Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Arti i bindjes - propaganda nga kėndvėshtrimi psikologjik

Shkruan: Sabir KRASNIQI

        ARTI I BINDJES -PROPAGANDA NGA KĖNDVĖSHTRIMI PSIKOLOGJIK

 

        Ne kemi veprimtari tė gjerė tė propagandės nė jetėn e pėrgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht qė aplikohet nga prindėrit pėr qėllime edukative, pastaj propagandė shkollore-arsimore, propagandė fetare, propagandė sektare, propagandė tregtare, propagandė mediative, propagandė qeveritare, pra me njė fjalė, vetėdijshėm apo jo, ne jemi tė bombarduar ēdo ditė nga format e ndryshme tė propagandės institucionale.    

           

 

            Sjelljet e njerėzve janė tė kushtėzuara me faktorė tė ndryshėm tė rrethit dhe vetvetiu aspirojnė qė t’i pėrshtatėn rrethit. Organizmi, nė tė cilin ndikon faktori i jashtėm dhe ndryshon baraspeshėn e tij tė deritanishme, aspiron qė tė neutralizoj kėtė baraspeshė dhe tė vėrė prapė balansin e mėparshėm. Pra, me ndryshimin e faktorit tė jashtėm, ndikohet drejtpėrdrejt edhe nė sjellje, dhe me to manipulohet nė mėnyra tė planifikuara, kėshtu qė ėshtė e mundur, sipas interesit, t’i modifikojmė, respektivisht t’i ndryshojmė sjelljet, dėshirat, vullnetin e njerėzve, e pėr njė gjė tė tillė si mjet mjaft efikas pėrdoret propaganda.

            Nė shumė enciklopedi e fjalorė tė ndryshėm propaganda definohet si: aktivitet shoqėror, i bazuar nė ligjet e psikologjisė, e cila nėnkupton punė dhe cak tė organizuar nė pėrhapjen e ideve tė pėrcaktuara dhe besimit nė to. Caku i aktiviteteve propaganduese ėshtė qė individi, shoqėria apo mbarė njė popullatė t’i pranoj idetė e ofruara (imponuara) dhe besimin nė to, si dhe tė sillet nė harmoni me normat dhe rregullat e parapara pėr to.

            Shikuar nga kėndvėshtrimi i pėrgjithshėm, propaganda si nocion ėshtė neutrale; kahja e saj varet nga qėllimi i saj. Ajo mund tė jetė konstruktive (revolucionare) dhe shumė e dobishme kur tė aplikohet pėr ēėshtje me prioritet human, njerėzor, kombėtar etj., por gjithashtu mund tė jetė edhe destruktive (reaksionare) dhe shumė e dėmshme si dhe e rrezikshme, jo vetėm pėr individin, por pėr mbarė shoqėrinė, kur ajo aplikohet pėr interesa tė caktuara tė atyre qė e kanė nė dorė timonin e kėsaj fuqie.

            Nė kėtė shkrim do tė mundohem tė bėjė njė elaborim, pėrgjithėsisht rreth propagandės destruktive, tė cilėn e ushqen, e zhvillon dhe e aplikon, pothuajse secili pushtet, natyrisht, pėr nevoja tė veta nė shumė fusha si: nė fushėn sociale, nė fushėn ekonomike, nė fushėn e marketingut, nė fushėn e religjionit e sidomos nė atė politike, qoftė ajo e brendshme apo e jashtme.

            Propaganda destruktive nė esencėn e saj ėshtė totalitare. Ajo nuk ka qėllime humane, as zhvillimin e personaliteteve tė njerėzve, por tė kundėrtėn, qė tė krijoj tek ata sjellje tė kushtėzuara, pra, qė tė jetė nė gjendje me mekanizmat tė automatizuar t’i kontrolloj dhe t’i pėrshtatė sjelljet e tyre shoqėrore. Mu pėr kėtė qėllim shfrytėzohen mediume tė ndryshme e sidomos shtypi, radioja, TV-ja, interneti, satelitėt etj, pėrmes tė cilave, me metoda tė organizuara, pėrhapen shumė shpejt dhe shumė lehtė idetė e pėrcaktuara.

            Dihet se emocionet janė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės shpirtėrore tė njeriut. Nė bashkėsinė e dukurive psikike, ato paraqesin (duke pasur nė konsideratė specifikat e tyre) sferėn mė tė ndjeshme dhe njėkohėsisht edhe mė tė lėnduarėn. Dhe kur duhet qė dikė ta qesim nga  baraspesha shpirtėrore dhe t’ia tronditim moralin, atėherė sė pari atakohet pjesa emocionale e jetės sė tij. Pra, nė instancėn e fundit, qėllimi final i propagandės destruktive ėshtė njė atak i tillė qė i shkakton dhembje njeriut dhe qė e dezintegron jetėn e tij psikike.

            Nė kohėn e thyerjeve shpirtėrore tė njerėzve, nė rrethana tė mjerueshme sociale e ekonomike, nė situata jo tė qeta, nė goditje fatkeqėsish, nė kohėra luftėrash, etj., paraqitja e propagandės destruktive, atakon anėn emotive tė individit duke ndikuar nė sjellje dhe duke krijuar konfuzion e mosbesim, gjė qė vije deri te paralizimi i plotė i jetės normale pothuajse nė tė gjitha sferat, dhe mu pėr kėtė arsye pėrhapja e propagandės bėhet nė situata tė tilla kritike. Pasiguria nė kėto situata imponon ndjenjėn e panikės e cila kaplon individin dhe ia lėkund personalitetit e qėndrueshėm tė tij. Ai bėhet labil dhe nė kėto faza tė pasigurisė, ai kėrkon mbėshtetje, stabilitet fizik e psikik. Dhe mu nė kėto faza tė destabilitetit moral, nxitėsit e propagandės ndikojnė mbi individin duke ia imponuar atij idetė e caktuara pėr qėllimet e tyre manipuluese. 

            Propaganda si dukuri figuron qė nga kohėrat mė tė hershme, por nė mėnyrė tė organizuar psikologjie u pėrdor gjatė luftės sė dytė botėrore, pėr qėllime tė caktuara politike. Kjo strategji u zbatua nė praktik nė mėnyrė profesionale dhe mori dimensione tė reja nga nazistėt gjermanė gjatė sundimit tė politikės hitleriane. Nė librin e tij “Mein Kampf” Hitleri shkruan: “Strategjia jonė pėrbėhet nė thyerjen e kundėrshtarit nga brenda, kėshtu qė ai tė na ndihmojė qė ta fitojmė atė. Mė mirė ėshtė qė ta ēarmatosim kundėrshtarin se sa ta shkatėrrojmė me luftėra tė rėnda”. Mė tej ai vazhdon: “Mua para sė gjithash mė intereson problemi, se si tė arrijė deri te thyerja morale e kundėrshtarit. Pse ta demoralizojmė kundėrshtarin me jetė ushtarake, kur atė mund ta bėjmė me thjesht, me metoda tė tjera”.

           

 

         Duke e ditur mirė se subversimi ėshtė qėllimi psikologjik i luftės, e propaganda arma kryesore e saj, Hitleri e pėrpunoi kėtė strategji deri nė ekstrem, duke arritur nė konkluzion se “...edhe nė shkallėn mė tė ulėt tė luftimeve i vrari paraqet vetėm njė njėri mė pak - deri sa njeriu i tmerruar qė humb nervat, bėhet bartės i frikės, i aftė pėr tė provokuar epidemi tė gjerė tė panikut, kėshtu qė caku i luftės moderne duhet tė jetė neutralizimi psikologjik i kundėrshtarit, e jo shkatėrrimi i tij fizik. Me fjalė, nė vend tė armėve, me propagandė, nė vend tė plumbave”.

            Efektet e suksesshme tė propagandės gjatė luftės sė dytė botėrore, i nxiti pushtetarėt e shumė shteteve qė ta studiojnė kėtė dukuri me seriozitetin mė tė madh nėpėr institute e laboratorė legalė e ilegalė. Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė moderne ofroi mundėsi tė shumta tė demonstrimit tė kėsaj fuqie, jo vetėm nė situata lufte kundėr armikut, por edhe situata paqeje si mekanizėm shumė tė fuqishėm pėr qėllime tė caktuara manipuluese. Propaganda, si mjet shumė i fuqishėm u shfrytėzua sidomos gjatė “luftės sė ftohtė” mes paktit NATO, gjegjėsisht SHBA-ve dhe atij tė Varshavės, gjegjėsisht ish-BRSS-sė, qė vazhdon akoma edhe sot e kėsaj dite nė forma nga mė tė ndryshmet. 

            Qė tė jetė propaganda e suksesshme, zakonisht ajo i dedikohet individit ose njė shtrese tė caktuar, varėsisht prej interesave tė propaganduesit. Ne kemi veprimtari tė gjerė tė propagandės nė jetėn e pėrgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht qė aplikohet nga prindėrit pėr qėllime edukative, pastaj propagandė shkollore-arsimore, propagandė fetare, propagandė sektare, propagandė tregtare, propagandė mediative, propagandė qeveritare, pra me njė fjalė, vetėdijshėm apo jo, ne jemi tė bombarduar ēdo ditė nga format e ndryshme tė propagandės institucionale.     

           Mesazhet dhe format e tjera bindėse, sajohen nė bazė tė karakterit tė individit ose shtresave ndaj tė cilave planifikohet qė tė ushtrohet ky “art i bindjes”. Para se tė lansohen format propaganduese, sė pari bėhen kėrkime dhe studime pėr tė prekur pulsin (mentalitetin) e individit ose shtrese sė caktuar duke mbledhur informacione pėr ta: kush janė ata; si mendojnė ata; si sillen; cilit besim i takojnė; cilat janė motivet e tyre; ēfarė bindjesh politike kanė; ēfarė mentaliteti disponojnė etj. etj. Informacionet e grumbulluara nga kėrkimet e mėsipėrme, u ndihmojnė propaganduesve nė gjetjen e metodave mė efikase psikologjike dhe formave mė tė pėrshtatshme pėr manipulim, duke lėkundur besimin dhe vetėbesimin, duke destabilizuar dhe thyer moralin, duke degraduar personalitetin, duke paralizuar pėrshtypjet shqisore, pra duke ērregulluar nė pėrgjithėsi jetėn psikike te individi ose grupi,  ose duke pėrhapur idetė e caktuar tek ata me qellim tė bindja  dhe mobilizimi masiv.

            Duke e njohur fuqinė e propagandės dhe ndikimin saj tek individi ose masa; duke e ditur se pėr veprim sa mė efikas duhet njohur klima psikologjike e asaj shoqėrie, edhe pushtuesi ynė i mėparshėm, pra Serbia, i pėrdori vite me radhė dhe me mjaftė sukses kėto forma tė manipulimit masiv, jo vetėm mbi popullatėn tonė, por edhe ndaj popujve tjerė tė ish-Jugosllavisė e nė raste tė caktuara, edhe ndaj popullatės sė vet, vetėm pėr ta ruajtur, forcuar dhe ushtruar me ēdo kusht hegjemonizmin e saj tė shfrenuar mbi tė tjerėt.

             Aq larg shkuan institucionet serbe me metoda propaganduese sa qė pėr rastin “shishja  e Martinovicit” (qė e pat futur vetė nė prapanicė, por i kishte akuzuar shqiptarėt)  lansoi nė qarkullim me qindra artikuj gazetaresk, programe tė shumta televizive, bile botuan edhe njė libėr vėllimor pėr kėtė ndodhi, tė cilėn e pėrktheu edhe nė gjuhė tė huaja dhe e shpėrndau nėpėr botė. Natyrisht, qė qėllimi i kėsaj propagande nuk do koment!

            Mirėpo, ēudit fakti se edhe institucionet tona “paralele” tė asaj kohe, pavarėsisht se dispononin mjete sfiduese, u treguan te paafta dhe tė papėrgatitura (shpesh edhe injorante) pėr ta kuptuar kėtė “luftė psikologjike”. Duke pasur pėr qėllim primar interesat e tyre tė ulėta, dhe pa ndonjė vizion tė qartė, ato u bėnė edhe vet pre e kėsaj propagande destruktive, si rezultat i tė cilave pasoi kolapsi i pėrgjithshėm ekonomik qė i parapriu shpėrnguljeve masive...

            Nė kontekstin e ngjarjeve tė pėrgjithshme bashkėkohore, ndikimet psikologjike-propaganduese pėrputhen drejtpėrdrejt me interesat dhe strategjitė politike tė shteteve, fuqive, blloqeve tė ndryshme. Dhe, pėr arritjen e synimeve dhe qėllimeve finale, shfrytėzohen maksimalisht tė arriturat e teknologjisė mė bashkėkohore si: elektronika, sistemet e komunikimit, mediat, etj. Kėta element shumė tė fuqishėm tė bindjes, tė cilėt edhe janė bartėsit kryesor tė kėtij ndikimi tė imponuar, sot janė bėrė pjesė  e pandarė e pėrditshmėrisė sonė, ashtu qė secili qytetarė, pa marr parasysh gjininė, moshėn dhe ngritjen e shkallės intelektuale, ėshtė konsumator i “produkteve” tė ofruara nga ata. Sidomos transmetimi i programeve satelitore dhe shėrbime e internetit, qė mundėsojnė bartjen e drejtpėrdrejt te mesazheve pa pėrfillur pengesat e kufijve gjeografik e politik,  janė bėrė armėt mė tė fuqishme tė kėsaj lufte psikologjike. Mjafton vetėm qasja nė shėrbimin www, pėr ta kuptuar, e ndoshta edhe pėr ta pėrjetuar vet, pushtetin e kėtij mashtrimi e manipulimi tė qėllimshėm tė quajtur propagandė.

            Besoj se edhe pushtetar tanė tė rinj do ta trajtojnė mė seriozisht kėtė sferė tė domosdoshme duke pasur parasysh vorbullėn e ngjarjeve politiko, diplomatike, ekonomike etj. nė tė cilėn ndodhet Kosova por edhe vetė ata...nė mos pėr asgjė tjetėr, sė paku pėr t’ia vazhduar jetėn pushtetit tė tyre!!!