.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - A mund tė jemi tė lumtur?

publiku.com

      

A MUND TĖ JEMI TĖ LUMTUR?

 

 

            Emocionet pozitive (nė kundėrshtim me ato negative qė e ngushtojnė pėrkohėsisht raportin mendim - veprim) rrisin aftėsinė e mendimit dhe tė veprimit tė njerėzve. Me kalimin e kohės ky zgjerim i hapėsirės sė pėrgjigjeve tė mundshme ndaj ngjarjeve tė jetės krijon njė spirale ngjitėse, e cila forcon karakterin dhe vendosmėrinė, ēimenton lidhjet shoqėrore dhe ndikon nė mėnyrė pozitive mbi shėndetin dhe mirėqenien.

 

 

            Kush ėshtė i lumtur dhe pėrse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetės? Ėshtė mė i lumtur ai qė punon fort apo ai qė ka fituar lotarinė? Njė seri pyetjesh qė marrin pėrgjigje nga specialistėt mė tė mirė.

 

            E shkurtėr por intensive, mė afėr mė qetėsinė ose ngazėllimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, dėshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojmė nė shkalle, raste, madje edhe nė lloje tė ndryshme, lumturia ėshtė njė emocion thelbėsor. Ajo ėshtė njė pėrvoje fizike dhe mendore shumė intensive, e cila lind si reagim ndaj njė ngjarjeje dhe ka njė jetėgjatėsi tė kufizuar, edhe pse tė pėrsėritshme.

            Nga ana tjetėr, qenia nė humor tė mirė ėshtė si njė muzike nė sfond dhe megjithėse nuk pėrfundon nė njė shpėrthim gėzimi, ajo ndikon jashtėzakonisht nė mėnyrėn tonė tė tė menduarit dhe tė tė sjellurit. Humori i mirė na bėn mė tė sjellė, sepse atė e bashkėshoqėron dėshira pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Ai na bėn mė krijues, sepse na nxit tė bashkėpunojmė dhe tė pėrpunojmė mė shumė zgjidhje dhe me cilėsi mė tė mirė. Ai na ndihmon qė tė kemi mė shumė dėshirė, sepse na bėn mė elastike nė arsyetim dhe mė tė gatshėm pėr tė hedhur nė debat hamendjet tona tė zakonshme dhe sė fundi na bėn mė kurajozė nė situata tė vėshtira.


            A lindim tė lumtur?


            Disa studiues flasin pėr lumturinė sikur ajo tė ishte njė cilėsi e karakterit dhe shumė kėrkime tė kryera nė lidhje me binjaket kanė pėr qėllim tė vėrtetojnė se "predispozita pėr tė qenė i lumtur" jo vetėm qė ekziston, por ėshtė e trashėgueshme deri nė masėn 80%. Atėherė pra, vijmė te lumtur qė nga lindja? Jo tėrėsisht. Para sė gjithash, pėrqindja prej 80% ka tė bėjė mė shumė me njė predispozitė tė qėndrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si pėr shembull mė atė tė gėzimit.

            Mes njė proverbi tė vjetėr anglez: "Mos gjyko tė lumtur askėnd, derisa nuk ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a ėshtė mė e lumtur njė natyrė e mbyllur apo njė e hapur?, pėrgjigja ėshtė se pėr sa kohe qė individėt kanė aftėsi tė ndryshme pėr tė vepruar sipas mėnyrave tė tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nėse janė tipat e hapur mė tė lumtur se karakteret e mbyllur. Ėshtė e sigurt se nuk ekziston asnjė lidhje absolute midis tipareve tė njė personaliteti dhe lumturisė.

            Studiuesi Kennon Sheldon kreu njė kėrkim nė njė grup studentėsh amerikanė dhe koreanė. Qėllimi i studimit ishte tė gjente se ēfarė i bėnte njerėzit mė tė lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavarėsia, kompetenca, lidhjet dhe vlerėsimi i vetes u vendosen nė krye tė klasifikimeve tė nevojave psikologjike. Ndjesitė e lidhura mė kėto emocione janė mė tė rėndėsishmet pėr t'u ndjerė tė lumtur dhe mungesa e tyre ėshtė e mjaftueshme pėr t'u shndėrruar nė tė palumtur. Por me njė ndryshim tė vogėl: pėr studentėt koreanė "lidhjet" pėrbenin nevojėn e parė, ndėrkohe qė pėr ata amerikanė nė krye tė listės qėndronte "vlerėsimi i vetes".


            Lumturinė nuk ta dhuron askush


            Nė kėndvėshtrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojnė lumturinė si njė gjendje emotive tė cilėn nė e pėrjetojmė kur gjendemi brenda njė aktiviteti domethėnės, tė cilin e kryejmė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Por sa realiste ėshtė kjo performance optimale? "Jeta ėshtė njė kompromis- thonė studiuesit- funksionimi optimal ėshtė njė ideal teorik, pothuajse i parealizueshėm, por edhe nėse do tė ishte i tille, vėnia nė plan tė parė e njė funksioni nėnkupton gjithnjė sakrifikimin e njė tjetri. Edhe teoria nuk e pranon njė lumturi tė plotė, sepse pas disa ēastesh kalimtare rivendoset pėrsėri ekuilibri i mėparshėm. Por ndoshta ėshtė mė mirė qė ndodh kėshtu".


            Lumturia ėshtė e shkurtėr, ndėrsa pasojat jo


            Barbara Fredrickson e Universitetit tė Michiganit ka fituar njė ēmim tė rėndėsishėm pėr kėrkimin e saj nė lidhje me pasojat qė shkaktojnė nė njė periudhe afatgjate emocionet pozitive. Kėto emocione (nė kundėrshtim me ato negative qė e ngushtojnė pėrkohėsisht raportin mendim- veprim) rrisin aftėsinė e mendimit dhe tė veprimit tė njerėzve. Me kalimin e kohės ky zgjerim i hapėsirės sė pėrgjigjeve tė mundshme ndaj ngjarjeve tė jetės krijon njė spirale ngjitėse, e cila forcon karakterin dhe vendosmėrinė, ēimenton lidhjet shoqėrore dhe ndikon nė mėnyrė pozitive mbi shėndetin dhe mirėqenien. Nė fund tė fundit, edhe pse jetėshkurtra, emocionet pozitive mund tė kenė pasoja jetėgjata, duke na bėrė nė kėtė mėnyrė mė krijues, mė tė shėndetshėm dhe mė tė shoqėrueshėm.

            Pėrse optimistėt kanė mė shumė sukses nė jetė? Kėsaj pyetjeje, njė tjetėr studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit tė Marylandit ia ka gjetur mė nė fund pėrgjigjen. Optimistėt ndryshojnė nga tė tjerėt nga mėnyra mė tė cilėn i pėrpunojnė tė dhėnat qė lidhen me ta dhe pėrkundėr mendimit tė pėrgjithshėm, ata nuk i anashkalojnė informacionet negative, por i pėrdorin ato pėr tė ndryshuar strategjinė e tyre ose pėr tė pėrmirėsuar sjelljen, gjė qė sjell pėr pasoje rritjen e mundėsive pėr tė pasur sukses. Njė sjellje kjo qė duhet imituar.

 


            Fakte apo interpretime?


            Karakteri ynė luan njė rol tė rėndėsishėm pėr lumturinė qė ndjejmė apo kėrkojmė dhe shumė studime e vėrtetojnė njė gjė tė tille: qėndrueshmėria emotive rrit mundėsinė pėr tė qenė tė lumtur dhe nė njė masė mė tė vogėl edhe pėr tė qenė tė hapur. Por nė lumturinė tonė ndihmojnė edhe shumė elemente tė tjerė, disa prej tė cilėve qėndrojnė jashtė nesh. Perceptimi ynė i fenomeneve dhe mėnyra mė tė cilėn i pėrballojmė, janė elemente shumė tė rėndėsishėm tė mirėqenies sonė dhe kėta faktorė janė tė ndėrvarur: shėndeti kushtėzon aktivitetin tonė, personaliteti kushtėzon perspektivat pėr tė gjetur njė shok jetė e kėshtu mė radhe.

            Dhe jo i fundit pėr nga rėndėsia, karakteri ynė pėrcakton radhėn e rėndėsisė qė u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tonė pėr vlerėsimin apo zhvlerėsimin e tyre, pra ajo qė efektivisht kemi arritur tė pėrftojmė. Pėrpara njė ngjarjeje tė dhėnė, ne mund tė ofrojmė zgjidhje tė pashpresa ose zgjidhje me rrugėdalje, duke e interpretuar kėtė apo atė fakt nė mėnyrė katastrofike ose tė mundshme.


            Elementet e lumturisė


            Nėse do i pėrmblidhnim rezultatet e kėrkimeve dhe tė eksperimenteve, do mund tė pėrvijonim njė listė me elementet qė nė proporcione tė ndryshueshme ndikojnė nė qenien tonė tė lumtur:


            -Mosha

            -Paraja

            -Shėndeti

            -Martesa ose njė lidhje e qėndrueshme

            -Besimi dhe feja

            -Aktiviteti (puna)

            -Miqtė dhe lidhjet

            -Liria


            Rėndėsia qė i veshim ēdonjėrit prej kėtyre elementeve ėshtė shpesh fryt i njė kushtėzimi dhe hera herės i njė gabimi nė arsyetim. Nė pėrfundim tė studimit tė tij, njė psikolog amerikan shkruan se receta e lumturisė "ngjason shpesh me njė predikim tė vlerave tradicionale". Pėrkundėr asaj qė mendojnė shumė vetė, "statistikat tregojnė se nuk janė tė pasurit, tė privilegjuarit apo njerėzit e bukur ata qė janė mė tė lumtur, por ata qė kanė grua dhe fėmijė, miq, qė besojnė nė zot dhe qė kanė njė punė e cila i jep kuptim jetės sė tyre. Por ka mundėsi qė kėto pėrfundime tė jenė mbivlerėsuar: martesa mund tė na beje tė lumtur, por nga ana tjetėr tė qenėt tė lumtur mund tė kontribuoje qė nė tė martohemi dhe tė qėndrojmė nė kėtė gjendje nė njė periudhe afatgjate". E thėnė me fjale tė tjera, ndjekja e drejtpėrdrejtė e lumturisė ėshtė recetė pėr njė jetė tė palumtur.

 

            Ja disa nga elementet qė ndikojnė nė lumturinė tonė:


            Miqtė


            Ē'kuptim do tė kishte jeta jonė pa miq? Siē ka shkruar Francis Bacon "miqėsia i shumėzon gėzimet dhe i ndan hidhėrimet". Tė kesh njė rrjet lidhjesh shoqėrore ėshtė shumė e rėndėsishme pėr lumturinė dhe mbėshtetja qė tė japin tė tjerėt ndikon tek provat qė duhet tė pėrballojmė. Pėr shembull, mbėshtetja emotive: njė mik merr pjesė nė trishtimin tonė pas njė ndodhie negative, ose nė gėzimin e njė fitoreje tonėn. Mbėshtetje nė vlerėsimin e vetes: kur ndihemi tė pranuar dhe tė vlerėsuar nga miqtė. Mbėshtetje informative: jemi duke kėrkuar punė dhe njė mik na ofron tė dhėnat nė lidhje me njė mundėsi. Mbėshtetje materiale: miqtė na mbajnė fėmijėt kur duam tė dalim, na gjenden nė vėshtirėsi financiare, etj.

            Miqėsia ėshtė njė funksion i vėrtetė dhe i mirėfilltė, ose mė mirė, njė pėrgjigje emotive e cila duket se ėshtė konceptuar kastėn pėr tė hequr mėnjanė miqtė e rreme. Kur kemi vėrtet nevoje, njė dorė e shtrirė pėr ndihmė na prek. Jemi tė mallėngjyer dhe nuk e harrojmė kurrė bujarinė, duke u ndjerė tė detyruar t'i pohojmė mikut se veprimin e tij nuk do e harrojmė kurrė. Miqtė e vėrtetė janė ata qė tė gjenden nė nevojė, sepse qėllimi i miqėsisė ėshtė qė ajo tė na gjendet nė ato ēaste kur askush tjetėr nuk merr mundimin tė afrohet. Nėse miqtė na bėjnė tė lumtur, edhe nė i bėjmė tė lumtur ata. Por edhe njė herė, pasja ose e jo e miqve "tė vėrtetė" varet shumė nga karakteri ynė. Por edhe nga mjedisi dhe nga pėrkatėsia shoqėrore.


            Martesa ose njė lidhje e qėndrueshme


            Martesa dhe bashkėjetesa nė vetvete nuk garantojnė lumturinė. Mė shumė kjo varet nga ne. Duke parė arsyet se pėrse ēiftet bashkohen e mė pas ndahen, ėshtė e mundur tė ndėrtosh profilin e "zgjedhjeve tė dėshtuara", qė kanė pėr baze fillime delikate. Nė zgjedhjen tonė tė partnerit ka elemente me prirje pėr tė na ēuar drejt zhgėnjimit: tė kemi qenė tė tėrhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar atė si mė idealin; tė kemi menduar se jeta nuk do tė ishte e mundur pa tė; tė kemi qenė tė bindur se lidhja do tė ishte e pėrjetshme.

            Nėse "hidhemi me kokė" nė lidhjet sentimentale duke shpresuar tė gjejmė gjithė lumturitė, jemi nė rrugė tė rrezikshme. Ideale do tė ishte njė pėrzierje e ndjenjave tė forta dhe pritjeve tė arsyeshme, i vetmi kusht qė i lejon njė ēifti tė superojė krizat e pashmangshme dhe tė futet nė atė qė quhet "dashuria e pjekur".

            Nė fund tė njė raporti, pra kur ēifti ndahet, ai qė e pėrballon mė mirė kėtė ėshtė ai qė zgjedh njė strategji tė ndėrmjetme pėr tė pėrjetuar ato kujtime dhe ato imazhe tė jetės sė mėparshme qė nuk rrezikojnė tė pėrzihen me vuajtjen e ndarjes dhe tė tė ndjerit i braktisur.

            Njė tjetėr rregull ėshtė tė shohėsh tė ardhmen, por pa mohuar tė shkuarėn. Megjithėse ėshtė e pashmangshme dhe e vėshtirė pėr t'u kontrolluar, mbajtja inat helmon jetėn dhe dėmton besimin: sharjet dhe inati nė njė periudhė afatgjate shėrbejnė vetėm pėr tė cenuar vlerėsimin e vetes. Ata qė ndahen dhe qė arrijnė ta kapėrcejnė krizėn, kėrkojnė t'u japin njė vlerė cilėsive tė tyre mė tė mira dhe tė zhvillojnė tė tilla tė reja, duke i vėnė vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.

            Edhe pse na ngjan i padurueshėm, emocioni i trishtimit ka njė funksion dhe njė vlefshmėri tė rėndėsishme. Trishtimi na mėson tė shmangim gjendjet qė e provokojnė atė, na shtyn tė rimendojmė nė lidhje me ngjarjet dhe gabimet, mund tė shkaktojė simpatinė dhe mbėshtetjen e tė tjerėve, mund tė na mbrojė nga agresiviteti i tyre dhe na lejon tė kuptojmė se sa vuajnė edhe tė tjerėt qė pėrjetojnė tė njėjtėn gjendje tė trishtuar si ne.


            Aktiviteti


            Njerėzit qė merren me njė punė janė mė te lumtur se ata pasive, sidomos nėse aktiviteti qė kryejnė pėrputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjetėr, pasiviteti i detyruar, si nė rastin e qenies pa punė, mund tė shkaktojė palumturi, e cila shpeshherė mund tė shndėrrohet edhe nė sėmundje. Njerėzit qė gėzojnė humor punojnė mė mirė se tė tjerėt dhe janė mė tė motivuar dhe krijues, por janė shumė mė pak tė tille nėse detyra qė duhet tė kryejnė, edhe pse pjesė pėrbėrėse e njė punė nė tėrėsi tėrheqėse, ėshtė e mėrzitshme.

            Pasja e njė qėllimi ėshtė vetėm gjysma e elementeve nė arritjen e lumturisė, tezė e vėrtetuar kjo edhe tek fėmijėt e vegjėl, tė cilėt kanė objektiva relativisht tė thjeshta. Sipas studiuesve ėshtė e pamundur qė njė njeri tė ketė njė jetė tė lumtur, nėse nuk ka njė ide pak a shumė tė qartė se si duhet tė jetė jeta e tij. Nė kurset pėr tė qenė tė lumtur shpesh predikohet qė tė pakėsohen ambiciet dhe tė pėrcaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka hapėsirė tė kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra mund tė ēojnė nė njė ide shumė tė varfėr nė lidhje me pėrmbajtjen e jetės: kėnaqėsia pa qėllim nuk pėrbėn njė recetė tė mirė pėr lumturinė.

            Ndėrsa nė lidhje me efektshmėrinė, kėrkimet tashme kanė treguar se njerėzit qė nuk kanė shumė besim nė vete janė shumė me ngurrues nė ndėrmarrjen e aktiviteteve nxitėse dhe pėr kėtė arsye nuk duhet tė habitemi nėse besimi nė mundėsitė e zgjedhjes dhe nė kontrollin e pėrfundimeve ndikon qoftė nė mirėqenien tonė psikologjike, qoftė nė atė fizike. Nė fund tė fundit, nga se varet lumturia jonė profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para sė gjithash nga puna qė na jepet tė kryejmė, ndėrsa tė tjerė mendojnė se ajo varet thjesht nga ne.

 

            Tcmagazine/Di_ana