Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Anekdota tė reja pėr realitetin e ri

Shkruan: Prof. Dr. Zenun GJOCAJ

 

ANEKDOTA TĖ REJA PĖR REALITET TĖ RI

 

 

 

Pėrkitazi me librin mė tė ri tė autorit

Mehmet Bislimi

 

 

       Dihet se anekdotat, si pjesė e prozės folklorike, por edhe asaj tė shkruar kėtu e kudo nė botė, janė rrėfime tė shkurtra tė urtėsisė popullore, qė shprehin thumbim, humor e satirė, nėpėrmjet filozofisė praktike jetėsore nė rrethana tė caktuara shoqėrore  me vlerė relative afatgjatė, mė tepėr tė pėrhershme, pėr qėllime kritike, me synime edukative tė njerėzimit.

 

           ( Fjala e redaktorit )

 

            Mehmet Bislimi tashmė ėshtė shkrimtar i dėshmuar, qė ka formuar individualitetin e vet. Ai veprimtarinė e vet letrare e ka filluar me poezi. Deri mė tani ka tė botuara pėrmbledhjet: “Trėndafila maji”, “Fjalė dhe gurė” , “Ironi e verdhė” dhe “Stinė e vonuar”, me tė cilat ka dėshmuar pjekurinė e vet krijuese. Autori mesazhin e poezisė sė vet e ka bartur nė imagjinatė dhe nė jetė paralelisht, duke dhėnė gjithė elanin e vet nė shėrbim tė atdheut dhe tė ēėshtjes sonė madhore. Dihet mirėfilli se shumė gjenerata krijuesish misionin kombėtar e kanė bartur edhe nėpėrmjet poezisė qė e kanė pėrjetuar nė mėnyrė tė dyfishtė, madje edhe nė lėkurėn e vet! Kjo nuk ishte ndonjė befasi as pėr krijuesin Bislimi, ngase ai ishte kalitur me kohė nga gjeneratat e mėhershme, tė cilat me dorėn e vet mbollėn fidanėt e lirisė nė tokėn arbėrore!

            Krahas poezisė autori botoi edhe pėrmbledhjen “Shkrime publicistike”, Prishtinė 2009, si dhe monografinė “Kėtu i thonė Drenicė” pėr trimin e shquar tė kombit T. Mehėn me tė atin.

            Pėrveē kėtyre veprave autori M. Bislimi, lindur e rritur nė djepin e kulturės sė pasur tė krijimtarisė folklorike gojore nė Drenicėn kreshnike, botoi edhe “Anekdota popullore dhe satira autoriale”, deri mė tani tė pabotuara gjėkundi, tė krijuara nė kohėn e sotme, qė paraqesin vazhdimėsinė e krijimtarisė folklorike shqiptare, njė risi pėr mbarė folkloristikėn tonė, sidomos nė fushėn e re tregimtare (jo vetėm folklorike), qė i shėrben vazhdimėsisė sė folklorit nė pėrgjithėsi, sidomos prozės sė shkurtėr. Jeta duhet tė vazhdohet e bashkė me tė edhe krijimtaria artistike, qoftė ajo gojore ose e shkruar. Andaj “Anekdota popullore dhe satira autoriale II” ėshtė vepra e dytė e kėtij lloji, njėkohėsisht ėshtė vepra e tetė krijuese e derisotme e kėtij autori.

            Dihet se anekdotat, si pjesė e prozės folklorike, por edhe asaj tė shkruar kėtu e kudo nė botė, janė rrėfime tė shkurtra tė urtėsisė popullore, qė shprehin thumbim, humor e satirė, nėpėrmjet filozofisė praktike jetėsore nė rrethana tė caktuara shoqėrore  me vlerė relative afatgjatė, mė tepėr tė pėrhershme, pėr qėllime kritike, me synime edukative tė njerėzimit. Janė shprehje tė mendjemprehtėsisė sė dellit humoristik e satirik, tė dala nga rrjedhat e jetės sė pėrditshme. Andaj, thelbi i anekdotave ėshtė qėllimi edukativ, kritika ndaj veseve tė liga tė shoqėrisė nė rajone tė caktuara, por me vlerė pėrgjithėsuese njerėzore, me qėllim edukues, tė pėrsosjes sė karaktereve njerėzore e shoqėrore. Ato pasqyrojnė strukturėn sociopolitike e psikoetnike tė kohės kur kanė lindur e jetojnė, duke vazhduar dhe mė tej, ashtu sikur ka ndodhur me tė derisotmet. Andaj, anekdotat janė diēka si shumica e bimėve njėvjeēare: mbijnė, rriten, japin ose jo fruta, vyshkėn nė vjeshtė, pėr t’u pėrtėrirė pėrsėri nė pranverė!...

            Karakteri i dyfishtė moral e kritik i universit tė anekdotės nxjerr nė shesh edhe karakterin funksional psikosocial, qė pėrfshin edhe letėrsinė e shkruar dhe, ku mė shumė e ku mė pak, ėshtė i pėrhapur nė mbarė botėn. Nėpėrmjet situatave dhe konteksteve tė ndryshme konkrete jetėsore, anekdotat e veprės sė autorit Mehmet Bislimi, si kudo nė veprat e karakterit tė tillė, nxjerrin mėsime qė demaskojnė veset e liga familjare, shoqėrore e njerėzore, siē janė banaliteti, arroganca, gėnjeshtra, mburravecėria etj., por qė synojnė formimin e karakterit pozitiv kombėtar e njerėzor. Mėnyra alegorike e tė shprehurit tė tyre, qofshin ato autoriale ose popullore, tė dėgjuara e tė shėnuara prej tij, nė rrethana tė caktuara shoqėrore, dallon nga ato tė krijuara nė rrethana tė egra pushtuese, sepse kėto tė fundit janė paksa tė zbehta, pėr shkak tė rrethanave tė zhvillimit tė teknologjisė sė sotme, qė kanė zbehur dhe pakėsuar deri nė njė masė krijimin dhe pėrdorimin e fabulave, si krijime tė njė shkalle tė hershme tė zhvillimit mendor.

            Autori i librit tė sipėrpėrmendur, Mehmet Bislimi, ėshtė rritur e brumosur me pėrdorimin e prozės tregimtare popullore nėpėr oda tė Drenicės, njė nga rajonet  mė tė pasura etnike, saqė kureshtja dhe aftėsitė e tij kanė bėrė tė mundshėm formimin, pėrdorimin dhe shėnimin e anekdotave tė reja, jo vetėm nė formė, por edhe nė pėrmbajtje e synime, nė harmoni me kushtet e reja shoqėrore-kombėtare, prej tė cilave bindemi se tradita folkloristike, si njė dhunti e natyrės psikoetnike, ėshtė e pashtershme, mjafton ta hulumtosh pėr ta gjetur thesarin tonė folklorik. Anekdotat e tilla, jo vetėm autoriale tė autorit, janė tė kripura me humor e satirė, element karakteristik ky i shpirtit kombėtar qė e ka mbajtur gjallė me shekuj forcėn shqiptare, pavarėsisht nga rrethanat herė-herė tragjike ndėr beteja, herė-herė robėruese ndėr shekuj dhe herė-herė komike nė rrethana tė reja! Ky brumė i ri krijues nė kushte dhe rrethana tė reja, si shumėkund, na bind se kemi triumfuar, jo vetėm ndaj ruajtjes sė gjuhės si mjet i shenjtė kombėsie, por edhe ndaj ruajtjes, zgjerimit e thellimit tė prodhimit mendor trashėgues e kombėtar. Megjithatė, anekdotat e tilla janė kryesisht dromca figurative pėr qėllime edukative, mė pak zbavitėse (si lojė fjalėsh), tė cilat me injektim shėrojnė veset e liga tė shoqėrisė. Ato kanė humor tė kėndshėm, thumbues e ironik tė pėrqeshin tė metat e njerėzimit, qė kanė zėnė strehė edhe ndėr ne.

            U tha sė shumica e anekdotave tė botuara nė kėtė libėr janė krijime tė dala nga realiteti i ri nė rrethana tė reja shoqėrore-etnike, si kurdoherė, duke prekur veset e liga tė shoqėrisė, tani nė kushte tė reja, si: ato me synime politike (“Nė fushatė”, “Prodhime vendore”, “Nostalgjike”, “Tatuazhi”), mėrgimtare (“Kėta nuk flasin”), moda e degjeneruar (“Burrė e grua”), interesi moral nė kushte tė reja (“SØka mė bacė”), pėrēarja kombėtare (“Sikur t’ishim vetėm dy...”), obligimi kombėtar (“Ka vdekur pėr qejf”) etj. Pos tjerash, ato janė edhe shprehje e aspiratave pėr liri, pėr t’i pėrballuar e pėr t’i tejkaluar vėshtirėsitė e paraluftės, tė luftės dhe tashmė tė tranzicionit.   

            Mendoj se jo nga qėllimi i autorit, sa nga gjendja shoqėrore, anekdotat e reja tė veprės sė M. Bislimit janė pak a shumė tė zhveshura nga alegoria, por me humor e satirė tė mjaftueshme. Diēka, si guri i thepisur, i shkoqur nga shkėmbi, qė nga rrokullima shpatit e shtratit tė lumit, me kohė rrumbullakohet thuaja si veja. Mandej, edhe sot e kėsaj dite, disa anekdota tė hershme, nė rrokullisje nėpėr dekada e shekuj nė gojėn e popullit, kanė arritur formėn e njė fjale tė urtė popullore, ose njė frazeologjie, si: dushk pėr gogla  ( sipas anekdotės sė dy mashtruesve qė i shesin njėri- tjetrit dushk pėr gogla), ose: mos prek nė kos ( sipas anekdotės kur burri e zbulon tradhtinė e gruas nėpėrmjet njė ene me kos nėn shtrat, mbi tė njė boē kandari, qė kur shtypet nga pesha e dy njerėzve , nėn shtrat boēa zhytet) etj.

            Me gjithė freskinė e anekdotave nė kohė, nė formė, nė pėrmbajtje e nė synim, tė pėrzier me satira autoriale, nė veprėn e radhės tė Mehmet Bislimit nuk vėrehet nota lokale, sepse, pos tjerash, ai ka shėnuar anekdota nga njerėzit e vendet e ndryshme, veēanėrisht tė Kosovės, por edhe ndonjė tė krijuar personalisht nė biseda tė ndryshme shoqėrore kėtu e nė mėrgim, qė nuk kanė kufizim rrezatimi e pėrdorimi, tė cilat synojnė eliminimin e veseve tė liga tė shtresave tė caktuara tė shoqėrisė, tė ngjyrimeve tė ndryshme politike aktuale, me qėllim qė tė formohet njė jetė e zakonshme njerėzore, krah me kohėt bashkėkohore. Shtjellimi i rrėfimit nga autori ėshtė i natyrshėm, i kursyer nga ndėrhyrjet subjektive, si dhe i pajisur me tregimtari tė natyrshme, me dialogė tė zhdėrvjellėt, me pėrfundim tė papritur dhe me efekte mė tepėr edukative sesa argėtuese! Libri tanimė ėshtė nė dorėn e lexuesit tonė besnik, i cili pa dyshim sė do ta japė vlerėsimin e vet. Autorin e pėrgėzoj duke i uruar suksese tė reja nė fushėn e pafund tė krijimtarisė sonė letrare.

 

        

 

 

       Disa anekdota nga libri "Anekdota tė reja pėr realitetin e ri"

 

                  

       Shkarkimi

 

      Pak kohė pas luftės QPK-ja shkarkoi njė ministėr nga detyra e tij. Vendimin ia dorėzuan me shkrim, mirėpo ky ministri kishte pasur dėshirė tė madhe qė ta mbajė kėtė post dhe nuk po i pėrfillte urdhrat e organit tė lartpėrmendur. Ai pėr opinion ishte shprehur se atė mund ta shkarkojė vetėm pėrfaqėsuesi special i OKB-sė qė ishte nė Kosovė!

Njė plak i urtė, i cili e lexoi kėtė ndodhi nė gazetė, po thotė:

- Dikur njė nuse e kishte ndarė i shoqi. Shoqet po e pyesin: “Moj, sikur kemi dėgjuar se tė ka ndarė yt shoq?” “Jo, besa, moj shoqe, e keni gabim, mua mund tė mė ndajė vetėm plaku i katundit se burri im nuk pyetet pėr kėtė punė!”

 

 

        S’ka ēka tė kallet

 

      Njė burrė qė kishte zbritur nga fshati nė qytet, pėr tė blerė disa ilaēe, futet nė njė barnatore me cigare tė ndezur, duke e bėrė tym e mjegull atypari! Farmacistja po i thotė:

     -Axhė, tė lutem, fike cigaren ose dil pėrjashta!

Ky, paksa i habitur, shikon pėrreth vetes dhe po i thotė farmacistes:

   - Hajt moj shoqe, se nuk e fika. Po unė sė bashku me Sefėn dje gjithė ditėn kemi pirė duhan nė plemen e tij plot me kashtė, ku ka qenė rrezik tė kallet e gjithė kashta e ti mė thua fike cigaren, kėtu qė nuk paska asnjė fije kashte e nuk paska as ēka tė kallet!

 

 

         Mbasi ramė

 

      Nė anėt e Dardanės bėhej njė dasmė e madhe. Pėr dy ditė me radhė, dajre e aheng. Gratė duke u marrė me dasmėn, kishin harruar fare pėr t’iu qitur lopėve sanėn nė grazhd.

      Ato duke kėrcyer e duke i rėnė defit, mbi dyshekllėkun e ahurit pėr njė ēast thyhen dy – tre trarė dhe disa nga gratė bien poshtė, mbi koshin e sanės, tė mbushur e tė harruar qysh para dy ditėsh pėr t’i ushqyer bagėtitė! Pasi ranė poshtė, njėra u kujtua e po u thotė:

    -Mori gra, mbasi ramė poshtė nė kosh tė sanės, ėshtė mirė t’u qesim lopėve pak tė hanė!...

 

 

       E pres lisin

 

      Njė vajzė e re e cila ishte dashuruar nė njė djalosh kishte hapur fjalė: “O marr Gazmendin, o do tė varem nė Lis tė kroit!”

      Disa nga shokėt e Gazmendit, qė kishin dėgjuar pėr kėtė, po e pyesin Gazmendin tė shqetėsuar:

     -Ēka do tė bėsh ti, or Gaz, a e ke dėgjuar se ēka ka thėnė ajo vajza?

      -Pasi qė ajo vajza paska vendosur tė varėt, mua mė vjen keq, por nuk mund ta marr, pra nuk mund tė martohem me tė, por kam vendosur qė t’ia shpėtoj jetėn!

      -Si? - e pyetėn shokėt njėzėri.

       -Do ta pres qė nesėr Lisin e kroit! - ua ktheu Gazmendi.

 

 

       Qysh ėshtė dreqi, hoxhė?

 

      Shaban Sadiku i anės sė Deēanit ishte bėrė haxhi, por e ngiste njė motor tė vogėl e kurrė nuk i zbriste. Edhe pse ishte bėrė haxhi, ai prapė me motor ta bėnte tym e pluhur para hundėve! Njė ditė, tek po e ngiste motorin nėpėr Deēan, ashtu me shpejtėsi shkon e ndalet para imamit tė Irzniqit, tė cilin sa nuk e shtypi.

   -Hoxhė, - po i thotė Shaban haxhi efendiu, -a di tė mė tregosh a ka dreq nė kėtė dynja, po edhe nėse ka qysh duket dreqi prej biēimi, lum hoxha?

   -Po mor haxhi Shabani, ka dreqėr, - po i thotė hoxha. –Dreqi, haxhi efendi, ėshtė tamam si ti; me kapuē tė haxhiut nė krye e hipur nė motor, bėhet tebdil si ti haxhi, bėn yrysh pėr t’i shkelur hallkun me motor, ta bėn pluhur e mjegull para hundėve, pra dreqi kėtė biēim ka haxhi Shaban, tamam sikur ti!

 

 

        Sa pėr njė llaf

 

       Njė drenicas, burrė i mirė e i urtė sa tė duash, por e kishte gjetur e zeza dhe kishte mbetur vejan, pra i kishte vdekur e shoqja. Nė tė vėrtetė nuk ishte edhe aq nė moshė, por kaloi njė kohė bukur e gjatė dhe nuk po martohej. Pas disa kohe nė konak i shkojnė tre shokė dhe nė bisedė e sipėr njėri prej tyre po e pyet:

    -Pse mor Rifat nuk po martohesh, ēka je duke pritur, ti nuk je edhe aq i vjetėr, e ke nevojė pėr njė rob shpije, qe besa?!...

   -Po e shoh edhe vetė se nuk bėn pa u martuar, -po iu thotė ai shokėve, -por tė them tė drejtėn jo edhe aq pėr ato “punėt e tjera”, sa pėr tė pasur me kėnd tė ndėrroj ndonjė llaf goje, se kam mbetur vetėm e as ditė e as natėn nuk po kam me kė tė bisedoj, -ua ktheu Rifati...

      Njėri nga shokėt, qė ishte mė shakaxhiu, po i thotė Rifatit:

   - Nėse na e jep besėn se nuk hyn mė “thellė”, sa pėr nga njė llaf goje ne po t’i sjellim me radhė gratė tona!...

 

 

        Fol diēka

 

      Nebih Emini shkon te Qerim Dajaku pėr ta angazhuar shkues nė njė fshat pėrtej, ku donte tė kėrkonte nuse pėr tė birin. Qerimi e priti mirė Nebihun, po pinė kafe e duhan sė bashku, dhe po priste se sa para do t’i premtonte Nebihu pėr ta kryer punėn e mesitit, por ai s’po “sillej atypari”. Dikur Nebihu po i thotė Qerimit:

   - Unė desha tė shkoj nė shtėpi, por para se tė nisem t’i fol diēka, o Qerim! -A do tė ma nxjerrėsh nuse pėr djalė tė bijėn e filanit, apo jo?

      Qerimi ia ktheu:

    -Jo besa, fol ti diēka, or Nebih, do t’i zėsh djalit nuse a jo, se nuk je kah flet diēka pėr xhep...

 

 

        Njė herė majtas e njė herė djathtas

 

      Njė punėtor nga ana e Skenderajt, qė punonte nė Gjermani, kishte mbetur i ve dhe i vetėm nė banesė, ngase nuk delte kund. Shefi i tij kishte pasur dasmė dhe e thėrret kėtė nė dasmė, ngase e kishte punėtor tė mirė dhe e donte.

       Erdhi koha pėr ta hapur dasmėn dhe e shoqja e gjermanit i afrohet kėtij shqiptarit nga Skenderaj, duke i thėnė nė shenjė respekti:

   -Eja ta hapim dasmėn sė bashku me njė vallėzim!

    Ky, i skuqur nga turpi,  po i thotė se nuk di tė vallėzojė edhe po t’ia presėsh tė dyja kėmbėt.

   -Ngrehu se tė mėsoj unė!- ia  priti ajo.

    Ajo e mori dhe ia hodhi duart rreth qafe, u afrua trup me trup dhe po i thotė: “Ein mal links, ain mal rechts“ ( njė herė majtas dhe njė herė djathtas ). Ky edhe nga afria e saj u nxeh dikur e po i thotė nė shqip vetes: Ah,  po ē’ma luajte nėnėn herė majtas e herė djathtas, po kurrė drejt.

 

 

        Kemi qenė shokė

 

       Para shumė vjetėsh disa burra tė Prekazit i paskan rrethuar milicėt e Serbisė, aty krisi pushka e u derdh gjaku. Ata burrat e Prekazit u detyruan tė dalin nė mal - kaēak. Kaloi shumė kohė dhe njė   Reshat Nurboja, nga ana e Pejės, mbeti i mbyllur nė shtėpi! Njė ditė e ėma po i thotė:

  -Ē’ke, mor bir, qė ke mbetur i ngujuar, ti s’ke vrarė kėnd, me pushtetin e Serbisė nuk ke luftuar, ēka dreqin ke mbetur  i ngujuar?!...

   -E, moj nėnė, - po i thotė ai, -unė njėmend nuk kam luftuar, por kam qenė shok me ata burrat e Prekazit qė ia kthyen pushkėn pushtetit tė Serbisė, besa kam pas dalė edhe nė fotografi me ta e sa tė dal nė Pejė menjėherė mė kapin milicėt.

   -Besa moj loke, nuk ėshtė borxh me dalė nė fotografi me trima kur nuk ua ke hallin se mbetesh mbyllur pa vrarė askėnd!...

 

 

       Ma presin dardhėn

 

      Dimėr i ashpėr, borė e madhe, acar...Njė Ismet Domi i Gjakovės, pėr kundėr tėrė asaj bore e acari, merr rrugėn pėr nė Zhabel, fshat ky i Dushkajės mu nė mes tė malit. Nė tė dalė nga qyteti, takohet me disa shokė tė tij, tė cilėt po e pyesin:

   - Pėr ku je nisur nė kėtė kiamet Ismet burri, ēka tė ka ndodhur?

   - Eh, kam njė hall more burra!

   - Ēfarė halli ke mor vėlla? - po e pyesin ata njėzėri.

   - A nuk e shihni, ka rėnė gjithė kjo borė e i ka zėnė Zhabelin nė mjedis tė malit e pa dru,   shkova se ata qe besa sonte ma presin dardhėn!

 

 

        Mos shihni kusur

 

      Njė burrė i urtė i Zhabelit  i kishte rregulluar ca punėt dhe po e martonte djalin e madh. Natėn e dasmės e kishte tė shtunėn – qė ishte edhe ditė tregu nė Pejė. I zoti i dasmės kishte shkuar nė treg pėr tė blerė edhe ca gjėra tė vogla dhe ishte vonuar shumė. Dasmorėt kishin filluar tė mblidheshin, por kush nuk po iu qet asnjė cigare duhan! Dikur vėllai i tė zotit tė shtėpisė po u thotė dasmorėve:

   -Burra, mos shihni kusur se na keni zėnė pa pėrgatitur (!), por ju  ndizni nga njė cigare nga tuajat se baca ende nuk ėshtė kthyer nga tregu i Pejės, e besa edhe kutinė e duhanit e ka marr me vete!...