Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Ana tjetėr e hėnės

Shkruan: David WOOD

www.explorerunivers.com

 

ANA TJETĖR E HĖNĖS

 

    Hėna ėshtė njė anomali. Sipas tė gjitha llogarive ajo nuk duhej tė ishte aty. Edhe pėr sa kohė do t'i ruajė ajo sekretet e saj apo ja ka zbuluar disa prej tyre NASA-s?  Shumė gjėra tė ēuditshme ndodhin nė sistemin tonė diellor qė sfidojnė tė gjitha ligjet e fizikės. Hėna qė shfaqen papritur dhe qė zhduken po ashtu papritur. Hėna tė vonuara nė orbitė. Re qė ekzistojnė nė vakum. Drita, gjurmė mjetesh, kratere qė zhduken. Kontinente qė papritur zhyten nė oqean. Ndoshta pėrgjigjet pėr tė gjitha kėto mund tė gjenden nė pjesėn e errėt tė Hėnės.


 

(Ėshtė Hėna me tė vėrtetė sateliti ynė natyror apo mund tė jetė diēka tjetėr ogurzezė?)


            Edhe pas kaq e kaq vitesh, legjenda vazhdon tė jetojė mes nesh, nėpėrmjet fjalėve tė Edgar Keisit, nėpėrmjet fakteve tė rralla nė tė dy krahėt e Atlantikut dhe nėpėrmjet shkrimeve tė klasikėve. Po pse u zhyt Atlantida nėn det? Pjesė tė legjendės thonė se kjo ndodhi si njė shpagim hyjnor pėr shkak se atlantidasit kishin provokuar zemėrimin e zotrave. Pjesė tė tjera tė legjendės thonė se atlantidasit e kishin zhvilluar teknologjinė kaq shumė sa qė vuajtėn kundėrgoditjen pėr shkak tė mbingarkesės.

            Sidoqoftė, shkenca mund tė ketė njė pėrgjigje tė thjeshtė ndaj kėtij rebusi. Pra njė kontinent i tėrė u zhduk pa lėnė gjurmė. Ē’gjė mund ta ketė shkaktuar njė kataklizėm tė tillė? Njė pėrgjigje potenciale pėr kėtė ėshtė, nėse shkencėtarėt do ta pranonin si tė tillė. Gjurmėt e dėshmive shkojnė deri 12,000 vjet tė shkuara, por ne do ta nisim nga shekulli i 17-tė.

            Galileu e ktheu teleskopin e tij fillimisht nga Hėna nė 1609. 360 vjet mė vonė - Eagle u ul mbi Hėnė. Ishte vajtja nė Hėnė “njė hap i vogėl pėr njeriun dhe njė hap gjigant pėr njerėzimin” apo kishte njė motiv prapamendues nė kėtė operacion? Shumė njerėz mendojnė se vajtja nė Hėnė ishte njė ushtrim ushtarak. Edhe 25 vjet mė pas vazhdon argumenti: Kush na mundi nė Hėnė?


            Ulja nė Hėnė


            Apollo 11 preku Hėnėn mė 20 Korrik 1969 dhe mund tė duket sikur NASA vizitoi Hėnėn thjeshtė sepse ajo ėshtė atje. Pėr shkak se kemi male, alpinistėt do t’u ngjiten atyre, por ata nuk do tė shpenzonin kurrė 27 miliard dollarė pėr ta bėrė atė. Fakt ėshtė se Apollo 11 solli nė Tokė shumė pak tė reja, atėherė pse NASA vajti nė Hėnė edhe pesė herė tė tjera? Njerėz nė botė vdesin nga uria, nga tė ftohtit; burimet e Tokės po pakėsohen, popullsia e Botės po rritet me shpejtėsi; dy tė tretat e Tokės janė mbuluar nga uji dhe potenciali i detrave ka mbetur pa u zhvilluar. Motivi nė themel tė programit tė Hėnės duket qartė se ėshtė njė motiv shumė i fortė. Nė rast krize lidhur me sigurimin e Tokės, aspekti ushtarak fiton pėrparėsi maksimale.

            Ekzistojnė dy teori lidhur me praninė e Hėnės. Teoria e shkėputjes nga Toka qė thotė se njė trup i madh kozmik ėshtė pėrplasur me Tokėn dhe ka shkėputur njė copė tė saj duke krijuar basenin e madh tė Oqeanit Paqėsor. Copa qė u shkėput kaloi nė orbit. Fatkeqėsisht Hėna ėshtė kaq e ndryshme nga Toka nė pėrbėrje sa qė teoria nuk mund tė qėndrojė dot.

            Atėhere na mbetet teoria e kapjes nga forca tėrheqėse e Tokės. Probabiliteti matematikor tregon se mundėsia e kėsaj ndodhie ka qenė shumė e ulėt. Pėr analogji kėsaj i thonė qė tė hedhėsh njė top tenisi nga njė lartėsi prej 10,000 metrash dhe topi tė bjeri nė njė filxhan ēaji. Shansi ėshtė fare i ulėt, por marifeti ja vlen tė provohet.  Teoria e dytė bie poshtė menjėherė ashtu si edhe e para sapo qė ju tė uleni dhe tė rikujtoni njohuritė qė keni pėr Hėnėn. Sa pėr fillim, Toka ėshtė me densitet 5 herė mė tė lartė se uji ndėrkohė qė Hėna ėshtė vetėm tre herė. Shkėmbinjtė mė tė vjetėr tė Tokės datohen tė moshės 3.8 miliard vjet. Kampionėt e sjella nga Apollo 11 datojnė njė moshė midis 4 dhe 4.6 miliard vjet. Me fjalė tė tjera, Hėna ėshtė mė e vjetėr. Pėrveē kėsaj, shkėmbinjtė hėnor pėrmbajnė tre komplekse mineralesh qė nuk gjenden nė Tokė. Kėta janė: spineli krom-titan, ferro-pseudobrukite dhe piroxmangite. Pra, Hėna nuk ėshtė njė copė nga Toka dhe origjina e saj vjen nga tjetėr drejtim, atėherė pse ky interesim ushtarak?


            Interesi ushtarak


            Pra, njė pjesė e arsyes sė interesimit ushtarak ėshtė se askush nuk e di se nga erdhi Hėna. Qysh nga koha e Galileut, njeriu jo vetėm qė ka vrojtuar Hėnėn, por edhe anomalitė e saj tė ēuditshme. Nė 1870, krateri i quajtur Linne u zhduk. Nganjėherė janė vrojtuar re mbi Hėnė, mjegull ose tym. Drita nga Hėna na mbrinė nė forma, ngjyra dhe pėrmasa tė ndryshme. Mė 24 Prill 1874, njė objekt i bardhė me shkėlqim verbues lėvizi pėr gjatė sipėrfaqes sė Hėnės. Nė 1887, njė trekėndėsh i ndritshėm ndriēoi nga krateri Plato dhe gjatė pjesės tjetėr tė vitit dritė tė tjera konvergjonin mbi Plato dhe e ndriēonin atė.

            Pėr qindra vjet njeriu ka parė ngjyrime tė kuqėrremta vezulluese, pika nė formė ylli, ndriēime, pulsime, tufėza drite dhe dy njolla tė kuqe qė vezulluan pėr 28 minuta. Janė vėnė re drita edhe gjatė eklipseve Hėnore.

            Nė qoftė se tė gjitha kėto shenja tregojnė jetė inteligjente atėherė nuk ka aspak ēudi qė ėshtė implikuar interesimi ushtarak. Ēdo gjė qė mund tė pėrbėjė njė rrezik pėr kombin mbulohet me njė heshtje sekrete deri nė marrjen e pėrgjigjes sė saktė. Por "Ata" nuk janė shfaqur. Njė formė jete qė mbijeton nė njė trup pa ajėr dhe ujė dhe pa atmosferė dhe me ekstremitete tė ashpra temperaturash disponon njė teknologji shumė mė tė zhvilluar se e jona.

            Fakti tregon qė "Ata" kanė qenė atje pėr njė kohė tė konsiderueshme dhe se gjatė kėsaj kohe "Ata" nuk janė prezantuar me ne miqėsisht. Pėr kėtė shkak mendjet ushtarake i konsiderojnė "Ata" armiqėsor dhe njė rrezik potencial. Pothuaj 40 vjet mė parė, astronomi Morris Jessup ka pyetur: "Kush na ka mundur ne nė Hėnė?.

            Nė 1953, njė botues shkencor, John O'Neil, raportoi praninė e njė ure 18 km tė gjatė nė skaj tė Mare Crisium. Nė Prill 1962, Apollo 16 fotografoi disa ura. NASA ka fotografuar gjithashtu kulla shumė mė tė larta se ēfarėdolloj strukture mbi Tokė, ndėrtesa, kupola, ēati tė pjerrėta dhe glife nė formėn e A, X dhe P.

            Kamerat kanė fiksuar gjithashtu mjete dhe makineri. Disa prej kėtyre mjeteve kanė proporcione gjigante dhe lenė gjurmė tė dallueshme nė tokėn e butė tė Hėnės. Duket sikur kėto mjete angazhohen nė procese gėrmimesh nė miniera tė hapura.

            Atėherė cilat janė shpjegimet zyrtare pėr kėto anomali? Po e theksojmė se origjina e Hėnės ėshtė e panjohur, pavarėsisht nga ēfarė mund tė sugjerojnė shkencėtarėt. Krateret e panumėrt qė mbulojnė sipėrfaqen e Hėnės kanė gjithashtu origjinė tė paqartė. Disa prej tyre janė pasojė e veprimit tė goditjes sė meteorėve, por edhe shkencėtarėt e pranojnė se jo tė gjithė krateret janė pasojė e pėrplasjes sė meteorėve. Ndoshta disa prej tyre janė formuar nga veprimi i kundėrt i asaj qė i bėn ato tė zhduken. Linne nuk ka qenė i vetmi krater qė ėshtė zhdukur.

            Ka dy teori qė pėrpiqen tė shpjegojnė retė, mjegullėn dhe shkreptimat e ndritshme. A do tė besonit po tė thosha se ato janė rezultat i veprimeve goditėse dhe vullkanike? Reja gjigante e pluhurit qė do tė pasonte ēdo pėrplasje do tė ishte shumė jetėshkurtėr sepse pluhuri do tė kthehej shumė shpejt mbi sipėrfaqen e Hėnės pėr shkak tė mungesės sė atmosferės. Ndėrsa aktiviteti vullkanik dhe tektonik nė Hėnė ka marrė fund 3 miliard vjet mė parė.

            Hėna nuk ka fare atmosferė prandaj nuk ka kushte moti. Por pėr shkak tė temperaturave ekstreme, 200 EF (93.3EC) nė mesditė dhe - 250EF (- 121.1EC) nė mesnatė, veprimi ngrirje/shkrirje mund tė shkaktojė ēlirimin e gazeve natyrale nga nėnsipėrfaqja. Megjithatė, sipėrfaqja e Hėnės ndodhet nė vakum dhe gazi nė kėtė mjedis nuk formon re, por shpėrndahet. Po kėshtu edhe pėr mjegullėn. Njė re pluhuri i ngritur do tė binte menjėherė poshtė. Grimcat e pluhurit qė notojnė brenda njė boshti drite diellore dhe qė quhet Lėvizja Brovniane, ėshtė e pamundur tė ndodhė nė Hėnė pėr shkak tė vakumit.

            Pa atmosferė, pa mot, pa erė. Glifet e zbuluara kudo mbi sipėrfaqen e Hėnės nuk janė rezultat e erozionit. Kėto glife janė kaq tė mėdha saqė hijet qė lėshojnė ato janė tė kapshme nga kamerat orbitale. Vakumi do tė sigurojė qė sipėrfaqja e Hėnės tė mbetet e pandryshuar.

            Deri tani, tė gjitha kėto vrojtime flasin pėr inteligjencė, ndėrtime inxhinjerike dhe disa forma jete. Patjetėr ju do tė pyesni se ēfarė formė jete mund tė ekzistonte mbi njė trup pa atmosferė, me temperatura ekstreme, pa ushqim, pa ujė dhe nėn bombardimin e vazhdueshėm tė rrezatimit diellor?

            Ju e dini qė ka krijesa qė jetojnė nė fundet oqeanike dhe nė Arktikun armiqėsor. Ju e dini qė ka krijesa qė mbijetojnė nė diellin e mesditės dhe netėt nėn - zero tė shkretėtirave ekuatoriale. Kėto mjedise janė vėrtet armiqėsore pėr njeriun, por jo pėr tė gjitha format e jetės.

            Kritere tė tjera pėr jetėn janė streha, oksigjeni, ushqimi dhe uji. Ndonėse edhe nė kėtė rast kėto janė esenciale pėr jetėn tonė, por kjo nuk do tė thotė se janė esenciale edhe pėr format e jetės qė mund tė ndeshim. Megjithatė, lidhur me Hėnėn, tre nga kriteret e mėsipėrme janė potenciale nė Hėnė. Streha: qyteti nėntokėsor. Pėrparėsitė e tė jetuarit nėn tokė janė mbrojtja nga rrezatimi diellor, mjedis mė i kontrollueshėm dhe fshehje nga teleskopėt dhe astronautėt. Oksigjeni: duke supozuar se "Ata" kanė nevojė tė marrin frymė, shkėmbinjtė hėnor janė tė pasur me mineral hekuri dhe nga 22 ton mineral mund tė nxirret gjatė shkrirjes 1 ton oksigjen. 1 ton oksigjen ėshtė e barabartė me tre vjet furnizim pėr njė njeri. Ushqimi: kultivimi hidrofonik kėrkon vetėm ujė qė na sjell ne te burimi pėr tė.

            Nė qoftė se Hėna ėshtė atje me qėllim, ē’ka pėr t'u habitur qė "Ata" e parkuan atė pranė njė planeti me sasira tė bollshme tė lėndėve tė nevojshme pėr "Ta". Po tė vini re dėshmirat e UFO-ve tė para nė Tokė do tė shikoni se nė shumicėn e rasteve ato janė parė pranė liqeneve. E vėrteta ėshtė shumė mė e ēuditshme se edhe vetė fantazitė mė tė ē'frenuara.

            Pra Hėna ėshtė aty aksidentalisht apo qėllimisht? Shanset qė Hėna tė ketė mbritur aty pėr shkak tė forcave natyrore janė shumė tė vogla. Atėherė le tė supozojmė se Hėna ėshtė sjellė aty me qėllim, ē’gjė e mbėshtet kėtė?

            Kronikat e tibetianėve tė vjetėr, pėrrallat sllave dhe tekste tė tjera tė lashta i referohen njė kohe kur nuk kishte batica dhe as Hėnė. Nga kjo historianėt mendojnė se Hėna ka ardhur aty rreth 12,000 vjet tė shkuara.

 


            Katastrofa

            Imagjinoni katastrofėn qė do tė shkaktonte njė ngjarje e tillė. Beteja gravitacionale, pėr shkak tė hyrjes sė Hėnės nė sistem, do tė shkaktonte tėrmete, erupsione vullkanike, vėrshime dhe kushte ekstreme moti. Do tė duheshin shumė vjet pėrpara se tė qetėsoheshin dukuritė dhe tė riformohej plotėsisht i gjithė planeti. Ja vlen tė theksojmė kėtu se pikėrisht rreth 12,000 vjet tė shkuara u zhdukėn pa gjurmė qytetėrimet e Mu dhe Atlantidės. Ėshtė pikėrisht koha e Pėrmbytjes Biblike. Por ēdo tė ndodhte nė qoftė se "Ata" do tė vendosnin tė shkonin mė tutje?

            Ka edhe ēėshtje tė tjera qė ne nuk mund t'i shpjegojmė. Disa prej hėnave tė Jupiterit nuk rishfaqen mė nga prapa planetit tė tyre primar. Ata humbasin. Nė 1672, Cassini zbuloi njė hėnė nė orbitėn e Venusit. Astronomėt e patėn atė nėn vrojtim deri nė 1764 kur, pas 92 vjetėsh, ajo u zhduk. Kujtohuni pėr Vulkan, qė u zbulua nė 1762 dhe u vrojtua pėr 100 vjet. Vulkani nuk shihet mė qysh nga viti 1876. Herschel zbuloi Uranin dhe dy nga pesė hėnat e tij, por ai pretendonte se kishte gjetur edhe katėr tė tjera. Fatkeqėsisht askush nuk mundi tė shoh ato qė pa Herschel.

            Isak Asimov njėherė ka thėnė: "Ēfarė dreqin bėn Hėna jonė atje? Ajo ėshtė shumė mė larg nga ē’duhej pėr tė qenė vėrtet satelit i Tokės." Sipas teorisė sė tij tė "tėrheqjes sė litarit" Hėna nuk duhet tė ndodhet aty ku ėshtė. Raporti midis pėrmasave tė saj dhe distancės nga Toka dhe nga Dielli nuk del.

            Hėna ėshtė njė dukuri e ēuditshme. Qysh nga ajo ditė e shėnuar nė Korrik 1969, programi special programoi edhe pesė ulje tė tjera me njerėz nė Hėnė: Apollo 12 ( 19 Nėntor 1969), Apollo 14 (5 Shkurt 1971), Apollo 15 (30 Korrik 1971), Apollo 16 (21 Prill 1972 dhe Apollo 17 (11 Dhjetor 1972). Pėrveē kėtyre janė bėrė edhe shumė ulje pa njerėz nė Hėnė si edhe fluturime nga Ranger, Surveyor dhe sondat orbitale. Disa prej kėtyre misioneve lanė nė sipėrfaqen e Hėnės aparatura sizmike.

            Pajisjet sizmografike mund tė tregojnė se kur ndodhin vibrimet, por jo pse. Gjatė tė gjithė kohės, janė marrė vlera tė larta sizmike. Shpjegimi zyrtar: aktivitet vullkanik. Por a mund tė ndodhė qė ato tė jenė prej aktiviteteve minerale?


            Sekretet

            Hėna ėshtė njė anomali. Sipas tė gjitha llogarive ajo nuk duhej tė ishte aty. Edhe pėr sa kohė do t'i ruajė ajo sekretet e saj apo ja ka zbuluar disa prej tyre NASA-s? Saturni ka njė hėnė me lėvizje retrograde, d.m.th. lėviz nė kundėrshtim me parimet e sistemit diellor.

             Neptuni ka gjithashtu njė hėnė kurse Jupiteri ka disa. Shumė gjėra tė ēuditshme ndodhin nė sistemin tonė diellor qė sfidojnė tė gjitha ligjet e fizikės. Hėna qė shfaqen papritur dhe qė zhduken po ashtu papritur. Hėna tė vonuara nė orbitė. Re qė ekzistojnė nė vakum. Drita, gjurmė mjetesh, kratere qė zhduken. Kontinente qė papritur zhyten nė oqean. Ndoshta pėrgjigjet pėr tė gjitha kėto mund tė gjenden nė pjesėn e errėt tė Hėnės.