Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - A jemi nė prag tė apokalipsit? (pjesa e pestė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

A JEMI NĖ PRAG TĖ APOKALIPSIT?

(pjesa e pestė)

           Besojmė se edhe profecitė pėr vitin 2012 do tė kenė epilogun e njėjtė si shumė profeci tė tjera qė i kemi theksuar nė kėtė shkrim. Pra, shpresojmė qė tė gjitha ato profeci tė jenė vetėm pjesė e kėsaj loje tė imagjinatės sonė tė bujshme dhe skenar qė do ta pėrjetojmė vetėm artistikisht tė projektuar nė pėlhurėn e bardhė tė kinemasė dhe pėrmes ekraneve televizive.

  

            Kėrcėnimi nga gjithėsia

 

            Vrima e zezė

 

            Pėrveē rreziqeve qė i pėrshkruam mė lartė, kėrcėnime shumė serioze planetit tonė i kanosen dhe nga gjithėsia. Njė ndėr e teoritė e kėsaj natyre ėshtė ajo e gėlltitjes, jo vetėm tė planetit tonė, por edhe tė gjithė sistemit diellor nga ndonjė, e ashtuquajtura, “vrima e zezė”. Si “vrimė e zezė” konsiderohet nga shkencėtarėt e fushės sė astronomisė dhe astrofizikės, zona hapėsinore ku ndodhet njė yll, grup yjesh ose dhe trupa tė tjerė qiellor dhe nga e cila nuk mund tė dalė as dritė as ndonjė sinjal tjetėr. Kėta trupa qiellor (pėrgjithėsisht yje), gjatė shuarjes sė tyre, kalojnė nėpėr disa etapa. Nga humbja e madhe e hidrogjenit gjatė reaksioneve termobėrthamore, kėta yje arrijnė pėrmasa shumė tė mėdha duke u kthyer nė yje gjigant tė zjarrtė (kuq). Forca gravitacionale dhe fillimi i ftohjes sė kėtyre yjeve i vėnė njė kufi zgjerimit tė mėtejmė tė tyre, dhe pastaj fillon procesi i ngjeshjes ku me kohė forcat gravitacionale e mposhtin forcėn e presionit tė brendshėm dhe me kėtė prishet ekuilibri i forcave dhe fillon njė ngjeshje shumė mė e shpejt dhe me e fuqishme e kėtyre yjeve, qė shoqėrohet me rritje tė densitetit  e tė temperaturės dhe mė nė fund ky proces pėrfundon me njė shpėrthim katastrofik tė tyre. Kėshtu kėta yje kalojnė nė gjendje tė jashtėzakonshme, kthehen nė materie tė ngjeshur nga e cila nuk reflektohet mė drita e as sinjale tjera. Tė gjitha sinjalet, pavarėsisht shpejtėsisė dhe drejtimit, ato s’mund tė dalin jashtė saj, por marrin njė kurbėzim drejt qendrės. Nė brendi tė “vrimės sė zezė” krijohet njė fushė gravitacionle e fuqishme e cila mund t’i gėlltis tė gjitha materiet e tjera qė mund tė gjendėn nė afėrsi ose qė i afrohen asaj.

            Shkencėtarėt kanė zbuluar edhe nė galaktikėn tonė, “rruga e qumshit”, “vrima tė zeze”. Ata i konsiderojnė ato si tė pa rrezikshme pėr sistemin tonė diellor, pasi janė shumė larg tij dhe nuk ka indikacione se ato po lėvizin nė drejtim tė kėtij sistemi. Megjithatė, ata nuk e pėrjashtojnė as mundėsinė, qė pas njė periudhe tė gjatė (ndoshta pas disa milion vitesh), gjatė rrugėtimit nėpėr hapėsirė, tė pasoj ndonjė pėrplasje me ndonjė nga kėto “vrimat e zeza”, qė janė mė qindra miliona nė hapėsirėn e pafund. Dhe natyrisht, njė skenar i njė takimi tė tillė, padyshim do tė pėrfundonte nė mėnyrėn mė tragjike tė mundshme pėr planetin tonė dhe tė gjitha gjallesat e saj.

 

 

            Dhe kur jemi te rrugėtimi i sistemit tonė nėpėr shtigjet e galaktikės mėmė, po e theksojmė sėrish dukurin astronomike qė pason njė herė nė 26000 vjet (tė pėrshkruar nė fillim tė kėtij artikulli), ku i gjithė sistemi ynė diellor gjendet nė pozicion paralel me  “rruga e qumėshtit”. Dhe kjo pikė, ku sistemi ynė diellor, qė supozohet se do tė pasoj nė dhjetor 2012, do tė takohet (ndeshet) me “Rrugėn e qumėshtit”, ėshtė njė shtresė e krijuar nga re pluhuri e ashtuquajtur “hapėsira (e ēara) e errėt e rrugės sė qumėshtit”. Kjo e ēarė ka shumė kuptime mitologjike si: “Rruga e ferrit”, “goja e njė pėrbindėshi kozmik”, “kanali lindės i nėnės kozmike” etj., dhe siē thamė pėrbėhet nga shtresa tė dendura reshė. Dhe pikėrisht kėto shtresa tė dendura mund tė depėrtojnė edhe nė hapėsirėn e atmosferės sė Tokės, duke penguar kėshtu rrezet e  Diellit tė depėrtojnė tė plota deri nė planeti tonė, e si pasoj e kėsaj mund tė vije deri tė lėvizjet e temperaturės qė do tė ndikojnė drejtpėrdrejt nė ndryshimet klimatike, duke shkaktuar edhe debalancėn natyrore. Llogaritė tregojnė se planeti ynė ėshtė duke lėvizur nėpėr ato shtresa tė reve, dhe ka mendime, se edhe ndryshimet klimatike tė  viteve tė fundit janė si rezultat i kėsaj dukurie.

 

            Rreziku nga aktiviteti i njollave mbi sipėrfaqen e Diellit

           

            Rrezik tjetėr, qė duket tė jetė mė serioz se gėlltitja e mundshme e Tokės nga ndonjė “vrimė e zezė”, janė edhe shpėrthimet e fuqishme qė ndodhin herė pas here nė sipėrfaqen e zjarrtė tė yllit tonė, Diellit. Ekspertėt qė bėjnė vėzhgimin e rregullt tė aktivitetit tė njollave nė sipėrfaqen e Diellit nga tė dhėnat e observatoriumit hapėsinor SOHO (Solar and Heliospheric Observatory - Observatoriumi heliosferik dhe diellor) qė ėshtė vepėr e pėrbashkėt amerikano - evropian, vėrtetojė njė cikėl tė ri dhe shumė tė fuqishėm tė kėtij aktiviteti nė vitet nė vijim. “Sipas vrojtimeve tona, cikli i ardhshėm do tė jetė shumė intensiv dhe pikėn qendrore do ta arrijė kah fundi i viti 2012” - thotė astronomi dhe eksperti i SOHO-s, Pete Lawrence.

            Qetėsia qė po mbretėron kohėt e fundit nė sipėrfaqen e Diellit, pėr ekspertet e kėsaj fushe, duket tė jetė po ashtu shqetėsues. “Njė pauzė kaq e gjatė qetėsie nuk ka ndodhur qė nga viti 1913” - shprehet Lawrence. Dhe kjo sipas tyre do tė thotė: qetėsi para njė stuhie tė fuqishme?!

 

 

            Aktiviteti i njollave te Diellit, zakonisht ndjek njė ritėm tė rregullt. Ēdo 11 vjet e arrin njė pikė maksimale. Por, faza e qetėsisė e kėtyre aktiviteteve vitet e fundit, konsiderohet nga ekspertėt amerikanė tė qendrės pėr kėrkime atmosferike, si e rrezikshme. Ata i frikėsohen njė erupsioni tė fuqishėm qė mund tė ndodh nė sipėrfaqe tė Diellit me stuhi masive, tė cilat si njė “tsunami”, do tė lirojnė rreze tė vrullshme rėntgeni nė drejtim tė Tokės duke e atakuar fushėn mbrojtėse magnetike tė saj. Nė rrethana normale Tokėn e mbron fusha e vet magnetike nga rrezet rėntgen, por “furtunat” e pritura nė vitet e ardhshme, mund tė ndikojnė nė baraspeshėn gjeomagnetike tė saj duke lėkundur kėshtu, ērregulluar ose zhvendosur edhe fushėn magnetike, si rezultat i sė cilės do tė mund tė pasojnė, jo vetėm katastrofa tė dhunshme natyrore, por edhe katastrofa teknologjike me pėrmasa tė mėdha shkatėrruese.

            Gjatė stuhisė sė fundit masive, qė ndodhi kah fundi i vitit 2003 kur nė nėntor erdhi deri te njė erupsion i fuqishėm nė sipėrfaqe tė Diellit, ku shpėrthyen disa miliardė tonelata plazmė, nė Kanada pėsoi kolaps pothuajse i gjithė rrjeti elektrik, ndėrsa shumė instrumente tė satelitėve pushuan sė funksionuari. Avari tė lehta pat edhe nė shumė instrumente elektronike nė shumė vende  tė Tokės.  “Ishte fat i madh qė vala e kėtij shpėrthimi nuk ishte e drejtuar kah Toka, dhe me kėtė ne u kursyem nga furtuna e njė katastrofe tė mundshme gjeomagnetike” - sqaron astronomi Mausumi Dikpati. “Njė furtunė e fuqishme me destinacion Tokėn, do tė krijonte kaos global dhe civilizimin, qė ne sot e njohim, do ta zhdukte nga faqja e dheut” - pėrfundon Dikpati.

            Se sa shqetėsuese pėr ekspertet e astronomisė dhe astrofizikės paraqet ēdo ndryshim, qoftė edhe i lehtė i fushės magnetiket tė Tokės, dėshmon edhe investimi i madh nė ndėrtimi  e satelitit GOCE, nga Agjencia Hapėsinore Evropiane (ESA), i cili nė mars tė kėtij viti (17.03.2009) u lansua nė hapėsirė, pikėrisht pėr tė bėrė matjet  e ndryshimeve tė fushės gravituese  tė Tokės.

 

 

            Ndeshja me trupa tjerė qiellor

 

            Rreziku mė potencial sipas shkencėtarėve, por edhe sipas profecive tė ndryshme, Tokės i kanoset nga goditja e ndonjė asteroidi ose meteoriti me pėrmasa gjigante, por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e pėrplasjes me ndonjė planet tjetėr.

            Llogaritet sė ne Tokė pėr ēdo ditė bien me qindra meteor, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve as qė e ndiejmė e as qė e shohim pasi qė ata shkatėrrohen plotėsisht gjatė  fluturimit tė tyre pėrmes atmosferės. Por ndodh qė nga lartėsitė e qiellit tė bien edhe pjesė mė tė mėdha, trupa tė ngurtė qė nuk arrijnė tė avullohen (sikurse meteorėt) gjatė fėrkimit me atmosferėn e Tokės qė quhen meteorit.

            Meteoritėt janė trupa qiellor me pėrmasa tė mėdha qė arrijė nė qindra e mijėra tonelata. Dhe, meteoritė tė tillė nuk e kanė kursyer as planetin tonė. Hulumtimet shkencore rezultojnė se krateret e mėdhenj si ai “Barringer” nė Arizona tė SHBA-ve, krateri Deep-Bay dhe liqeni Clearwater nė Kanada, janė krijesa tė goditjeve nga meteoritė me pėrmasa gjigante. Edhe gjiri detar i Hudson-it nė Kanada, po ashtu supozohet se ėshtė krijuar nga goditja e ndonjė meteoriti me pėrmasa tė mėdha.

            Rėnie tė meteoritėve tė mėdhenj kanė pasuar edhe gjatė shekullit tė fundit: p.sh.  nė vitin 1908, nė brigjet e shkreta tė lumit Janisej (Siberi) ka rėnė njė numėr i madh gurėsh me peshė tė pėrgjithshme prej disa mijėra tonelatash. Ato vende ku kanė rėnė kėta meteoritė janė shkretuar dhe djegur plotėsisht. Po ashtu, njė meteoritė tjetėr i madh ka rėnė nė malet e Sihote-Alin-it, nė vitin 1947, me peshė tė pėrgjithshme prej 30 tonelatash. Meteoriti mė i madh qė ka goditur Tokėn nė shekullin e fundit, konsiderohet ai i vitit 1930, qė ka rėnė nė Afrikėn Jugore, me njė peshė prej 60 tonelatash.

            Edhe qytetet e pėrmendura nė librat e shenjtė, nė Bibėl, gjegjėsisht ė Dhiatėn e vjetėr - Sodoma dhe Gomora, por edhe nė Kuran (“Populli i Lutit”), mendohet tė kenė pėsuar shkaku i pėrplasjes sė ndonjė meteoriti. Sipas pėrshkrimeve tė librave tė shenjtė, popullata e atyre qyteteve ishte futur nė mėkate tė thella, dhe pėr ēoroditjet e tyre, pėr mosbesim ndaj Perėndisė,  pėr vepra tė ndyra (homo)seksuale etj., i ndėshkoi vetė Zoti, duke i shkatėrruar pėrmes gurėve e flakės tėrėsisht.

            Nė shėnimet biblike thuhet: “Porsi Sodoma dhe Gomora edhe qytetet pėrreth, qė u dhanė pas kurvėrimit dhe u dhanė pas ēoroditjesh seksuale, janė vėnė pėrpara si shembull, duke pėsuar ndėshkimin e njė zjarri tė pėrjetshėm”, ndėrsa nė shėnimet e shenjta islame shkruan: “Populli i Lutit pėrgėnjeshtroi paralajmėrimet… Ne dėrguam kundėr tyre stuhi gurėsh (e cila i shkatėrroi tė gjithė), pėrveē familjes sė Lutit, tė cilėn Ne e shpėtuam me mirėsinė Tonė nė orėn e fundit tė natės. Kėshtu i shpėrblejmė ata qė falėnderojnė. Luti i kishte paralajmėruar pėr dėnimin Tonė, por ata nuk i besuan paralajmėrimet e tij. (El-Kamer: 33-36).

            Atlantida, kontinenti i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik, ėshtė ndėr mė tė pėrfolurit nė shumė variacione. Zhdukja e kėtij civilizimi tė lashtė supozohet tė ketė ndodhur nga  pėrplasja e mundshme e ndonjė meteoriti gjigant, i cili kishte provokuar edhe ndryshime tė madha klimatike e gjeologjike, tė cilat, pėr shumė pak kohė zhduken nga faqja e dheut njė popullatė tė tėrė. Mendohet se pėrplasja e meteoritit kishte shkaktuar tėrmete, shpėrthime vullkaniken, valė tė mėdha tė oqeanit  etj.  tė cilat fundosėn kėtė “kontinent” pėrgjithmonė. Kėtė tezė e mbėshteste fuqishėm fizikani gjerman, Otto Muck, tė cilėn e pėrshkroi nė veprėn e tij “Alles über Atlantis” (Gjithēka mbi Atlantidėn) tė publikuar nė vitin 1976. Ai thotė se qendra e pėrplasjes sė Tokės me ndonjė meteorit ose edhe me ndonjė asteroid, ishte pikėrisht Atlantida. Muck-u deri te kjo tezė kishte arritur duke studiuar kalendarin e civilizimit tjetėr, Maja dhe duke i krahasuar shėnimet e tyre dhe tė dhėnave tjera astrologjike.

            Johann Elert Bode, drejtor i dikurshėm i Opservatorit tė Berlinit (nga viti 1786), pra, para mė se 200 vitesh kishe zhvilluar teorinė (bazuar nė llogaritje matematikore distancėn mes Diellit dhe Tokės) sipas sė cilės njė grumbull i meteoritėve tė mėdhenj  qė sillen rreth sistemit tonė diellor, janė pjesė e njė planeti tė shkatėrruar, tė cilėt vazhdojnė ta ndjekin akoma vijėn harkore tė tij. Megjithėse kjo teori nuk pohohet por as nuk mohohet nga shkenca e sotme e astronomisė, pasi nė sistemin tonė diellor ka mjaftė meteoritė, shtrohet pyetja: Si u shkatėrrua (pėlciti) ai planet?! Nga vetvetja, apo nga pėrplasja me ndonjė trup tjetėr qiellor?!  Kjo e dyta mendohet tė jetė opsioni mė real, breng serioze edhe pėr ekspertet e NASA-s. Projekti i NASA-s, IRAS - teleskopi hapėsinorė qė u lansua nė janar tė vitit 1983, arriti tė regjistrojė njė objekt, njė trup gjigant planetar tė panjohur qė po lėviz nė drejtim tė sistemit tonė diellor, bile sipas shkrimeve nė gazetėn “Washington Post”, thuhej se ky trup ėshtė aq afėr Tokės, sa qė mund tė konsiderohet pjesė e sistemit tonė diellor. Ishte Hulumtuesi J. Davis nga Leicester University tė Britanisė sė Madhe, i cili mė 24 prill 1983 arriti tė vėrej nė regjistrimet e IRAS njė objekt me shpejtėsi tė madhe lėvizėse qė u klasifikua si Asteroid. Me 3 maj, 1983 ky objekt u regjistrua edhe nga dy amator qė ishin shumė larg njėri-tjetrit, Genichi Araki (Japoni) dhe George Alcock (Britani). Dhe tė gjitha llogaritjet rezultuan se ky objekt do tė kaloj ekstrem afėr Tokės, diku rreth 4.7 milion km, mė afėr se ēdo komet tjetėr qė nga kometa Lexell nė vitin 1770.

 

 

            Njė objekt tė tillė e regjistroi nė vitin 1992 edhe teleskopi hapėsinorė mė modern i kohės sonė, Hubble. Edhe shkencėtarė Rus, pėrmes satelitit NORLOK, nė korrik tė vitit 2002, kanė arritur tė fotografojnė njė planet pranė Diellit, qė lėviz me kursin nė drejtim tė Tokės. Gjatė fluturimit tė parė, qė llogaritet tė pasoj brenda 4-5 viteve, ky planet do tė lėviz nė njė distancė prej 7 milion km, ndėrsa gjatė rikthimit vetėm nė 3 milion km distancė! Dhe kėto informacione janė tė deponuara edhe nė qeverinė Amerikane dhe atė Ruse, por edhe nė Vatikan. Teologu i njohur amerikanė, P. M. Martin, qė ishte pjesė e shėrbimit sekret tė Vatikanit, qė nė vitin 1997 pat deklaruar se ky objekt gjatė fluturimit pranė Tokės do tė shkaktoj katastrofėn mė tė madhe nė historinė njerėzore duke mbytur miliona njerėz.

            Edhe ish eksperti ushtarak i SHBA-ve dhe ish producenti i CNN-it, Marshall Masters, ėshtė shumė i bindur se njė objekt i panjohur po i afrohet qendrės sė sistemit tonė diellor, dhe atė me shpejtėsi ekstreme. Ai shtonė se ky objekt do tė mund tė shihet edhe nga Toka, qė nė vitin 2010! Ėshtė njėri ndėr shkencėtarėt qė u mor mė sė shumti me objektin e panjohur tė emėrtuar si “Planeti X”. Marshall Masters ėshtė edhe bashkautor nė librin me tė njėjtin titull, “Planet X”.

            Tė njėjtin mendim e ndanė edhe Johan Murry-n nga “Open University” i Londrės. Ai u pėrpoq tri vite radhazi qė ta dėshmoj ekzistencėn e kėtij planti, qė duhet tė jetė disa herė mė i madh se Toka. Rasti ėshtė i qartė - thotė Murry: “Nėse, sipas regjistrimeve tė NASA-s tė vitit 1983 dhe 1992, kemi tė bėjmė me objektin e njėjtė, atėherė ky kolos ėshtė nė kursin e drejtpėrdrejt tė kolizionit me Tokėn.”

            Kėtė hipotezė e mbėshtesin edhe tre shkencėtarė amerikanė, John Matese, Daniel Whitmire dhe Patrick Whitman nga Universiteti i Lousianas. “Ne kemi arritur tė vėrejmė dhe vėrtetojmė kėto lėvizje tė ēuditshme tė kėsaj komete” - thonė ata. “Pasi qė e kemi shqyrtuar ēdo alternativ tė mundshme, mund tė konkludojmė se nė retė e afėrta pranė sistemit tonė diellor, gjendet njė trup i madh qiellor”.

            Nė vitin 2007 edhe hulumtuesi japonez nga universiteti i Kobes, Patryk Lykawka, vėrteton  ekzistimin e njė objekti qiellor. Sipas llogarive tė tij, ai ėshtė shumė i bindur nė ekzistencėn e “Planeti X”, i cili gjendet veē buzė sistemit tonė diellor.

            Kjo hipotezė, se rreth sistemit tonė diellor qarkullon njė trup i madh qiellor, tashmė mbėshtetet nga shumė shkencėtar tė fushės sė astronomisė. Edhe astrofizikanėt qė moti kanė paralajmėruar njė dukuri tė tillė, njė objekt gjigant, i cili herdokur do ta rrezikoj planetin tonė  e bashkė me tė edhe vetė gjallesat e saj. Njė fenomen i kėtij lloji nuk ėshtė mė sekret as pėr NASA-n. Zbulimet e kometave dhe trupave tjerė qiellor pėrmes teleskopėve mė modern hapėsinor, si ai Hubble, nuk pėrjashtojnė mundėsinė e pėrplasjes sė trupave qiellor, e kėtu  nuk bėnė pėrjashtim as planeti ynė.

            Kometa “99942 Apophis”, e zbuluar nga NASA mė 19 qershor 2004, paraqet po ashtu rrezik potencial pėr planetin tonė pasi trajektorja e saj do tė jetė shumė pranė Tokės. Sipas llogarive tė ekspertėve tė NASA, kjo komet qė do tė kaloj pranė planeti tė Tokės diku nė prill 2029, dhe atė nė njė afėrsi prej vetėm 30.000 km, mund ta rrezikoj planetin tonė seriozisht. Sa pėr krahasim po cekim se sateliti i planetit tonė, Hėna, gjendet nė njė largėsi prej 380.000 km. Kjo afėrsi mund tė ndikoj qė graviteti i Tokės ta zhvendos Apophis-in nga trajektorja e rregullt dhe me kėtė tė pėrplasėt mbi tė.

            Mundėsia e njė kolizioni me Tokėn nuk pėrjashtohet as nga ekspertėt e NASA-s, por ata mendoj se diametri i vogėl, prej vetėm 300 metrash i kėtij trupi qiellor, do tė krijonte vėrtet katastrofė tė madhe, por vetėm lokale, jo me pėrmasa tė rrezikshme pėr ta vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn e planetit. Megjithėse vetė ekspertėt e NASA-s vlerėsojnė se nėse Apophis-i pėrplasėt me Tokėn do tė lirojė njė energji prej 1480 Megatonesh TNT (Trinitrotoluol). Bomba atomike e hedhur mbi Hiroshima ka pasur njė fuqi shpėrthyese prej vetėm 0.015 Megatonesh TNT. Se ēfarė do tė jetė efekti shkatėrrues i njė pėrplasje tė tillė, mund tė merret me mend nga krahasimi i mėsipėrm!

            Probabilitetit mė i madh i njė kolizion mes planetit tonė me ndonjė trup qiellor, sipas shkencėtarėve, mund tė pasoj nė mars tė vitit 2880, kur pranė planetit tonė - Tokės, do tė kaloj asteroidi “1950 DA”. Gjasat e pėrplasjes mes kėtyre dy trupave konsiderohen si mė tė mėdhatė deri mė tani ngase probabiliteti ėshtė vetėm 1:300, qė sipas ekspertėve (nė krahasim figurativ) besohet se kolizioni ėshtė me i sigurt se sa vdekja nga kanceri!

 

 

            Ky trup qiellor (asteroid) qė kryqėzohet me trajektoren e Tokės dhe tė Marsit, u zbulua mė 23 shkurt 1950 nga astronomi amerikan Carl A. Wirtanen nė observatorin e Lick-ut qė ndodhet nė majat e malit Mount Hamilton. Nė dhjetor tė vitit 2000 ky objekt u (ri)zbulua sėrish nga LEONIS (Lowell Observatory Near-Earth Object Search) dhe u emėrtua sipas vitit kur edhe u zbulua, “1950 DA”. Disa muaj mė vonė, nė mars 2001, kur lėvizte nė njė largėsi prej 7.8 milion km nga planeti ynė,  u regjistruan edhe fotografitė e para nga radarėt vrojtues.

            Sipas llogarive tė bėra, siē u tha edhe mė lartė, kolizioni i mundshėm me Tokėn mund tė pasoj mė 16 mars 2880, kur edhe do tė jetė distanca mė e afėrt me Tokėn. Ndryshe nga kometa “99942 Apophis”, qė ka njė diametėr prej vetėm 300 metrash, ky asteroid ka diametrin prej 1.1 km, dhe nė pėrplasje me Tokėn do tė lirohej njė energji, jo mė 1480 Megatoneshe, por prej 10.000 Megatonesh TNT, qė mund tė jetė edhe fundi i “gurit tonė tė ēmuar”.

            Jo vetėm kolizioni i trupave qiellor rrezikon jetėn e planetėve, por edhe lėvizjet e tyre shumė pranė njėri tjetrit, po ashtu, mund tė paraqesin rrezik pėr secilin trup. Shkencėtarėt janė tė bindur se gjatė njė afėrsie tė tillė tė trupave, forcat gravituese mund ta devijojnė lėvizjen e tyre nga trajektorja e rregullt, tė bėjnė, ndoshta edhe ndryshimin e polaritetit dhe kėshtu trupat tė fillojnė tė sillen nė anėn e kundėrt. Kjo do krijonte ērregullime me pasoja, po ashtu, tė rrezikshme pėr ato planete. Edhe nė librat fetar, sidomos tek ato tė religjionit Islam, theksohet se kur dielli tė lind nė perėndim nė vend se nė lindje, do tė pasoj edhe fundi i botės. “Akoma nuk ka ardhur ora qė dielli tė lind nė perėndim. Dhe kur tė lind nga atje, dhe njerėzit kėtė e shohin, do tė bėhen tė gjithė besimtarė, por kjo nuk do tė jetė edhe aq e dobishme pėr asnjėrin, i cili edhe pėrpara nuk ka qenė besimtar dhe nė bazė tė kėtij besimi nuk ka bėrė (merituar) ndonjė gjė tė mirė.” (Sahih Al-Buharyy 6506). Pėr kėtė dukuri ėshtė shprehur edhe vet Ajnshtajni duke pohuar mundėsin e ndryshimit tė poleve tė globit tonė nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm.

 

            Si pėrfundim

 

            E gjithė kjo qė u tha mė lartė nuk ka pėr qėllim krijimin e ndonjė fobie nė kokat e njerėzve, thjesht ishte njė pasqyrim i skenarėve tė ndryshėm, tė paralajmėruar qė nga shėnimet e kulturave tė lashta, nga profecitė e shumta, nga thėniet e librave tė shenjt e deri te parashikimet e fundit tė shikuar nga prizma e shkencės.

            Njė gjė ėshtė e ditur: zhdukja e gjallesave parahistorike (lloje tė ndryshme dinozaurėsh), si dhe zhdukja e kulturave tė lashta qė nga atlantidasit, vikingėt, sumerėt etj., ėshtė njė fakt i pamohueshėm historik. Tė gjitha shėnimet e lashta dėshmojnė se ishin dukurit e mbinatyrshme ato qė i shuan pėrgjithmonė kėto gjallesa dhe civilizime nga faqja e dheut.

            Civilizimi i sotėm nuk ėshtė i parė dhe, shpresojmė, as i fundit qė do tė frymoj mbi planetin e quajtur Tokė. Edha sa kohė do tė mbijetoj ky civilizim dhe ēfarė pėrfundimi do tė pėrjetoj, kjo ėshtė njė pyetje nga e cila mund tė burojnė lloj-lloj pėrgjigjesh, pėrgjigje qė di t’i krijoj vetėm imagjinata jonė qė ėshtė po aq e pafund mu sikurse gjithėsia.

            Besojmė se edhe profecitė pėr vitin 2012 do tė kenė epilogun e njėjtė si shumė profeci tė tjera qė i kemi theksuar nė kėtė shkrim. Pra, shpresojmė qė tė gjitha ato profeci tė jenė vetėm pjesė e kėsaj loje tė imagjinatės sonė tė bujshme dhe skenar qė do ta pėrjetojmė vetėm artistikisht tė projektuar nė pėlhurėn e bardhė tė kinemasė dhe pėrmes ekraneve televizive.

 

 

 

 

 

 

 

 

            P.s. Ėshtė fjala pėr filmin me tė ri holivudian tė titulluar, “2012”, me regjisor Roland Emmerich, i realizuar sipas romanit tė autorit Brian D’Amoto “In the Courts of the Sun”, i cili do tė fillon tė shfaqet nė kinema nė shtator tė kėtij viti (2009).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            Fund

 

 

(pjesa e parė)   (pjesa e dytė)   (pjesa e tretė)   (pjesa e katėrt)