Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Aleanca ballkanike dhe ēėshtja shqiptare (pjesa e dytė)

Shkruan: Jeton AMETI

ALEANCA BALLKANIKE DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE

(pjesa e dytė)

 

        Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”.

 

 

            Sikurse shkruajnė gjeneralėt turq, pjesėmarrės nė kėto beteja, shqiptarėt luftuan me trimėri tė madhe pėr tė mbrojtur atdheun e vet, tokėn amtare. Ata nuk e braktisėn asnjėherė frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijėn e luftės. Nė Betejėn e Kumanovės u vra gjithė efektivi i batalionit tė ushtarėve tė Gjilanit. Ndėrsa numri i pėrgjithshėm i shqiptarėve, qė u vranė nė kėtė betejė, arrin nė 10 000 veta.

            Pas pushtimit tė Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mėsymjen drejt pjesės perėndimore tė vilajetit tė Kosovės (drejt Prizrenit, Pejės, Gjakovės etj.), drejt vilajeteve tė Manastirit (pushtuan Manastirin), tė Shkodrės e tė Janinės. Ata kaluan nėpėr luginėn e Drinit, pushtuan Lumėn, Mirditėn e Matin, dolėn nė Lezhė dhe u dyndėn nė Shqipėrinė e Mesme. Njė pjesė e tyre iu drejtua Durrėsit, kurse kolona tė tjera u nisėn drejt veriut dhe, sė bashku me forcat malazeze qė kishin marrė Shėngjinin, plotėsuan rrethimin e Shkodrės.

            Shqiptarėt, tė braktisur nga ushtritė osmane, edhe pse luftuan kudo me trimėri, nuk qenė nė gjendje tė ndalnin sulmin e kombinuar tė aleatėve ballkanikė, tė pėrgatitur ushtarakisht prej dhjetėra vjetėsh dhe tė armatosur deri nė dhėmbė. Nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1912 ushtritė serbo-malazeze kishin pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė dhe arritėn nė jug deri nė luginėn e Shkumbinit, nė vijėn Durrės-Kavajė-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugė.

            Ndėrkohė edhe ushtria greke, pasi theu forcat turke nė Thesali e nė Epir, mori Selanikun, rrethoi Janinėn, shtiu nė dorė Sazanin dhe zbarkoi nė Himarė, tė cilėn e pushtoi bashkė me disa fshatra pėrreth.

            Menjėherė pas sukseseve tė para qeveritarėt e Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė, si edhe shtypi i tyre, filluan t’i deklaronin gjithnjė mė hapur qėllimet e veta ndaj Shqipėrisė, duke i justifikuar ato me argumentet absurde tė paaftėsisė sė “fiseve tė egra” e “barbare” shqiptare pėr tė formuar shtetin e vet.

            Kėto deklarata u shoqėruan me njė veprimtari gjakatare, terroriste, shfarosėse tė ushtrive malazeze e serbe dhe mė vonė greke kundėr popullsisė shqiptare, qė nuk mėshiruan as gratė, as fėmijėt e as pleqtė. Pushtimi i Kosovės e i viseve tė tjera tė Shqipėrisė u shoqėrua me vrasje nė masė tė luftėtarėve kosovarė dhe me masakrimin e me shpėrnguljen e popullsisė. Qėllimi i Beogradit ishte qė “Serbia tė bėhej shtet i pastėr, thjesht serb, nacional”. Proklamatave tė mbretit tė Serbisė, pėr barazinė e shqiptarėve me serbėt nė shtetin e Serbisė, ua zunė vendin pas fillimit tė luftės urdhrat pėr shfarosjen e shqiptarėve. Gjeneralėt serbė pranonin haptazi atėherė se “ne i linim tė qetė turqit, por vramė sa mundėm ē'qenė shqiptarė”. Deviza e ushtrisė serbe ishte: “Tė shfarosim shqiptarėt!”.
            Kudo qė shkelėn, nė fshatrat e qytetet e Kosovės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė, serbėt mbollėn vdekje e shkatėrrime. Vetėm nė dy muajt e parė tė luftės, nė tetor-nėntor 1912, u vranė 25 000 shqiptarė. Vrasja e shqiptarėve ishte programuar zyrtarisht nga Beogradi, qė kishte urdhėruar “tė mos lihej asnjė gjurmė shqiptare nė ato vise”. Qytete tė tėra, si Prishtina, Vuēiterna, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu nėnshtruan shkatėrrimeve. Fshatrat pėrreth kėtyre qyteteve u bėnė shkrumb e hi, ndėrsa banorėt e tyre, pa kursyer as gratė, pleqtė e fėmijėt, u vranė ose u dogjėn tė gjallė, nė zjarrin e shtėpive tė tyre. Ushtria malazeze plaēkiti Gjakovėn dhe dogji pazarin e saj. Sikurse pohonte sekretari i N. Pashiēit, nė rrugėn midis Prizrenit dhe Pejės kishte vetėm fshatra tė djegura, ndėrsa banorėt e tyre ishin masakruar. Nė Pejė vriteshin ēdo ditė 25 shqiptarė. Pasi shtypėn qėndresėn e 2 000 lumjanėve, serbėt, nė tetor 1912, masakruan popullsinė e Lumės, 700 veta, duke pėrfshirė pleqtė, gratė, fėmijėt e madje edhe ata tė sapo lindur qė u therrėn ose u dogjėn tė gjallė nė shtėpitė e tyre, dogjėn e rrafshuan me tokėn thuajse tė gjitha fshatrat e Lumės. Fshati Nishor, nė veriperėndim tė Prizrenit u rėnua nga goditjet e artilerisė, ndėrsa popullsia u masakrua, u vranė gjithė burrat. Bashkėkohėsit shkruanin se nė fshatra tė tėra tė Kosovės nuk mbeti i gjallė asnjė njeri.

            Nė territorin midis Kumanovės e Shkupit, sipas njoftimeve tė shtypit tė kohės, u vranė 3 000 veta, nga tė cilėt 2 000 nė rrethin e Shkupit. Terrorit tė paparė iu nėnshtrua edhe popullsia e qytetit tė Shkupit. Ēdo ditė oficerėt serbė organizonin ekspedita nė fshatrat rreth Shkupit pėr tė terrorizuar dhe pėr tė masakruar fshatarėt. Mijėra njėrėz tė pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar tė gjenin shpėtim nė Shkup. Por edhe kėtu i priste vdekja nga ushtarėt serbė ose nga uria. Masakra tė mėdha u bėnė nė Malin e Zi tė Shkupit, ku u dogjėn 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit tė Ferizajt, u vranė kėtu 1 200 veta.

            Gjatė kėsaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarėve u arrestuan nė rrethet e Shkupit, nė muajin nėntor, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhėheqės tė tjerė tė lėvizjes shqiptare, tė cilėt, meqė nuk pranuan tė nėnshkruanin deklaratat e besnikėrisė ndaj Serbisė, u hodhėn nė burgjet e Beogradit, ku u mbajtėn deri mė 16 maj 1913.
Pushtimi i Kosovės u shoqėrua me shpėrngulje nė masė tė popullsisė shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetėm nė periudhėn e Luftės sė Parė Ballkanike u shpėrngulėn nga vise tė ndryshme tė vilajetit tė Kosovės rreth 150 000 shqiptarė.

 

            Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė

 

            Fitoret e rrufeshme tė shteteve ballkanike i detyruan Fuqitė e Mėdha tė rishikonin vendimin e tyre pėr tė mos lejuar ndryshimin e status quo-sė nė Ballkan. Qysh nė fund tė tetorit nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė. Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Tripalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha. Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.

            Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha. Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet.Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.   

            Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.

            Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.

            Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.

            Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.

            Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri.

            Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.

            Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.

            Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj. Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės.

            Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.
            Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.
            Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”.
            Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.

            Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

 

            Rėndėsia historike e Shpalljes sė Pavarėsisė

 

            Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė, mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik.

            Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt tė tė gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit tė Dukagjinit nė veri e deri nė Ēamėri nė jug, prej brigjeve tė Adriatikut e tė Jonit nė perėndim e deri nė fushat e Kosovės, tė Tetovės, nė pellgun e Shkupit, nė luginėn e Preshevės e tė Kumanovės, nė lindje. Kėto treva, duke marrė pjesė gjallėrisht me pushkė e me penė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar, vunė gurė nė themelet e pavarėsisė shqiptare, i ēimentuan ato me gjakun e bijve mė tė mirė dhe i hapėn rrugėn formimit tė shtetit shqiptar.

            Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė tė gjitha trevave shqiptare, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė tė. Ai e trajtoi Shqipėrinė njė e tė pandarė. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli nė rrafshin ndėrkombėtar si pėrfaqėsuese e gjithė popullsisė shqiptare dhe e tė gjitha tokave shqiptare, edhe pse njė pjesė e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritė e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestės, qė kjo qeveri u dėrgoi shteteve ballkanike e komandave tė tyre ushtarake, nė tė cilat kėrkoi largimin e menjėhershėm tė forcave tė huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipėrisė, u bėnė nė emėr tė Asamblesė Kombėtare qė pėrfaqėsonte tė gjitha trojet e banuara nga shqiptarėt.

            Me Aktin e 28 Nėntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė e i pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte njė e drejtė qė buronte nga qenia e tij si popull me gjuhėn, me kulturėn, me individualitetin e me historinė e vet, e drejtė e fituar me mundime e sakrifica tė panumėrta nė llogoret e luftės, e drejtė qė i takonte pėr ndihmesėn e vyer nė dėbimin nga Ballkani tė sunduesve tė huaj osmanė.

            Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar.

            Pėr ta siguruar njė fitore tė tillė popullit shqiptar iu desh tė bėnte njė luftė tė gjatė kundėr sundimtarėve osmanė dhe synimeve grabitqare tė fuqive tė huaja. Njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme kanė bėrė qė kėto lėvizje tė mos arrinin dot objektivin. Por nė ēdo etapė ato kanė vėnė nė provė forcat materiale e morale tė popullit shqiptar, kanė pasuruar pėrvojėn e traditat e tij luftarake dhe kanė krijuar premisat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė luftės. Nė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX kjo luftė u zhvillua mbi baza tė reja shoqėrore e politike dhe mori karakter tė ndėrgjegjshėm kombėtar.

            Shpallja e autonomisė nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarėsisė nga Kuvendi i Vlorės mė 1912 janė dy hallkat themelore nė zinxhirin e ngjarjeve tė lėvizjes kombėtare, tė lidhura organikisht ndėrmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojė e drejtpėrdrejtė e pėrfundim logjik i luftės ēlirimtare. Por, Shpallja e Pavarėsisė shqiptare ishte nė tė njėjtėn kohė njė etapė mė e lartė, e pėrcaktuar nga zhvillimi progresiv i lėvizjes dhe nga rrethanat ndėrkombėtare.

            Nė Gadishullin Ballkanik Shqipėria, sikurse Maqedonia, ishte vendi qė u ēlirua i fundit nga sundimi i sulltanėve osmanė, nė njė kohė kur popujt e tjerė fqinjė kishin, kush mė shumė e kush mė pak, dhjetėra vjet qė bėnin jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo vonesė u shkaktua nga faktorė ekonomikė, shoqėrorė e politikė, tė brendshėm e tė jashtėm, qė vepruan ndėrsjelltas mbi Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe pėrcaktuan ritmet e zhvillimit tė saj.

            Prapambetja ekonomike e shoqėrore e vendit ishte padyshim njė faktor qė vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese tė lėvizjes kombėtare e si pasojė e vėshtirėsoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavarėsisė. Megjithatė, edhe pse Shqipėria ishte njė vend i vogėl e mbi tė rėndonte zgjedha e njė perandorie tė madhe, njė faktor themelor qė e vonoi pėr dhjetėra vjet pavarėsinė shqiptare ishte ai i jashtėm. Populli shqiptar ka qenė gjatė gjithė lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar i vetėm, pa ndihmėn e jashtme e pa aleatė. Pėr mė tepėr, shtetet ballkanike fqinje, tė cilat tė parat patėn siguruar pavarėsinė, luftuan me tė gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndėrhyrje tė armatosura, kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, e cila pėr nga qėllimet e saj ishte nė kundėrshtim me planet e tyre tė skllavėrimit ekonomik e politik dhe tė copėtimit tė Shqipėrisė. Edhe Fuqitė e Mėdha, tė cilat, gjatė gjithė shek. XIX patėn pėrkrahur popujt e krishterė tė Ballkanit (serbėt, grekėt, rumunėt e bullgarėt) tė formonin shtetet e tyre tė pavarura, pėr njė kohė tė gjatė, mbajtėn njė qėndrim mospėrfillės ndaj ēėshtjes shqiptare.

            Nė kėtė qėndrim pati ndikimin e vet edhe fakti qė shqiptarėt, tė ndarė nė tri fe (edhe pse i bashkonte njė ndėrgjegje e vetme kombėtare), me njė shumicė zotėruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si njė popull i huaj me to dhe mė i afėrt me turqit myslimanė. Jo vetėm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenė shkėputur ende nė atė periudhė nga konceptet e vjetra teokratike pėr kombin, edhe pse perandorive shumėkombėshe teokratike po u vinte fundi.

            Nė kėto kushte, lufta pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė mbėshtetej veēse nė forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qėllimit vetėm kur tė krijohej njė koniunkturė e favorshme ndėrkombėtare, kur kontradiktat ndėrmjet Fuqive tė Mėdha mund tė shfrytėzoheshin me sukses pėr realizimin e saj.

            Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė kushte tė tilla ndėrkombėtare. Udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė fazėn e fundit tė saj, ditėn tė shfrytėzonin me mjeshtėri koniunkturėn politike qė u krijua me shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, kur nė ēėshtjen shqiptare u ndeshėn me forcė interesat e kundėrt tė Fuqive tė Mėdha. Ėshtė meritė e kėtyre atdhetarėve largpamės dhe, nė mėnyrė tė veēantė, e atdhetarit dhe e diplomatit tė shquar Ismail Qemali, qė, duke u mbėshtetur nė luftėn e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhėn drejt ēastin e pėrshtatshėm pėr tė kaluar nga platforma e deriatėhershme politike e lėvizjes pėr autonominė nė atė tė pavarėsisė. Dhe kjo u realizua pikėrisht mė 28 Nėntor 1912, kur Turqia po dėbohej nga Ballkani, kur Fuqitė e Mėdha vendosėn tė hiqnin dorė nga ruajtja e status quo-sė nė Ballkan dhe kur planet e aleatėve ballkanikė pėr ta zhdukur Shqipėrinė, tė pėrkrahura edhe nga fuqitė e Antantės, u kundėrshtuan nga fuqitė e Lidhjes Tripalėshe.

            Vendimi historik i 28 Nėntorit drejtohej megjithatė jo vetėm kundėr politikės sė Fuqive tė Antantės dhe tė shteteve fqinje tė Ballkanit, por edhe kundėr planeve tė fuqive tė Lidhjes Tripalėshe. Kėto tė fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si mė tė interesuarat pėr ēėshtjen shqiptare, ishin nė atė kohė pėr autonominė e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit. “Pavarėsinė” e saj ato e shihnin si njė variant tė mundshėm tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare dhe e kuptonin nėn prizmin e interesave tė vet, si mjetin qė do t’u hapte rrugėn pėr tė vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipėrinė, pėr ta pėrdorur popullin shqiptar si gardh kundėr shtrirjes sė shteteve sllave drejt perėndimit tė Shqipėrisė, si mbėshtetje pėr shtrirjen e tyre nė Ballkan.

            Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė edhe pse, siē do tė provohej me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Londrės (1913), nuk arriti tė bashkonte nė njė shtet tė vetėm gjithė territoret e popullsinė shqiptare, duke krijuar pas pesė shekujsh robėrie Shtetin e Pavarur Shqiptar pėrbėn ngjarjen mė tė madhe, unikale, nė historinė e kombit shqiptar gjatė shek. XX.

            Kthesa historike e 28 Nėntorit 1912 ishte premisa politike themelore pėr organizimin mbi baza mė tė pėrparuara tė jetės shtetėrore tė pavarur tė shqiptarėve dhe pėr zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik, shoqėror e kulturor tė vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atė bazė shtetėrore e politike, aq tė nevojshme pėr ta mbajtur tė gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė gjitha trevave shqiptare dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit shqiptar nė Ballkan.

 

Fund