Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - ARMIQTĖ MĖ TĖ RREZIKSHĖM GJATĖ RĖNIES SĖ PERANDORISĖ BIZANTINE (II)

Shkruan: Brahim AVDYLI

       ARMIQTĖ MĖ TĖ RREZIKSHĖM GJATĖ RĖNIES SĖ PERANDORISĖ BIZANTINE (II)

 

 

Le tė kujtojė njė detal para kėsaj gjėndjeje: Pal Dukagjini (1384-1446), me tė vėllanė Nikollė Dukagjinin, qeveriste pjesėn veriore tė Shqipėrisė sė sotme, me territoret e Malit tė Zi tė sotėm, me territoret e Kosovės sė sotme, me territoret e Sanxhakut tė sotėm, me territoret e Serbisė sė sotme, duke pėrfshirė Nishin, Krushevcin dhe Smederevėn. Selia e kėsaj principate ishte Ulpiana (Graēanica, afėr Prishtinės).

 

 

 

"FEJA E SHQIPARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA"

                                                                       (VASO PASHĖ SHKODRANI)

 

 

Pėr shkak tė dhunės sė paskrupullt mbi ilirėt, pra shqiptarėt, armiqtė mė tė padryshueshėm ishin fqinjėt e afėrt: grekėt, serbėt dhe bullgarėt. Dhuna e tyre ishte e njėjtė dhe e ashpėr: antishqiptare. Historiku i kėtyre veprimeve ėshtė thurur nga baladat popullore, qė nuk janė marrė direkt nga ngjarjet e vėrteta dhe qė nuk janė nė gjendje pėr tu vėrtetuar. Luftimet e tyre grabitėse janė kthyer nė njė "pjesė tė historisė" dhe ėshtė fryrė pjesėrisht me ata qė quhen "pseudohistorian". Pseudohistoria e tyre "mėsohet" si "shkencė" nė tėrė botėn e qytetėruar, nė mungesė tė fakteve tė pa shqyrtuara.

Armiqtė tanė kanė ditur tė dėpėrtojnė nėpėr pikat larta ku shkruhet pėr ta. Nė kėtė rast, nuk do tė merrem me kėtė ēėshtje. Por, merrem me ēėshtjen bizantine dhe rėnien e saj. Ajo qė duhet kritikuar ėshtė Averil Camerun. Nė veprėn e saj, ”Bizantinėt”, Dituria", Tiranė 2008, tė ngjeshur me literaturėn qe e ka pėrdorur, pėr fat tė keq, nuk e thekson askund pėrkatėsinė dhe etninė kombėtare tė popujve qė e pėrbėjnė Perandorinė Bizantine. Pėr kėtė autore, nuk kanė ekzistuar shqiptarėt, edhe pse duhet tė ketė pasur tė dhėna tė mjaftuara pėr pėrkatėsinė e Konstandinit tė Madh, tė Valentinit, tė Justinit, tė Justinianit, etj. Njė autor qė e njeh mė mirė ndėr shumė autorė anglez, ėshtė edhe Michael Grant, njė kohė Kryetar i Shoqėrisė Klasike tė Anglisė. Vepra e tij, “Konstandini i Madh nga Iliria”, tė botuar nga Shtėpia Botuese Bacchus-i, nė Tiranė 2004, ėshtė nxjerrur nga vepra origjinale nė Londėr mė 1998, nėn titullin “The Emperor Constantine”, qė flet pėr ilirėt.

Megjithatė, kjo shkencėtare, nuk ka pasur kohė tė lexojė veprat e kundėrshtarėve tė saj. Shkenca e saj ka rrėshqitur vetėm nėpėr “grekėt” dhe Greqinė. Ajo ėshtė profesoreshė e lashtėsisė sė vonė dhe e historisė sė Bizantit nė Oksford dhe drejtore e kolegjit Keble, njė shkecėtare e SHBA-sė dhe Anglisė. Nė tė gjitha studimet e saj shkruan vetėm pėr Serbėt, Rusėt dhe Bullgarėt[1], por jo pėr ilirėt dhe shqiptarėt. Shqiptarėt, sipas saj, po e them edhe njėherė, nuk kanė ekzistuar, edhe pse ajo e di se Via Egnatia ka qenė rruga kryesore nėpėr Shqipėri dhe Durrėsi ėshtė njė qytet i njohur i bregdetit tė Adriatikut shqiptar, dhe Perandori Anastas ka qenė perandor i perandorisė Bizantine, vendlidja e tė cilit ka qenė vetė Durrėsi, ku pėrplasjet luftarake shkojnė e vinė si valėt e detit. Autorja, Averil Camerun, ėshtė profesoreshė angleze dhe duhet ta dijė se anglia ėshtė tokė ilire, qė ka mjaft toponime tė ruajtura nga e kaluara e largėt e krijimit tė vendit. Tė lexosh njė libėr pėr bizantinėt, pa i pėrmendur shqiptarėt, ėshtė tmerr.

 

 

Ka qindra fakte qė ne i dimė dhe e vėrtetojmė se kombi shqiptar ka qenė shumė mė i madh se sa ėshtė pas luftėrave tė shumta pėr ta zhdukur, dhe e dimė se cilėn territor e ka pasur dhe cili territor sot i ka mbetur. Shkencat botėrore dhe sidomos arkeologjia, paraprakisht e vėrtetojnė me gjysėm zėri. Camerun Averil nuk i zė nė gojė shqiptarėt. Te Kostandini i Madh mbizotėron mendimi se ka qenė ilir nga Nishi (Nassius) i Dardanisė, nė Moesinė e Sipėrme, pranė lumit Nishava, nėntė milje largė lumit Margus (Morava)[2]. Mjaft nga hierarkia e tyre kanė qenė ilirė, pra “shqiptarė”, ashtu siē na ka quajtur Pirroja i Dytė. Dhe, kėtė fakt relevant duhet ta kishte parasysh.

Nė kėtė vepėr, ajo u jep mė tepėr vend dhe me tė padrejtė grekėve apo helenėve tė Greqisė duke e heshtur kombėsinė e tyre, dhe tė ashtuquajturve "grekė" tė Italisė, qė kanė tė njėjtėn pėrkatėsi fetare ortodokse, dhe fenė e ngreh si tė vetmen mundėsi idetifikimi nacional, sa qė bie plotėsisht nė vijat e nacionalizmit grek, duke proklamuar luftėrat fetare, nė radhė tė parė tė krishterimit lindor, tė ikonoklastėve; luftėrave me islamizmin sunit e sheit dhe krishterimin romak. Athua, nuk e dinte kėtė fakt, se tė tri fetė janė favorizuar nga pellazgėt, pra iliro-shqiptarėt dhe grekėt, tė cilat janė kthyer kundėr nesh, pėr tė na asimiluar tėrėsisht.

Vepra e saj bie nė hije tė ideologjisė progreke dhe prohelene, madje, ndonjėherė ideologjisė sė madhe greke. Te vepra e saj nuhatet roli progrek pėrmes literaturės sė njėanshme. Roli i “i zmadhuar” i serbo-ruso-bullgarėve duket se ėshtė i fryrė, sado qė autorja e vė nė gojė se "bizanti ishte qė nė nisje poliglot dhe kozmopolit"[3], pa i pėrmendur popujt qė e pėrbėnin ate.

Sa pėr ilustrim, po e pėrmendė njė unazė-vulė tė argjendtė, e gjetur nė Sateli tė Dollogozdės sė Strugės, qė nga koha e fisit tė njohur tė ilirėve, Enkelejtėve, njė fis me kulturė tė dendur nga ligjet e drejtėsia, deri te pėrpunimi i metaleve, qeramikės dhe qelqit, qė ka mė tepėr se 2310 vjet para tė sotmes. Nga deshifrimi i saj shihet qartė se pėrpos shkrojnave (kaligrafisė) greke, tė gjitha fjalėt janė shqipe. Ajo ruhet nė muzeun arkeologjik tė Strugės[4]. Shqipja, ėshtė e njėjta gjuhė, qė brez pas brezi pėrdoret. Porse kaligrafia ndryshon. Zonja, Averil Camerun, na quan me tė padrejtė "grekė", pa e ditur se kaliografia e grekėve ėshtė pėrdorur nga jo-grekėt, qė do tė thotė pra pėr shqiptarėt, krahas tė tjerėve.

Bizantinėt ishin njė popullsi e pėrzier. Nė radhė tė parė ishin ilirėt, pra shqiptarėt, qė zonja nuk i zė nė gojė, grekėt dhe vllehėt. Pas tyre vinin edhe fiset tjera barbare tė viseve aziatike dhe tė arabisė, qė i sundonin ata deri nė ardhjen e shtetit osman. Perandoria Osmane e mori nga brenda Perandorinė Bizantine, duke e vjedhur me tė gjitha vetitė e udhėheqjes shtetėrore, por me njė fe tė kundėrt. Po e them edhe njėherė, se etimologjia e kėsaj fjale shpjegohet vetėm nė saje tė shqipes: biz-an-t, do tė thotė ana e bezėve, nga biz, bezė, qė do tė thotė: kodėr rėre nė bregdet, qė i zinte armiqtė e shumtė dhe pėrėndimorė nė darė tė fuqishme- qė nuk mund ta bėte kėtė Roma. Bizant ėshtė quajtur tėrė perandoria. Kėshtu e ka quajtur ate Kosntandini i Madh. Zonja dhe zotėrinjtė e tjerė duhet ta mbanin nė mend.

 

 

Averil Camerun, pėr herė tė parė i pėrmend serbėt, nė mes tė viteve 1147-1160, "se kanė pranuar autoritetin bizantin"[5], duke folur pėr Aleks Komnenin, i cili ishte pėrballur bashkė me vėllain, Johanin, me sukses me peēenegėt. Greqishtja mori nga mbretėrimi i Herakliut zyrtarisht vendin e gjuhės zyrtare duke e lėnė mėmjanė latinishten pėr mjediset ushtarake[6] dhe ajo e mori veten si gjuhė shtetėrore rreth vitit 1000, kur del i ashtuquajturi Souda, njė fjalor i madh greqisht, si kombinim i enciklopedisė dhe i fjalorit gjuhėsor[7]. Averil Camerun nė tėrė veprėn e saj "Bizantinėt" nuk shkruan askund pėr etninė e pellazgo-ilirėve tė Konstadinit tė Madh[8], tė Valentinit, tė Justinit apo tė Justinianit, njė triumfator i madh, nga afėrsia e Shkupit[9], apo mė mirė tė themi nga fshati Tauris, afėr Shkupit[10], qė kishte pėrfunduar rindėrtimin e kalave nėpėr Iliri, tė lėna porosi nga Justini, dajės sė tij, ilir nga Bedriana, pėr t`u mbrojtur nga sulmuesit e shumtė dhe tė befasishme...

Por, po e lėmė njėherė kėtė vepėr. Ti kthehemi njė libri tjetėr. Ėshtė hera e parė qė "mėsojmė" pėr "zhdukjen" e avarėve. Zhdukja e papritur e avarėve nga luftimet e Herakliut, tė shkruara nė kapitullin e VI, ėshtė "zėnė" kėshtu nė gojė nga historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, nė veprėn e tij "Ballkani-Historia dhe qytetėrimi".[11] Por, nuk ka mundėsi tė "zhduket" njė popullsi e tėrė si avarėt (avatarėt) vetėm pas njė luftimi tė Perandorit Herakėl. Autori bie viktimė e literaturės qė e pėrdorė, edhe pse pėr shqiptarėt flet me simpati tė vėrtetė, por jo pėr arėsyet dhe periudhėn e gjenezės, nga kohėt mė tė vjetra. Libri ka njė mugesė tė dukshme dhe bazohet ekskluzivisht nė literaturėn sllave dhe latine, pėr "themelimin" e sllavėve.

Avarėt nuk janė zhdukur prej Herakliut, por janė mundur, thyer e shpėrdarė. Largimin dhe "zdukjen" e avarėve nga Ballkani, autori e quan "tė bėrė" dhe kėtė gadishull e lė "tėrėsisht nė duart e sllavėve". "Nė shekullin e shtatė dhe tė tetė vazhduan tė vinin fise tė reja sllave, por pati edhe njė shndėrrim tė tyre nga grabitės nė banorė qė ngulėn rrėnjė nė territoret e pushtuara. Ka shumė pak detaje tė sigurta lidhur me mėnyrėn se si u bė i mundur shndėrrimi i pjesės sė maleve qendrore tė Ballkanit nė tokė sllave"[12], thotė autori, pa e llogaritur se sllavėt erdhėn dhe u pėrzinė me avarėt. Gotėt, Visigotėt, Frankėt, Svevėt, Vandalėt, Alamanėt, Saksonėt, e kanė shtuar popullin e tyre "me tė mundurit", mbas betejash tė vazhdueshme.

Hunėt, Avarėt, Sllavėt, e shumė fise tė tjera, janė njė pjesė tė ardhur nga stepat aziatike. Kjo mbijetesė, u karakterizua nga pėrzierja, asimilimi apo nga >>riformimi<< i popujve, qė filloi nga antikiteti i vonė, vijoi nė Mesjetė dhe pėrfundoi pėrgjithėsisht nė shekujt 18-19"[13]. Popujt sllavė, qė mund tė vinin nga djerrinat e lumit Pripet, nė veri tė qytetit tė Kievit[14], ata u vendosėn nė rethinat e Smederevės, si e pohon kėtė fakt Prof. Dr. Skender Rizaj, nė tri veprat e tij tė njohura, si grabitės mė tė pangopur nė tė mirat e popullit tė denjė ilirė, si vrasės tinėzak dhe pa vetėdije pėr fuqinė e madhe tė Zotit, duke ardhur pėr tu asimiluar me ato pakica tė fiseve skllave, tė mbetura nga luftimet e tjera tė Ballkanit. Tė mos harrojmė kėtu jevgjėt apo romėt etj., prej tė cilėve veēanėrisht treva kryesore e Nishit deri nė Vranje, Tregu i Ri (Novi Pazari), Jeni Pazari apo Rashka, janė banuesit e kėsaj treve. Kjo zonė ėshtė okupuar nga cergashėt, qė kanė qenė jevgj tė paskrupullt e tė pabesė nė luftė. Vendasit, iliro-dardano-shqiptarėt, e kishin njė mjet tė fundit luftėn pėr tu mbrojtur. Kjo gjė dihet. Nuk e themi kot, "jemi tė dėrguarit e Zotit nė tokė". Prandaj, jemi tė rezervuar nga luftėrat.

Ferdinand Schewill thotė nė kėtė libėr se "popujt e vjetėr ishin tre: ilirėt, grekėt dhe latinėt periferikė. Ilirėt- tė quajtur mė vonė shqiptarė, tė cilėn e sqaruam- banonin nė pjesėn pėrėndimore, grekėt nė bregdetin e Egjeut dhe Jonit, kurse latinėt nė rafshin qėndror"[15]. Luftėrat e Aleksadrit tė Madh, tė Maqedonisė Ilire, tė Ilirisė, tė Epirit, etj. nuk i zė nė gojė nė formim e Ballkanit. Ato gabimisht i nxjerrė me Greqinė. Pellazgėt, ilirėt, epirotėt, d.m.th shqiptarėt autori i lė nė mjegullėn e madhe tė shekujve.

Me hellenėt, d.m.th. grekėt dhe tė Aleksandrit tė Madh, pėrfundon "faza e parė e grekėve tė historisė sė Ballkanit"[16], pa e cekur pėrse quhej "Ballkan".

 

 

Autori do t`ia kishte flluar mė mirė historinė e Ballkanit po tė kishte lexuar nė Amerikė historinė e Edwin Jacques, "Shqiptarėt-Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme", tė botuar pikėrisht atje, nga "McFrlands& Company, Inc. Publishers", USA. Gadishulli Ballkanik ėshtė quajtur mė parė Gadishulli Ilirik. Kjo gjė shihet nga cilėsimi i dy vėllezėrve evrej, Ciril dhe Metodi, pėr gjuhėn qė e pėrdorin ata, si "gjuhė ilirike", pra gjuhėn sllave. Aty krijohej pėr herė tė parė e fomja e tyre.

Nė tė vėrtetė, prej Turkmenistanit ėshtė marrė emėrtimi "Ballkan", qė shkruhet me dy "ll" shqipe, pėr kėtė trevė tė gjėrė ilirike. Nė Turkmenistan, ka njė trevė tė gjėrė me emrin "Balkan", pėrskaj detit. Perandoria Osmane ka patur si qėllim vetiak tė cilėsoj sjelljen e ligė tė popullsive tė kėtij gadishulli ndaj vetvetes. Ishin pra pakicat turko-asiatike. Luftėrat e tyre ishin luftė anė e kėnd kėtij gadishulli me njėri-tjetrin, por edhe me Perandorinė Osmane.

Pėrveē se futet autori pėrmes literaturės sė njėanshme e tė rrejshme serbo-greke, nė librin "Ballkani-Historia dhe qytetėrimi", po ia lėmė edhe njė vend kamuflimit tė historiagrafisė pėr krijimin e "kombit malazias". Kjo gjė nuk e thotė tė vėrtetėn dhe ėshtė pika mė e pakėndshme e librit. Autori nuk u pėrmbahet tė dhėnave bibliografike nė kėtė botim, tė cilat dalin si njė e metė e pėrkthimit dhe e botimit nė gjuhėn shqipe, nga Shtėpia Botuese "Eugen", nė Tiranė. Vepra, nė kėtė pjesė i ngatėrron emrin shqiptar dhe viset shqiptare me malazezė, si psh. Shkodra, apo tė emrave tė veēantė tė prijėsve, si psh. Bashlshajt, qė i paraqet si "malazezė", sado qė janė shqiptar dhe janė troje shqiptare, rrahur majft nė historiografinė tonė, italiane, evropiane, greke, amerikane, etj. Autori i pėrdorė gabimisht kėto gjėra nė kuadėr tė "katėr qendrave" tė krijimit tė serbėve. "Qendra e katėrt" janė malazezėt, madje rreth vitit 1800. Ky krijim i tyre, nuk qėndron. Kjo ėshtė koha kur kėta "fqinjė" tanė tė tmerrshėm po i grabisnin dhe po i shkatėrronin trojet autonome shqiptare, tė lėna pa mbrojtje tė mirėfilltė. Nė vilajetin e Shkodrės, gjenden Tivari, Tuzi e Podgorica, kur caktoheshin kufijtė dhe krerėt shqiptarė tė Lidhjes sė Prizrenit insistonin qė tė mos i lėshohen tokat shqiptare tė kėtij vilajeti Serbisė dhe Malit tė Zi.[17] Malazeztė ishin kundėr shqiptarėve. Lidhja e Prizrenit u krijua si rezultat negativ i traktatit tė Shėn Stefanit (mė 1877), qė i kishte bėrė shqiptarėt pre tė luftėrave ruso-osmane. Shqiptarėt vunė nė zbatim programin e mbrojtjes sė intertesave tė mirėfillta kombėtare, kundėr Serbėve, Malazezėve dhe Grekėve, duke kėrkuar nga Qeverisa Osmane njė autonomi mė tė gjėrė tė Shqipėrisė, brenda vilajeteve tė Janinės, Manastirit, Shkupit dhe tė Shkodrės,[18] gjė qė nuk ishin pėrgaditur pėr luftė.

Le tė kujtojė njė detal para kėsaj gjėndjeje: Pal Dukagjini (1384-1446), me tė vėllanė Nikollė Dukagjinin, qeveriste pjesėn veriore tė Shqipėrisė sė sotme, me territoret e Malit tė Zi tė sotėm, me territoret e Kosovės sė sotme, me territoret e Sanxhakut tė sotėm, me territoret e Serbisė sė sotme, duke pėrfshirė Nishin, Krushevcin dhe Smederevėn. Selia e kėsaj principate ishte Ulpiana (Graēanica, afėr Prishtinės). Etimologjia e toponimit Graēanicė ka dale nga shqipja: graēoj- shembet toka, d.m.th. graēanicė=ana e graēuar, e fundosur. Upiana ishte e shembur nė shekulllin e VI dhe ishte rindėrtuar nga Dukagjinajt, duke u bėrė selia e tyre.[19] Graēanica ėshtė bėrė sot "pronė serbe", sė bashku me kishėn e vogėl ortodokse.

Lekė Dukagjini III (1410-1481) ishte djali i Pal Dukagjinit, kishte lindur nė Ulpianė (afėr Graēanicės sė sotme), nuk hoqi dorė nga vasaliteti i sulltanit, as kur babai i tij, Pal Dukagjini dhe Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, nė Betejėn e II tė Kosovės (me 3 nėntor 1443) nė mes tė Jan (Janosh) Huniadit dhe tė ushtrisė osmane, po iknin nga ushtria osmane.[20] Herėn e dytė fituan turqit tė ndihmuar nga Lekė Dukagjini III, i cili nuk lejoi qė Skenderbeu tė ndihmonte aleatin Jan Huniadi. Gjatė kėsaj lufte tė rrebtė qė u zhvillua nė Kosovė u rrėnua pėr herėn e dytėn Ulpiana, kėshtu qė selia e pricipatės kaloi prej tani nė Pejėn e sotme...[21]

Por, le tė kujtojmė edhe njė detal tjetėr: Mali i Zi, pėrpara se tė pushtohej nga osmanėt, kishte njė popullsi shumicė shqiptare. Shqiptarėt ortodoks i kryenin ritet e tyre edhe nė gjuhėn sllave, prandaj serbėt ikėn nė territoret e Malit tė Zi, sepse donin tė ruanin fenė ortodokse.

Malazeztė kanė bashkėpunuar historikisht me shqiptarėt, fillimisht edhe nė luftė tė egėr kundėr osmanėve.[22] Mjaft treva mbetėn nėn Malin e Zi dhe nėn Serbinė, si Nishi, Novi-Pozari (Tregu i Ri), Tivari etj., tė cilat kanė qenė herėdokur vise pellazgjike, ilire dhe shqiptare.

Disa autorė janė tė mendimit se populli malazez ka mė shumė afinitet si racė me popullin shqiptar se sa me popullin serb[23]). Emri i lumit tė Zetės rrjedhė nga fjala pellazge Genta, qė nė latinisht erdhi Zenta, prej tė cilės rrjedhi Zeta. Nė Mal tė Zi tė bien nė sy dy toponime tė mirėfillta shqiptare, ku nuk flitet fare shqipja: Shingjon (Shėn Gjoni/St. Johan) dhe Goljemade (gojėmadh= gulae magnae, latinisht). Tuzi, me 1330, shprehė emrin latin Tanusius; Prekali, Shkreli, Kastrati kuptohen edhe sot e kėsaj dite si farefise tonat. Nė kadastrėn e vitit 1416, nė „Villa Tusi“, te Tuzi pranė Podgoricės, 16 kryefamiljarėt quheshin Tusi, duke filluar nga kryetari i tyre, Jurco Tusi, ndėrsa nė „Grouemira grande“ (shqip=grua e mirė) nga 20 shtėpi, 11 prej tyre banoheshin prej gruemirasve.[24] Disa fise malazeze pra nuk kanė prejardhje sllave. Drekalloviqėt, Vasoviqėt, Zogoviqėt, Berishiqėt, Gashiqėt, e fise dhe vllazėri tė tjera janė tė prejardhjes shqiptare.

Nė tė vėrtetė, nuk ekziston njė komb „malazez“ qė jetojnė nė tokat e vjetra iliro-dardane. Ata janė tė krijuar nga popullata vendase, sipas vendit tė jetesės, sepse „mali i zi“ shprehė malin ku janė tė mbėthyer. Veshjet, zakonet, shtati i lartė i ngjashėn me malėsorėt e alpeve tė Shqipėrsisė, dėshmon se janė shqiptarė tė sllavizuar. Ata janė bracikefalė, sikurse shqiptarėt, ndėrsa sllavėt e serbėt janė mezoqefalė.[25] Autori Ferdinad Schevill e nxjerr kėtė emėr nga fallsifikimet sllave, me emrin e pėrshtatur: "Cerna Gora".[26] Historia e vėrtetė mungon, por autori mundohet tė mbahet nė baladat popullore malazeze. [27] Kėshtu rrėshqet fuqishėm.

Politika nacionaliste dhe antishqiptare nė Ballkan, si njė nga shkaktarėt e vuajtjeve tė shqiptarėve gjatė shekujve, ka ardhur kryeput prej kishave ortodokse. Shqiptarėt janė treguar shumė tolerantė nga natyra e tyre fetare. Ata, asnjėherė nuk e kanė zgjatur dorėn pėr tė vrarė popujt e tjerė fqinjė pėr shkak tė fesė.[28] Kjo gjė, tani pėr tani, mjafton.

Njė histori mė voluminoze, mė tė organizuar dhe mė mirė tė ndarė nė pjesė, e shkruan John Juluis Norwich, “Bizanti-shkėlqimi dhe rėnia e njė perandorie, 330-1453”.[29] Autori shkruan me njė stil tė thjeshtė e terheqės, pasi ka studiur dokumente tė pafunde tė historisė. Ai ėshtė lauruar pėr studime nė frengjisht e nė rusisht dhe ka mbuluar detyra tė rėndėsishme tė ambasadave tė Beogradit dhe tė Bejrutit.

Kėshtu, bie pre e literaturės ruse, sllave dhe greke, nga vendet ku studion e punon. Kėtė gjė do ta shohin nė vazhdimin e kėsaj teme...

 


 


[1]  Shiko pėrfundimin e veprės, nė faqen 295, sa pėr illustrim.

[2]  Michael Grant, “Konstandini i Madh nga Iliria”, Bacchus, Tiranė 2004, faqet 31-32.

[3] Averil Camerun ”Bizantinėt”, Dituria", Tiranė 2008, faqe 38.

[4]  Bexhet Asani, "Unaza-vulė e lashtėsisė 2300 vjet flet shqip", "Fakti", E hėnė, 13 Gusht 2001.

[5] po aty, faqe 87

[6] po aty, faqe 218.

[7] po aty, faqe 228.

[8] shiko shkrimin e Agim Shehut, "Konstandini i Madh shkoi nė Bizant me flamur e simbol tė ilirėve, shqiponjėn me dy krerė", www.ereniku.net.

[9] Albert Kotini, "Justiniani-shqiptari i hershėm dhe triufator i madh", Rilindja, botimi nė Pėrėndim, e Hėne, 31.06.1999

[10]  Luan Pėrzhita, "Mbretėria Dardane-Histori e shkurtėr e shtetit 2400 vjeēar", Botaart, Tiranė 2007

[11]  Ferdind Schewill, "Ballkani-historia dhe qytetėrimi", Eugen, Tiranė 2002

[12]  po aty, faqe 72

[13] Citoj nga shkrimi i Fatbardha Demi, "Ideologjia politike e historiagrafisė Europiane", faqja e www.pashtriku.org, sipas citimit tė saj nga Patrik J. Geary, "Il mito delle nazioni. Le origini medievali dell`Europa", Carroci, 2009, qė nuk thuhet vendi i botimit.

[14]  Vepra e pėrmendur e Ferdinand Schevillit, faqe 73.

[15]  po aty, faqe 72.

[16]  po aty, faqe 13.

[17]  Dr. Muhamet Pirraku, "Myderriz Ymer Prizreni, ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare, 1877-1887", Sharr 2003, faqe 70.

[18] ) Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare pėr tė rėnėt e Kombit Shqiptar, Tiranė 1992“, faqe 11.

[19] ) Prof. Dr. S. Rizaj „Edrejta historike e shqiptarėve…“, faqe 12.

[20] ) Edwin Jacque „Shqiptarėt -Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme", Kartė e Pendė, Tiranė 1996, faqe 204.

[21] ) Prof. Dr. S.Rizajt, v.c., faqe 13.

[22] Elena Kocaqi- Levanti "Planet pėr zhdukjen e shqiptarėve/Si u krijua Greqia dhe Serbia nė trojet shqiptare", Emal, Tiranė 2009, faqe 63.

[23] ) Hamit Kokalari, „Kosova,…“, faqe 9.

[24] ) Shiko artikullin e Prof. Konstantin Jireēek, „Mbi shqiptarė e trevave veriore dhe verilindore nė kontakte me popullsitė sllave“, te „E vėrteta mbi Kosovėn…“, faqe 135.

[25] Elena Kocaqi- Levanti, vepra e citur, faqe 63.

[26]  Ferdinad Schevill, "Ballkani...", faqe 258.

[27] Po aty, faqe 260,

[28] Elena Kocaqi-Levanti, po aty, faqe 12.

[29] Norwich, John Julius "Bizanti, shkėlqimi dhe rėnia e njė perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranė 2005

 

 

(I)            (III)    (IV)    (V)    (VI)