Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (12)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (12)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Anekdota e vendosura mė poshtė janė tė autorit Salih ZOGIANI - mbledhės i apasionuar dhe njohės i thellė i anekdotės shqiptare,  tė bartura nga portali http://floripress.blogspot.ch

 

 

 

 

            PĖR PUNĖ TĖ RĖNDĖSISHME DUHET TĖ RRIHET


            Njėri kishte pasur babanė shumė tė vėshtirė e kurrė nuk guxonte tė vonohej. Njė ditė, nė ramazan, shkon djali nė pazar. Habitet diēka e vonohet. Ngutet pėr tė zėnė iftarin, po nuk mundet. E dinte se do ta qortonte baba, e tėrė kohėn mendonte se ēka do t’i thoshte. Si shkoi nė shtėpi, baba e pa me hidhėrim dhe i tha:
            - Ēka u ba qė u vonove kaq shumė, a e di se ēka t’kam thanė?
            - U vonova se ishin tubu ylemaja dhe paria e bisedojshin pėr me e shkurtu ramazanin, - i tha djali.
            Kur i dėgjoi plaku kėto fjalė, ia nisi tė fliste mė butė, e i tha djalit:
            - Ani, qysh e vendosėn?
            - Nuk e di, nuk guxova me ndejtė deri nė fund, se u vonojsha shumė, - i tha djali.
            - Jo, bre bir, kur asht puna e rėndėsishme, duhet me ndejtė deri n’fund, - i tha baba.
            Atėherė foli gruaja e u tha me habi:
            - Qysh bahet e qysh mujnė me e shkurtu ramazanin?
            - E, mori grue, bahet, qysh nuk bahet, burrat e fortė, me dashtė, mujnė edhe me e hjekė krejt, - i tha burri.

 


            VENDIN E FJALĖN NUK MUND T’M’I LUAJĖ ASKUSH

            Njė plak, kur e kishte parė pėr tė parėn herė Binak Alinė, nuk ia kishte mbushur syrin hiē, siē kishte dėgjuar pėr tė, andaj i tha:
            - More Binak Alia, qysh kam ndi, se t’ka shkue zani deri te mreti pėr menēuni e burrni, a po m’tregon se qysh e ke mbėrri kėtė famė?
            - Po, po tė trgoj, - i thotė Binak Alia. Unė, kur ulem, e di ku e kam vendin, e gjithmonė ulem nė vend temin. Po edhe kur e flas fjalėn, para se me folė, e mati mirė, pra e di ku e kur duhet me folė e kur me u ndalė. Edhe mbreti me hi, vendin dhe fjalėt nuk mundet me m’i lue, e pėr qato m’ka dalė zani, - i tha Binak Alia.

 


            I MENĒURI DI TĖ HAPĖ RRENĖ NGA DUHET

            Ilaz Bajraktari i Astrazubit, kur u zgjua njė ditė nė mėngjes, pa se kishte rėnė shumė borė, saqė gati i kishte mbuluar shtėpitė, ndaj tha:
            - Me e pasė ni mashkull tė papritueshėm e qė ndėgjon, e me dalė e me u thanė njerėzve nėpėr katund, me i mshelė sot budallėt, e mos me i lėshue derisa tė gjindet nji njeri i menēėm pėr me na i ēelė rretė e borės.
            - Po, le t’i ēelė gjithkush rretė, - i thotė njėri.
            - Jo, se me ba me dalė e me i ēelė naj budallė, na merr n’qafė tė tanėve, i ēel kah nuk duhet, e tevona na duhet me i ra qasaj rruge tė rresė. Pra, nuk ka ma taksirat se me shkue pėr rre t’budallės, - i thotė Ilazi.
 



            KAM QENĖ, PO NUK M’PASKE PA!

            Haxhi Zariqi e Liman Gjylani nga Baica e Drenicės kishin pasur muhabet mes vete dhe kishin qenė shokė tė pandarė. Mirėpo, njė kushėri i Haxhiut kishte bėrė fjalė me Limanin e ishin zėnė goxha fort. Mundohet Haxhiu pėr t’i pajtuar, po nuk mundet, se nuk donte kushėriri i tij.
            Mbas disa ditėsh, Haxhiu duhej ta martonte djalin. Kishte qejf ta thėrriste nė dasmė edhe Limanin, mirėpo, pėr shkak tė asaj ngatėrrese tė kushėririt, nuk mundi, e i mbeti shumė merak.
            Njė ditė, kur e pa Haxhiu Limanin, i tha: - Liman, a e din se ke qenė i thirrun n’darsėm!
            - Posi, unė jam kanė n’darsėm, po ti nuk m’paske pa, i tha Limani!

 


            T’U RRITTĖ NERA, SE BEREQET PASKE MJAFT

            Kishte qenė njėri shumė pasanik, po edhe shumė koprrac. Ishte miqėsuar me njė mik shumė tė menēur. Njė ditė i shkoi miku i ri mysafir. Kur ia qiti i zoti i shtėpisė mikut njė cigare, ai i tha: - Tu rrittė nera!
            Edhe kur e piu kafenė, edhe kur hėngrėn bukė, mysafiri i tha: - t’u rrittė nera, t’u rrittė nera.
            I zoti i shtėpisė dikur i tha:
            - More mik, na veē pėr cigare themi: - t’u rrittė nera, kurse pėr kafe, pėr bukė e pėr tė tjera, themi: Zoti t’dhashtė bereqet!
            - Edhe te na qashtu themi, po ti, miko, bereqet paske boll, e paske nevojė pėr ma shumė nder, e pėr atė po t’uroj kėshtu, - i tha miku.
 



            KURRKUSH NUK MBETET NE VAJ

            Vesel Mehmeti i Siēevės kishte qenė duke thurrur njė gardh. Aty pari kalojnė dy policė. Ndalen policėt e po e pyesin Veselin: -A po tregon drejt, a ma mirė ka qenė nė Jugosllavinė e Vjetėr, a tash, nė Jugosllavinė e re?
            - Ma mirė tash, u thotė Veseli.
            - Pse tash ma mirė? e pyesin policėt.
            - Atėherė, nė Jugosllavinė e Vjetėr, iu ka pas kajtė nana fukarave, e tash edhe pasanikėve, kėshtu qė kurrkush nuk mbetet nė vaj, u thotė Veseli.

 

 

            KAM MNDUAR SE NUK E HANĖ AS QENTĖ

            Njė djalė i ri mbrėmjeve dilte jashtė shtėpisė e shkonte nė kafe e rrinte deri vonė.            Babai i tij ia kishte tėrhequr vėrejtjen disa herė, po djali nuk i dėgjinte kėshillat e tij. Njė natė, duke u kthyer djali prej kafes, e hanė qentė goxha fort. Shkojnė disa miq pėr ta parė dhe i shprehin keqardhje babės sė djalit, duke i thėnė: - Na ka ardhur keq, kur kemi dėgjue, po shyqyr qė tė ka shpėtue djali.
            - Jo, mue m’ ka ardhė mirė, u thotė ai!
            - Pse tė ka ardhė mirė?- e pyesin kėta!
            - Po unė kam pas mendue se nuk e hanė as qentė, u pėrgjigjet ai.



            NA RROFTE DAJA

            Njė kosovar kishte pas shkuar nė Shqipėri nė kohėn e Zogut. Mbas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, nipat e tij kishin pasur dasmė. E thėrrasin nė dasmė edhe dajėn nga Kosova. Kur shkoi ky atje, gėzohen shumė, e qesin krye vendit dhe i njoftojnė dasmorėt se ky ishte daja i tyre. Secili qė e ngriste dollinė, atė e pėrmbyllte me urimin pėr dajėn, duke thėnė:
            - Na rroftė daja!
            Dikur, njėri prej nipave, ia bėri dajės me shenjė se rendi e donte qė edhe ky t’ i pėrshėndeste tė pranishmit.
            U ēua daja, ngriti dollinė dhe u tha dasmorėve:
            - Ju pėrshėndes tė gjithėve, daja rrujti boll, tash tė gjithė ia rrofshi dajės.


 


            KEQAN SADIKI TE RAMADAN SHABANI

            Keqan Sadiki i Dashinocit niset pėr tė shkuar te Ramadan Shabani nė Kijevė. E luti vėllai i vet Keqanin qė ta merrte me vete. Donte tė shihte se a po e presin Keqanin qysh po e pret ai Ramadanin, a po presin ndonjė delme pėr Keqanin, siē po e pret ky kur po i vjen Ramadani.

            - Po tė marr, - i thotė Keqani, nė qoftė se ma jep fjalėn se nuk flet kurrgjė, se e dinte qė flet pa lidhje.

            - Besa tė qoftė, nuk flas kurrgjė, - i tha vėllai.

            Shkojnė bashkė te Ramadan Shabani, e vėllai i Keqanit e mbajti fjalėn dhe nuk foli kurrgjė. Tė nesėrmen, kur Keqani kish dalė pėr nevojė, e Ramadani po e ndizte zjarrin, po e pyet vėllanė e Keqanit:

            - A u ēove, bre mik, si ke fjetur?

            - Valla, shumė mirė kam fjetur, po e kam parė njė ėndėrr, e kam qejf tė ma shpjegosh.

             - Po ēfarė ėndrre ke parė, bre mik? - i thotė Ramadani.

            - Kam parė ėndėrr qė i kam hėngėr dy bajga.

            - Unė nuk di t’i shpjegoj ėndrrat, - i thotė Ramadani.

            - Jo, tė pyeta ty, se nuk ėshtė tė shpjegohet kjo ėndėrr.

            - Po ēka thonė tė hash nė ėndėrr bajga?

            - Po, sigurisht sivjet do tė bėhen shumė gruri e misri, se bajgat janė pleh.

            - Eu, bre, bile t’i kishe hėngėr tri bajga e ndoshta do tė bėhej edhe elbi, se unė tokėn e kam mbjellė elb, - i thotė Ramadani.

 


            GURIT I NXIRRET FYTYRA ME DY TĖ RĖNA, PO BURRIT ĖSHTĖ VĖSHTIRĖ

            I kishte goditur njėri do mjeshtėr pėr t’ia ndėrtuar shtėpinė me gur tė gdhendur. Mjeshtrit punonin shumė mirė, po ky nuk u bėnte muhabet. Nuk u qiste tė hanin mirė, se kishte qenė shumė tahmaqar. Njė ditė, tek po gdhendte mjeshtri njė gur, po i thotė i zoti i shtėpisė:

            - Mjeshtėr, allahile, sa tė mundesh, ua nxjerr gurėve fytyrėn pėrpara.

            - More burrė, gurit i nxirret fytyra me dy tė rėna tė ēekiēit, - i thotė mjeshtri, - po burrit ėshtė vėshtirė t’i nxirret fytyra!

 


            SI TĖRSHĖRA, EDHE KĖNGA

            Shaban Manxholli, bashkėluftėtar i Azem Bejtės, kishte marrė vesh se rapsodi, Dervish Goxhuli, po e qet njė kėngė pėr Azem Bejtėn. E merr njė gjysmė thesi drithė e shkon te Dervishi. Si hyn brenda, e lėshon thesin mbas derės e po i thotė Dervishit:

            - Mora vesh se je tuj ia qit nji kangė Azem Bejtės. Ti e din se unė jam bashkėluftar i tij e mos e le pa mė shti edhe mue nė kangė. Dervishi ishte i vobektė, e kur e pa se Shabani kishte sjellė gjysmė thesi drithė, edhe pse nuk e dinte se ēka kishte pru, i premtoi se do ta shtinte nė kėngė. Kur shkoi Shabani, Dervishi e pa se ai i kishte pru tėrshėrė, nuk i pėlqeu hiē, po mbasi i kishte premtuar, iu desh ta pėrfshinte nė kėngė diqysh dhe e shtini:

            Fort bėrtiti Shaban Manxholli,

            Kuku nanė m’pshtoi majori;

            N’ta i shkrepa tri paqeta,

            Asnja n’trup, po tana n’tesha.

            Kur e dėgjoi kėngėn Shabani, nuk i pėlqeu fare, e shkoi dhe i tha Dervishit:

            - Qysh, bre Dervish, gjithė ata plumba e asnja nuk ia kishe lanė n’trup, po tė tanė nėpėr tesha!

            - Nuk e rrokshin kurrqysh, se plumbat kishin qenė tė lehtė, si tėrshana, e i bajke era, - i tha Dervish Goxhuli Shaban Manxhollit.

 


            AJO NĖNĖ LE TĖ THOTĖ SE KA DJALĖ

            Njėri ia nis t’i qethė dhentė, po nuk mundte pa ia mbajtur dikush. E thirri djali nėnėn pėr t’i ndihmuar. Sa ia nisi tė qethte delen e parė, pėrmbi katund ra njė aeroplan. Nėna, tek po ia mbante delen, po i thotė djalit: Ajo nėnė e atij qė po i grah ballanės, le tė thotė se ka djalė e jo unė, se ti nuk po je i zoti as njė dele ta qethėsh pa ta mbajtur dikush.

 


            MIKO, A PO M’NIMON ME E MAJTĖ MIQASINĖ

            Aziz Veliqi i Shkarashnikut ishte bėrė mik me Haxhi Hasin e Gllogofcit. Kur shkonte Haxhiu mysafir te Azizi, kur ēohej pėr t’u kthyer, ai e pėrcillte deri te autobusi, gati gjysmė ore rrugė. Mirėpo, kur shkonte Azizi te Haxhiu, ky i thoshte “udha e marė” te dyert e oborrit.

            Njė ditė, duke e pėrcjellė Haxhiu Azizin, e duke i thėnė ‘udha e marė’ te dyert e oborrit, Azizi i tha:

            - Miko, a po m’nimon ta majmė miqasinė, se veē unė nuk muj me e majtė.

            - Po pse po thue k’shtu, ēfarė gabimi kam ba? - e pyet Haxhiu.

            - Kurgja nuk m’ke ba, po unė po t’percjelli gjysė ore rrugė, e ti kqyre ku po m’thu udha marė, te dyert e oborrit, - i tha Azizi.



            BUDALLAKIA ASHT ME GRUMULL

            Nė njė muhabet, nė njė odė, e pyeti njė mik njėrin:

            - qysh je me idare, a po t’del buka sivjet, deri t’korret elbi, a jo?

            - Jo, nuk ma mrrin pėr pak, pėr nja shtatė-tetė buēukė, - i tha ky.

            Njė kojshi, qė kish qejf tė lėvdohej para burrave, i thotė:

            - Mos u anko, se pėr shtatė buēukė t’i jepi unė, se e kam plot hamarin drithė.

            Ēohet ky tė nesėrmen e shkon me qerre te dyert e atij qė u lėvdua. Kur thirri te dyert, doli djali e ky i tregoi se ka ardhur pėr ta marrė drithin qė ia ka folur baba i tij. Shkoi djali nė odė, i tregoi babės edhe e pyeti:

             - Ēka me i thanė? - Jepja drithin, se ja kam folė, - i tha ai.

            - A me ja mushė buēukėt rrafsh a me grumull? - i tha djali.

            - Jo rrafsh, po mushja me grumull, se budllakia gjithmonė asht me grumull, - i tha baba djalit.
 



            A JE TI I LOPĖS?

            Kadri Ivaja i Sllatinės sė Madhe e kishte blerė njė lopė veresi prej njėrit tė Bardhit tė Madh. Ai i Bardhit i kish treguar gruas se e ka shitur lopėn veresi dhe i kishte thėnė qė kur t’i bjerė paret, mos qėllofsha nė shtėpi, dil e merri ti. Mbas do dite Kadriu shkon pėr t’ia ēuar paret. Thėrret te dyert, po burri nuk kish qenė nė shtėpi, e del gruaja e pyet:

            - Kush asht?

            - Jam Kadria prej Sllatinės, - i thotė ky.

            - A je ti ai i lopes, a? - e vetė ajo.

            - Jo, s’jam i lopės, po jam Kadria i Rexhė Ivajės, po dil e merri paret pėr lopė, - i thotė Kadriu.