MOS
IU PĖRZIEJ NALLBANIN N'PUNĖ
Njė i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:
-
Mathma qit kali pėr qejf tem edhe me patkoj qisi fare, se m'pėlqejnė fort.
Nallbani ja mbathi pėr qejf tė tij, po kali nisi e po ēalonte. E
solli prapė edhe po i thotė nallbanit.
- Ti
ma mathe pėr qejfi, po kali po topallon.
Nallbani, pasi ja ndėrroi patkonjtė e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i
tha tė barilevasit:
- Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė, se unė e mathi
kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.
QITASH E BAJMĖ
BAJRAM GJITHĖ VERĖN
Cak Bajra i
Ponorcit ju kishte pas thanė tė bijve, ditėn e Bajramit, pasi hėngrėn sillė:
- Ēonu djem, n'gjitni kijet n'parmenė e me mjellė, se po fryn
jugu! E dini qė toka jonė ėshtė hujli e jugu e thanė.
Tė bijtė po i
thonė:
-Babė, shka po thue
kshtu? Qysh n'gjiten kijet ditėn e Bajramit?
- Ēonu ma mirė - u
tha i ati - se toni thahet toka e s'bahet me e mjellė pėr sivjet.
- Jo, valla, tri
ditėt e Bajramit si ngjesim kijet edhe nė u baftė gazepi.
Kur u bė e katėrta
ditė, shkuan pėr t'i ngjitė qetė nė arė. Shkoi edhe Caka me ta. I ngjitėn
qetė... edhe parmendėn... dhe sa ja nisė me lėvrua e u grahėn qeve,
parmenda u bė copa-copa, sepse toka ishte e tharė! Atėherė Caka u duel
pėrpara tė bijve e u tha:
- Hajdi qitash e
bajmė Bajram gjithė verėn, se s'deshėt me m'ngue!
LENENI DIELLIN ME SHKUE PĖR QEJF T'VET!
Njėri i kishte pasur disa argat duke prashitė misėr. Kishte pas
dalė ara e vėshtirė e argatėt ishin lodhė. Kur hanė drekė e i qesin do rena,
njėri lodhet fort edhe po e shikon diellin. Hala ishte lartė! Ja bėnė me
dorė diellit qė tė ecė ma shpejt e tė perėndoj.
I
zoti i shtėpisė e kishte pas parė edhe kujtoi se mos po e dėgjon dielli e po
ec ma shpejt, e po i mbetet ara pa pėrfunduar. E ēoi dorėn edhe ai e po i
jep shenj diellit tė shkoj mė mbrapa. Njėri prej argatėve i pa edhe u tha:
-
Mosni bre! Leneni diellin me shkue pėr qejf t'vet!
DEK
SE DEK BILE VDIS ME FAQE TBARDHĖ!
Njėri
kishte pasur shumė frikė prej vdekjes. E pėr mos me gjetur Xhebraili shkon e
futet brenda nė oxhak.
Xhebraili e gjen dhe e nxjerr nga oxhaku ku ai ishte futur e nxi e ba si
futa. Kur e sheh Xhebraili nė atė gjendje tė mjerė po i thotė:
-Po
ti dek se dek, bile vdis me faqe tbardhė!
KUR TĖ KRUHET TY BY...
I UL PANTALLONAT A?
Njė herė njė punėtori, gjatė punės, po i
kruhej koka. Por ne koke ai e kishte njė kapuē, e kėshtu e kruante kokėn
sipėr kapuēit.
Njė koleg aty, po e sheh e po i thotė:
- O njeri hiqe kapuēin e kruaje kokėn se
marove!
Ky edhe po ia kthen:
-Pse, a kur tė kruhet ty by... i ul
pantallonat a?
T'PATĖN ME
HANGĖR, PATĖN ME PUNUE
Ishte njė Met Kurti nga Strellcit. I kishte pasė ndjekur qetė
pėrherė, mirėpo nuk kishte mundur t'i mbaj bash mirė e si duhet me ushqim.
Qetė ishin ligėshtuar. Po besa edhe nga veshėt ai kishte qenė i mangėt.
Shkon
njė ditė Met Kurti pėr tė livruar. Qetė e ligė nuk i shkonin aq fort. Kėtij,
kishte pas nisur me i hy mėrzia qė s'po i shkojnė qetė bash fort e qysh
duhet pėr ta lėruar fushėn. Njėri ra atypari e i bėrtiti:
-O
puna e marė, Met Kurti!
Ky
nuk e dėgjoi bash mirė; mendtė tek ushqimi i qeve qė e kish tė mangėt. Tha:
-O,
t'patėn me hangėr, patėn me shkue (me punue), po e kanė henė mangi.
A QITI DJERSĖ
BUKA KAH E GATOVE?
Njėri e kishte marr njė re (nuse). Renė e kishte marrė prej njė
shtėpije pasanikėsh. Nusja nuk kishte pas gatua kurrė bukė nė shtėpi tė vet,
sa kishte qenė ēikė. Kur hyri nė magje si nuse, bukėn e parė nuk e qiti hiē
tė mirė. Plaku i shtėpisė ishte njeri i menēur. Nuk deshi me ja marrė
fytyrėn resė, po i tha:
-Deshta
me t'vetė, bre bi, a qiti njersė buka kah e gatove?
Reja
i rrudhi krahėt e se nuk diti ēfarė t'i thotė. Plaku tha:
-Kqyre
pra nestra, kur t'gatuejsh. Kqyre mirė bukėn a po qet njersė e toni nisja
m'e pjekė.
Reja,
kur hyri nė magje tė nesėrmen, kah po gatunte, po shikonte a mos po qet
brumi djerės. E ngjeshi, e ngjeshi sa mundi, po brumi nuk qiti djersė.
Djersėt i shkonin vijė resė, e dikur, kur u lodh, e qiti bukėn nė ēerep edhe
e poq. Kur u shtrua sofra, plaku po e sheh qė buka kishte dalė e mirė. I tha
resė:
-A u
njersė buka?
-Jo
babė, -tha reja. -boll u lodha, njers't m'kanė shkue vadė, po brumi kurrqysh
nuk qiti njersė.
-Po
qato, moj bi, kur t'njersėsh ti n'magje, qato janė njersėt e bukės e qat
herė buka del mirė.
BOLL MĖ NDIHMOVE
Ishin duke pirė dy
shok nė njė tavolinė tė njė restoranti. Njėri kishte njė ngatėrresė me disa
tė tjerė, dhe kėta (3-4 veta), e takojnė aty dhe fillojnė ta rrahin. Ky
shoku tjetėr, nuk kishte guxim t'i ndihmonte fizikisht, dhe po bėrtet nga
qoshja e tavolinės:
-Lėshojeni more se
u qova unė....
Ata e kėputėn kėtė
tjetrin dajakė... e ky vetėm i pėrsėriste atė refren - lėshojeni more se u
qova unė...
Dikur ky shoku, qė
e kishin shtrirė pėr toke nga tė rrahuar, po i thotė atij:
-O mos bėrtiti ma
bre, se boll mė ndihmove!...
QYSH I KA GJANĖ TAFILI?
Tafil Doda, komshi i Brahim Ukės, kishte qenė pasanik i madh.
Kishte pasur shumė lopė pėlleja e gjė tjera tė ima, po rendin se kishin pas
si duhet. E vetėn Brahim Ukėn:
-Qysh i ka gjanė Tafili?
-Me
sh'net i ka mirė, a tamėl ma shumė kam unė me dy lopė, se ai me katėrdhetė.
PO JEPNAJU TĖ KQIVE TKEQĖN HEJ
Nė Korish, njė fshatė afėr
Prizrenit, qė njihej si vatėr e Irridentės kishin ardhur ata tė UDB-s dhe
i kishin mbledhur fshatarėt pėr tu mbajtur ligjėrata (pėr ti kėrcėnuar)
nėse vazhdojnė me veprimtari "shoviniste, irredentiste, separatiste...." Dhe
pas gjithė asaj bisede pėr situatėn e tensionuar... njė plak i menēur e qon
gishti dhe po i pyet ata qė ishin nė vllast - pushtet:
-Kjo Republika, qė e lypin kėta
axhamit kėta tritė, po du me ju pyet mixha, se unė plakė e nuk po marr
shumė vesh nga kto punė: a ashte send i mirė a send i keq?
Njėri prej UDB-ashve, pa
prit me e krye ky pyetjen, me zė tė lartė po i thotė:
-E keqe mixhė - shumė e
keqe ashtė!
Ky edhe plakė me pėrvojė (por
edhe me sherr), po ia kthen:
-Po masi tek asht shumė e keqe,
bre mixhė, po jepnaju tė kqive tkeqėn hej.... e tė plas gazi e tqohen ata
tė UDB-es, e bishtin nėn kėmbė....
SIMBAS PUNĖS DHE FRYTI
Ishte quar Syl Palushi edhe kishte pas shkuar tek Beqir Toma nė
Dollc me fjet njė natė. Ata ishin edhe kushėrinj ndėr veti. Aty kishte qenė
edhe Marka Skneri, qė kishte pas banuar ma sė tepri te shtėpia e Beqir
Tomės. Po rrinė e po bisedojnė. Dikur, pas darke vonė, po i thotė Syl
Palushi, Marka Sknerit:
-O
Mark, shka ta merr menja punėn e k'tyne vllazėnve t'Beqir Tomės edhe t'Bardh
Tomės?
-Aiiii,
a s'po e din a?
-Besa, me kanė me e ditė nuk t'ves.
-Mos
m'shtin mė fol keq!
-Vetėm fol Mark.
-Po
flas, thotė -Bardh Toma, 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit.
Tana vinė tu' iu tha pėrmas. A Beqiri, 300 fije i mjell, qato i vadit e tana
i xanė, kurrnja nuk i mungon.
MOS I MERR NGA DY LUGĖ
PĖRNJĖHERĖ?!!!
Ishin ulur pėr tė ngrėnė bukė dy
tė verbėr. Ishte kohė varfėria dhe pėr gjithēka ndihej mungesė, edhe pėr
ushqim.
E kėta, pėr ta ndarė racionin, e
kishin bėrė, njėherė njėri njė lugė, e pastaj tjetri.
Dhe gjatė tė ngėrinit, po i
thotė njėri atij tjetrit:
-Mos i merr nga dy lugė
pėrnjėherė?!!!
Ky i habitura po ja kthen:
-E ku po mė sheh ti qė po i marr
unė nga dy lugė, kur je i verbėr si unė?!
-Se po i marr vet nga dy -
ia kthen ai.
VEĒ NUSJA SOT PASKA
PUNUE
Njė i Vėrbovcas
kishte qenė shtėpi e madhe. Nė vakt tė korrave, hyjnė nė arė nja tridhet
argat - burra e gra. Nė bisht tė rendit, korrte njė nuse qė sapo e kishin
marrė ato ditė.
I zoti i shtėpisė, kah dreka, duel tė shikoj si po shkon puna nė
arė... Dhe kur e pa se ishte punuar me nguti edhe shumė keq, u bėrtiti fort!
Por krejt fajet u munduan me ja lanė nuses.
-Kush korri kaq
nalt? - Po i pyet i zoti i shtėpisė.
-Nusja valla! - po
i thonė.
-Kush la kaq shumė
kajzi?
-Nusja!...
-Kush i qiti dorzat, kaq keq nėpėr duej?
-Nusja!...
Kur e shtruan drekėn dhe u ulėn rreth sofrės, i zoti i shtėpisė
po i ndan bukė veē nuses.
Tė tjerėt po shikohen me habi dhe po e pyesin tė zotin e
shtėpisė:
-Pse s'po na then
bukė edhe neve, po veē nuses?!!!
-Paj veē nusja sot
paska punue, e ju paskeni kqyrė - po ia kthen plaku...
MĖ
LEHTĖ ĖSHTĖ TĖ SUNDOSH ME NJĖ MBRETĖRI SE SA ME NJĖ GRUA
E
pyesin njė herė nė shoqėri letrarin e madh francez, Molierin: Si ėshtė e
mundur qė nė disa shtete tė lindjes princėrit pushtetin e trashėgojnė nga 13
- vjeē, kurse martesa me rregull i mundėsohet tek mbas moshės 18-vjeēare!
-Sepse shumė mė lehtė ėshtė tė sundosh me njė mbretėri tė tėrė se sa me njė
grua, - pėrgjigjet Molieri.
DUAJE
ARMIKUN TĖND
Aktori anglez Charles Bannister mori pjesė njė herė nė njė
banket ku u ul pranė njė mjeku. Kur ky i fundit vuri re se Bannister donte
tė pinte wiski, i tha:
-Zotėri, hiq dorė nga alkooli, sepse ėshtė armiku juaj mė i madh!
Bannister iu pėrgjigj: -Por nė bibėl thuhet:
"Duaje armikun tėnd!"
|