Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Anekdota popullore dhe satira autoriale II

Shkruan: Mehmet BISLIMI

ANEKDOTA POPULLORE DHE SATIRA AUTORIALE II

      

Ekskluzivisht pėr

www.sa-kra.ch  dhe www.syri3.com

 

 

Librin mė tė ri tė  autorit, Mehmet Bislimi “Anekdota popullore dhe satira autoriale II”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

"Literaturė"

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

 

            PĖR HAXHI, PO

 

            Njė “shahir”, qė kishte kaluar tė pesėdhjetat, mė nė fund kishte vendosur qė tė nxirrte njė album me kėngė!? Kėshtu ai kishte pėrgatitur albumin, dhe me kėtė rast kishte organizuar edhe promovimin e tij, madje duke ftuar edhe shumė shokė tė vet. E mori nė telefon njėrin nga shokėt e tij, pėr ta ftuar nė promovimin e albumit!... Shoku i tij, meqė ishte edhe ca hokatar, por edhe ca i befasuar, po i thotė:

            - Aman, lum vėllai, sa vjet i kė bėrė?

            - Rrumbullak 55, -ia ktheu ai, -pse po mė pyet?!

            - Ta them tė vėrtetėn, pas 55 vjetėve kam dėgjuar se njerėzit shkojnė haxhi nė Qabe, por se bėhen kėngėtarė, nuk mė ka rėnė tė dėgjoj deri mė sot!...

 

 

            VOTĖN

 

            E sa mirė qė u takuam, kisha ndėr mend tė tė vij nė shtėpi, por po ta them kėtu:

            - Urdhėro e thuaje, or mik!- ia priti tjetri.

            - E di ti, tash ėshtė kohė e votimeve!- po i thotė ai.

            - Ani, ē’tė keqe ka kėtu nėse ka zgjedhje?- iu pėrgjigj tjetri.

            - Jo, more, kurrgjė tė keqe nuk ka, por desha tė tė kėrkoj votėn, miku im!- i tha ai shkoqur.

            - Po ti a ke siguruar edhe ndonjė votė tjetėr, deri me tani?- e pyeti tjetri.

            - Jo, por kam shpresė tė madhe se kėsaj radhe do tė marr vota sa pėr t’u bėrė deputet!...

            - Unė po ta jap votėn time, por kam frikė sė vetėm me njė  kokėrr nuk mund tė hipėsh aq lart, miku im!- ia ktheu tjetri.

            - Po, po mundem, pa dyshim, unė po shoh aty deputetė qė s’ta kanė asnjė kokėrr e lere mė unė qė sigurova njė!

 

 

            TIMEN, JO

 

            Nė saje tė luftės heroike tė UĒK-sė, mė nė fund erdhi dita qė shqiptarėt nga tė dyja anėt e kufi rit tė ēmalleshin me njėri-tjetrin!

            Njė drenicas shkoi pėr t’u takuar me miqtė e vet nė Tiranė. Ata u gėzuan pa masė kur e panė dhe u ēmallėn duke ndenjur e biseduar sė bashku ditė tė tėra...

            Nė Tiranė ishte zakon, dhe me miqtė putheshin nė faqe burra e gra, pa dallim. Nė fillim drenicasi ndruhej, por me kohė i hyri nė qejf ky “bidat” dhe filloi e po puthte nė faqe gratė e tiranasėve goxha me “yrysh!”...

            Pas disa kohesh, miqtė nga Tirana, ia kthyen vizitėn mikut nga Drenica, ata ishin gati dhjetė veta, dhe filluan e po pėrshėndetur me tė shoqen e drenicasit, duke e puthur atė nė tė dy faqet me radhė, ashtu siē ishin ata. Ky, kur i pa gjitha ata burra, priti e tha:

            - Aman, burra, timen mos e puthni! A s’e shihni se jeni gjithė kėta veta e ka rrezik se e shkoqni duke e puthur?!...

 

 

            A JENI TĖ GJITHĖ PĖR SYNET

 

            Ishim nė ordinancė tė “xharrah” Dr. Azemit, dėshiroja t’i bėja djemtė synet, - po mė tregonte miku im Ibishi. Aty ishin duke pritur dy bura e tri gra, dhe unė me dy djemtė e mi qė

i kisha sjellė pėr t’i bėrė synet, ngase ky doktori, veē vizitave shėndetėsore qė iu bėnte pacientėve tė tij, bėnte me sukses edhe punėn e xharrahut!... Nuk vonoi shumė e ia bėhu “Dr. xharrahu” i cili tė gjithė atyre qė ishim duke pritur, na tha:

            - Nėse jeni tė gjithė pėr syneti, urdhėroni brenda!

            Njėri nga tė pranishmit, qė ishte ca mė me humor, po i thotė “Dr. xharrahut”:

            - Qe besa, more doktor, unė dhe ky shoku im, kėtė punė e kemi mbaruar qė moti. Ky shoku qė paska dy djemtė me vete le tė futet brenda, ndėrkaq kėto gratė lė tė flasin vetė se nuk po di si e kanė hallin e synetisė?!...

 

 

 

            S’UN U BANA BURRĖ

 

            Njė Hamėz Bregu nga Morina po i thotė njė mikut tė vet, Kemalit, se e kishin kėrkuar urgjent ata tė Armatės Kombėtare Shqiptare, qė t’u ndihmonte pėr ēėshtje administrate e protokolli!... Kemali u zu nė befasi dhe po i thotė mikut tė vet, Hamzės:

            - Mė duhet kohė qė tė mendohem pėr kėtė hap tė madh, or miku im, nuk ėshtė edhe aq e lehtė pėr mua kjo punė, prandaj mė prit ca deri sa tė marrė vendimin e duhur!...

            - Mirė pra, -ia ktheu Hamza, -po pres deri nesėr nė mėngjes vendimin tėnd burrėror!        Tė nesėrmen Hamza takoi Kemalin, tė cilit prapė po i thotė:

            - Hė, Kemal, a vendose ēka e ke ndėr mend tė bėsh?...

            - Dėgjo, more Hamzė, gjithė natėn e lume nuk kam shtėnė gjumė nė sy, kėshtu mė kanė pas ofruar dikur edhe ata tė UĒK-sė, tė UĒPMB- sė, tani edhe kėta tė AKSH-sė - ėshtė hera e tretė qė s’un u bana burrė, he medet pėr mua!...

 

 

            LESHIN NĖ VESH

 

            Nė njė manifestim kulturor tė mėrgatės, njėri nga organizatorėt e atij tubimi, pasi qė mbaroi programin artistik, filloi e po ankohet para tė pranishmėve se mėrgata ka kuadro tė mjaftueshme, por nuk ka mjete materiale dhe qeveria nuk po i ndihmon nė kėtė drejtim.

            - Si duket, kur ėshtė ēėshtja pėr tė ndihmuar materialisht aktivitetin kulturor nė diasporė, Qeveria jonė bėn sikur i ka veshtė nė lesh!...

            Njė i pranishėm qė ishte edhe ca hokatar, i tha prezantuesit:

            - Jo, jo, zotėri dhe ju tė dashur mėrgimtarė, e keni gabim, Qeveria e Kosovės, kur ėshtė ēėshtja qė t’ju ndihmojė materialisht pėr aktivitetin tuaj kulturor, nuk i fut veshtė nė lesh; pėrkundrazi- ajo e fut leshin nė vesh!...

 

 

            NUK KA ĒKA HA BESA

 

            Njė Dauti, nga Zabeli i Poshtėm, kishte pasur shumė frikė nga qentė. Njė mėngjes tė hershėm shkoi te njė mik i veti, pėr njė hall. Nė tė hyrė tė oborrit tė mikut i doli para njė alamet qeni dhe iu vėrsul me ashpėrsi. Derisa doli miku i tij, Dauti “lau hesapin” nė brekė!... I zoti i shtėpisė, pasi qė e trembi qenin, po i thotė Dautit:

            - Mos u friko lum miku se qeni nuk tė ha!

            Dauti kishte humbur toruan dhe po i thotė mikut tė vet:

            - Se mė ha qeni, nuk po e kam dert, por po mė dhimbset se nuk ka ēka ha!...

 

 

            NUK KA VOTA PA RRENA

 

            Gjatė njė fushate qė po mbahej nė vendin tonė, bartėsit e fushatės para elektoratit po mbanin fjalime tė zjarrta, por edhe shumė tė fryra e tė pakripė!...

            Nuk lanė gjė pa premtuar: se do tė ketė rrymė, ujė, rrugė, shkolla, vende pune, integrime evropiane, standard mė tė mirė, rroga dhe pensione tė dyfishuara etj.

            Njėri nga oratorėt, pasi mbaroi fjalimin, shefi i tij po i thotė atij shkurt:

            - Kur ta marrėsh fjalėn herėn tjetėr, mos premto shumė, me njė fjalė mos ia fut kot, mė shqip, mos rrej shumė se pastaj nuk mund t’i realizojmė gjithė kėto premtime!

            - Ėshtė bukur problem,- ia ktheu ai shefi t tė vet, -sikur t’i tregojmė tė vėrtetėn popullit se ne nuk mund t’i realizojmė as gjysmėn e kėtyre qė po i premtojmė, sigurisht se nuk do tė na votojnė, prandaj cili subjekt di tė gėnjejė mė shumė, por edhe mė mirė, ai i fiton votat!...

 

            Pjesė nga libri “Anekdota popullore dhe satira autoriale II”