Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Azem Shkreli

AZEM SHKRELI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, JETON KELMENDI, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

 

       Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

AZEM SHKRELI

 

 

 

 

 

 

            Hyrje

 

            Azem Shkreli zė vend nė krye tė poezisė aktuale shqiptare. Krahas cilėsisė, poezia e Shkrelit shėnoi kthesė nė rrjedhat e poezisė nė Kosovė: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe ēka ėshtė mė me peshė, solli njė ndjesi tė re, tė mprehtė ndaj gjuhės, ndaj fjalės. Kėshtu, ajo i hapi rrugė bindshėm poezisė sė viteve pesėdhjetė, tė ngarkuar me patosin e euforisė kolektive.

            Azem Shkrelķ lindi mė 1938 nė Rugovė tė Pejės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa nė Prishtinė ai vazhdoi shkollėn e mesme pėr tė vazhduar fakultetin Filozofik, degėn e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe. Pėr shumė vjet ai ka qenė kryetar i shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, drejtor i Teatrit Krahinor nė Prishtinė dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq nė pranverėn e vitit 1997.

            Ka botuar kėto vepra nė poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugėve (1963), E di njė fialė prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagėzimi i fjalės (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikė me shi (1994), Zogj dhe gurė (1997). Nė prozė: Karvani i bardhė (1961), Sytė e Evės (1975), Muri pėrfundi shqipes Shtatė nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.

            Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, pėrpos qė pėrputhej me ardhjen e talentit tė fuqishėm, shėnonte njėkohėsisht kthesėn e parė drejt hapjes dhe modernizimit tė poezķsė shqipe tė Pasluftės. Shkreli u ngjķt natyrshėm nė kulmet e poezisė sė sotme shqiptare dhe kėtė vend ai e konsolidoi dhe e pėrforcoi nga njėra vepėr poetike nė tjetrėn, deri nė atė tė fundit, qė e la dorėshkrim "Zogj dhe gurė", botuar mė 1997.

            Veprimtaria nė poezi dhe nė prozė e Azem Shkrelit nė fund tė viteve pesėdhjetė dhe nė fillim tė gjashtėdhjetave, shėnon kthesė cilėsore dhe kthesė nė praktikat krijuese letrare. Gjatė viteve pesėdhjetė, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur tė lexojė nga letėrsia e kohės nė gjuhėn shqipe njė poezi tematikisht tė kufizuar, me strukturė dhe sajim artistik gjuhėsor pa origjinalitetin e duhur. Nė prozė gjendja ishte edhe mė e varfėr. Me pėrjashtim tė ndonjė emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozė e autorėve jo fort tė talentuar, kryesisht trajtonte tematikėn e luftės dhe tė fitores pėrmes rrėfimit klishe bardh e zi dhe tė metodės sė realizmit socialit.

            Kėshtu Azem Shkreli shėnoi kthesėn e parė mė tė rėndėsishme nė poezi, nė radhė tė parė, duke e ēliruar Unin lirik intim nga ai kolektiv, duke selitur nė tė temėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditės dhe tė lashtėsisė, dashurinė pėr vashėn, lirikėn peizazhiste, etj. Nga ana tjetėr thyerjen e parė tė madhe nė letėrsinė shqiptare, kosovare, Shkreli e bėri me romanin "Karvani i bardhė" si edhe me tregimet e pėrfshira nė vėllimin "Sytė e Evės", qė qėndrojnė ndėr mė tė realizuarat nė prozėn tonė tė shkurtėr...

 

(www.fajtori.com)

 

 

 

 

 

Poezi

 

Azem Shkreli



NĖ VEND TĖ PĖRSHENDETJES


Shko se furishėm po fryn nė mua erė mallkimi qė s’tė fal.
Dhe dije


Mirė, kurrė mė njė e njė nuk bėjnė njė
Si thonte Hikmeti, aj farė poeti me kėngė prej zjarri. Shko
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tėnde, hiqe zvarrė
Rrugėve si gjenė e ndyrė. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytė e pėrlotur nė shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirė.
Asgjė mos thuaj. Merri me vete gjurmat nėpėr tė cilat
Erdhe njė natė mė e pėrvuajtur se frika dhe hyre nė mua.
Shko
Dhe bėhu fjalė e mbrame n’gojėn time. Bėhu shkrepėtirė
e fikur


N’ylberin e shikimit tim. Bėhu ēdogjė pos Meje e Teje
Dhe asaj qė e quajtėm Ne kur i zinim yjet si fluturat
E ua ngjisnim nga njė emėr mos ta harrojmė emrin tonė.


Kumbonat e pendimit kur ēmendet mallit vetmia ose kur
mė buza buzėn
E han n’pikllim qė mėkatin s’e lan, qė s’mundet ta shpojė
Gurin e rėndė, gurin e ftohtė tė ndarjes. Shko, mė mirė
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytė e pėrlotur n’shtekballin tim. Mos mė thuaj lamtumirė
E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej zemre nė zemėr
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tėnd dhe zėrin tim,
fshihu prej vetes


Shkurto flokėgjatat, mate me to mendjeshkurtrėn tėnde
dhe mos qaj. Shko
Se tmerrshėm po lėndrojnė sonte n’mua rrėketė e gjakut
Shko
Merri me vete edhe rrugėt tė mos kthehesh kurrė
Nė vesėn e lotit tė rrejshėm gėrmadhat e kujtimit t’i
rrėzosh. Shko
Mbyllu nė do kėshtjella tė largėta harrimi ku s’tė zgjojnė

Kumbonat e pendimit kur ēmendet mallit vetmia ose kur
buza
buzėn
E han n’pikllim qė mėkatin s’e lan, qė s’mundet ta shpojė
Gurin e rėndė, gurin e ftohtė tė ndarjes. Shko, mė mirė
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytė e pėrlotur n’shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirė
E kur t’shkojsh, mė larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej zemre nė zemėr
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tėnd dhe zėrin tim,
fshihu prej vetes


Shkurto flokėgjatat, mate me to mendjeshkurtrėn tėnde
dhe mos qaj.
Shko
Se tmerrshėm po lodrojnė sonte n’mua rrėketė e gjakut
tė ndezur


 

 


EPITAF I NJĖ KĖNGE


Merrni me vete tė lashtat
E verės sate qė s’erdhi


Mbilli idhur e thellė
Tė vogla tė verdha buzė heshtjes


Shih si ja bėmė vetes
Vdekshmėrinė tė pavdekshme


Mė le vjeshtor dhe timin
Le tė myken tė pathėna fjalėt

 

 



KĖRCNIMI


Mbramė...
Ku thehen krahėt e gėzimit
E diell’ i jetės tret mbas malit
Hijen tande e pashė
Ngadalė kah unė tue u matė.


Mbramė,
Nė cakun e tė gjitha caqeve
Ku fjala e kamba ngrihen,
Nė pėrshpėritjen tande tinėzake
Heret, shumė heret e ndjeva
Emnin e vogėl t’kurrkushit,
Edhe hijen time kah pėrpėlitet si gjet i vramė
E pashė ndėr dhamb’ t’pėrgjakun...

Mbramė...

E tash
Shpeshherė po e ndjej
Shushuritjen e kambėve t’tua
Livadheve t’gjoksit tim,
Dhe e dij:
- Dikund...
- Ti po vjen
- Me hapa tė mdhej sa vjeti.


 

 


EKZIL

Fjalėn e zgjuam
Nga gjumi i gjatė nga bari

Qen e ēakaj
U vunė pas ushtimės sė saj

Morėm me vete
Syrin e madh dhe vajtėm

Atė ditė e sot
Na kėrkon gjithkah e pabėra