Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - A mund tė bėhet njeriu miliarder vetėm me mendime? (pjesa e dytė)

Intervistoi: Sabir KRASNIQI

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch, bisedė konkrete me Daut Demakun

 

A MUND TĖ BĖHET NJERIU MILIARDER VETĖM ME MENDIME ?

(Pjesa e dytė)

 

 

 

            www.sa-kra.ch: A ua merr mendja se dikush njėmend do tė bėhet miliarder?

 

            Daut Demaku:  Po - do te fitoni aq sa besoni, dikush do tė bėhet miliarder, dikush milioner e dikush do tė fitojė aq sa i duhet. Por, para fitimit material, do tė fitohet shumė si harmoni shpirtėrore dhe si shėndet fizik dhe mendor. Pastaj, mund tė vijė edhe ajo tjetra, tė fitohen milionat... Por, ama: mos ta teprojmė me premtime, sepse secili fitim, ka njė ēmim, secili sukses, ka njė rrugė bukur tė gjatė. Mos ta marrim me mendjelehtėsi se e kemi zbuluar ujin e valė. Ta provojmė. Pėr tė humbur nuk humbim gjė, nuk lodhemi dhe nuk shpenzojmė, do ta krijojmė njė gjendje tė mrekullueshme relaksuese (pozitive) dhe, sigurisht se -  dikush - do tė fitojė shumė...

 

            www.sa-kra.ch: Njihni ndonjė shqiptar tė gjallė qė ka arritur pėrmes kėsaj mėnyre?

 

            Daut Demaku: Po. Ta marim shembull vetėm njėrin nga nxėnėsit e Depack Chopres, (ish-kėshilltarit tė presidentit Klinton, autorit tė bestsellerėve botėrorė, qė tash i ka rreth 4 milionė nxėnės on-line). Ai ėshtė  Hetem Ramadani, njė biznesmen shqiptar, qė jeton nė Slloveni. Para shumė vjetėve - ka qenė nxėnės i Mėsuesit mė tė madh nė botė.

            Paraprakisht duhet tė them se nuk ka arritur atė qė ka arritur VETĖM  pėrmes Ligjit tė tėrheqjes, por edhe pėrmes kėsaj njohjeje...  Unė kam pasur fatin ta njoh dhe t’i dėgjoj ligjėratat e tij. Ėshtė njė humanist, njė zemėrbardhė, njė njeri i veēantė, njė urtar i dashur, qė Ligjin e dhėnies e ka zbatuar nė praktikė (mund t’ju kujtohen donacionet e tij pėr Gėrdecin, pėr botėn artistike tė kolosėve tė artit nė Shqipėri e nė Kosovė, e ka ndihmuar edhe Qendrėn tonė atėherė kur kishim nevojė... ) Por, ky njeri, e ka edhe njė rrezatim shumė pozitiv, edhe vetėm kur ia jep dorėn, tė pėrshkon njė ndjenjė e mirė... (Por, mos tė flas mė shumė, se mos po e lėndoj, pa dashje...)

           

 

            www.sa-kra.ch: Edhe mė parė, literatura inspirative, ka folur pėr fitimet materiale, por mė shumė e ka nėnvizuar qetėsinė shpirtėrore?

 

            Daut Demaku:  Tė dyja kėto janė tė lidhura, si thuhet: mish e thua! Nuk mund tė kesh qetėsi shpirtėrore, kur tė qan fėmija, nuk mund tė jesh i qetė, kur tė mėrdhijnė kėmba e dora, apo kur je i uritur. Qetėsi shpirtėrore do tė thotė HARMONI mes materiales e shpirtėrores, mes tokėsores e hyjnore, pra: vijės horizontale dhe vertikale. Treni nuk ecėn pa dy binarė: binarin e frikės dhe tė dashurisė... kjo ėshtė jeta, kėshtu ėshtė jeta... Njėra pa tjetrėn nuk bėjnė, ėshtė utopi, pėrrallė. E ne po flasim pėr shkencė.

 

            www.sa-kra.ch: Mos do tė kemi tepėr shumė njerėz tė pasur...?

 

            Daut Demaku:  Thesari hyjnor ėshtė i pashtershėm. Nė qiellin e jetės ka vend pėr tė gjithė yjet e fuqishėm. Jeta nuk ngurtėsohet brenda limiteve. Jeta nuk ka logjikė. Nė jetė i pėrhershėm ėshtė vetėm NDRYSHIMI...

            Edhe njė herė po them: shumė mė e mirė ėshtė kjo lojė qė po e propozoj unė... sesa tė merremi mė gjėra tė kota, shpesh tė dyshimta e pa pėrmbajtje...

 

            Ėshtė edhe njė moment qė do tė doja ta nėnvizoja: Studimet e fundit tė shkencės amerikane thonė: 1% e popullsisė posedon 96% tė pasurisė sė njė vendi, kurse 99% pėr qind e popullsisė posedojnė vetėm 4% tė pasurisė sė atij vendi.

Pse? Sepse nuk e dinė “Sekretin”... Prandaj: vuajnė.

            E po, ēfarė dėmi do tė kemi nėse e provojmė ngritjen shpirtėrore, apo akumulimin e energjisė, qė, prapė po them, ėshtė e njėjta gjė. Tė jeni tė bindur se tė gjithė do tė fitojmė dhe humbės nuk do tė jetė ASNJĖ.

 

            www.sa-kra.ch: Disa herė gjatė kėsaj bisede e keni theksuar shkencėn amerikane?...

 

            Daut Demaku: Sabir, unė e dua tė VĖRTETĖN. Ēka ėshtė shkenca amerikane, a ėshtė pėrrallė pėr fėmijė, a ėshtė mashtrim, a ėshtė dogmė, politikė, apo ėshtė VĖRTETĖSI jetėsore?

            Ēka ta merr mendja ty, kush e bėri Amerikėn – Amerikė? Rrena, hajnia, mashtrimi, apo: sinqeriteti nė punė dhe mbėshtetja e plotė nė ligjet mė tė NATYRSHME dhe mė tė vėrteta tė jetės njerėzore?

            Edhe sot e ruaj orarin e veprimeve tė njerėzve qė punuan nė lancimin e raketės Apollo 11. Ishte viti 1969, apo? Ai ekip, qė lancoi raketėn mė tė suksesshme nė botė dhe qė arriti nė Hėnė, ditėn e lancimit tė raketės - e kanė pasur orėn tė caktuar: Lutjen nė kishė! Edhe pse ishin mė profesionistėt nė botė, edhe pse nuk i linin rastit asnjė imtėsi, edhe pse ishin tė sigurt nė veprimet e veta, shkuan nė kishė dhe kėrkuan ndihmėn e Zotit dhe falėnderuan tė Madhin Zot.

 

            A mund tė zgjidhet kryetar i SHBA-ve ndonjė hiēkushi, ndonjė palaēo i pavlerė? A e dini nėpėr sa sita e shosha kalon emri i kandidatit pėr president shteti? Dhe, a ju ka ndodhur ndonjėherė tė dėgjoni Presidentin e superfuqisė qė thotė: “Zoti e bekoftė Amerikėn”? Apo tė lexoni nė kartėmonedhat e dollarit “Ne besojmė nė Zot!”

            E mė thuaj tash tė lutem, pse tė mos i besoj atij vendi qė i beson Zotit, shkencės dhe jetės?

 

 

           

 

 

           www.sa-kra.ch: Baca Daut, ju lutem, edhe njė pyetje: vėrtet ēka mendoni pėr besimin nė Zot?

 

            Daut Demaku: Unė them kėshtu: nisja gjithmonė nga fillimi. Fillimi ėshtė vetvetja. Mos ia nis kurrė nga fundi, sepse atėherė nuk ka kurrfarė fillimi. Kush ia nis nga fillimi, mbėrrin deri nė fund, ndėrsa kush ia nis nga fundi, nuk mbėrrin kurrė tek fillimi. T’ia nisėsh nga fundi, ėshtė e pamundur: vijon tė vėrtitesh brenda rrethit. Nisja nga vetvetja...

            Mendimtarėt e jetės tokėsore, lineare, ngulmojnė nė mohimin e Zotit, sepse nuk e NJOHIN. Kur dikush thotė: “Zoti nuk ėshtė”, kjo s’do tė thotė se ai ėshtė kundėr Zotit. Ėshtė thjesht njė njeri qė mendon, s’ėshtė kurrgjė tjetėr. Nuk ėshtė kundėr Zotit, sepse tė QENIT kundėr Zotit do tė duhej tė paraprihej nga njohja e Tij. Nuk ėshtė kundėr Zotit: KUSH NJEH ZOTIN, NUK MUND TĖ JETĖ KUNDĖR TIJ. Si ėshtė e mundur qė, ai qė ka njohur Zotin, tė jetė kundėr Tij? Nuk mundet.

            Zotin e kanė njohur Profetėt, tė Pėrndriturit. Cili prej tyre mund tė jetė kundėr Zotit? Nuk munden, sepse e kanė NJOHUR.

            Njė qytet qė e ke njohur, je takuar me tė, a mund tė thuash se nuk ėshtė, nuk ekziston. Mendja njerėzore NUK ECĖN  nėpėr tė panjohurėn. NJOHJA ėshtė ēelėsi. Nėse tė mungon njohja, tė mungon gjithēka. Kur ta njohėsh Zotin, me ēdo frymėmarrje - gjithmonė do tė jesh vetėm e vetėm nė FALĖNDERIM.

           

            www.sa-kra.ch: A kthehemi edhe njė herė tė fillimi: DVD-ja “Sekreti (i lumturisė)” dhe CD-ja “Dėshirat...”, kureshtja e lexuesve do tė kėrkojė tė dinė pak mė shumė?

 

            Daut Demaku: Pėr kėtė  mundėsi flas me shumė dėshirė, por frikohem mos po e teprojmė.

Dokumentari “Sekreti” ofron mundėsi tė gjerė tė NJOHJES, kryesisht pėr Ligjin e tėrheqjes. Do ta shihni se ēfarė fuqie MAGNETIKE ėshtė njeriu dhe nė cilėn mėnyrė e tėrheq edhe tė mirėn edhe tė shėmtuarėn. Dhe kjo tėrheqje me mendimet tona e rrėnon ose e ndėrton jetėn e njeriut. Prandaj, shkurt: vlera e kėtij dokumentari ėshtė e barabartė me VLERĖN E JETĖS sė njeriut.

            Ndėrkaq CD-ja ėshtė mundėsi pėr krijimin e QETĖSISĖ. Kur tė qetėsohen valėt e mendjes, ėshtė njėsoj sikur kur qetėsohen valėt e oqeanit. Nė qoftė se valėt e oqeanit janė 20 metra tė larta, atėherė, po tė hidhet nė oqean njė ndėrtesė njėzetkatėshe – nuk do tė merret vesh asgjė. Por, kur qetėsohet oqeani, kur nė sipėrfaqe nuk pipėtin asnjė valėz, atėherė, po ta hedhėsh edhe njė guralec fare tė vogėl, menjėherė krijohen rrathėt, qė fillojnė nga pika ku ka rėnė guraleci dhe vazhdojnė tė zgjerohen.

            Kjo ėshtė mėnyra e dėrgimit tė dėshirės nė Univers (pėr tė gjitha DĖSHIRAT, pavarėsisht a janė tė vogla apo tė mėdha), sepse mendja e shqetėsuar sjell vetėm shėmti, kurse mendja e qetė sjell mrekulli dhe fatlumėri.

 

            www.sa-kra.ch:  Mund tė merren nė librari, nė Qendėr, apo?...

 

            Daut Demaku:  DVD-ja mund tė merret tek shitėsit e librave, por edhe nė Qendėr, kurse me CD-nė puna ėshtė pak mė ndryshe. Meqenėse ėshtė nė valėt BETA dhe po ndodh kopjimi, atėherė ndodh shėmtia, sepse kopjimi e shndėrron nė  ALFA-valė dhe atėherė CD-ja ėshtė njė hiēgjė. Prandaj, qė tė mos ndodhė ky manipulim (ti e di qė nė Kosovė ēdo gjė kopjohet, pėr fat tė keq), CD-nė e mbaj unė dhe dy-tre bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Qendrės. Porositė mund tė vijnė vetėm pėrmes adresės elektronike ose nė dorė. Mė falni, por na kanė mbuluar mashtruesit dhe, patjetėr, duhet tė jemi tė kujdesshėm! Dhe, kur pėrdoret origjinali, njėmend nuk do tė ketė humbės, por vetėm fitimtarė dhe mirėnjohės tė pėrhershėm. Deri mė tash kėshtu ka ndodhur, pse tė mos ndodhė kėshtu edhe tash e tutje?

           

            www.sa-kra.ch: Cilat janė parashikimet, sa njerėz mund tė interesohen pėr kėto materiale?

 

            Daut Demaku:  Pika ideale do tė ishte, qė pėr kėto materiale - tė interesoheshin mė tė menēurit e kombit. Kjo, mė tė menēurit e kombit, sillet rreth 2% e pjesėtarėve tė njė bashkėsie! Kjo ėshtė masa kritike. (2% janė lokomotivat e njė vendi) Po tė jenė tė devotshėm kėta 2% tė shqiptarėve, do tė ndodhte mrekullia, sepse vėrtet e kemi njė gjendje tė rėndė. Mė tė menēurit e kombit sjellin kthesa serioze dhe e ndėrtojnė tė ardhmen e njė vendi. Pse ėshtė Suedia – Suedi, ose Sllovenia – Slloveni?, Amerika – Amerikė, sepse njerėzit janė nė rregull! Po tė duam ne, ama tė gjithė, sa kohė do tė na duhej ta shndėrrojmė Kosovėn nė mrekulli? Pak, shumė pak kohė.

           

            E dini se nuk ka jetė pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak dhe nuk ka shkak qė nuk mund tė kapėrcehet?

Kapėrcimi i tė gjitha shkaqeve tė vuajtjes bėhet me ndihmėn e ENERGJISĖ!

 

 

            www.sa-kra.ch: Po “nėse ndodh mrekullia” dhe interesohen pėr kėto materiale mė tė menēurit e kombit, ai 2%, si thoni Ju, ē’do tė ndodhė me fitimin?

           

            Daut Demaku:  Synimi im jetėsor ėshtė ndėrtimi i njė objekti solid pėr edukimin kombėtar! Tė bėjmė njė punė pėr tė qenė -  nė mėnyrė qė kjo Kosovė, ku popull i shumėvujatur – tė shndėrrohet nė vend me prestigj tė lartė. Kjo ėshtė “hisja” jonė, ajo ēka mund tė bėjmė NE nė “kaēikun” tonė. Njė pikė ujė nė oqeanin e kombit. Kaq.

             Nga kėto materiale nuk mbetet ndonjė fitim i madh. Por, mbetet! Fitimi i madh ėshtė nė anėn tjetėr, nė ndėrtimin e hartave tė reja nė mendjet e njerėzve. Ky ėshtė fitim real!

            Ta kesh shtėpinė me njė mijė dhoma – ti mund tė flesh nė njė prej tyre, t’i kesh njė mijė palė kėpucė ti do t’i mbathėsh njė palė... Ėshtė njė urti, e gdhendur nė Piramida tė Egjiptit, diku 300 vjet para Epokės sė Re, qė thotė: “njeriu jeton nga njė e treta e ushqimit qė merr, nga dy tė tretat e tjera jetojnė mjekėt e tij!”

            Nuk i kam pėr zemėr deklaratat patetike, por mė besoni se ata qė pėrpiqen ta ndihmojnė nė jetė vetėm NJĖ NJERI, ata nuk bėjnė punė njerėzore, por HYJNORE! Si thuhet nė librat e menēura: nėse do t’i shėrbesh Zotit – ndihmoje njeriun!

            Nė qoftė se bėjmė diēka tė mirė tė gjithė sė bashku -  tė gjithė do ta ndiejmė veten mirė, sepse do tė punonim shumė dhe mirė pėr tė ARDHMEN e fėmijėve tanė.

 

            www.sa-kra.ch: Ju falem nderit, Baca Daut dhe shumė suksese juve dhe Qendrės sė Mendimit Pozitiv!

 

            Daut Demaku: Faleminderit dhe juve dhe tė gjithė lexuesve dhe lexueseve jua dėrgoj njė pėrqafim vėllazėror dhe njė porosi: tė punojmė tė gjithė sė bashku pėr fėmijėt tanė dhe pėr fėmijėt e fėmijėve tanė, sepse atyre u mbetet atdheu amanet!

 

Daut Demaku

044 158 421

dautdemaku@yahoo.com

 

“Qendra e Mendimit Pozitiv”

044 670 009

mendimipozitiv@yahoo.com