėdhese dhe jepte mundėsi pėr goditjen nga lart tė armikut. Hyrja me pėrmasa 10 x 10 m dhe planimetri kuadratike, pėrshkohet nė mes prej njė korridori. Pjesa e tij e parė, 3.80 m e gjerė kufizonte numrin e sulmuesve dhe shmangte goditjen e portės nga makinat, ndėrsa nė pjesėn e dytė gjendeshin dy porta dy flegėrshe. Pajisja e mėvonshme e ballit tė hyrjes me njė portė tė tretė tregon heqjen dorė nga parimi i korridorit tė hapur dhe futjen e njė koncepti tė ri, sipas tė cilit armikut i duhej tė ēante tre porta tė vendosura njėra pas tjetrės, duke qenė vazhdimisht i goditur nga lart. (21)


            Restaurimet nė Kalanė e Beratit


            Kalaja e Beratit ėshtė shpallur monument kulture nė vitin 1948 me Dekretin nr.586, dt.17.03.1948, aprovuar me ligjin nr. 609, dt.24.05.1948 dhe Dekretin nr.4874, dt.23.09.1971.


            Gjatė vitit 1977 u bė restaurimi i kalasė. Punimet u pėrqendruan nė rrethimin e dytė tė kalasė. U pastrua ana perėndimore nga brenda dhe veriore e saj dhe u konsoliduan strukturat murale qė ishin nė gjendje degradimi. Qėllimi i kėtyre punimeve ishte kthimi i kalasė nė objekt tė vizitueshėm, pasi pėr shkak tė nivelit tė lartė tė dheut dhe rrėnimeve, kjo pjesė paraqitej e pavizitueshme. Gjatė punimeve u zbuluan njė sėrė ambjentesh tė mbuluar me qemer ngjitur me murin e kėshtjellės dhe disa ambjente tė ndėrtesave njėkatėshe. Nė kėtė kohė u restauruan dhe harqet e dritareve tė ndėrtesės. Gjatė periudhės 1980-1981 punimet u pėrqėndruan nė zonėn e kėshtjellės, ku u arrit pastrimi pėrfundimtar nga hedhurinat dhe zbulimi i elementeve arkitektonike, tė shek.XVI-XVIII. Tabani i kalasė u nivelua dhe u rrafshua duke iu pėrmbajtur pikėrisht nivelit tė shek.XVIII. Gjatė kėtyre punimeve doli nė dritė dhe njė shtesė e fortifikimit tė III dhe porta e tij me vend-rojet. Nė kėtė mėnyrė kjo zonė pėrpara e rrėnuar me grumbuj gurėsh e bimėsi pa kriter, sot ėshtė e vizitueshme. Gjatė vitit 1981 nisi dhe pastrimi i anės sė jashtme lindore tė kalasė, qė rizbuloi muret dhe vlerat e kėsaj ane tė kalasė. (22)


            Dy lagjet karakteristike tė Beratit


            Nė Berat dallohen dy lagje pėr harmoninė e tyre me terrenin nė tė cilėn janė ndėrtuar, ato janė: Lagja e Mangalemit dhe ajo e Goricės. Kėto lagje sė bashku me kalanė, (brenda sė cilės banojnė 72 familje), pėrbėjnė tre komplekset mė karakteristike tė qytetit. Kompleksi i lagjes Mangalem ėshtė gur i ēmuar nė artin e ndėrtimeve, nė tė cilėn kompozimi harmonik i shtėpive ka arritur njė nivel tė lartė. Ndėrtimi i shtėpive nė kėtė lagje nis gjatė shekujve XV - XVI-tė. Lagjja ka formėn e njė piramide elegante qė imiton siluetėn e kodrės, nė majėn e sė cilės ėshtė ngritur kalaja. Ky kompozim, kaq i madh nė volum aq sa delikat nė kompozimin e saj, karakterizohet nga njė transparencė intesive pėr shkak tė numrit tė madh tė dritareve, nga e cila merr edhe emrin «qyteti i njė mijė e njė dritareve». Vizitorit i tėrheqin vėmendjen rrugicat, tė cilat edhe pse janė tė «fshehura» kanė njė bukuri tė jashtėzakonshme. Shumė intime, me errėsirėn e tyre kėto rrugica duket sikur sfumojnė godinat e lagjes. Rrugica si kėto nuk mund tė harrohen me lehtėsi. Gorica ėshtė lagjja pėrballė Mangalemit qė nuk shikon kurrė diellin gjatė stinės sė dimrit. Ndėrtimi i kėsaj lagje ka filluar rreth mesit tė shek.XVI-tė. Lagja ka rreth 250 familje. Lagja e Goricės karakterizohet nga reliev i thyer, ndėrsa pjesa afėr rrugės kryesore nuk ėshtė aq e thyer dhe kjo ka bėrė qė ndėrtimet nė kėtė lagje ti pėrshtaten relievit dhe tė kenė ngjashmėri me banesat e lagjes Mangalem dhe tė lagjes Murat Ҫelebi. (23)


            Lagja e Mangalemit dhe ajo e Goricės sė bashku me Lumin Osum, qė gjarpėron pėrmes tyre, i japin njė pamje tė veēantė e unikale qytetit. Lagjet e tjera tė qytetit janė nė pjesėn e djathtė tė lumit Osum, ose pėreth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e njė amfiteatri.


            Berati pjesė e UNESKO-s


            Mė 08 Korrik 2008 Qyteti i Beratit bėhet pjesė e Organizatės pėr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashėgimisė Botėrore (UNESCO-s). Pėrpilimi i dosjes sė Beratit pėr UNESKO-n ka filluar qė nė vitin 2004 nga studiuesi Emin Riza. Pranimi i qytetit tė Beratit nė UNESKO vjen nė seri me pranimin e qytetit tė Gjirokastrės.


            MUZEU KOMBĖTAR “ONUFRI" NĖ KALANĖ E BERATIT


            Muzeu Kombėtar mban emrin “Onufri”, tė njėrit prej kryemjeshtrave tė pikturės shqiptare tė shek.XVI, i cili ka lėnė njė fond mjaft tė pasur nė krijimtarinė ikonografike. Muzeu ėshtė pėrshtatur nė ambientet e Katedrales “Fjetja e Shėn Mėrisė”, e cila gjendet nė qendėr tė lagjes sė banuar nė kalanė e qytetit tė Beratit, qė prej 27 shkurtit tė vitit 1986. Ajo ngrihet nė pjesėn mė tė lartė tė lagjes, e cila dikur pėrbėnte njė kompleks me godinat e mitropolisė. Sipas kronikanit osman Evlija Ēelebi i cili bėn njė pėrshkrim kalasė sė Beratit pėrmend 8 kisha dhe njėra prej tyre (Kisha “Fjetja e Shėn Mėrisė”), thotė ai - ėshtė e stolisur shumė, e madhe, dhe e mbajtur mirė. (24) Kisha ėshtė njė rindėrtim i vitit 1797 simbas mbishkrimit mbi portėn e hyrjes… “nė kohėn e gjithhirshmit dhe gjithndriturit tė Beratit, zotit Josif dhe me kontributin e klerikėve, arkondėve dhe tė krishterėve tė tjerė… nga dora e Themeliut dhe vllazėrimit sė tij”, dhe ka qėnė katedralia e qytetit. Katedralia ėshtė monumenti mė pėrfaqėsues i arkitekturės pasbizantine nė qytetin e Beratit. (25) Katedralia (Muze) ėshtė bazilikė trinefėshe me thollo, me madhėsi 23×77.20m. (26)

 

            Nė katedrale hyhet nėpėrmjet njė shkalle nga njė portė nė anėn veriore dhe nė anėn jugore nga portiku. Njė portė, qė e lidh me rrugėn, ka dhe muri rrethues i kėsaj ane. Muzeu ka tri salla kryesore, nė tė cilat janė tė ekspozuara veprat mė tė mira tė autorėve tė shumtė shqiptarė. Kompleksi muzeal pėrbėhet nga salla qendrore e kishės, mjedisi i altarit, si edhe nga njė sėrė mjedisesh ndihmėse njėkatėshe, nė anėn veriore, dhe dykatėshe, nė anėn perėndimore. Nė anėn jugore tė kėtij mjedisi, ndodhet njė portik i hapur me sistem harqesh e kolonash tėrėsisht tė gurta. Nė brendėsi tė kishės, nė pjesėn ballore ndodhet njė ikonostas i gdhendur nė dru me reliev tė thellė dhe qė daton nė vitin 1806. Nga ana jugore bazilika rrethohet nga mure tė larta ku ndodhet edhe hyrja kryesore. Nė kėtė anė tė kishės ėshtė ndėrtuar njė hajat i hapur, mbuluar me ēati druri tė mbėshtetur mbi murin dhe njė harkadė tė bukur me harqe dhe shtylla guri. Ky ndėrtim shquhet pėr ngritje nė lartėsi dhe pėrbėn njė variant tė rėndėsishėm tė arkitekturės sė kultit nė fazėn e kalimit nga shekulli XVIII nė atė tė shekullit tė XIX. (27)

 
            Fondi i muzeut “Onufri” ėshtė i pasur me objekte tė shėrbesės dhe vlera tė papėrsėritshme ikonografike mesjetare, tė cilat janė dėshmi tė vlerave kulturore dhe trashėgimisė artistike tė njė qyteti kaq tė pasur nė kulturė siē ėshtė qyteti - muze i Beratit.


            Koleksioni i muzeut pėrbėhet nga 173 objekte tė pėrzgjedhura nga njė fond prej mėse 1500 objektesh qė i takojnė fondeve tė kishave dhe manastireve tė Shqipėrisė, dhe tė qytetit tė Beratit, ku 106 janė ikona dhe 67 janė objekte liturgjike, dhe u pėrket piktorėve ikonografė shqiptarė qė kanė krijuar nė shekujt XIV-XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufėr Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe Ēetirėt (Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu), dhe tė shumė piktorėve tė tjerė anonim. Ikonabartėsin (nė dru) tė katedrales sė Beratit e ka gdhėndur mjeshtri Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtėr Stefan Barka nga Misrasi i Oparit, nė mesin e shekullit tė XIX-tė. (28)


            Ikonostasi i Katedrales “Fjetja e Shėn Mėris”, i vitit 1807 bėn pjesė nė njė nga realizimet mė tė mira tė mjeshtrave shqiptarė tė drugdhėndjes tė shek. XIX. Ikonostasi ėshtė i vendosur nė gjithė hapėsirėn tri nefėshe tė interierit tė katedrales, ai ka dy radhė ikonash, (12 ikonat e mėdha Mbretėrore dhe 27 ikonat e vogla tė Festave). Ka tri porta dhe ėshtė i gdhėndur nė dru are dhe i larė nė Ar, i praruar dhe i kompozuar si fasadė arkitektonike. Udhėheqėsit e grupit qė realizuan gdhėndjen e ikonostasit dokumentohen tė jenė dy mjeshtrat, Usta Andoni dhe Stefani, ndėrsa ikonografėt grabovarė tė (dinastisė) familjes Ēetiri ose (Katro) nėn drejtimin e mjeshtrit ikonograf Johan Ēetiri, realizuan 27 ikonat e vogla tė (Festave) dhe 7 ikonat e mėdha, (Mbretėrore). (29)

 

            Ajo qė e bėn kėtė muze sa interesant aq edhe tė vizitueshėm, ėshtė ekspozimi nė ballė tė hyrjes i ikonės sė Shėn Mėrisė, njė nga mė tė bukurat e fondit, vepėr e mjeshtrit tė madh Onufrit. Kisha ka dhe njė Rozetė qendrore (si orė diellore) nė dyshemenė prej guri tė dekoruar nė interierin e saj. Mendojmė se kjo Rozetė i pėrket njė periudhe mė tė hershme, dhe jo i periudhės kur ėshtė rindėrtuar kisha - nė viti 1797. Ky element ėshtė trajtuar me shumė interes nga mjeshtrat e asaj kohe tė cilėt kanė dhėnė zgjidhje me format dhe motivet simbolike tė shumėllojshme, me variacionet e materialeve koloristikėn e tyre pėr harmonizimin me volumin e pėrgjithshėm tė interierit tė objektit. (30)

            Nė muze, pėrveē ikonave tė shumta, ndodhen dhe njė numėr i konsiderueshėm i objekteve kishtare, disa tekstile dhe objekte metalike, tė cilat dėshmojnė pėr njė traditė tė zhvilluar artizanale tė njė niveli tė lartė nė rrethin e Beratit.

            Dy Kodikėt e Beratit

            Studiuesi francez Pjer Batiffoli, gjatė vizitės nėpėr kishat e Beratit nė vitin 1865 mbeti i mahnitur nga zbulimi i disa Kodikėve tė vjetėr kishtarė. Nga Kodikėt mė tė njohur, pėr tė cilėt na flet Batiffoli ėshtė "Kodiku i Purpurt i Beratit" (Codex purpureus Beratinus), vepėr e shek. VI-tė si dhe “Kodiku i Artė i Anthimit” (Codex aureus Anthimi) qė i pėrket shekullit tė IX-tė. "Kodiku i Purpurt i Beratit" (Beratinus-1) ėshtė njė dorėshkrim mjaft i rėndėsishėm pėr fillimet e shkrimeve Biblike. Gjithsej ka 190 fletė, tė shkruara me shkronja tė derdhura nė argjend. Bukurshkrimi ėshtė i veēantė ndėrsa gėrmat janė tė medha (majuscule). Ai pėrmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamen nė ngjyrė tė kuqe tė thellė (purpurtė) prej nga ka marrė edhe emrin. Pjesė tė tjera tė rėndėsishme tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Kapaku i dorėshkrimit ėshtė mė i vonshėm se vepra, ai ėshtė metalik dhe me zbukurime skenash biblike. “Kodiku i Artė i Anthimit” (Beratinus-2) pėrfaqėson kodikun e dytė mė tė rėndėsishėm tė Beratit, i pėrket shekullit tė IX, ėshtė shkruar me gėrma tė vogla “minuscule” dhe i ka 413 fletė. Ai pėrmban 4 ungjijtė: sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Mateut. Figurat e ungjillorėve janė tė rrethuara me korniza dekorative tė ndėrtuara me motive floreale dhe gjeometrike, rrathė dhe lule. (31) Tė dy kodikėt e Beratit janė pjesė e Kujtesės sė Botės. UNESCO ka treguar njė interesim tė madh pėr ruajtjen e kėsaj trashėgimie unike tė literaturės sė vjetėr liturgjike tė historisė botėrore.




            Literatura e shfrytėzuar:


            1. Drejtoria e Kulturės Kombėtare Berat: Kalaja e Beratit. UNESKO's WHL- Berati 2400 vjeēar, Tiranė U.F.O Press

            2. Iliran Gjika: Berati, qyteti-kėshtjellė.

            3. UNESKO's WHL- Berati 2400 vjeēar…

            4. Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Botimet Toena, Tiranė 2002, fq.453

            5. Po aty, fq.435

            6. Iliran Gjika: Berati, qyteti-kėshtjellė

            7. Histori e popullit shqiptar, Tiranė 2003, fq.233

            8. UNESKO's WHL - Berati 2400 vjeēar, ….

            9. A.Baēe, A.Meksi, E.Riza, “Berati historia dhe arkitektura”, Tiranė, 1988, Fq.27

            10. UNESKO's WHL - Berati 2400 vjeēar, ….

            11. Faqja zyrtare e Ministirsė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė: Kalaja e Beratit.

            12. wikipedia - Berati

            13. Po aty

            14. Faqja zyrtare e MTKRS tė Shqipėrisė: Kalaja e Beratit.

            15. Hėna Spahiu, "Qyteti Iliro Arbėror i Beratit" Tiranė 1990, fq. 9-11

            16. A.Baēe, A.Meksi, E.Riza - Berati, Historia dhe arkitektura Tiranė 1988, fq. 34

            17. Nga biseda e autorit me arkeologun Altin Beharin, gjatė vizitės nė kala, mė 14 gusht 2012.

            18. Apollon Baēe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63

            19. Iliran Gjika: Berati, qyteti-kėshtjellė. Wikipedia - Kalaja e Beratit.

            20. Drejtoria e Kulturės Kombėtare Berat: Kalaja e Beratit

            21. Nga biseda e autorit me arkeologun Altin Beharin, gjatė vizitės nė kala, mė 14 gusht 2012. Faqja zyrtare e MTKRS tė Shqipėrisė: Kalaja e Beratit.

            22. Apollon Baēe, Kronika e punimeve restauruese per vitet 1980-1981, Monumentet 1/1982, Muret rrethues tė Beratit, fq.120. Faqja zyrtare e MTKRS tė Shqipėrisė: Kalaja e Beratit

            23. Albania Rafting Group: Guide nė qytetin e Beratit. UNESKO's WHL- Berati 2400 vjeēar, Tiranė U.F.O Press.

            24. Bashkia Berat - Trashėgimi e Beratit./ Njė studim mbi Evlija Ēelebiun mbi qytetin dhe kėshtjellėn e Beratit, Tiranė, 1971, f.29

            25. A.Baēe, A.Meksi, E.Riza, Berati, historia dhe arkitektura, Tiranė, 1988, f.61

            26. Theofan Popa, Mbishkrime tė kishave nė Shqipėri, Tiranė, 1998, f.113

            27. Nga biseda e autorit me Anila Robonikun, cicerone nė Muzeun Kombėtar "Onufri", 14 gusht 2012.

            28. Muzeumetberat.net, Muzeu Kombėtar Ikonografik "Onufri". (Onufri ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i pikturės pasbizantine nė Berat dhe trojet shqiptare. Ai nė krijimtarinė e trashėguar paraqitet si njė mjeshtėr i lartė nė artin e pikturimit. Gjeografia e krijimtarisė sė tij pėrfshinė njė teritor tė gjerė nė ballkan si: Shqipėrinė qendrore, Greqinė veri perėndimore, Maqedoninė perėndimore e Rumaninė. Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13 afreske. Nė Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri. Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave, shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.)

            29. Nga biseda e autorit me Anila Robonikun, cicerone nė Muzeun Kombėtar "Onufri", 14 gusht 2012./ Muzeumetberat.net, Muzeu Kombėtar Ikonografik "Onufri"

            30. Dritan Ēoku: Njė Kalendar Julian nė dyshemenė e njė kishe nė kalanė e Beratit.

            31. Dr.Shaban Sinani: Kush jane Kodikėt e Shqipėrisė./Nga biseda e autorit me Anila Robonikun, cicerone nė Muzeun Kombėtar "Onufri", 14 gusht 2012.

 

 

VIZITĖ NĖ KALANĖ E BERATIT, MĖ 14 GUSHT 2012