.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar

Shkruan: Arben P. LLALLA

      

ARISTIDH KOLA DHE SHTYPI SHQIPTAR

 

 

Librin e autorit Arben P. Llalla, "Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar", mund ta shkarkon falas nė sektorin

 "Literaturė"

dhe nė

www.syri3.com

 

 

           

            Biografia e Aristidh Kolės

 

            Aristidh Kola lindi mė 8 korrik tė vitit 1944, nė njė fshat tė banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) tė rrethit tė Tebės nė Greqi. Fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes sė tij pranė gjyshit dhe gjyshes qė i mėsuan gjuhėn e vatrės, arbėrishten .

            Nė vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar mė vonė punėn si avokat nė Athinė. Mbas disa vitesh do tė njihej me Nansin, e cila u bė gruaja e tij dhe do t'i dhuron dy fėmijė tė mrekullueshėm, Poliksenin dhe Panajotin. Nė vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij tė avokatit pėr t'u marrė me studimet historike, folklorike dhe gjuhėsore, tė arvanitasve tė Greqisė. Nė vitin 1983 do tė anėtarėsohej nė shoqatėn “Lidhja e Arvanitasve tė Greqisė” dhe do tė zgjidhet disa herė kryetar i saj. Nė vitin 1983 do botonte librin e tij tė parė me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekėve”, njė libėr i ringjalljes sė vetėdijes pėr arvanitasit nė Greqi, qė do tė ribotohej edhe nėntė herė tė tjera nė gjuhėn greke.

            Nė vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit tė parė nė Greqi me kėngė arvanitase, ku me Dhimitėr Lekėn dhe kėngėtarin Thanasi Moraitin, bėnė tė mundur nxjerrjen e diskut CD me kėngė arvanitase. Nė vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perėndive”, dhe mė 1995, Aristidhi themelon shtėpinė botuese “Thamiras”, me qėllim qė tė botojė veprat e autorėve arvanitas, por edhe tė autorėve tė tjerė shqiptar. Po atė vit do tė botonte librin mė tė suksesshėm nė gjuhėn greke dhe shqipe “Greqia nė kurthin e serbėve tė Millosheviēit”. Njė libėr qė tregon pėr komplotet dhe masakrat ē’njerėzore serbe kundėr kombeve tė ish- Federatės Jugosllave dhe kryesisht tė shqiptarėve. Nė kėtė libėr Aristidh Kola do tė paralajmėronte pėr masakrėn qė po pėrgatiste Millosheviēi dhe bashkėpunėtorėt e tij kundėr popullit shqiptar tė Kosovės.

            Nė vitin 1996, Aristidhi i nderuar do jepte dorėheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase tė Greqisė” pėr tu marrė vetėm me studimet pellazgjike, dhe nė vitin 1997, do botonte i vetėm revistėn tre mujore “Arvanon”. Ku nė kėtė revistė, ai merrte pjesė bashkė me shqiptarėt e Kosovės nė luftėn e drejtė tė tyre.

            Me punėn e tij tė palodhshme, nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare tė Kosovės, ai informonte publikun e painformuar drejtė grek, pėr dramėn e dhimbshme qė po kalonin shqiptarėt nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do tė hidheshin kundėr tij.

            Mė 24 maj 2000, njė ditė pėrpara prezantimit tė librit tė tij, kushtuar arbėreshit tė njohur uratė Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditės popullore”, Aristidh Kola do tė shtrohet urgjentisht nė njė spital tė Athinės i sėmurė rėndė. Veprimtaria pėr prezantimin e librit tė tij u bė pa tė, pa frymėzuesin e atij takimi. Njė sėmundje e pashėrueshme po pėrparonte me shpejtėsi pėr t’i marrė jetėn njeriut tė mirė nė mbrėmjen e 11 tetorit 2000, nė spitalin Evangjelizmos nė Athinė ku rėnkonte prej njė muaj.

            Vdekja e Aristidh Kolės goditi zemrat e mijėra emigrantėve shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbėreshėve kudo qė ndodhen. Njė vdekje e parakohshme qė mori jetėn e historianit dhe studiuesit arvanitas, kėtij avokati tė ēėshtjes shqiptare, qė punoi pėr miqėsinė dhe bashkėpunimin e popujve tė Ballkanit. Pak ditė para se tė vdiste kishte pėrfunduar nė dorėshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Nė kėtė libėr tė fundit tė tij, ai na sjell shumė tė dhėna tė rėndėsishme, pėr periudhėn parahistorike dhe kryesisht pėr paraardhėsit e shqiptarėve tė Kosovės qė ishin Dardanėt Pellazgjik.

            Pėr punėn e tij nė fushėn e historisė dhe kulturės arvanitase, Aristidh Kola nė vitin 1995 ėshtė dekoruar nga Kryetari i atėhershėm i shtetit shqiptar Sali Berisha me ēmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratėn e klasit tė parė “Naim Frashėri”.

            Nė vitin 2004, Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi e nderon me certifikatė “Mirėnjohje”, ndėrsa Bashkia e qytetit tė Skenderajt e shpalli “Qytetar Nderi”.

 

            Pjesė nga libri "Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar"