Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - BARI I UJKUT

Shkruan: Istref HAXHILLARI

      

BARI I UJKUT

Proza

 

 

Librin e autorit I. Haxhillari “Bari i ujkut”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

„Literaturė“

 

dhe nė

 

http://gazetakritika.net

 

 

 

 

           

            MUZGJE TĖ THINJURA

 

            Ēeta e hajdutėve gjarpėronte nėpėr natė lartėsive tė malit Kozic. Kėmbėt e kuajve tė vegjėl valamaras vallėzonin pa zhurmė vragėve harkuar nėpėr shkėmbinj. Ngjanin me dhi tė egra nė gji tė mugėtirės. Buzė kroit u zbritėn kuajve, u fėrkuan kurrizet e lagura, i pėrkėdhelėn miqėsisht. Njė nga njė i ēuan tė pinė ujė nė pellgun pėrfund burimit. Kuajt zunė tė skėrmitnin barin e djerrinės, ndėrsa burrat, mbuluar gjer poshtė kėmbėve me gunat e hirta, u ndehėn mbi lėndinė.

            Hajdutėt e Valamarės kishin hije stėrgjatė tė rėndė plumb. Askush nuk parashihte sulmet e tyre, askush nuk guxonte tė ngjiste pėrpjetat e Kurorės. Gratė mbanin grumbuj marramendės gurė gjithfarėsh, tė mėdhenj e tė vegjėl, mbarsur nė gardhe lisi, qė mund t’i gremiste cilido e tė bėnte kėrdinė.

            Nepėrka treti dorėn e majtė nė leshrat e dendura tė Krentės, me kokėn mbėshtetur mbi gjurin e pėrkulur tė burrit. Vėshtronte ngultas gruan, e zhbironte jashtė e brenda, rrekej t’i lexonte shpirtin e turbullt.

            - Sy tė mrekullueshėm ka, si tė mėzit, po a mund t’u besoj? - pėrimtonte i brenguar teksa nuhaste aromėn pėrcėlluese tė femrės ngjitur pas trupit.

            Vagėlluar ndiente ftohjen, mpiksur prej njė viti. Plaga e thellė gėrryese, sfilitėse e trazonte natėn nė pėrkundje lemerisėse ėndrrash. Zemra e burrit kullonte gjak, dhelet me zor zbutnin ftohtėsirėn pa kthim. Leqendisur thellė shpirtit tė pėrndezur kishte pikasur ngasjen. Nuk qe mosha, as koha.

            Zakonin e vjetėr, buisur me tepri, nuk e harronte kurrė. Kėnaqėsi e udhėtimeve tė pambaruara, apo mani e pleqėrisė sė hershme? Ndoshta tė dyja, ndoshta asnjėra. Teptisja vjeshtarake u vriste sytė burrave, qė pėrtypnin me zor pasionin arratiak tė Prijėsit.

            Trimėria e fshehtėsia kryqėzoheshin nė mendjen dhe trupin stėrmadh tė Nepėrkės. Pėrthyerje dritė-hije nė mbrėmje vjeshte me re qė nxitojnė nėpėr kupėn qiellore. Mbi ballin e lartė rrudhat e lakuara zbaviteshin, kapėrthyer nė lojė djallėzore fantazmash. Dredhonin lart, tėrthorazi, pjerrtas, turreshin si tehe zjarri nė mot ngarkuar me elektricitet dhe ngjiznin pamjen e ngatėrruar, pėrshfaqje e mugėt pėr besnikėt e fisit.

            S’kishte mbushur tė tridhjetat, kur thika inatēore e harkuar i theri shėmtuar fytyrėn nga cepi i vetullės sė majtė, tejzgjatur skithėt faqes gjer nėn mjekėr. Tė nesėrmen thikėharkuari i krisur dha shpirt me gjoksin hapur, gojė e kuqe ariu plak pa dhėmbė. Shenja e thikės xanxare nė tė majtėn e fytyrės sė frikshme mpiksi spėrdredhjen e hepuar, qė i pėrngjiste nepėrkės helmuese tė shullėrit. Kokėn pėrfund mjekrės, bishtin pėranė vetullės kėrleshur hatashėm. Nė kėtė cep tė ēuditshėm tė dheut, kaurdisur sipas ligjeve tė pangjashme me asnjė tjetėr, guximi dhe mendja e harbuar ēmoheshin sipėrisht, ndaj burrat e fisit nė zemėr tė malit Valamarė nuk e zgjatėn. Po atė ditė e pėrzgjodhėn prijės tė vendit fytyrėn e pėrēudnuar dhe i ngjitėn emrin Nepėrka. Pas ca vitesh harruan emrin e vjetėr, madje as atij nuk i kujtohej. E gremisi pėr tė mos e pėrmendur mė kurrė.

            Teksa pėrkėdhelte gruan me flokė korb tė zinj, Kapua brente kuptimin e emrit tė njeriut.

            - Pėrngjet me hijen, - bluante nėnthėnien errėtiake,- lėvozhgė vagėlluar e lėndės vdekatare, gjersa pėrmes tij pėrcillen jo shenja, por qenia e turbullt njerėzore. Ndodh qė emri dhe njeriu nuk ngjasojnė. Ai me zor e mban, i ngatėrrohet nėpėr kėmbė si kuajt e penguar.

            - Mė mirė ta ndėrrojė si unė, - mėrmėroi me zė tė zvargur, dėgjuar shurdhėt pėrqark.

            Emri i vjetėr atėror, hije e zbehtė, i la vendin emrit tė ri, hije mė e plotė, mė denjėsore qė mbėshtillte pėrplotėsisht materien djallėzore me tė cilėn qenė gatuar gjymtyrėt, rropullitė, eshtrat, po veēan lėnda e pakapshme e trurit, tulatur thellė dukjes sė jashtme. Ndihej plot me emrin e ri, qė i lartoi famėn, e ngjiti nė fronin e kryezotit tė vendit.

 

            Pjesė nga libri "Bari i ujkut"