Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

kulturė 2 - Avatar

Shkruan: Suzana KUQI

GazetaKRITIKA.net

      

AVATAR

 

Tregim

 

 

       Avatar! Mezi prisja qė tė dilte nė kinematė e qytetit. Nuk mė eci. Shkoi e doli nė kinematė qė ndodhen larg shtėpisė sime. Edhe nėse del njė film i bukur njė herė nė shekull, shkon e shfaqet sa mė larg, sikur ma bėn pėr inat. Nisa e ju luta tim shoqi tė mė ēonte nė kinema, por pa dobi. Ec e ta shkulėsh.

 

 

Dikush mund tė mendojė se dua tė flas pėr filmin, por pėr tė u fol aq shumė e gati tė gjithė vrapuan pėr ta parė. E kur them tė gjithė.. kam parasysh vehten time sepse... sepse shfaqej nė tre dimensione. Kisha parė diēka tė tillė nė akuariumin e Genovės, njė film tė pėrgatitur mbi krijesat qė jetojnė nė thellėsitė e oqeaneve. Nuk e di pėrse, pasi askush nuk ka mundur tė hyjė aq thellė, por i kishin imagjinuar si dinosaurėt e lashtė fantastikė me gojė tė pajisur me ato dhėmbė mrekullisht tė mėdhenj e tė mprehtė nė majė tė njė qafe tė hatashme qė dilte nga ekrani e zgjatohej pambarimisht drejt sallės, e padashur koka ime lėvizte majtas, djathtas, prapa, ose ulej pėr t'u fshehur pikė pėr pikė siē bėnin edhe kokat e tjera qė ndodheshin nė rradhėt pėrpara meje.

Avatar! Mezi prisja qė tė dilte nė kinematė e qytetit. Nuk mė eci. Shkoi e doli nė kinematė qė ndodhen larg shtėpisė sime. Edhe nėse del njė film i bukur njė herė nė shekull, shkon e shfaqet sa mė larg, sikur ma bėn pėr inat. Nisa e ju luta tim shoqi tė mė ēonte nė kinema, por pa dobi. Ec e ta shkulėsh. Provova e ja hodha fjalėn tim vėllai nė prani tė fejuarės sė tij, mė gėnjeu mendja se do tė gjendej ngushtė pėrpara saj... I ra shkurt, bėri sikur nuk mė dėgjoi. Dreq o punė, tė rrish e tė lutėsh njerėzit pėr tė tė ēuar nė kinema. Im bir shkoi dhe e pa me shokėt, nuk mė desh me vehte. Ama ma shkarkoi nga interneti dhe mė sė fundi... e pashė.

Mė pėlqeu, por mendimi se nė 3D duhej tė ishte ku e ku me atė qė kisha parė unė mė mbeti nė grykė. Pėr t'i prishur mendjen burrit e vė sėrish qė ta shikoje edhe ai. Por i bėra llogaritė gabim, e para se atij nuk ja ka kurrė qejfi tė shohė njė film dy herė, e dyta se... nuk i shohim njėlloj. Atij i pėlqen drama, jo se nuk mė pėlqen edhe mua, do tė ishte budallallėk tė thoja se nuk mė intereson. Por mua.... nuk mė shpėton asgjė, mirė dialogjet qė nuk i shpėtojnė as atij, por asgjė nga ato gjėra qė atij i bėjnė vetėm njė sfond e mund tė mos i pėrfillė. Duke filluar nga muzika, veshjet (kėtu duhen pėrjashtuar veshjet intime tė femrave, por edhe kėtu ma ha mendja se nuk janė veshjet por ato qė lėnė pa zbuluar)... Jo, nuk jam shprehur qartė. Po marr njė shembull tjetėr, paksi banal. Nė ekran janė njė ēift qė pėrqafohen e dalė ngadalė lėshohen mbi shtrat. Syri i tim shoqi sheh vetėm ata, i imi jo se nuk i sheh, i sheh dhe mirė madje, por nuk i shpėton dot as mėnyra se si ėshtė ndėrtuar shtrati, ngjyra e ēarēafėve, jastėkėve, e vras mendjen se prej ē'farė materiali janė bėrė. Mos tė pėrmendim orenditė e tjera nė dhome, madje as se ēfarė ka mbi komodinė apo mbi komo, as tablloja qė ėshtė varur nė mur.
            - Sa tabllo e bukur! - mė shpėton ndonjėherė kur veshjet e ēiftit fillojnė e mbulojnė tapetin e dhomės.

- Cfarė tablloje?- pėrgjigjet ashtu kot ai nė gjendje transi.

- Shih sa e lezeēme ajo mobilja.

Nuk marr pėrgjigje. Kjo nuk durohet mė duhet patjetėr mendimi i tij...

- Pse, nuk ėshtė e lezeēme ajo mobilja nė fund tė dhomės? - tashmė tė gjitha veshjet kanė rėnė pėrtokė.

- Nė ēfarė dhome? ... Nuk e shoh,- tashmė nga zėri i tij kuptohet se ėshtė bezdisur. Ec e gjeji fillin kėsaj pune nė vend qė tė bezdisem unė...

- Sa e bukur ajo lulja pranė dritares... etj etj gjėra qė syri i tij nuk i percepton dot kur sheh njė film. E lėre mė pastaj qė mund tė pretendoj se ato lule e ato pyje tė mrekullueshme tė Pandorės, apo ata shpendė gjigante me ato ngjyra mahnitėse ai tė ketė qejf t'i shohė nė 3D.
Megjithatė, pėr tė mos mė prishur qejfin mua, qė po shkrihesha duke e parė filmin pėr sė dyti nė televizor, tha se i pėlqeu.

-Shkojmė e shohim nė kinema?

- Po tė kesh qejf...

Gati sa nuk kėrceva pėrpjetė nga gėzimi. Tė djelėn e kishim pushim, do tė shkonim nė kinema. Tė djelėn mezi e prita, programova tė shkonim pasdite, e shtyu pėr nė darkė. Nė darkė u kujtua se kish sport. Sport?! Me kė tallej ai, me mua!? Nė kinema e mos ta bėnte mė fjalė, taktika e lutjeve kish mbaruar, i kisha konsumuar tė gjitha mėnyrat e tė gjitha tipet. U hodha nė sulm, nė njė nga ata qė ... nga ata qė nuk tė gudulisin e bezdisin, por tė ējerrin veshėt. U veshėm. Vetėm pėr pak, pėr pak fare, sa tė dilnim nga shtėpia, kisha vėnė dorėn mbi dorezėn e derės, kur dėgjova njė rėnkim. Burri i dashur ishte palosur mė dysh nga njė dhimbje mesi e fortė. Gjithsesi dolėm, jo pėr kinema por pėr nė urgjencė. E kaluam natėn aty. Kolika renale. Vrava mendjen se pėrse nuk zgjodhi diēka mė tė lehtė pėr t'i shpėtuar kinemasė, por pikėrisht atė qė ja kalon edhe dhimbjeve tė lindjes. Punė pėr tė...njė javė tė tėrė nuk e lėshuan.

Pas njė jave, nuk desha ta bezdisja, bėra njė sondazh mes kolegeve tė mia. Kish mbetur vetėm njėra qė nuk e kish parė filmin. I propozova tė shkonim ta shihnim bashkė, tashmė filmi kish mbėrritur nė kinemanė qė ndodhet vetėm dyqint hapa larg shtėpisė sime. I telefonova edhe kushėrirės sime, qė megjithėse e kam kushėrirė, kam pėrshtypjen se burrat tanė ngjajnė mė shumė nė disa pika e sidomos nė pikėn nė fjalė. Pasditen tjetėr ishim tė tria para kinemasė. Por kur nuk do tė tė ecė, nuk do dhe pikė. Pasditeve filmi nuk shfaqej nė 3D sepse komuna nuk mbulonte diferencėn e ēmimit, sepse gjoja... etj etj...

Nuk u ktheva siē bėjnė njerėzit normalisht e tė ikja, eca mbrapsht duke i parė me keqardhje ato dy gra qė i kisha katandisur tė mė vinin pas. “Mė vjen keq u thashė, por unė... o nė 3D o hiē, kėshtu e kam parė dy herė”...As vetė nuk e di se si nuk theva qafėn nė pllakat e rrugės apo nuk mė mbėshtolli ndonjė makinė. Dola nė trotuarin tjetėr dhe ja mbatha nė shtėpi. Do tė kthehesha tė nesėrmen nė darkė, qeni qepėn ta hajė...

Tė nesėrmen e lija turnin pikėrisht nė orėn qė fillonte filmi. Llogarita dhjetė minuta rrugė. Zakonisht filmat fillojnė me vonesė apo shfaqin ndonjė publicitet, qava atė kohė tė rinisė sime qė pėrpara filmit tė jepnin pėr tė gėlltitur si hapje ideologjike pėr tė tė shpėlarė trurin ndonjė dokumentar mbi arritjet e mahnitėshme tė socializmit e tė parimit mbi “mbėshtetjen nė forcat e veta”. Kolegja mė kish mbetur besnike, por edhe kusherira ime, madje kish mundur t'ja mbushte mėndjen burrit e ta tėrhiqte zvarrė nė kinema. Mbaroj turnin e dal me vrap. I telefonoj burrit e i them se e pres nė kinema.

- Hej Zot ku mė ka luajtur mendsh gruaja. Iket vetėm nė kinema? Prit sa tė vishem...
            - Sa mirė! Ėshtė dhe kushėrira me ... - burrin desha tė shtoja. Nuk mė la ta mbaroja fjalėn.

 Sapo e mori vesh qė nuk isha vetėm:

- Nuk vij! Nuk mė ka lėnė mendja tė dal e tė shoh atė farė filmi!

Punė pėr tė. Nuk ja ndryshoj dot shijen.

 


            Pas afro dy javėsh:


            -Ke bėrė ndonjė gjė tė bukur sot?

-Tė bukur? C'gjė tė bukur, gjithė ditėn nė shtėpi.

- Jo ashtu kot, meqė e kishe pushim thashė se mos kishe shkruar.

-Njė budallallėk tė vogėl, po deshe lexoje. Jo jo mė mirė mos e lexo.

- Hape kompjuterin, sa tė marr njė birrė...

Tashmė e di se funksionon kėshtu. Po t'i them lexoje, me siguri do tė jetė i lodhur. Megjithėse ajo fjala budallallėk... ē'ti bėsh, tim shoqi i pėlqejnė budallallėqet qė shkruaj, ashtu sikurse nuk i pėlqejnė fare poezitė e mia. Bėj sikur merrem me ndonjė punė sa ai e mbaron sė lexuari.
            - Si t'u duk?- pyes me zė mospėrfillės, duke fshehur ndrojėn se mos e ka marrė ters atė punėn e sėmundjes, fundja dhimbjet ishin tė tijat.

- Bukur!

-Ashtu, cila pjesė tė pėlqeu mė shumė?

- Tė gjitha tė bukura ishin, veēse i mungon ajo pika mbi “i”.

- Pika mbi “i”!?

- Zakonisht kėtyre lloj shkrimeve ti u vė njė pikė mbi “i”. Kėtu mungon.

E lashė, fillova tė merrem seriozisht me pėrgatitjen e darkės. Pika mbi “i”... mirė qė mungon pika po “i”- ja, kush ėshtė sipas tij e ku ta gjej unė?

E nuk e kam gjetur akoma, e ndoshta nuk kam pėr ta gjetur asnjėherė. Pėr tani po e lė kėshtu. Kur ta gjej, nėse e gjej atė “i”-nė e shkretė... flasim sėrish.