Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikoilogji 2 - Antistres

Shkruan: Gentiana ZAGORIDHA

      

ANTISTRES

 

 

            Stresi pėrkufizohet si njė shpėrndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidhėrim si pasojė e njė shtypje apo lodhje mendore jashtė pėrvojave tė pėrditshme qė pėrjeton njeriu. Ai mund tė veprojė mbi cilindo dhe tė pėrjetohet me frikė, ankth, tmerr dhe humbje tė shpresave.

 

 

            Tė gjithėve na ndodh shpesh qė megjithėse pėrpiqemi pėr tė bėrė mė tė mirėn nė punėn tonė, nė jetėt tona, drejtuesit, miqtė, tė afėrmit tanė asnjėherė nuk mbeten tė kėnaqur nga ne. Tė tjerėt, na duket sikur i dinė mė mirė gjėrat se ne. Kemi gjithēka por njėkohėsisht na duket sikur nuk kemi asgjė. Ndihemi sikur diēka na mungon. Si tė mos mjaftonin tė gjitha kėto ndonjėherė mjafton vetė mendimi pėr njė person qė tė ndihesh i rraskapitur emocionalisht dhe fare pa energji.

            Nė qoftė se nė fizikė fjala energji do tė thotė aftėsi veprimi pėr kryerjen e njė pune tė caktuar, nė psikologji do tė thotė forcė, gjallėri e aktivitet psikik. Jugu ka thėnė: ”Njeriu ėshtė qe­nie psikoenergjike dhe shėndeti i tij varet shumė nga ajo se si energjia qarkullon nėpėr trupin e tij madje ē’farė ndjen, mendon, dėshiron ai”. Ne jemi ajo qė besojmė se jemi, ajo qė ne mendojmė. Njė person pozitiv duhet tė mendojė pozitivisht dhe nė situata tė pafavorshme. Po tė mendojmė dhe tė veprojmė pozitivisht mbi veten dhe tė tjerėt, mbi proceset, mbi botėn duke mėnjanuar ēdo formė paragjykimi, kritike dhe formave negative qė rrezikojnė konstruktivitetin dhe nėse kemi krijuar kėshtu njė sistem vlerash, qofshin kėto individuale, sociale dhe universale, vetėm atėherė kemi fituar luftėn mbi vetveten sepse vetėm nė kėtė rast arsyeja dominon mbi irracionalen, dashuria mbi urrejtjen, e njerėzishm­ja mbi tė panjerėzishmen. Pra qė tė arrihet niveli i suksesit, i sjelljeve, i reagimeve nė situata tė caktuara, modestia, karakteri, ndihma dhe pėrkrahja qė u ofrojmė tė tjerėve, shoqėrizimi, qėndrimi nė raport me familjen, rrethin shoqėror, profesionin duhet tė mendojmė dhe veprojmė pozitivisht. Nėse kjo arrihet me sukses, rrjedhoja e saj ėshtė ekuivalente me pozitivitetin, racionalen, suksesin dhe shėndetin. I shėndetshėm nuk ėshtė ai qė nuk ka probleme, por ai qė ėshtė nė gjendje t'i kapėrcejė ato nė mėnyrė pozitive. Ėshtė detyrė e gjithsecilit tė kujdeset pėr higjienėn mendore, duke u kujdesur fillimisht pėr zhvil­limin e personalitetit tė gjithsecilit, i cili fillon qė nė gjenezė, vazhdon me domosdoshmėrinė e prezencės sė nėnės nė ēdo moment tė jetės sė fėmijės pėr krijimin kėshtu tė sigurisė tek ky i fundit. Frika, pasiguria dhe dyshimi shkaktojnė stres. Stresi pėrkufizohet si njė shpėrndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidhėrim si pasojė e njė shtypje apo lodhje mendore jashtė pėrvojave tė pėrditshme qė pėrjeton njeriu. Ai mund tė veprojė mbi cilindo dhe tė pėrjetohet me frikė, ankth, tmerr dhe humbje tė shpresave. Duke jetuar nė njė realitet tė ngarkuar plot me strese e energji negative, madje nė kufijtė e njė realiteti vėrtet armiqėsor, nė njė botė ku dominon tendenca e izolimit del si domosdoshmėri pėrpjekja pėr tė kthyer sytė tek energjia pozitive si e vetmja mėnyrė pėr tė pėrballuar sa mė suk­sesshėm kėtė realitet. Pėr tė ndėrtuar rreth vetes energji pozitive me qėllimin e vetėm pėr arritjen e suksesit e harmonisė kemi nevojė pėr njė grup mbėshtetje. Ekzistojnė 4 aspekte kryesore nė jetė ku ne mund tė pėrqendrojmė energjinė tonė.

            Ato janė: shėndeti, puna, familja, miqtė. Ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė tė vendosim ekuilibėr mbi kėto 4 aspekte kryesore tė jetės. Pra 25% tė energjisė pėr secilėn prej tyre dhe kėshtu ne do tė jemi mė tė suksesshėm, mė tė qėndrueshėm e ē’ėshtė mė kryesorja mė imunė ndaj ngjarjeve tė papritura ose ndaj sė ardhmes. Duke prishur kėtė ekuilibėr, duke anuar mė shumė tek njėri aspekt sesa tek tjetri ne njėkohėsisht kemi humbur dhe ekuilibrin e jetės sonė, prandaj nė kėtė aspekt duhet tė tregohemi tė kujdesshėm. Nuk duhet t'i japim pėrparėsi p.sh vetėm karrierės dhe tė lėmė pas dore familjen, ose t'i japim prioritet punės dhe tė lėmė pas dore shėndetin. Njėkohėsisht ėshtė e rėndėsishme qė pėr tė ndėrtuar energji pozitive duhet tė mbajmė pranė vetes vetėm njerėz qė na sjellin energji pozitive, pra qė mendojnė dhe veprojnė si ne, nė tė kundėrt do tė pėrballemi me njerėz qė do tė pėrpiqen tė na e “gllabėrojnė” energjinė tonė, e nė psikologji kėto njerėz njihen me emrin psikovampirė. Ēdo njeri e ka provuar ndjenjėn kur pas takimit me dikė, humb energji emocionale, psikike, mendore madje dhe fizike. Papritur ndihet i lodhur, i rraskapitur i stresuar. Pėr humbjen e kėsaj energjie ne shpesh ia vėmė fajin punės ose aq mė keq vetes, por qė nė fakt ėshtė ndikimi negativ i kėtyre njerėzve tek ne. Prandaj del si domosdoshmėri qė sė pari t'i identifikojmė kėta persona. Do tė konsiderohej pa takt sikur kėto persona t'i largonim pėrfun­dimisht nga jetėt tona sepse tė tjerė psikovam­pirė do tė ndeshim gjatė jetės. Ajo qė duhet tė bėjmė nė kėto raste ėshtė tė pėrballemi me kėto individė tė vėshtirė dhe tė pėrpiqemi tė gjejmė rrugėt e duhura pėr tu “mbijetuar” sulmeve tė tyre qė tė mos jenė ato qė tė ndikojnė nė jetėt tona, por tė jemi vetė ne qė tė mund tė vendosim se si duhet tė ndihemi e jo ato. Energjia pozitive gjendet kudo ku njerėzit mendojnė dhe veprojnė pozitivisht p.sh nė shtėpi, rrugė, kishė, xhami, arte marciale, seminare, institucione etj. Kjo energji mund tė pėrdoret jo vetėm nė dobi tė vetvetes por edhe tė njerėzimit. Sė pari duhet kuptuar se gjithsecili nga ne ka potencial tė jashtėzakon­shėm si brenda dhe jashtė vetes, tė cilin duhet ta shfrytėzojė nė dobi tė tė gjithėve. Pėr kėtė duhet tė kesh largpamėsinė pėr tė kuptuar problemin qė po vjen, duhet tė kesh gjithashtu dhe kompleksin mendor qė tė lejon tė punosh nė grup dhe jo nė mėnyrė individuale, duhet gjithashtu tė kesh aftėsinė pėr tė komunikuar mirė duke i motivuar njerėzit tė ndihmojnė qė puna tė bėhet mirė, dhe kėshtu zhvillohet dhe miqėsia e cila ėshtė e domosdoshme pėr tu ndier mirė. Rrallė ndodh qė njerėzit tė kenė sukses nė raport me diēka nėse nuk kanė dėshirėn pėr tė dalė tė suksesshėm,prandaj po ju rekomandojmė disa kėshilla pėr tė sjell sa mė shumė energji pozitive nė jetėt tuaja dhe kėshtu tė jeni pėrherė dhe kudo tė suksesshėm.

 

 

            -Pėrpiquni fillimisht tė gjeni burimin e energjisė pozitive tek ju e cila mund tė jetė martesa, profesioni, fėmijėt, dashuria, miqėsia e sinqertė etj. Pasi tė identifikoni shkakun e energjisė pozitive pėrpiquni t'i shfrytėzoni ato nė jetėt tuaja.

            -Mos u angazhoni kurrė vetėm nė njė drejtim. Mos e mbėshtesni veten vetėm tek njė interes i caktuar, por zhvilloni interesa tė ndryshme kraha­suese p.sh jo tė jetosh vetėm pėr dashurinė por t'i kushtohesh edhe punės, shoqėrisė. Jo t'i kushto­hesh deri nė fund karrierės por t'i lėsh hapėsirė edhe miqėsisė dhe vlerave tė saj.

            -Fantazia ėshtė instrument i rėndėsishėm i relak­simit psikologjik, na zgjeron horizontin, na jep shpresa tė reja, na nxit nė aksion dhe na mundė­son qė qoftė vetėm pėr njė ēast t'i ikim realitetit nga tė gjitha vėshtirėsitė me tė cilat pėrballemi.

            -Qeshni sa tė mundeni, humori tė shėron shpejt dhe pa dhimbje.

            -Jepini vetes sa mė shumė tė mundeni vetėm informacione pozitive.

            -Organizoni dhe mėsoni tė menaxhoni kohėn tuaj duke u pėrqendruar nė ato gjėra ku pret qė rezultatet tė jenė tė kėnaqshme,pasi nė tė kundėrt nė fund tė ditės ju do tė ndiheni tė mbingarkuar e si rrjedhojė dhe tė stresuar.

            -Gėzojuni ēdo gjėje qė ju bėni, sado e parėndė­sishme qė t’ju duket si; shikimi i njė filmi qė ju tėrheq apo njė emisioni, gatimi, leximi, kopshtaria, kėrcimi. Pra konsiderojini ato si diēka qė ju sjellin lumturi. Kur ju e doni ēdo gjė qė bėni ju ndiheni tė lumtur e tė relaksuar. Mos i konsid­eroni si punė tė pėrditshme se kėshtu do t’jua bėnin veprimtarinė tė mėrzitshme.

            -Pėrpiquni apo mė mirė tė themi mos har­roni asnjėherė tė pėrkėdhelni vetveten me ato gjėra qė ju bėjnė tė ndiheni mirė p.sh duke dėgjuar muzikė, shkruar poezi, lojėra nė internet, shėtitje, bisedė telefonike, lexim librash, takim mes miqsh e gjithēka tjetėr qė ju bėn tė ndiheni mirė.

            -Bėni njė gjumė tė rehatshėm 7-8 orė nė ditė, i cili sjell jo vetėm relaks dhe oreks por dhe shton energjinė pozitive.

            -Ndodh qė tė ngriheni nė mėngjes me humor jo tė mirė, megjithatė provoni tė pėrshėndetni kėdo qė ju del pėrpara i njohur apo i panjohur qoftė. Do tė shikoni se do tė ndiheni vėrtet mirė.

            -Mos kritikoni vend e pa vend anėtarėt e familjes suaj, bashkėpunėtorėt, miqtė. Trajtojini ato si tė rėndėsishėm duke i dhėnė herė pas here ndonjė kompliment tė sinqertė, ndonjė lule etj.

            -Mos mbivlerėsoni asnjėherė kėnaqėsitė e ēastit.

            -Pėrpiquni tė jeni tė ndershėm nė ato qė thoni e qė bėni.

            -Mėsoni tė thoni JO, pasi duke thėnė PO pėr diēka qė nuk mundeni, mė vonė do tė vijnė shqetėsimet.