.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji 2 - Alkoolizmi dhe narkomania

Pėrgatiti: Dr. Halit IBRAHIMI

Psikiatria online

        ALKOOLIZMI DHE NARKOMANIA

      Efektet e abstinencės paraqiten pėr shkak se truri ėshtė mėsuar nė praninė e depresantit tė trurit, apo thėnė thjeshtė, nė prani tė drogės sė quajtur alkool. Pėr kėtė shkak, nė fillim tė procesit tė detoksikimit, duhet dhėnė depresantė tė tjerė tė trurit, si psh benzodiazepine. Pastaj, mund tė vazhdohet me pėrdorimin e ilaēevetjerė...

 

 

 

 

            (Pėrmbledhje e nxjerrė dhe e pėrkthyer nga libri “Synopsis of Psychiatry”, Kaplan & Sadock, 2007)

 

 

            ALKOOLIZMI

 

            Etiologjia

            Nė pėrdorimin e alkoolit ndikojnė shumė faktorė. Fillimi i pėrdorimit tė pijeve alkoolike kryesisht ka tė bėjė me faktorėt socialė, fetarė, psikologjikė, por edhe gjenetikė.

 

            Teoritė psikologjike

            Shumė teori flasin pėr pėrdorimin e alkoolit pėr zvogėlimin e tensionit, pėr rritjen e ndjenjės sė fuqisė, si dhe pėr zvogėlimin e efekteve tė dhembjes psikologjike. Shumė alkoolistė thonė se alkooli ua largon nervozizmin dhe u ndihmon nė ballafaqimin me vėshtirėsitė e jetės sė pėrditshme.

 

            Teoritė psikodinamike

            Thelbi i kėtyre teorive ka tė bėjė me pohimin se alkooli u ndihmon alkoolistėve qė tė ballafaqohen me superegon e ashpėr, si dhe ua ulė nivelin e stresit tė pavetėdijshėm.

 

            Teoritė bihejvorale

            Sipas kėtyre teorive, shkaqet e marrjes sė alkoolit janė efekti i vetė alkoolit nė disponim, papėrgjegjėsia pėr veprimet e njeriut derisa ėshtė nėn ndikimin e alkoolit, si dhe rritja e dėshirės pas ēdo gote me alkool.

 

            Historia e fėmijėrisė

            Kėrkuesit shkencorė kanė evidentuar njė sėrė faktorėsh nė fėmijėrinė e njerėzve tė cilėt mė vonė gjatė jetės bėhen alkoolistė. Sipas kėtyre studimeve, fėmijėt nga tė cilėt pritet qė tė bėhen alkoolistė, kanė deficit tė lehtė nė testet neurokognitive, si dhe abnormalitete tė shumta nė EEG. Edhe ērregullimet e personalitetit, sidomos ērregullimi antisocial i personalitetit, e rrisin rrezikun nga alkoolizmi.

 

            Teoritė gjenetike

            Ėshtė parė se rreziku nga alkoolizmi ėshtė mė i madh sa mė i madh tė jetė numri i tė afėrmve qė e kanė kėtė problem, si dhe sa mė e madhe tė jetė afėrsia familjare me ta.

 

            Efektet e alkoolit

            Sė pari duhet tė qartėsohen disa gjėra. Njė pije alkoolike konsiderohet pija qė pėrmban rreth 12 gramė etanol.

            Ka shumė studime tė cilat flasin pėr gjoja efektin pozitiv tė sasive tė vogla tė alkoolit. Por, duhet tė thuhet se kėto studime janė shumė kontroverse dhe, tė shumtėn e rasteve, janė tė financuara nga industria e alkoolit.

 

            Absorbimi

            Rreth 10% e alkoolit tė konsumuar absorbohet nga lukthi, kurse pjesa tjetėr nga zorra e hollė. Pėrqendrimi mė i madh i alkoolit nė gjak arrihet pėr 30 deri 90 minuta, varėsisht se ēfarė pijesh alkoolike janė marrė, si dhe a janė pirė nė bark tė thatė, apo me ushqim.

            Sapo alkooli tė kalojė nė gjak, ai pėrhapet nė tė gjitha indet e organizmit.

 

            Metabolizmi

            Rreth 90% tė alkoolit tė marrė metabolizohet me anė tė oksidimit nė mėlēi. 10% ekskretohet si i pandryshuar me veshka dhe me anė tė mushkėrive.

            Alkooli metabolizohet me anė tė dy enzimave: alkool dehidrogjenazės (ADH) dhe aldehid dehidrogjenazės. ADH ndikon nė transformimin e alkoolit nė acetaldehid, i cili ėshtė komponim helmues; kurse aldehid dehidrogjenaza e shndėrron acetaldehidin nė acid acetik.

 

            Ndikimi i alkoolit nė sjellje

            Alkooli ka efekt depresues, gati si barbituratet dhe benzodiazepinet. Me njė pėrqendrim prej 0.05% tė alkoolit nė gjak vjen deri te ndikimi, e herė pas here edhe te pengesat nė tė menduar, tė gjykuar, si dhe vetėkontroll. Nėse alkooli arrin pėrqendrimin 0.1%, zakonisht veprimet motorike tė vullnetshme bėhen tė ngathėta. Nė shumicėn e shteteve, niveli legal i alkoolit nė gjak sillet nga 0.1 deri 0.15%. Te pėrqendrimi i alkoolit nė gjak me vlerė 0.2%, vjen deri te njė dobėsim i ndjeshėm i tėrė zonės motorike tė trurit, ku ndikohet edhe nė pjesėt e trurit qė e kontrollojnė sjelljen emocionale. Nėse pėrqendrimi i alkoolit nė gjak arrin vlerėn 0.3%, personi zakonisht ėshtė nė konfuzion, apo mund tė kalojė edhe nė stupor. Te vlerat 0.4 deri 0.5%, personi bie nė komė. Nėse vazhdohet me rritjen e pėrqendrimit tė alkoolit nė gjak, vjen deri te ndikimi nė zonat primitive tė trurit qė kontrollojnė frymėmarrjen dhe tė rrahurat e zemrės, ku vdekja zakonisht vjen si rezultat i dobėsimit tė frymėmarrjes, apo i aspirimit tė tė vjellave. Por, personat me njė histori tė gjatė tė pėrdorimit tė alkoolit, mund tė tolerojnė pėrqendrime shumė mė tė mėdha.

 

            Ndikimi i alkoolit nė mėlēi

            Pėrdorimi i alkoolit, qoftė nėse kemi tė bėjmė edhe me periudha tė shkurtra, shkakton grumbullimin e dhjamėrave dhe proteinave. Por, dėmtimet e rėndomta tė mėlēisė nga alkooli kanė tė bėjnė me hepatitin alkoolik dhe cirrozėn e mėlēisė.

 

            Ndikimi i alkoolit nė sistemin gastrointestinal

            Pėrdorimi i gjatė i alkoolit shoqėrohet me paraqitjen e ezofagjitit, gastritit, aklorhidrisė, si dhe ulcerave tė lukthit. Mund tė vijė edhe deri te pėlcitja e venave tė zgjeruara tė ezofagut, gjė qė paraqet njė gjendje emergjente mjekėsore, qė shpesh pėrfundon me vdekje.

 

            Trajtimi dhe rehabilitimi

            Pas diagnostikimit tė alkoolizmit, duhet tė ndėrmerren tre hapa tė pėrgjithshėm: intervenimi, detoksikimi dhe rehabilitimi. Alkoolisti duhet tė ballafaqohet me realitetin, duhet tė detoksikohet dhe tė fillohet me rehabilitim.

            Intervenimi – ka pėr qėllim qė alkoolisti tė vetėdijesohet se ka problem, dhe se gjėrat do tė shkojnė duke u pėrkeqėsuar nėse kjo sėmundje nuk trajtohet.

            Detoksikimi – nė fillim nėnkupton njė ekzaminim tė thuktė fizikal, kurse hapi i dytė ka tė bėjė me ofrimin e pushimit, tė ushqyerit adekuat, nė dhėnien e preparateve vitaminoze, sidomos tė tiaminės.

            Efektet e abstinencės paraqiten pėr shkak se truri ėshtė mėsuar nė praninė e depresantit tė trurit, apo thėnė thjeshtė, nė prani tė drogės sė quajtur alkool. Pėr kėtė shkak, nė fillim tė procesit tė detoksikimit, duhet dhėnė depresantė tė tjerė tė trurit, si psh benzodiazepine. Pastaj, mund tė vazhdohet me pėrdorimin e ilaēit tė quajtur disulfiram (Antabus), i cili, meqė konkurron me enzimat qė metabolizojnė alkoolin, ndikon qė, nėse merret alkooli, tė shkaktohet vjellje, mundim dhe ndjenjė tė nxehtėsisė nė fytyrė dhe bark. Por, kohėt e fundit janė duke u pėrdorė dy barna tė reja. I pari ėshtė antagonisti i opioideve, naltreksoni, e i dyti ėshtė akamprostati. Mekanizmi i veprimit tė akamprostatit nuk dihet me siguri, por mendohet se ai ndikon nė receptorėt GABA. Pėrdoret edhe ilaēi kundėr ankthit, buspirone, por efekti i tij ende ėshtė duke u studiuar.

            Rehabilitimi – ka tė bėjė me kthimin e ish-alkoolistit nė jetėn e pėrditshme, me qėllim qė tė arrijė sa mė shumė qė t’i rikthejė aftėsitė pėr njė jetė tė qetė e normale.

 

 

 

            NARKOMANIA

 

            Ekzistojnė disa grupe tė drogave.

            1. Amfetaminat

            Amfetaminat janė drogat ilegale mė tė pėrdorura pas kanabisit. Kohėve tė fundit ėshtė bėrė mė e njohur droga me emėr metamfetaminė. Amfetaminat janė analeptikė, simpatomimetikė, stimulues dhe psikostimulues. Pėrdoren pėr rritjen e performancave, si dhe pėr tė shkaktuar ndjenjė euforike. E shkaktojnė efektin e tyre duke ndikuar nė lirimin e katekolaminave, sidomos tė dopaminės, nga mbaresat presinaptike. Abuzimi me amfetamina mund tė shkaktojė efekte tė padėshirueshme cerebrovaskulare, kardiake dhe gastrointestinale. Ndėr efektet mė serioze duhet tė pėrmenden infarkti i zemrės, hipertensioni, sėmundjet cerebrovaskulare dhe koliti iskemik.

 

            Trajtimi

            Trajtimi nga kėto droga ballafaqohet me vėshtirėsinė qė t’u ndihmohet pacientėve qė tė mos i pėrdorin ato, pėr shkak tė nevojės sė madhe qė ndihet pėr to. Pėr kėtė shkak, duhet tė pėrdoret terapia individuale, familjare dhe psikoterapia grupore. Mund tė pėrdoren antipsikotikėt dhe anksiolitikėt pėr njė afat tė shkurtėr kohor.

 

            2. Kafeina

            Kafeina ėshtė substanca psikoaktive mė sė shumti e pėrdorur nė botė. Pėrkundėr faktit qė shumė studime kanė treguar se pėrdorimi i saj ėshtė i padėmshėm nė doza tė rėndomta ditore, pėrdorimi i saj mund tė shoqėrohet me simptoma dhe ērregullime psikiatrike.

            Kafeina ėshtė njė metilksantinė, mė e fuqishme sesa teofilina. Kafeina ndikon si antagonist i receptorėve tė adenozinės, duke shkaktuar rritjen e pėrqendrimit tė cAMP-sė nė neuronet gjegjėse. Kafeina mund tė ndikojė nė neuronet e dopaminės dhe noradrenalinės. Nėse teprohet me marrjen e kafeinės, mund tė hasen simptomat, si aksioziteti, agjitimi psikomotor, shqetėsimi, si dhe dridhjet muskulore, ndjenja e tė nxehtit nė fytyrė, nauzea, djersitja, si dhe pagjumėsia. Marrja e mė shumė se 1 g kafeine mund tė shoqėrohet me tė folur pa lidhje, tė menduar konfuz, agjitim, dridhje, kurse marrja e mė shumė se 10 g kafeine, mund tė shkaktojė ndėrprerje tė frymėmarrjes dhe vdekje.

 

            Trajtimi

            Pėrdorimi i analgjetikėve, si psh i aspirinės, gati gjithmonė janė tė mjaftueshme pėr trajtimin e kokėdhembjeve dhe dhembjeve tė muskujve qė shoqėrohen me sindromėn abstinenciale tė kafeinės.

 

            3. Kanabisi

            Preparatet e kanabisit pėrfitohen nga bima indiane Kanabis Sativa, e cila ėshtė e njohur pėr rreth 8.000 vite. Ėshtė identifikuar njė receptor specifik i kanaboideve nė sistemin nervor qendror. Pėrkundėr vartėsisė psikike, vartėsia fizike nuk ėshtė dokumentuar.

 

            Trajtimi

            Abstinimi nga pėrdorimi i kanabisit mund tė arrihet me anė tė hospitalizimit. Terapia mund tė jetė individuale, familjare apo psikoterapi grupore. Mund tė pėrdoret edhe ndonjė bar kundėr anksiozitetit, por pėr njė kohė tė shkurtė.

 

            4. Kokaina

            Kokaina ėshtė alkaloid i pėrfituar nga kaēuba Erythroxylon coca. Efekti primar i kokainės vjen nga bllokimi i rimarrjes sė dopaminės, gjė qė e rritė pėrqendrimin e dopaminės nė hapėsirėn sinaptike duke e rritur aktivitetin e receptorėve tė dopaminės. Efektet e kokainės hetohen menjėherė dhe zgjasin nga 30 deri 60 minuta pas marrjes sė saj, pėr kėtė shkak ajo merret shpesh.

            Kokaina shkakton vartėsi tė madhe, sidomos psikologjike. Infarktet e zemrės dhe aritmitė janė efektet mė tė padėshirueshme tė pėrdorimit tė kokainės. Dozat e mėdha mund tė shkaktojnė edhe vdekje, pėr shkak tė dobėsimit tė frymėmarrjes.

 

            Trajtimi

            Pacientėt qė janė nė procesin e lėnies sė kokainės, zakonisht kanė disfori, ērregullim tė gjumit, si dhe dėshirė tė madhe pėr marrjen e saj. Terapia pėrfshinė atė individuale, familjare dhe psikoterapinė grupore.

 

            5. Halucinogjenėt

            Halucinogjenet quhen edhe psikodelike dhe psikomimetike, ngase pėrpos halucinacioneve, shkaktojnė edhe humbje tė kontaktit me realitetin. Halucinogjenet natyrore janė psilocibina dhe meskalina, kurse halucinogjeni mė i njohur sintetik ėshtė LSD.

 

            Trajtimi

            Trajtimi i intoksikimit me halucinogjene ėshtė marrja orale e 20 mg diazepam. Duhet edhe pėrkrahja psikologjike dhe sociale.

 

            6. Drogat inhaluese

            Drogat inhaluese quhen edhe volatile dhe pėrfshijnė toluenin, n-hexanin, methyl butyl ketonet, trichloroethylenet, trichloroethanin, benzinėn dhe butanin. Gjendja pas marrjes sė kėtyre drogave karakterizohet me apati, funksionim tė ulur social dhe profesional, por mund tė ketė edhe anoreksi, vjellje, nistagmus, reflekse tė dobėsuara dhe diplopi.

 

            Trajtimi

            Intoksikimi me inhalantė, si dhe ai me alkool, zakonisht largohet vetvetiu. Por, simptomat, si koma, bronkospazma, aritmitė e zemrės etj, duhet tė trajtohen. Benzodiazepinet janė tė kundėrindikuara, ngase e keqėsojnė intoksikimin.

 

            7. Nikotina

            Nikotina ėshtė njė drogė shumė e pėrdorur dhe qė shkakton vartėsi. Shkakton kancer tė mushkėrive, emfizemė, si dhe sėmundje kardiovaskulare. Nikotina ndikon nė receptorėt nikotinikė tė sistemit nervor qendror. Besohet se vetitė e kėndshme dhe vartėsia e nikotinės shkaktohet nga aktivizimi i rrugės dopaminergjike qė projektohet nga zona ventrale tegmentale nė koren e trurit dhe sistemin limbik. Pėrdoruesit e duhanit thonė se ajo ua rritė disponimin, si dhe ua lehtėson punėn dhe mėsimin. Nikotina ėshtė alkaloid shumė helmues. Dozat mė tė larta se 60 mg janė fatale pėr tė rriturit, pėr shkak tė paralizės sė frymėmarrjes. Njė cigare na “furnizon” me 0.5 mg nikotinė.

 

            Trajtimi

            Duhet qė tė gjithė pacientėve t’u preferohet lėnia e duhanit, qoftė e menjėhershme, apo graduale. Ekzistojnė preparate tė ndryshme qė mund ta lehtėsojnė kėtė.

 

            8. Opioidet

            Droga mė e njohur nga ky grup ėshtė heroina. Efektet e kėtyre drogave arrihen nėpėrmes tė receptorėve opioidė. Heroina shkakton vartėsi fizike dhe psikike.

 

            Trajtimi

            Te overdoza me heroinė, gjėja kryesore ėshtė qė tė sigurohet kalueshmėria e rrugėve tė frymėmarrjes. Duhet tė bėhet aspirimi i sekrecionit trakeofaringeal. Mė pas duhet tė jepet naloksoni, njė antagonist i opioideve nė dozė 0.8 mg pėr 70 kg tė peshės trupore. Kjo dozė mund tė pėrsėritet nė rast nevoje.

 

            9. Feniciklidina

            Kjo drogė, bashkė me ketaminėn, quhen anestetikė disociativė, pėr shkak se, pas pėrdorimit tė tyre, pacientėt zgjoheshin, por ishin tė disocuar. Fenilciklidina zakonisht pėrdoret si shtesė e kanabisit.

 

            Trajtimi

            Trajtimi ka pėr qėllim uljen e nivelit tė kėsaj droge nė gjak, si dhe njė qasje adekuate mjekėsore, bihejvorale dhe psikiatrike.

 

            10. Sedativėt, hipnotikėt dhe anksiolitikėt

            Bėhet fjalė pėr keqpėrdorimin e kėtyre barnave

 

            11. Keqpėrdorimi i steroideve anabolike androgjenike

            Bėhet fjalė pėr hormonin testosteron dhe shumė substancave tė ngjashme sintetike. Pėrdoren pėr rritjen e masės muskulore.

 

            Trajtimi

            Ka pėr qėllim abstenimin. Pėr kėtė qėllim, nė perėndim formohen grupe anonime, ku aplikohet psikoterapia grupore.