Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Albi Lushi

ALBI LUSHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALBI LUSHI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Albi Lushi ėshtė poet dhe shkrimtar. Lindi nė qytetin e Kavajės mė 3 mars 1989 ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin Aleksandėr Moisiu. 

            Studimet e larta i kreu nė fakultetin ekonomik nė degėn Ekonomia dhe e drejta. 

            Studimet Master i kreu nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Drejtėsisė, dega Eu Business Law. 

            Trajnime dhe programe studimi brenda dhe jashtė vendit. 

            Albi Lushi ėshtė vlerėsuar me ēertifikata, mirėnjohje nga disa prej klubeve letrare nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. Mund tė pėrmendim ēmimin "Lasgush Poradeci" nė "Netėt Korēare tė Poezisė" nė Korēė; ēmimin e parė nė festivalin mbarėkombėtarė "Pranvera poetike durrsake" zhvilluar nė Durrės; ēmimin e parė nė festivalin mbarėkombėtarė "Shoqata mbarėkombėtare Bytyēi"; poetika mbarėkombėtare "Ndue Bytyēi" 2018 etj.

            Pjesėmarrės nė konkurse tė zhvilluara nė Itali, Francė, Gjermani me poezi tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze ku ka marrė vlerėsime tė jurive tė huaja. 

            Shumė nga poezitė e autorit janė pjesė e antologjive dhe revistave mė tė nderuara kombėtare. 

            Poetė tė tillė si Dritėro Agolli, Agim Doēi, Skėnder Rusi, Zija Ēela, Xhevahir Spahiu etj., kanė vlerėsuar krijimtarinė e poetit Albi Lushi si pasardhės dhe trashėgimtar i penave mė tė ndritura shqiptare, pėr nga stili, larmishmėria dhe filozofia e mesazheve universale.

            Gjithashtu Albi Lushi ėshtė vlerėsuar nga Federata Universale e Paqes me titullin "Ambasador pėr Paqen" pėr kontributin e tij nė perēimin e vlerave mė tė larta njerėzore.

            Libri i parė ėshtė pėrmbledhja me poezi "Gjysma ime ngeli peng" nė vitin 2015. 

            Ka gati nė dorėshkrim dy pėrmbledhje me poezi dhe njė roman.

 

 

 

 

 

 

EJA

Eja tek mua o engjėll i vetmuar
Siē vije dikur,ditė- pėrditė
Tė tė puth nė qafė,nė gjoks e nė duar
Tė tė puth hundėt buzėt edhe sytė.

Pa eja tek unė ashtu si ngahera
Me afshin qe rrjedh prej e lėkurės tėnde
Trakllinte shpirti sa here binte dera 
Dhe strukeshe tek unė me frikė e me ėndje.

Ah,eja e dashur edhe bashkė tė rrimė
Fluturo si engjėll me krahėt e erės
Netėve tė dehura sėrish verė tė pimė
Edhe pėr mėkatet t'ja vėmė fajin verės.

 

 

GĖNJESHTRA

 

Mėngjeset gdhihen me njė gėnjeshtėr tė madhe
Aq sa mendojmė se kjo ėshtė dita jonė
Gėnjejmė nė punė plot njerėz me halle
Gėnjejmė pa u skuqur e s'na bėhet vonė.

Gėnjejmė shokė e miq dhe gruan e tjetrit
Gėnjen politika me nenin famėkeq
Mendojmė gėnjeshtrėn qė do i themi Shėn Pjetrit
Kur ne tė mos jemi nė kėtė botė pėr dreq.

Nė u pėrmbystė kjo varkė s'do na ngelin as eshtra
As njė tė njėmijtat e trupit s'do na ngelin
Do na sulen peshqit tė mbushur me gėnjeshtra 
Se prej qindra vitesh u kemi vėnė karremin.

 

 

MA SHTHURĖN FJALĖN

 

Me fjalėn lėrmėni tė bėj dashuri
Nė shtratin e hazdisur tė gramatikės
Tė flirtoj me foljet nėpėr fjali
Dhe nė pasthirrmat e paturp tė retorikės.

 

Fjalėn ma lini mua ta thur nėpėr vargje
Si dashnor i pėrjetshėm me afsh e shend
Mos ma shthurin kopukėt nė motele e parqe
A pėrdhunim nė grup ti bėjnė nė Parlament!

 

 

NĖ PRITJE...

 

U lodha nė pritjen e gjatė
Shurdhoi dhe fjala tek priste
Dhe gjumi s'mė zinte me natė
Veē pritja me gjumin gėrhiste.

 

Harrova ta zgjoja tė shkretėn
Nė vargun e ėndrrave si lumė
Dremitėm me pritjen dhe fjetėm
U zgjua e mė gjeti nė gjumė.

 

 

PAK VERĖ TĖ VJETĖR

 

Zonjė tė lutem mė mbush njė verė
Njė gjysmė gote e kam tamam
Ta rrotulloj me tė kėndshmen erė
Tė rrjedhė si musht a si balsam.

 

Ti vijė pėrqark e rrotull gotės
Si kali nė lėmė qė s'ka tė ndalė
Tė le ca gjurmė si re' rreth botės
Ti merren mendtė tė mjerit kalė.

 

E tė fluturoj nė njė qiell tjetėr
E midis yjeve pa fjalė tė rri
" Tė lutem zonjė,-pak verė tė vjetėr 
Ti falem djajve sa herė qė pi.

 

 

PĖRTEJ DY BOTĖVE

 

Nėse njė ditė toka do pėrmbyset
nuk mund te them se s’mė vjen keq,
do laget dielli kur qielli tė ngryset
S’do ketė ndryshim,fėmije a pleq.

Dhe kur kjo bote tė ndali tempin,
Njė tjetėr botė do mė pėrpijė
Njė vorbull pus qe kohen shembin
S'di ku shkon,ku do arrijė.

Do kem veshur kostum tė bardhė
Kravatė tė zezė me pak shkėlqim
Do mė urojnė: "Mirė se ke ardhė"
Kur midis ferrit tė mbaj fjalim.

"Mė fal Shėn Pjetėr qė flas pa radhė
Kam erdh si mik,si futem sherrit
Shqip do ju flas nja dy-tri fjalė,
Shqip ja bėj moralin ferrit.

Ju mėkatarė,ju monstra, djaj,
Ju qė zullumin e trashet njė metėr, 
Ju mosmirėnjohės,zhytur nė faj...
(Me pėrkthen i shenjti Pjetėr)

Kėta nuk dinin Kuran e Bibėl,
E flisnin shqipen si askush tjetėr,
Nuk kish ferr qe i merr pėrsipėr,
As parajse, Apostull Pjetėr.

Kur ē'mė panė sytė sa ktheva kokėn
I dhanė ryshfet dhe vetė Profetit
Ata qė vodhėn e zaptuan botėn.
kėrkonin tokė midis Xhenetit.

"Zoti na faltė" lutemi pėr shpėtim
Nė tempuj feje,xhami e kisha,
Tė dyja botėt s'kishin ndryshim
Ferr pėr ferr,qesh' mirė ku isha.

Do i rikthehem tokės sė premtuar.
Do kėndoj tekstet qė shkrova vetė
Edhe kur shpresat tė mė jenė shuar,
Do kėrkoj njė botė tė tretė.

 

 

PĖRVEĒ BUKURISĖ

           

Zoti femrės ti japė ē'tė dojė
Veē bukuri mos ti japė
Sytė magjepsen nga fasadat me bojė
Qė njė ēast shkėlqen e myket prapė.

Zoti u dha mendje tė mprehta
Dhe intuitėn jo fort tė pakėt
Tė shuash etjen nė ditė tė nxehta
Me ujė tė vakėt.

Sikur Helena tė kish pak hundė mė tė gjatė
Vėrtet Troja do ish bukuri e rrallė
Mijėra burra vdiqėn pėr tė nė njė natė
Helena mbeti gjallė.

Por Zoti aspak s'mė dėgjoi mua
Dhe ndoshta bėri mirė
Bukuria ėshtė karrem e s'ke ē'i thua
Tundimi s'njeh mėshirė.

 

 

POETI I KRYQĖZUAR

 

Unė edhe penda u lindėm tė dėnuar prej fatit
Fajtorėt mė kryqėzuan nė Sheshin e Poezisė
Me gozhdėt metaforė nėn shiun e mėkatit
U laga,u gjakosa,peshqesh prej Perėndisė.

Kur t'mi hiqni gozhdėt,ah,gjakun mos ma lani
Me tė sėrish do shkruaj edhe do pėrmallem
Mbi vargun lėnė pėrgjysmė dėnesė do qani 
Do mbijė ku derdhen lotėt edhe do Ringjallem.

 

 

RRĖZUAR MBI TRADHĖTINĖ

 

Rrėzuar mbi tradhtinė e njerėzve si vemje
Nėn rrėnojat ku mbijnė burrat e vėrtetė 
Lėshuar kam mallkimin e fortė nė pėrnemje
Mallkimin prej dy botėsh e jetė mė jetė..

 

Thonė se tė kėrrus pėrnemja e pafaj
Zėnė mes gėrmadhash nėn barrėn si plumb 
Lėnė ju kam Zotin,por me gojė nuk shaj
Kush fitoi botėn,njėherė mėsoi si humb!

 

 

SĖRISH DO ĒMENDESHA

 

Befas,kur unė tė jem larguar
Larg,shumė larg,njė Zot e di
Thoni,- U zhduk i dashuruar
Nė kėrkim tė vetes dashuri.

 

Kapluar male,rrugėve i endur
I marrė qenka,lanet mė thanė
I sillesha botės gjysmė i ēmendur 
Qė dashurinė ta kisha pranė.

 

S'dua njeri pėr tė mė kėrkuar
Fosile tė gjalla nė arrati
Unė jam i marrė i dashuruar 
Sėrish do ēmendesha pėr dashuri.