Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Bedri Neziri

BEDRI NEZIRI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BEDRI NEZIRI

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

            Bedri Neziri u lind me 27 prill 1962 nė katundin Bunjak (ish Krasmirovcit) tė Skėnderajt.

            Shkollėn fillore dhe fazėn e parė tė arsimit tė mesėm tė orientuar i kreu nė Kastriot (ish Obiliq) dhe dy vjet tė tjera i kreu nė Prishtinė. Diplomoi nė Universitetin e Prishtinės, nė Fakultetin Filologjik, dega Gjuhė dhe letėrsi shqipe.

            Pėrveē me prozė, merret edhe me shkrime poetike e publicistike ku disa krijime letrare i  ka tė botuar nė revista e gazetat periodike nė Kosovė e Shqipėri si “Rilindja”, ”Zog mėngjesi”, ”Kosova’’ e KEK-ut”, ”Bulevard” dhe “Vegime letrare” te Durrėsit  nė tė cilėn u pėrfshi njė numėr i konsideruar i poezive tė tij.

            Nė pėrvjetorėt e  Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė organizohej nė Obiliq, ėshtė fitues i dy  shpėrblimeve letrare i cili mori ēmimin e parė nė poezi  dhe  ēmimin e tretė nė prozė nė vitet 2007, 2008.

            Punon nė shkollėn fillore ”DR. Ibrahim Rugova” dhe ėshtė themelues dhe drejtues i grupit letrar i cili vepronte ne kuadėr te SHKA ”Rruga e lirisė” e me vonė i Klubit letrar  dhe tash i Shoqatės sė Shkrimtarėve ”Fahri Fazliu” nė  Kastriot. Ėshtė anėtar  i  Lidhjes sė Shkrimtareve tė Kosovės prej vitit 2011. Jeton nė Kastriot dhe punon si Zėvendėsdrejtor  nė  SHMU “ Dr. Ibrahim Rugova” prej vitit 1990 .

 

            Deri me tani ka tė botuara kėta libra:

 

            “Kohė e ndaluar” monografi, 2001

            “Shtegtimet e Arbėrit” poezi, 2008

            “Shtegtime letrare”monografi, 2012

            “Dritat e shkėlqimit poetik”, fituesit e poezive dhe tregimeve 1990-2011

 

 

 

 

 

LAHUTA E GJYSHIT

 

Nė fshat ka mbetur vetėm oda e vjetėr

vatra e ndezur e kujtimeve

dhe gjyshi qė ende na e mėson lahutėn

Dhe pushkėn si t’ia kthejmė hasmit

 

Sa herė kthehem nė atė odė

Dėgjoj zėrin e gjyshit tek ia thotė malėsorēe

Dhe ndjej mallin si rritet si bari

Nuk e di a jam nė ėndėrr

Mbase sėrish po zgjohen vegimet

Derisa pėrkundem nė djepin e sė kaluarės

Dua tė mė zė gjumi nėn tingujt e lahutės

 

 

 

ATDHEU

 

Atdheu ėshtė buzėqeshja ime e parė

ėshtė lulja e kuqe e mėllagės

qė rritet nė shiun e buzėqeshjeve tona

uji i kristaltė ku burimi shuan etjen

 

ėshtė djepi i stėrlashtė i gjyshit

ku na mėsoi si tė rritemi

ėshtė betejė fitoresh pėr liri

ėshtė bukuri me tė cilėn mund tė matet vetėm parajsa

 

ėshtė frymėzim shpirti gjak zemre

ėshtė buzėqeshja nga e cila rriten yjet

qė i bėjnė dritė sa herė ecė nėpėr natė

e nėpėr stuhi

 

ėshtė lule qė i falė bukuri njeriut

kur ėshtė i lirė

ėshtė si bjeshka me lule

si pėrralla me zana e shtojzovalle

ėshtė e vetmja fjalė qė bekon dėshmorin

e vetmja kėngė pėr dashurinė qė na bashkon

 

 

 

SHTEGTIMET E ARBĖRIT

                  

U rrita dhe u plaka

Pa arritur nė Krujė

Pa shkuar nė Vlorė

Tė mėsoj si fitohet liria

Pėr Drenicėn pėr Kosovėn

 

U rrita dhe u plaka

Pa arritur nė Ulqin e Preshevė

Nė Medvegjė e Tetovė                      

Nė Manastir e Strugė

Nė Janinė e Ēamėri

Tė mėsoj si ecet vertikalisht

Shekujve nėn robėri

 

U rrita dhe u plaka

Pa arritur nė Tivar e nė Prevezė

Pėr tė parė Pluhuri i Harrimit

Sa ka mbuluar Dritė edhe Rreze

 

U rrita dhe u flijova

nė Drenicė dhe nė Prishtinė

po kurrė s’e pashė tok Arbėrinė

 

U rrita dhe u plaka

Duke pas frymė Besėn Shqiptare

Duke u shoqėruar me shpresėn pėr liri

Fushave tė bujarisė dhe trimėrisė kombėtare

 

 

 

LAPSI MAGJIK

                     

Me lapsin magjik

Shkruaj diēka pėr shpirtin

Netėve tė vona

                     

Fushave tė frymėzimeve

Vjel lule pėr martirėt

Pėr tė mirėt

Derisa nė sytė e mi

Si bletėt punėtore

Vallen e lirisė vallėzojnė dėshmorėt

 

Tė nesėrmen mbi botė

Na pėrshėndetė dielli...

 

                                  

 

NJĖQIND VJET ME NET ME STU

 

Atdheu i vegjėlisė ėshtė buzėqeshja

nga e cila rriten yjet

qė i bėjnė dritė sa herė qė ecė nėpėr natė nėpėr stuhi

duke lakmuar bukurinė e atdheut

u bėnė lule lirie

duke lakmuar bukurinė e lirisė

u bėnė lapidar guximi e trimėrie

u bėnė vet historia me data tė reja

 

Si historia e Krujės si historia e Vlorės

duke imituar Kastriotin, Qemailin,  Boletinin

hynė nė pėrrallė shtegtuan nėpėr histori

nė shteg mali nė ballė shkėmbi

i zunė prit ujkut qė donte tė hante

 

Njėqind vjet me net me stuhi

Kėrkuan dritė pėr kullėn

Pėr zogun qė duhej tė fluturonte

 

Njėrin e quanin Skėnderbe

E thėrrisnin tjetrėn Ismail Bej Qemajli

Pėr ta pagėzuar lirinė

 

Ranė duke kėnduar nė altarin e kombit

Duke kėnduar hynė nė histori

 

Tash edhe dielli edhe yjet

Marrin fuqi nga bukuria e buzėqeshjeve tė tyre

 

 

 

ATY KU NDODHI NĖNTORI  I DYTĖ

 

Doja tė ripėrtėrihem si lulja nė stinėn e lirisė

Doja tė rritesha si fėmija nė gjirin e nėnės

Me fluturimin e shqipeve pėr tė mbėrri njė ditė

Aty ku shqipja e ka folenė

                            

Dhe rrit fėmijėt me dashurinė e atdheut

Aty ku buzėqeshja lindė

Nga dashuria pėr tokėn pėr qiellin

Aty ku flamuri ėshtė prijės

E jo kėmishė e hedhur nė gardh

 

Aty ku pleqtė kthejnė nga betejat

Fitimtarė duke sjell diell nė atdhe

Aty ku shkėmbi ėshtė shtėpi e shqiponjės

 E lulet janė bukuria e saj

 

Aty ku e kuqja ėshtė dashuria

Ndėrsa e zeza stoli e dashurisė

Aty ku ndodhi Nėntori i dytė

Dhe krenaria iu bė kurorė