Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota dhe satira

Shkruan: Mehmet BISLIMI

ANEKDOTA POPULLORE

 DHE

SATIRA AUTORIALE

 

 

              Ma lanė besa!

 

            -Allahile burro, pse ia le vetit kėtė emėr e po i nguc njerėzit bajagi si keq?

Ngucakeqi: Sė pari emrin ma lanė tė tjerėt e nuk ja lashė vetit; sė dyti, unė i nguci mirė njerėzit e jo keq, por ata nuk po kuptojnė se miku qė ta kujton tė keqen, ta kujton qė tė mos e pėrsėritish mė. Mirėpo, njeriut tanė po t'i thuash se kėtė punė e ke keq, ai menjėherė ta kthen: ik ore ngucakeq!…

 

 

            Si tė premtoi koha me i numėrue?

 

Nė njė ndejė dimri tek po bisedonin disa veta, befas u dėgjuan tė lehura tė ashpra qenėsh? Pasi pushuan sė lehuri qenėt, priti e foli njėri: -Burra, para dy ditėsh, herėt nė mėngjes sa nuk mė kanė bėrė copė e grimė tre qenė!

Priti e foli njėfar Delia nga Gjilani: -He, ty tre, po mua qė besa para njė jave desh mė shkyen nja 25 qenė!

-Nuk po habitem se si paske shpėtuar, -ja priti tjetri, –sa po habitem se si paske mundur t’i numėrosh aq sakt nė gjithė atė rrėmujė...

 

 

            Ku e ka birėn?

 

            Dy shokė e bėjnė plan t’ia vjedhin njėrit njė bletė. Shkojnė nė njė natė tė errėt deri sa binte njė shi i imėt dhe afrohen te shtėpia. Njėri bėn roje te dera, kurse tjetri shkon qė tė sheh nėse ka fjetur i zoti i shtėpisė? Ky, deri sa qėndronte afėr dritares dėgjon tė zotin e shtėpisė tek vente pėr njė ēėshtje bast me tė shoqen.  Ai qė do ta humiste bastin, do ta mirrte tjetrin nė shpinė nga oda gjer tek dhoma e fjetjes. Gruaja e tė zotit tė shtėpisė e fitoi bastin, e vuri njė mbulesė tė bardhė  mbi kokė qė mos ta lagė shiu e fiku dritėn, i hipi tė shoqit nė shpinė dhe dualėn nė oborr pėr tė shkuar nė dhomė tė fjetjes. Shoku qė bėnte roje tek dera e oborrit, kur e pa se diēka bardh po lėviz nė oborr, mendoi se shoku i tij po vije me bletė nė shpinė tė mbėshtjellur nė mbulesė tė bardhė dhe vrapon qė ta ndihmojė. Kur i ofrohet nė errėsirė nga mbrapa, ja futė duart dhe e pyet se ku e ka birėn, duke menduar pėr birėn e kosheres sė bletėve. Nė atė moment gruaja pisket nga frika, kurse i shoqi i hutuar nga pyetja qė e dėgjoi, ia kthen: -Po tė kujė bir lyp ti he n.... dhe nxjerr koburėn. Ky nga frika merr ikėn, shpėrthen  avlinė e drejt e n’kanalizim (gjiriz).

 

 

          Nuk ėshtė takuar kurrė me ariun

 

Njė bari kishte shumė dele dhe pėr ēdo vit i qitte nė bjeshkė. Me vete e mirrte edhe qenin, tė cilin e lavdėronte shumė si tė shtirė.

Njė ditė qeni kishte marrė vrapin dhe ulėrinte nga frika. Sa nuk ju fut bariut nėn gunė! 

- Ēka ka i gjori?,- po e pyet bariu tjetėr.

-Nuk e di besa!

Tek po e shohin njė ari nė pėrrua... -Aaaa, qė besa nuk paska faj, nuk ėshtė takuar

kurrė mė parė nė ari, prandaj...

 

 

            Eh, sikur t’i  kishte patur katra!... 

 

            Shkon njėri mysafir te njė mik i veti. Pas pak kohe shtrohet buka, dhe pėr darkė rastėsisht paskėsh qėlluar pulė. I zoti i shtėpisė ja ndau njė kėmbė tė pulės mysafirit dhe nga njė pjesė mėshkujve tė vet. Mysafiri e pėrlau. I zoti i shtėpisė ja dha edhe pjesėn e vet - kėmbėn tjetėr tė pulės mysafirit. Mysafiri e pėrlau edhe atė dhe po shikon a ka mė. I zoti i shtėpisė po i thotė: -lum miku pula veē dy kėmbė i ka, e ti tė dyja i hėngre...

           -Eh, sikur t’i kishte katra, –ja priti mysafiri.

 

 

           S’ka gajle djalo

 

           Njė djalė i ri me flokė tė gjata, syza tė errta mbi sy, dy-tre zingjirė nė qafė e pėrplot sylejbena tjera, u fut nė autobus me njė krekosje si tė gjelit. Ai duke ecur ashtu rėndė e rėndė e shkeli me takėn e kėpucės nė kėmbė njė plak. –Oh, bėri plaku i gjor.

 Djaloshi, sikur ndjeu keqardhje dhe i tha: -Mė falė axho! Plaku sikur deshi qė ta shfajėsoj djaloshin ia ktheu: -S’ka gajle djalo. Jam mėsuar me mė shkelė gjaja!....

 

 

             Do tė vi tek ti....

 

             U takuan dy tė njofshėm, tė cilėt edhe nuk duheshin aq shumė: -Eh, sa mirė qė u takuam, po i thot Ramushi shokut tė vet. E kam ndėrmend qė tė vie te ti e tė rri nja njė javė, e di qė je mikpritės dhe besoj se ēehreja nuk tė luan pėr kėtė.

-Besa ēehreja nuk mė luan mor shoq, veē zemra ka me mė kop pėr njė javė sa do tė rrish ti, -ia ktheu shoku!

 

 

           Ende s’ma ka ba punėn me vra!

 

          Njė ditė tregu njė djalė i ri, se ēka ishte ngatėrruar me njė milic tė Serbisė, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetėm po e shikonte milicin e nuk po rezistonte. Njė shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburėn nė brez po i thotė: Naim, nxire atė virane, se tė sosi shapulla!

- Jo, jo, ende nuk ma ka bėrė punėn me vra, – ia ktheu Naimi!

 

 

 

            Pse nuk po martohesh?

  

            Dy shokė tė studimeve, tė cilėt nuk ishin parė mbi dhjetė vite, u takuan dhe po bisedojnė. Njėri e pyeti tjetrin pėr gura e fėmijė. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar!

            -Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.

            -Po shiko, -ia ktheu ai, unė kėrkoi pėr grua njė vajzė tė virgjėr, tė urtė, simpatike, me fakultet tė kryer, tė ketė makinė, tė ketė shtėpi, pasuri, tė jetė e vetme nė familje... ja pra pėr kėtė nuk jam martuar, sepse pres njė fat tė tillė!...

            -Qe besa me e gjet njė vajzė tė tillė edhe unė e kisha marrė, ani pse i kam katėr fėmijė mor shoq, -ia ktheu shoku.

 

 

            Allahile nuk ėshtė dro!

 

            Njė djali tė ri qė e kishte veten bukur nė qef, njė ditė i ndodhi tė gjendej afėr, kur njė milic serb e rrahte njė qytetar shqiptar, kot e kot!

Ky i revoltuar u kthye nė shtėpi dhe po i thotė babait tė vet: -Allahile babė, ēka mė thua ti me ba puna vaki e me i ra unė ndonjė milici tė Serbisė?

           -Allahile more bir, nuk ashtė dro qė ti i bjen kuj, se ata qė i bijnė milicit nuk e vesin as babėn as nanėn!...

 

 

 

            Sali Bajrami

 

            Salih Bajrami shahir i madh. Tek po shkonte nė njė dasėm afėr njė balte rrėzohet nga  kali dhe zhytet. Mirėpo, kishte dasėm dhe ai duhej kėnduar aty, prandaj vazhdoi rrugėn ashtu. Tek po shkonte rrugės, po e vėren njė grua qė po lante rroba te bunari dhe po i thotė kalit, -kadal babo se po e gjuan babėn matan gardhit e po ja zhytė prapė tirqit....

I shoqi i asaj gruas kishte qenė ulur pas gardhit, u ngrit nė kėmbė dhe po i thotė Salihit: -Qe besa nėse tė gjuan kėtej gardhit, t’i ke zhytur edhe tė linat...

 

 

 

              Me dasht e shkyej

 

            Rexhė Ilazi, kėngėtar dhe hokatar, kėndonte pėr dasma kėngė trimėrie si pėr Azem Bejtėn, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por nė mbyllje e kėndonte edhe kėngėn “Marshall Tita n’kali tė bardhė”,  nė mėnyrė qė ta kishte si mbulesė nėse ndonjė hafi e denonconte te hyqymeti i serbisė.

Njė ditė e thėrrasin nė stacion tė milicisė, dhe i thonė: -Rexhė, ti po i kėndon do kėngė jo tė mira. Pėr kėtė duhet me pague tatim (porez). Ky edhe u habit: -Si more me pague porez, pėr gojėn teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej!

             Njeri nga inspektorėt e humbi durimin dhe i tha: -Rexhė, t’i po ha mut e po kėndon pėr dasma kėngė pėr Azem Bejtėn, Qorr Ilazin, Bec Sinanin etj., pra kėngė kundėr Serbisė.

            -Kadal, -tha Rexha, nė ēdo fund dasme e ha edhe nga njė mut t’madh duke e kėnduar kėngėn e Marshall Titės -kėtė po e harroni z. inspektor, deshi tė arsyetohej Rexha, por krisi dajaku....

 

 

 

            Ti nuk ke as njė ditė shkollė!

 

            Njė arsimtar, qejfli i rakisė, ishte dehur njė ditė dhe e kishte prishur rendin. I zoti lokalit lajmėron milicinė. Me tė arritur milicėt dhe njė i sigurimit, arsimtari (Ganiu) e zbutė hesapin. Duke u munduar tė paraqitet esull, po i thotė inspektorit tė policisė:

- Pasha besėn diku ne tė dy kemi qenė nė shkollė bashkė?!

- Ec mor gomar, se nuk paske as t’i pikė shkolle m’sa unė, - ia kthen inspektori.

 

 

 

           Jo, jo, po shkoi vet!

 

            Dikur moti, tė fliste vajza pėr fejesė, ishte turp. Njė prind i kishte patur dy vajza dhe pas zakonit e fejoj tė madhen. Erdhi dita e marteses, u mblodhėn dasmorėt dhe kur erdhi koha qė nusėn ta fusin nė qerre, nusja, u lidh me duar pas direkut tė shtėpisė dhe po qante e nuk futej dot nė qerre. Po e sheh i ati, dhe po thotė: -Lėreni se po e ēojmė nuse kėtė tjetrėn!

-Jo, jo, po shkoi vet, -ia priti ajo, -po u mėrzita pak!

 

 

 

         Ku po shkon axho?

 

             Njė plak ndalon njė taksi: Pėr ku?, - e pyeti taksisti.

-Pėr Skėnderaj, -u pėrgjigj plaku.

-Mirė, por ta kesh para sysh axho, nėse na ndalon milicia serbe, ti mos thuaj se po shkon nė Skėnderaj, por nė Serbicė se tė rrahin, -i tha taksisti.

Plaku kishte qenė paksa i “sert” dhe ia kthej taksistit: -Jo, djalo, unė po shkoj nė Skėnderaj dhe pikė!

 Aty nga mesi i rrugės e ndalojnė milicia serbe dhe e pyesin plakun pėr ku po udhėtonte. Plaku duke e ndier se mund tė prishet muhabeti, u ngatėrrua dhe tha: -Unė po shkoj nė Skėnderbicė!...

 

 

 

             Ditėt kanė qėlluar shpesh!

 

Njė nikoqire paksa dembele, por edhe me gjendje tė rėndė ekonomike. Sa herė qė ktheheshin tė bijtė e saj nga puna dhe kėrkonin darkėn, ua shtronte para me ē’kishte. Njėri prej djemėve pa u ngritė ende prej sofre po pyet: -Nėnė, ēka do tė na pėrgadisėsh nesėr pėr drekė?

-Qe besa mor bir kanė qėlluar qito ditė si shpesh e nuk po di nana ēka me iu ēitė!

 

 

       Si ta kėndojmė

 

          Vjen njė Sylė Luboveci tek Imer Beqa dhe i thotė se tė kam pru njė fjalė nuseje pėr djalė. Kėrset defi e daireja, dreka e kafeja e bėhet pėr hajr nusja.

          Vajzat qė e kėndonin nusen po e pyesin shkuesin se si e ka emrin nusja. -Ky edhe i zėnė ngusht thotė: -kėndoni sonte oj Lulije e pastaj do t’iu tregojė.

Pas pak ditėsh Imeri mbledh farefisin dhe ja mėsyen “mikut tė ri”, mirėpo “miku i ri” nuk

kishte vajzė fare.

            Imer Beqa, rrugės, nė tė kthyer nė shtėpi po kėndonte:

Oj Lulije me limana,

A po e sheh se m’u kajt nana!

 

 

         Laj duart or mik!

 

             Kohė dimri, borė e madhe, dhe nė kėto rrethana mysafirėt nė fshat janė tė mirėseardhur. Njėrit i shkoi njė mysafir, tė cilin nuk ia dashti zemra pasi qė mysafiri njihej si njeri i pamoralshėm. Erdhi koha e darkės. Njė nuse futet nė odė dhe i ofron legenin pėr t’i larė duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar qė ta ngacmonte nusėn. Mirėpo, ajo nuk ja varte. Nė kėtė mes i zoti i shtėpisė po i thotė: Laj duart lum miku, se nusja ėshtė krejt budallicė e nuk ėshtė kah tė merr vesh!...

 

 

         O Haxhi!

 

             E shoqja Shaqės, plakė e lodhur nga fuqia, kishte dalur dhe po e thėrriste tė birin pėr t’i lėshuar bagėtinė.  I biri duke luajtur me top as qė e dėgjonte fare. Dikur ajo u lodh dhe po i thotė tė birit: -O Haxhi, o qe besa veē sa tė vjen baba yt se ta ka... nanėn! Njė bashkmoshatare e saj, po e dėgjon dhe po i thotė Haxhisė: luj lokjo, luaj, se as kjo e as baba yt ma nuk kanė mbetur pėr ato punė...

 

 

 

         Sa pėr mua vraj sa t’mundesh!

 

           Njė Veseli e kishte patur njė djalė pak si tė teleisur, me mustaqe, kobure e salltanete tjera. Ai sa herė qė kthehej nga Mitrovica i thonte tė atit: -Qe besa po mė dhimbsen robt e ti, se pėr ditė nga njė shka e kisha vra! Kėtė avaz gati pėr ditė ia pėrsėriste tė atit. Njė ditė babai i tij u lodh, dhe po i thotė: -Pash besėn sa pėr mue dhe pėr robėt e mi vraje nga njė shka nė ditė!

 

 

        A ka lugetėr Hoxhė?

 

            Nė njė mevlud, ku ishin kallaballak njerėz, pasi qė u kryen ceremonitė fetare, filloi muhabeti. Aty kishte qenė edhe njė djalė i ri, i cili ditė mė parė hoxhės ia kishte vjedhur pulat natėn.. Ai djali dikur po e pyet Hoxhėn: -Hoxhė, a di me na kallxue a ka lugetė a jo?

Hoxha pasi i kishte rėnė nė tė se kush ia ka vjedhė pulat po i thotė: -Po bre djalė, bile ma lugat se ti unė hala nuk kam pa!

 

 

            Kėshtu ėshtė kur kali...

 

            Njė Dibrani i Hamitit kishte qenė qejfli kuajsh. I mbante mirė dhe i luliste. Kur diku bėhej dasėm, ai shkonte me kal dhe e ngiste atė nė dasėm. Shkoi nė njė dasėm dhe e ngau kalin aq shumė sa qė u pėrplas pėr muri dhe e theu dorėn. Njerėzit vrapuan qė ta ndihmojnė, ndėrkaq njė axha Selman tha: -Line, kėshtu ėshtė kur kali e nget kalin!

 

 

        Sa po mė dhimbsesh?

 

Njė ish- shok i Hamėz Jasharit, duke biseduar nė telefon me tė, po i thotė: Ah more Hamėz, na ikem kėtu nė Gjermani... Hamza po ia kthen: -Hazreti Xhebraili kidhte pasur njė shok tė mirė. Njė ditė mori urdhėrin nga “lart” pėr t’ia marr shpirtin shokut. U ngushtua shumė, por i tregojė: Mė vjen shumė keq, por kam urdhėr nga lart pėr ta marrė shpirtin! Ky nga frika, mori ikėn dhe u fut thellė nė njė shpellė pėr t’u fshehur.  Duke ikur ashtu si pa krye ishte ndyer e bėrė pis!   Xhebraili e gjeti e po i thotė: -Si qenke bėrė ti po mė dhimbsesh shumė! Unė kam dashur tė ta marr shpirtin si trimit, ashtu siē edhe tė kam njohur, me kobure nė brez, me plis mbi sy me mustaqe ... e jo si qenke ndyer e katandisur kėshtu. Do t’i dėrgojė djajtė qė tė vinė tė tė marrin se toka e zoti nuk tė pranojnė kėshtu tė ndyer! 

 

 

        Allahile qysh a burgi?

 

           Njė koxha mashkull po e pyet njė ish tė burgosur politik: -Allahile jam ba merak me mė kallxue se qysh a burgi, se i bana gjithė kėto vjetė e nuk e pashė njė herė si duket?

           -Po, lehtė ėshtė me e pa, -ia ktheu ky. -Dil nė sheher e shkruaje njė parullė kundėr Serbisė, apo jepja njė shuplaka ndonjė milici serb e pastaj e sheh burgun.

-Jo valla, unė kurrė nuk kam qenė kundėr dėrzhavės se pastaj del puna me zarar.

-Ani pra, ka edhe njė rrugė. Bėhu milic burgu se Serbia tė veshė menjėherė dhe pastaj e sheh si duket burgu...

 

 

            Haj medet po ban Gania,  m’i ka mshel lopėt Serbia

 

            Vjen Gani Kabashi i Polacit nė Skėnderaj e po i ankohet kryetarit Idriz Rreci se para dy ditėsh milicia serbe ia paskėsh zėnė lopėt nė ara tė “drzhavės” dhe ia paskėsh marrė tė gjitha e ia paskėsh mbyllur nė njė stallė. -Nė stanicė tė milicisė po mė thonė se pa i paguar 300 DM nuk do tė mi japim lopėt!

           -Eh, t’i kisha nja 30 shokė, paē me i ra stallės e me i nxjerr lopėt, -tha Gania.

            -Hajt bre budallė, -i thotė kryetari, - se unė me i pas 30 shokė siē po i kėrkon ti, i kisha ra stanicės e s’kisha lanė milicė t’Serbisė n’Skėnderaj!

 

 

        Ku mbeti nusja?

 

Dikur moti udhėtohej me qerre kuaj ose qe. Njė farė burri i sapomartuar, nga fshati Saradran shkoj pėr ta marrė nusen e tij qė ndodhej nė gjini. Ky ecte para qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse “burrat” nuk shikonin mbrapa. Afėr njė lumi qetė kėrcyen me vrull. Nusja u rrėzua e ky nuk e shikoi fare. Ai  vazhdonte rrugėn pa u shqetėsuar. Kur shkoi nė shtėpi i doli e ėma pėrpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?

Ky edhe nga inati se ēka mund t’i kishte ndodhur nuses u pėrgjigj: -Burri nuk e kthen kokėn mbrapa pėr njė nuse, nėnė!

 

 

            Nė Gjakovė

 

Para nja tridhjet vjetėsh shkova nė Gjakovė pėr me i ble do jorgana, -tregonte njė plak.

-Hyra nė njė akēihane pėr tė ngrėnė pak bukė. Nja katėr djemė tė ri po m’vesin: prej nga je axho? – Prej Drenice, ua ktheva.

-Eh ju Drenica nuk patėt kurrė njė njeri tė zot e me shkollė. Na Gjakova po e mbajmė Kosovėn dhe filluan e po mi numėrojnė Veli Devėn, Mehmet Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhėn etj. Mjaft! -u thashė se pasha mixhėn po e pranoj, se mos me kanė qita djem moti na kish marrė Shqipnia.

 

 

        Mos dvet ēka nuk dvetet!

 

           "Na paskėsh qenė njė herė njė grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur qė tė mos martohej mė. Por, se si i vjen puna e martohet sėrish. Pas disa kohėsh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanė ai burri i parė, apo unė?

Ajo po i thotė: -Bre ti njeri, nuk ėshtė borxh me dvet ēka nuk dvetet se qe besa burri i parė na kishte mbajtur tė dyve mbi shpinė, dhe e kishte lėvruar arėn!

 

 

        Pasha zotin hunda jeme paska qenė!

 

Dikur kishte qenė rrezik me u marrė me kontrabandė duhani. Njė i Polacit dhe njė i Prekazit shkojnė nė Gjilan pėr tė blerė duhan. Udhėtimi ishte me rreziqe dhe bėhėj natėn. I polacėsi ishte me njė grip dhe me hundė tė zėna. Nga lodhja e madhe i fishkėllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmėria, e i thotė shokut ikim, dhe ia dhanė vrapit. Vrapuan dy-treqind metra e u ndalėn pak pėr tė pėrgjuar.  Atij prapė hunda "fiu", e ta marrin vrapin prapė. Mirėpo, ky i Prekazit e vėrejti qė atij po i bėnė hunda e kapi pėr dore dhe po i thotė: Ngadal vėlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon! Ai u ndal dhe pėr tė vėrtetuar po i fryn hundės.

-Pasha zotin hunda jeme paska qenė!

 

 

            Jo isha duke folur pėr Azem Bejtėn!

 

Nė njė dasėm nė Syrigonė njė i moshuar po tregonte se si “kishte” luftuar kundėr Serbisė gjithmonė.

           -Burra, -fliste ai, nė njė rrethim qė mė ishte bėrė, as zogu i malit nuk shpėtonte. Kėrciste pushka nė tė katėr anėt, por edhe unė gjuaja me pushkė pa ja da, dhe thėrrisja me sa zė qė kisha,  ooo prite, prite… Ndal pak, ndal pak, - ia priti njė bashkėmoshatar i tij qė e njihte shumė mirė. Ti tregona njė herė pėr kė e ke fjalėn?

-Prite Azem Bejtėn, e drodhi plaku, pasi qė e vėrejti sė do t’i dalin pėr lėndinė. Isha duke treguar pėr Azem Bejtėn, kur e kanė pas rrethuar se me pasė qenė unė asi trimi, tashi ma kishit dėgjuar kėngėn.

 

 

         Puthu me mua, o me priftin!

 

             Njė vajzė e sapomartuar po e vėren se i shoqi po i kthehet vonė nė shtėpi. Njė ditė ajo vendosi qė ta pėrcjell tė shoqin. Ajo e pa se i shoqi hyri nė njė objekt, ku zakonisht mbaheshin rituale fetare. Ajo u afrua e po e shikonte tė shoqin, i cili kur u pėrshėndet me priftin e puthi nė tė dy faqet. Nusja u kthye nė shtėpi dhe po e pret tė shoqin. Mirėpo i shoqi nga ritet fetare kishte shkuar nė kafene, ia kishte grahė rakisė dhe u kthye si zakonisht pas mesnate.  Kur i erdhi i afrohet nuses dhe po do me e puthė. Nusja e hidhėruar nė kulm qė i shoqi ishte vonuar prap, ia priti: -O puthem mua nė faqe, o priftin e kafenenė, se qebesa, kėshtu mė jo!

 

 

 

         Prej Xhamisė e nė kafe tė rakisė!

 

Pajaziti nga Kuqica, "poreznik" i pashpirt. Nė kohėn e tij, s'kishte lėnė gjė pa bėrė, pėr t'u treguar besnik i hyqymetit.

U plak ky Pajazit aga dhe u pensionua,

kur erdhi e lumja demokraci,

na e vuri kapuqin e zi

me njė antenė pėrmbi kry

llafet e njerėzve mė mirė me i ndi

pėr me tregue nė milici,

na i bleu dhe njė palė tespi,

e shkoj drejt e nė xhami!…

Ditė tregu. Ramazan. Po e takoj njė vendas, i cili e mbante ramazanin.

Pėr habi, ai nė kafene. Cigare e birrė pėrpara!!!

Hė Agim, ēka u bė me ty kėshtu? E din ti qė ėshtė ramazan, apo unė nuk jam nė terezi?

-Eh, more vėlla - po tregon Agimi - ramazanin e kam mbajtur shumė. Parmbrėmė shkova me i falė edhe taravitė nė Mitrovicė, plot xhamia me xhemat, kur ē'tė shoh, Pajazit “Porezniku” ishte bėrė myezin. Eu, - i thashė xhematit, po a mas Pajazitit me u fal a?! Jo bre pasha zotin kurrė, - u thashė, - e drejt prej xhamisė e nė kafe tė rakisė. Dhe m'beso, qysh prej djehit nuk e kam hjek prej goje.

 

 

       Mos a kanė tjetėr kush biro?

 

         Tahir Hajdini e kishte mbaruar ushtrinė dhe shkon njė shok pėr ta vizituar. Nė ndejė e sipėr, babai i Tahirit i lodhur kėrkoi tė falur, dhe u shtri nė njė qoshe tė odės. Shtihej se gjoja po flinte, por qėllimin e kishte qė shokėt t’i linte qė tė bisedonin lirshėm. Tahiri, pasi qė ja mori mendja se i ati flinte, ia nisi bisedės e po tregon pėr "trimėritė" qė i kishte bėrė gjatė shėrbimit ushtarak. E rreha njė ushtar, -po thotė Tahiri, -pastaj njė rreshter, mandej njė dhjetar, por mė interesant ka qenė kur e kam rrahur njė kapiten! Besoni burra, -fliste ai, -kapiteni i ka patur nja 90 kg., dhe si i kam rėnė boks, me tė parėn e kam rrėzuar! Babai i Tahirit, po dremiste, por kur i dėgjoi kėto fjalė (duke e njohur tė birin qė s'ėshtė qė i bjen kujt) u ngrit e po i thotė: -Mos u kanė tjetėr kush biro? 

-Po pra babė, - ia drodh Tahiri, -isha duke treguar pėr njė shok timin qė e ka pas rrėzuar njė oficer me njė tė rame.

-E kėshtu po, -ia ktheu plaku, -se ti nuk je qė i bjen kuj pasha babėn, veē taksirati i kėtyre shokėve dhe i jemi qė na le pa gjumė sonte.

 

 

        Dhėndrri i "menēur"

 

Njė bujk nga Vraniēi merrej edhe me kultivimin e bletėve dhe pėr to bisedonte pėrherė dhe kudo. Shkon njė ditė te i vjehrri i vet dhe fillon e po i shpjegon atij pėr dobinė e bletėve dhe i thotė se veē mjaltit, bletėt kanė edhe veti tjera shėruese. Pra s'ka nevojė pėr barėra tė mjekut po i thotė ai vjehrrit tė vet. Mė mirė ėshtė me tė thumbuar nja 20-30 bletė sesa me e marrė njė kuti hapa!

            -Hajt he djalė, le atė muhabet, - po i thot i vjehrri, se me qenė ashtu, mjeku nė vend tė ilaqeve e mban njė krojshe me bletė dhe kur tė shkosh pėr t’u vizituar, ta fut njė grusht bletė nė pantollana...!

 

 

        A bleve gjė?

 

           Dy vėllezėr, kishin mbetur vetėm, si mos mė keq nė pleqėri.  Njėri prej tyre njė ditė doli nė treg tė Gjilanit pėr t'i blerė gjėrat e nevojshme pėr shtėpi. Nė tė kthyer u takua me dy miq tė tij dhe nisėn e po bisedonin.

-Mė falni se tash m’duhet tė shkojė! Edhe vėllaun e kam lėnė vetėm nė shtėpi, -u tha plaku. Tė dy miqtė u shikuan mes veti dhe i thanė:

-Edhe ne deshėm tė vinim tek ju sonte! Ky u zu ngushtė, megjithatė iu tha: -Po ejani, pse jo? Po ju e dini se s'ka kush iu shtron e gatuan. Ne, siē e dini jemi vetėm!

- Ani s'ka gjė, - ia pritėn ata dhe ia morėn gjėrat qė i kishte blerė ky pėr t'i ndihmuar e u nisėn. Kur mbėrrinė nė shtėpi, vėllai tjetėr i priti mirė, u vuri kafe e duhan pėrpara dhe po bisedojnė. Pas pak ai po e pyet tė vėllain se si kishte kaluar nė treg dhe a kishte blerė gjė?

-Po besa i bleva dy kuaj, - iu pėrgjegj i vėllai.

-Po a erdhi hip a zhdrip, - po e pyet i vėllai.

-Jo, nuk u hipa, veē i ngarkova, - po i pėrgjigjet ky.

-Njėri nga miqtė duke e kuptuar aludimin po thotė: Besa ėshtė dashtė me u hypė e pak ka qenė!

 

 

        Nuk ėshtė borxh me kėqyr seri!

 

           Po bisedonin dy shokė nė Zvicėr, tė cilėt iu takonin partive tė ndryshme. Zgjedhjet u kryen nė Kosovė dhe tash po afrohet seanca e parė e parlamentit, po i thotė njėri tjetrit. Ēka ta merr mendja, kush do tė zgjidhet president?  Megjithėse jemi anėtarė partishė, ėshtė mirė qė ne tė mėrgatės tė mos pėrzihemi fort!

-Dmth., tė rrimė tė paanshėm, siē po thua ti?

-Mirė pra, a ka mundėsi tė ta bėjė edhe njė pyetje?

-Vetėm urdhėro, -ia kthen ky qė hiqej si mė i ditur.

-A e kemi ne Kosovėn nėnė?

-Po, si jo.

-E pra, nuk ėshtė mirė me ndejt i pa anshėm e me kėqyrė seri e nėnės me na i hip turli agllamazi e me na e lodrue poshtė e lartė.

 

 

        Ē'aj kish me qenė djali jem!

 

Po bisedonin disa burra: -Shumė e zullumin po e bėn Serbia nė kėo anė. Ne qė po durojmė ose jemi tepėr frikacakė o  mė tė fortit nė botė, se  burrat dikur moti kėsi poshtėrimi nuk kanė duruar.

          -Njė plak si mė i "sert" po thotė: -Po si nuk doli njė djalė nane e me i vra disa milicė tė Serbisė nė mjedis tė pazarit! Ēaj kish me kanė tamam djali i jem… Pas njė kohe burrat u shpėrndanė, edhe djemt e plakut shkuan pėr tė fjetur. Njėri nga djemt flenė shumė. Nusja e tij po e thėrret: -zgjohu he burr se ora ėshtė 11, dhe baba po bėrtet se ishte bėrė nami nė Gllogoc, i kishte vra disa milicė tė Serbisė dikush! Ai u zgjua nga gjumi me sy tė skuqur, nga se kishte fjetur shumė dhe mendoj qė ta frikėsoi tė atin pasi qė ia dinte “takatin”

-Pse u zgjove kaq vonė, s'tė vjen turp me ardhė kush e ti ende fjet!

-Isha dikund mbrėmė, dhe nuk kam fjetur tėrė natėn, - ia ktheu i biri.

-Ku ishe?, -kėrceu plaku si me dyshim, duke ia vėrejtur sytė tė birit qė ju kishin skuqur.

-Paj ėshtė punė me zazar, - po i thotė i biri, - po mė mirė nuk po tė tregoj.

-Ku ishe?, -kėrceu plaku si ta kafshonte gjarpėri.

-Po ti o babė, mbrėmė para gjithė atyre burrave na skuqe duke thėnė se nuk po ka burra me i vra qeta milicė! Mua mė erdhi rėndė e rash nė Gllogoc dhe e bėra namin…

-Ujė, ujė, po bėrtet e reja! - U bė hallakamė, plakut i kishte rėnė tė fikėt nga frika. I biri u pendua kur e pa babanė e vet nė atė gjendje dhe po mundohej qė ta sille nė vete duke i thėnė: -Babė, o babė, zgjohu, se ėndėrr tė tregova, ėndėrr… Plaku erdhi pak nė vete dhe po i thotė djalit: -A ėshtė njė mend, apo mė ke gėnjyer? 

-Tė kam gėnjyer, tė kam gėnjyer, -po i thotė i biri.

 -Ujė, ujė, ujė, -po bėrtet prapė e reja plakut. Prapė plakut i kishte rėnė tė fikt, por kėsaj radhe nga gėzimi.