Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Behram Hoti

BEHRAM HOTI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BEHRAM HOTI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

          Behram Hoti u lind nė fshatin Likoc  tė Skenderajt.

          Ėshtė autor i tridhjetetetė veprave letrare.

          Ėshtė pjesėtar i tri luftėrave tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (1997 - 2001).

 

 

 

KOHĖ UJKU

 

Nė pip plepi u zbeh dita

Nė  degė Frashėri u pre kėnga

Dita dhe kėnga janė dy motra

Kohė ujku(medet) i kafshon...

 

Trupi pėr Druri apo Druri

Pėr Trupi duhet mbėshtetur

Ecin nėpėr terrin e zi Toplicės

Mollėkuqe na n`grohė nė gji...

 

Vetullat e Alpeve Shqiptare

Ja lidhin ballin Kosovės Lindore

 

O, moj molla e kuqe

Na mbajė nė dorė...

Mbi trupin tonė tė plagosur

Po reshė e Kuqe Borė...

 

Leh ujku n`Lejthia t` Nishit

E kohė Kohė ujku Kohė hijenash

Kohė djalli ėshtė Errėtina

Ėshtė kohė krimbash hutinash…

 

Pragun e Shtėpisė

Gurtė e kullave

Urithi e miza I grimcon

E Liga e Shtėpisė e trazon…

 

Eja kohė e Mirė eja!…

                                  

 

FYTYRA E MOTRĖS

 

Njė antisfidė e uritur

Vjen e ma tremb ėndrrėn

Me njė ligjėratė tė dhembshme

Vjen e mė ulet e hutuar

Nėn hijen e Lisit tė Lashtė

 

Motra mbėshtetur pėr Trungu

Diellit ia zbulon fytyrėn

Do dhi tė egra lodhshėm ecin

Brezareve ilire kullosin

Eruidi lyp gur pėr epitaf

Dhitė e egra me Mollėn e Eridės

Nė dhėmbė para Motrės rrėzohen

Trupinė e Ēamerisė e kafshojnė

e  gotėn e Laokontit nė duar

 

 

KALI I BELAVE

 

Na pehatė jeta e qėndrojnė

Betejave terrinave Ferrore

Duke tėrhequr poteze shahu

Edhe nėpėr burgje nė ēeli...

Ėndrra jonė flakėron

Majave rrezeve tė diellit

Dete e male trupon

Urėn pėr ta kaluar o Zot

Trupin shpresa na forcon...

 

Kėtu dy dhe pesė

Nuk bėjnė shtatė

Ditė e natė po murmuron

Kali belave po hingėllon...

 

 

KORBI

 

Unė jam Korbi

Zemrak mitologjik

Zihosh futė i natės

Krrokama ime trishton tokėn

Zotin e shajė e bėrtas

Ditė e natė unė krrokas...

 

 

Sofrės ia grabis bukėn

Gjakun ma ushqen fantazi e ndezur

Kur hutėn e shoh n`dorė t`njeriut

Lėkura mė dridhet e mėrdhezur

Eshtrat e zogjve mė ushqejnė

Kokėn e kam historinė…

 

Me intriga me lot e me gjak

Ushqehet e fanitet trupi im

Unė shekull e kam pangopsinė

Ditė natė e kam mizorinė

Nuk shoh muzgje  as mėngjese

Jam I ftohtė akull gri

Si unė  nuk ka Lubi

Jam ferr futė i zi

 

Unė jam korbi…

 

 

TERRNOCI I BUJANISĖ

 

Deri nė Vrajė ėshtė Bujania

Rrėnjė e Kosovės Lindore

Edhe vreshtat e kuqe

Rrotull maleve Sytelia

Ulėn nė  Fushėn e Terrnocit...

 

Njė gautė kokėzezė

Edhe kokėzeza e natės...

Gurin e zi e gugasin

Erret natė e borė futė

Rrrėshoja kafshon dheun e butė...

 

Me emėr e me datė

Vetullat e bjeshkėve t`larta

Ngritėn Kepat e Bardha

Katundet Fera... Ramė Buēa

Kroni Delli...Suharrna ...

 

Moraca Syteli... Vada

Me Hashaninė 3005 shtėpi

Kronika e Dėshmi tė gjalla

Dimri i Zi i 1897

Molla e Kuqe pre me hangjarra...

 

Brezara e Gjyrasheci

Fatbardhat e historitė

Kronikat e gjenocidit 1897

Mbi shqiptarėt e Etnisė

T preu me sakica Nivica...

 

Te lisi i Kangjelit

U dogjėn djepat nė Lulak...

U shkrumuan gurtė e Zabelit

Atje mė gjeli nuk kėndon

Kroni i Lotėve gurgullon...

 

                                  

ZĖRI I PALESTINĖS                                                            

 

Mos na thuani pėr diell, mos kėndoni

Mos na shtypni si kokrrėn e kripės n`rrasė

Nga zemra e Palestinės o kėngė jehoni

Grykėn e Motit Zi gjaku do te plasė

 

E poqėm kulaēin n`zjarr nė sanxhak

Me ngrėnė n`sofėr ti ylber qielli jonė

Kofshėt e fėmijėve,nėn fytyrė me gjak

Erėrat ia lidhėm n`qafė kohės me kambanė…

 

N`qepallat, n`sytė tanė loti ėshtė gurėzuar

Akujt e Hamsinit ngrinė n`strehėt`shtėpisė…

Po digjet ndėrgjegjja e mashtrimit t`tradhtar

Po mbetet e vetmuar Palestina para stuhisė…

 

Nė agun e Agimit pranverėn e parė…

Lubitė e zeza,po e kafshojnė me dhembė

O ziliqarė tė ultė mos u qofshi falė!...

Pėrralla e shekullit u lidhi duar e kėmbė…

 

N`rrezen e kuqe, bjeshkė e fusha kuqėlojnė

Vetėm n`diellin tonė ne besojmė

Stuhitė ushtojnė,koha vjen e shkon...

Palestinė e lashtė me gjak po agon...

 

O varre t`thella tė hapura nė robėrim

O sėmundje e njerėzimit  shkrumohu nė eshkė

Ngritu asht me Dhe e Atdhe,besim

Bashkohuni lumenj gurė lisa n`bjeshkė…

 

Palestinė vajė ,poeti dhembje e lashtė

Priti shtegtarėt e pranverės,historisė

E pavėrteta ėshtė njė zjarr me kashtė

Palestinė Zoti ti bekoftė plagėt e lirisė.