Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - AKA PASUR TRAFIKIM ORGANESH NGA ANA E UĒK-SĖ?

Shkruan: Bardhyl MAHMUTI

A KA PASUR TRAFIKIM ORGANESH NGA ANA E UĒK-SĖ?

 

   Akuza qė i vishet UĒK-sė pėr «trafikimin kundėrligjor me organe njerėzore nė Kosovė» ėshtė akuza mė e mediatizuar lidhur me luftėn e Kosovės. Qė nga publikimi i librit tė Carla Del Pontes e deri te miratimi i projektligjit pėr krijimin e Gjykatės Speciale pėr UĒK-nė kjo ēėshtje ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė tė gjitha debatet. Madje, nuk janė tė rralla pohimet se “ka edhe dėshmitarė qė konfirmojnė vėrtetėsinė e kėsaj akuze”.

 

 

 

            Akuza qė i vishet UĒK-sė pėr «trafikimin kundėrligjor me organe njerėzore nė Kosovė» ėshtė akuza mė e mediatizuar lidhur me luftėn e Kosovės. Qė nga publikimi i librit tė Carla Del Pontes e deri te miratimi i projektligjit pėr krijimin e Gjykatės Speciale pėr UĒK-nė kjo ēėshtje ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė tė gjitha debatet. Madje, nuk janė tė rralla pohimet se “ka edhe dėshmitarė qė konfirmojnė vėrtetėsinė e kėsaj akuze”.

            Duke e parė tė rėndėsishme qė ēdo shqiptar tė sqarohet se kush qėndron prapa kėsaj akuze lus gazetat dhe portalet qė tė publikojnė pjesėn e librit «Mashtrimi i Madh» qė ka tė bėjė me kėtė temė.

            Nga shkrimi janė hequr referencat bibliografike tė cilat mund t’i gjeni nė librin e lartpėrmendur nė faqet 445-446 dhe 482-497

 

 

PROLOGU

 

“Dėshmitari okular i trafikimit me organet e serbėve tė rrėmbyer nga UĒK-ja”

 

 

            Mė 7 shtator 2012, Kuvendi i Republikės sė Kosovės miratoi me 98 vota pro, 10 kundėr dhe vetėm 1 abstenim amendamentet kushtetuese qė shėnojnė fundin e pavarėsisė sė mbikqyrur. Tė njėjtėn ditė, nė Beograd, Prokurori serbe pėr krime lufte, Vladimir Vukčević-i, i deklaroi Agjencisė Tanjug se prokuroria qė drejtohej prej tij kishte dėshminė e njė dėshmitari okular pėr nxjerrjen dhe trafikimin e organeve njerėzore nė Kosovė.

            Sipas prokurorit serb, fjala ėshtė pėr dėshminė e njė ushtari tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i cili sqaroi se kishte marrė pjesė nė nxjerrjen dhe tregtinė me organe njerėzore tė serbėve tė rrėmbyer gjatė luftės nė Kosovė, nė vitin 1998 dhe 1999.

            Dėshmitari pėrshkruan nė mėnyrė rrėqethėse se si njė serbi tė zėnė rob i ishte nxjerrė zemra nė njė vend afėr qytetit tė Kukėsit, nė veri tė Shqipėrisė, dhe organi ėshtė transportuar nė Aeroportin e Rinasit, afėr Tiranės pėr t’u shitur nė tregun e zi.

            Si nė rastin e «Krematorit tė Kleēkės, kur gjykatėsja hetuese, Danica Marinković-i, improvizoi marrjen nė pyetje tė Bekim Mazrekut nė prani tė gazetarėve pėr tė dėshmuar lidhur me gjoja vrasjen e civilėve serbė dhe djegien e tyre nė «furrat e gėlqeres» dhe intervistėn ekskluzive pėr Radio Televizionin e Serbisė qė kishte zhvilluar Milovan Drecun-i me kėtė “dėshmitar”, Proku­roria serbe pėr krime lufte pėrgatiti njė emision special pėr “trafikimin e organeve tė nxjerra nga serbėt e zėnė rob”.

            Tri ditė mė vonė, Radio Televizioni i Serbisė transmetoi emisionin special tė titulluar «Anatomia e krimit» nė tė cilin opinioni publik i Serbisė pati mundėsi tė shihte intervistėn qė kishte zhvilluar gazetari i saj me kėtė “dėshmitarė tė mbrojtur”. Ky emision, siē e kishin paraparė ata qė e pėrgatitėn, tronditi opinionin publik serb.

            “Mysafir special” i kėtij emision special ishte Zėvendės Prokurori i Prokurorisė serbe pėr krime lufte, Bruno Vekarić-i.

            Gjatė kėtij emisioni, Bruno Vekarić-i sqaroi se Prokuroria vendosi ta publikonte dėshminė e “dėshmitarit tė mbrojtur”, sepse kishte frikė se rasti mund tė heshtej. Ai theksoi se kjo dėshmi, para se tė bėhej publike, ishte verifikuar nga ekspertė tė mjekėsisė dhe se ishte cilėsuar si dėshmi e besueshme. Sado tronditėse qė tė jetė, dėshmia ėshtė e vėrtetė tha Bruno Vekarić-i!

 

            Shpresoj se nė kėtė kapitull lexuesi do tė ketė mundėsi tė shohė se deri nė cilat pėrmasa mund tė shkojnė sajimet e njė sistemi tė “drejtėsisė” sė dirigjuar nga politika, qė nuk ėshtė nė gjendje tė ēlirohet nga logjika e regjimit tė vjetėr totalitar.

 

«Anatomia e krimit»

 

            Siē e pėrmenda nė Prologun e kėtij kapitulli, Prokurori serb pėr krime lufte, Vladimir Vukčević-i, i deklaroi Agjencisė Tanjug se prokuroria qė drejtohej prej tij kishte nė zotėrim dėshminė e njė dėshmitari okular pėr nxjerrjen dhe trafikimin e organeve njerėzore nė Kosovė. Tri ditė mė vonė, Radio Televizioni i Serbisė transmetoi emisionin special tė titulluar «Anatomia e krimit» nė tė cilin, opinioni publik i Serbisė, pati mundėsi tė shihte inter­vistėn qė zhvilloi gazetari i saj me kėtė “dėshmitar tė mbrojtur”. Krahas “dėshmitarit okular”, si “mysafir special” i kėtij emisioni ishte Zėvendėsprokurori i Prokurorisė serbe pėr krime lufte, Bruno Vekarić-i. Kopje e spektaklit mediatik me Bekim Mazrekun! E njėjta logjikė, i njėjti skenar, vetėm personazhet ishin tjerė!

            Megjithatė efekti u arrit. Nė Serbi tėrė javėn vazhdoi “histeria mediatike” e provokuar nga deklaratat e dėshmitarit tė Proku­rorisė pėr krime lufte lidhur me tregtinė e organeve gjatė luftės nė Kosovė. «Ia nxorėn zemrėn pėr sė gjalli», «I kam nxjerrė zemrėn serbit», «Ende i shoh nė ėndėrr piskamat e viktimave serbe»... janė vetėm disa nga titujt nė ballinat e gazetave serbe!

            Qėllimi i transmetimit tė kėtij “emisioni ekskluziv” nuk ishte vetėm sensibilizimi i opinionit publik tė Serbisė. Prokurori pėr krime lufte, Vladimir Vukčević-i deklaroi tri ditė pas transmetimit televiziv tė “intervistės” se “priste reagimet e ekipit pėr hetime qė udhėhiqej nga Clint Williamson-i lidhur me tregtinė me organe njerėzore nė Kosovė dhe Shqipėri.“ Nuk vonoi shumė dhe mediat serbe njoftuan se “Shefi i ekipit tė EULEX-it, qė heton tregtinė me organe tė njerėzve nė Kosovė, informoi se do tė udhėtojė pėr nė Beograd qė tė njihet me pjesėt e dėshmisė sė dėshmitarit tė Prokurorisė serbe pėr krime lufte. Tė njėjtėn gjė e konfirmoi edhe zėvendėsprokurori serbe, Bruno Vekarić-i, i cili saktėsoi se “gjatė vizitės sė tij nė Beograd, Williamson-i do tė ketė mundėsi tė bisedojė edhe me ‘dėshmitarin e mbrojtur’.”

            Nė Serbi, krahas reagimeve qė bėheshin pėr tė nxitur urrejtjen dhe pėr tė shpėrndarė gėnjeshtrat e sajuara nga regjimi i Beogradit, nuk munguan as reagimet kundėr kėsaj forme mani­pulimi. Nga reagimet e kėsaj natyre, qė nuk ishin tė pakta, po citoj shkrimin e gazetares Tatjana Tagirov. Kjo gazetare e tė pėrdit­sh­mes serbe «Novosti», nė shkrimin e titulluar “Marrėzitė e Proku­ro­risė pėr krime lufte” “fyerje tė inteligjencės sė qytetarėve tė Serbisė” pėrshkrimin e “procedurave mjekėsore” pėr tė siguruar njė organ njerėzor pėr tregun e zi tė organeve. “Nuk ishte hera e parė qė Prokuroria, pėrmes RTS-sė, tallet me inteligjencėn e qytetarėve” deklaroi kjo gazetare.

            Fatkeqėsisht, kėtė tallje me inteligjencėn qė bėnte regjimi i “ri” i Beogradit, e qė nuk dallonte nga logjika e vjetėr e funksio­ni­mit, nuk e kuptonin ata qė ishin verbuar nga «antiamerikanizmi».

            Gati tė gjithė autorėt qė ishin angazhuar nė kumbarinė e nocioneve tė krijuara nga Shėrbimi Sekret Serb pėr t’i stigma­tizuar shqiptarėt e shfrytėzuan maksimalisht Raportin e Dick Marty-t dhe deklaratėn e “dėshmitarit tė mbrojtur” tė prokurorisė serbe pėr krime lufte pėr tė treguar me gisht “krimet e UĒK-sė” qė gjoja ishin kryer nėn drejtimin e Hashim Thaēit, “kumbarės mė tė rrezikshme nga «kumbarėt e oktapodit» tė Kosovės!”

            Duke i marrė pėr tė vėrteta “provat” e sajuara nė Beograd ata shfrytėzuan rastin qė tė akuzojnė “diplomacinė e SHBA-ve dhe fuqive tjera perėndimore, pa ndihmėn e tė cilėve Hashim Thaēi nuk do tė kishte mundur tė ngjitej nė pozitėn ku ishte.”

            Denoncimi i “ndihmės politike dhe diplomatike tė SHBA-ve dhe fuqive tjera perėndimore pėr «mafien shqiptare»” pėrshkon shkrimet e shumicės sė autorėve, veprat e tė cilėve u trajtuan pėr­gjatė tėrė kėtij libri. Nuk do t’i citoj tė gjitha, sepse, fundi i fundit, nuk ndryshojnė nga njėra-tjetra. Po ndalem vetėm te pamfleti propagandistik i Pierre Péan-it, «Kosova: njė luftė e “drejtė” pėr njė shtet mafioz». Pėr kėtė autor, lufta e Kosovės nuk ėshtė luftė e popullit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi, por ėshtė “njė luftė e drejtė amerikane pėr krijimin e njė shteti mafioz!”

            U kufizova nė kėtė vepėr sepse ky autor e fillon angazhimin e vet nė kumbarinė e nocioneve tė sajuara nė funksion tė stigma­tizimit tė shqiptarėve nė mėnyrėn mė dramatike tė mundshme. Ai sjell nė “preambulė” tė librit tė vet dėshminė e “dėshmitarit tė mbrojtur” tė transmetuar nga Radio Televizioni i Serbisė, gjatė tė cilės “njė mjek shqiptar, ish-ushtar i UĒK-sė” flet se si “njė serbi tė zėnė rob ia nxori zemrėn” pėr tė bėrė business.

            Jo vetėm nė preambulė, por mė shumė se 1/3 e librit tė tij i kushtohet “tregtisė me organe tė organizuar nga UĒK-ja”.

            Po sjell nė tėrėsi publikimin qė ky autor i bėn kėsaj “dėsh­mie”, sepse kjo nxjerr nė shesh nė mėnyrėn mė tė mirė tė mund­shme faktin se verbimi ideologjik nga «antiamerikanizmi» e ka sjellė edhe kėtė autor nė pozitėn e propaganduesit tė nocioneve dhe interpretimeve qė u sajuan nė kohėn e Milošević-it dhe qė vazhdojnė edhe nga regjimi i “ri” i Beogradit.

            Nė tekstin e deklaratės sė “dėshmitarit tė mbrojtur” tė Prokurorisė serbe pėr krime tė luftės disa nga fjalėt do t’i shėnoj me ngjyrė tė theksuar pėr t’i dalluar nga teksti tjetėr, me qėllim qė tė tėrheq vėmendjen e lexuesit pėr kundėrthėniet logjike tė pohimeve tė tilla, tė cilat do tė trajtohen mė poshtė.

 

Zemra rrihte ende

 

            “Disa minuta mė pas ata sollėn njė djalė tė ri, pėrafėrsisht 19-20 vjeēar, me duar tė lidhura pas shpinės. Nuk ishte ushtar i UĒK-sė dhe, kuptohet, unė nuk kisha tė drejtė tė bėja pyetje. Fundi i fundit, kush isha unė? Njė i ri karshi eprorėve tė vet. I burgosuri u zgjidh nga dy ushtarėt qė e sollėn, pastaj e vendosėn nė tavolinė mjekėsore ashtu siē vendosen pacientėt. Pastaj i thirrėn edhe dy persona tė tjerė qė t’i mbanin kėmbėt e tė burgosurit qė tė mos lėvizte.

            Mjeku qė mė udhėzonte si tė veproj ia grisi bluzėn nė dy copė duke e lėnė lakuriq, siē e kishte lindur nėna! Njė nga mjekėt e pranishėm solli njė ēantė tė zezė, tė tillė siē e mbajnė mjekėt. Ishte diēka e re pėr mua. Nga brendia e kėsaj ēante nxori instrumentet kirurgjikale. Ishte hera e parė qė shihja skalpel, bisturi dhe ēdo gjė qė ėshtė e nevojshme pėr tė kryer njė operacion kirurgjik. Atėherė ndodhi njė zėnkė. Mjeku mė i vjetėr filloi tė bėrtiste dhe ta shajė mjekun mė tė ri, tė cilit i thoshte: «biri im». E kuptova se ishin tė afėrt. Mė zgjati njė skalpel. Filloi tė mė vinte keq dhe tė ndija pėrbuzje. Si nė njė ėndėrr tė keqe, njė ankth pa fund. Edhe sot e kėsaj dite mė kujtohen skenat e asaj dite dhe mė vijnė tė njėjtat emocione. Mjeku qė mė udhėzonte mė tha se ēka duhej tė bėja. Tė bėja njė vijė tė drejtė nė trupin e tė burgosurit, qė nga fyti e deri te fundi i brinjėve, dhe ta prisja duke ndjekur vijėn. Mjeku tjetėr kishte sjellė njė kuti. Nė tė kishte fasha dhe njė shishe qelqi tė bardhė prej nga dilte erė alkooli, tė cilėn e vėrejta kur filluam ta pastrojmė lėkurėn. Pasi e pastrova atė pjesė tė trupit ai mė tha: «Shpejto, nuk kemi shumė kohė!»

            E vėrejta se djali i ri nė tavolinė nuk ishte shqiptar. Si e vėrejta kėtė gjė? Kur iu afrova me skalpelin tim ai u mundua tė ēlirohej dhe atyre qė e mbanin iu desht ta shtrėngonin edhe mė fort. Filloi tė ulėrinte pėr ndihmė, ta thėrriste zotin nė ndihmė, tė lutej: «zot, mos mė prisni fytin, mos mė vrisni!» Meqė isha njė ushtar i ri, i nėnshtruar urdhrave tė njė eprori tė lartė, isha i detyruar t’ia filloja. Ia nisa ashtu siē kisha mėsuar ta bėja gjatė stazhit (pėr kirurgji): vendosa dorėn e majtė mbi gjoks pėr ta mbajtur dhe me dorėn e djathtė mora skalpelin dhe fillova ta pres. Kur skalpeli mbėrriti nė pjesėn e poshtme tė trupit, gjaku filloi tė rridhte rrėke. Kur mbėrrita pėrafėrsisht nė mes tė prerjes djali filloi tė ulėrinte qė tė mos e vrisnim dhe u alivanos. Isha aq i tmerruar sa nuk e di nėse shtirej apo kishte vdekur. Nuk e di nėse kishte vdekur, por ai nuk mbrohej mė dhe nuk lėvizte. Kur e pėrfundova mė thanė tė bėja edhe njė prerje transversale nė pjesėn e poshtme tė trupit. Pastaj u desh tė bėhet edhe njė prerje nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Kėtė prerje e bėri mjeku sepse e hetoi se isha i tmerruar dhe mė dridhej dora. Ai mė tha: «Mos u mėrzit, jam unė kėtu». Para se ta merrte bisturinė – nuk ndihem mirė kur e kujtoj kėtė skenė - plasi njė zėnkė tjetėr mes mjekut dhe tė afėrmit tė tij. Ky i fundit kishte harruar instrumentet pėr prerjen e brinjėve. Pėr tė dalė sa mė shpejt nga kjo situatė e mundimshme m’u kujtua se e kisha bajonetėn e kallashnikovit qė mund tė kryente punė. Pėr ta pėrfunduar sa mė shpejt dhe pėr t’i dhėnė fund kėsaj pune, e shndėrrova bajonetėn time nė instrument kirurgjik.

            Mjeku mė tregoi se ku duhet t’ia prisja brinjėt. I futi duart ndėr brinjė dhe mė tha:«Ndiqe shenjėn qė tė tregon dora ime dhe preje. Tė mbetet ta ēosh pėrgjatė dorės sime». Pėr anėn e djathtė ai tha: «do ta presim indin aty ku brinjėt dhe pjesa tjetėr e trupit janė njė». Tėrė kohėn mė thoshte tė isha i vėmendshėm, tė kujdesesha qė tė mos dėmtohet AJO. E «ajo» ishte zemra! Kėshtu veprova. Pastaj kaloi nė anėn tjetėr tė tavolinės dhe i futi duart nė thellėsi tė kraharorit. Nė atė moment erdhi njė mjek tjetėr i cili mė tha: «duhet tė pėrfundojmė shpejt. Nuk kemi shumė kohė.» Ky mjek solli njė kuti, tė cilėn e vendosi pranė meje. Dhe aty pėr herė tė parė pashė njė organ njeriu. Mė kaploi tmerri.

            Do t’ju shpjegoj pse pati grindje nė mes tė mjekėve. Njėri prej tyre kishte harruar pinceta qė ndėrpresin rrjedhjen e gjakut nga venat dhe enėt e tjera tė gjakut. Pėr tė bėrė lidhjen nė dy vende ne filluam tė pėrdorim fije najloni nė vend tė tyre. Tė najlonit qė pėrdoret pėr peshkim. I bėmė tri herė nga dy lidhje dhe u ndalėm. I premė venat dhe kur e mora nė duart e mia, zemra vazhdonte tė rrihte. I lamė duart dhe shpejt e shpejt hapėm frigoriferin vogėl qė mund tė mbahet nė dorė. Nė fund tė tij kishte njė vend tė rregulluar apostafat pėr kėtė gjė. Mjeku nxori njė kuti plastike, tė llojit tė njėjtė si ato qė pėrdoreshin gjatė stazhit tim. Pastaj e vendosėm kutinė qė kishte zemrėn, lėng dhe akull dhe e mbyllėm me lloj-lloj penjsh, llastika dhe lidhėse tjera, qė nuk mund t’i pėrshkruaj me saktėsi, me qėllim qė tė mos pėrmbysej kutia. Pas disa minutash mė ftuan qė tė shkoj nė njė sallė ku ishin eprorėt e mi. Njė komandant i UĒK-sė, nga mė tė njohurit, mė tha: «Ta heq kapelėn! Nė Kosovė kemi nevojė pėr ushtarė si ti! Pikėrisht kėshtu do tė ngadhėnjejmė!» Dhe mė dha urdhėr tė merrja frigoriferin e dorės qė kishte zemrėn dhe ta vendosja pranė njė veture. «Vendose te Volvo-ja»-mė tha ai. Volvo-ja kishte ngjyrė tė gjelbėr tė mbyllur. Shoferi e hapi gepekun dhe mė tha ta vendosja frigoriferin nė anėn e majtė, nė njė skaj tė izoluar afėr rrotės ndihmėse. Pasi e vendosa frigoriferin, e lidha mirė qė tė mos lėvizte gjatė udhėtimit.

            Kur mė pyetėt mė parė sesi dhe kur e kuptova se tran­splantimi nuk ishte i destinuar pėr ndonjė pėrgjegjės tė lartė tė organizatės (...)Mendoja se zemra ndoshta i ėshtė dedikuar ndonjėrit me grada tė larta, tė cilin e kishim dėrguar nė spitalin ushtarak dhe i cili kishte vdekur gjatė transferimit tė tij. Mendoja se zemra do tė shkonte nė Tiranė. Por, jo! Nuk ndodhi kėshtu! Vazhduam udhėtimin deri nė aeroportin e Rinasit, afėr Tiranės. Kur kemi mbėrritur atje dhe, kur u hap porta, pamė ushtarė shqiptarė nė uniforma. Aty pamė njė aeroplan. Njė person doli prej tij, me pamje tė hijshme dhe me mjekėr tė mbajtur mirė. Nuk ishte shqiptar. Aeroplani privat kishte ngjyrat turke! Atėherė e kuptova se bėhej fjalė pėr biznes e jo pėr mbrojtje tė atdheut. Tregti me organe. Para tė mėdha. Asgjė tė pėrbashkėt me idealet qė mbroja. Por, bėhej fjalė pėr diēka tė tmerrshme.”

            Pasi e pėrfundon dėshminė e “dėshmitarit tė mbrojtur”, tė kėtij “mjeku shqiptar, ish-ushtar i thjeshtė i UĒK-sė” i cili pohon se “ka marrė pjesė nė kėtė krim tė urdhėruar nga eprorėt e tij”, Pierre Péan-i shtron pyetjen nėse ishte kjo “dėshmi e montuar nga shėrbimet sekrete serbe, ashtu siē pohojnė njė numėr i prota­gonistėve tė Ēėshtjes shqiptare”?

            Rreth kėsaj dėshmie, Pierre Péan-i deklaron se nuk mund tė gjejė fjalė qė do tė mund tė komentonin fjalėt e kėsaj dėshmie qė tė rrėqeth. Krejt ky tmerr ėshtė bėrė pėr biznes!

            Ndėrsa, sa i pėrket vėrtetėsisė sė kėsaj dėshmie ai ėshtė i bindur se “lexuesi do ta krijojė opinionin e vet sapo ta mbyllė librin e tij.”

            Libri i Pierre Péanit mund tė jetė me interes qė tė studiohet si shembull i kumbarisė sė nocioneve tė pėrpiluara nga shėrbimet sekrete serbe e sidomos shembull i shpėrndarjes sė raporteve tė sajuara mes nocionit «mafia shqiptare» dhe ambicieve politike tė shqiptarėve tė Kosovės. Por, mendoj se lexuesi nuk ka nevojė ta lexojė tėrė librin e Pierre Péan-it pėr tė vėrejtur kundėrthėniet e mėdha qė pėrmban kjo dėshmi.

            Nuk ka nevojė tė lexohet tėrė libri pėr tė parė absurditetin e pohimeve se “njė mjek” qė ka bėrė njė “stazh nė kirurgji” “sheh pėr herė tė parė njė organ njeriu!” Dhe tmerrohet!!! Ėshtė e tmerrshme se, nė tė njėjtėn mėnyrė siē “tallej prokuroria serbe pėr krime lufte me inteligjencėn e qytetarėve” tė Serbisė, nė tė njėjtėn mėnyrė, Pierre Péan-i, mundohet tė tallet me inteligjencėn e lexuesve frankofon.

            Cili lexues do ta gėlltisė gėnjeshtrėn se njė mjek, qė ka bėrė edhe stazh nė kirurgji, sheh pėr herė tė parė skalpel, bisturi dhe instrumente tjera qė pėrdoren pėr operacione! Cili lexues do tė besojė se njė mjek, sado i tronditur qė tė jetė, nuk mund ta dijė nėse “pacienti shtiret apo ėshtė i vdekur”! Cili mjek do tė pohonte se zemra e nxjerrė vazhdon tė rrahė!

            Nėse dikush nga lexuesit mund tė besojė se njė operacion aq i ndėrlikuar mund tė bėhet pa anestezi, nuk ka lexues qė mund ta gėlltisė absurditetin qė fillimisht pacientit i zgjidhen duart e pastaj angazhohen dy vetė pėr t’i mbajtur kėmbėt qė tė mos lėvizė!!! Ėshtė e qartė se njė gjė e tillė i duhej skenaristit tė kėtij “pro­duksioni” pėr tė krijuar imazhet ku “pacienti pėrpėlitet dhe hedh shkelma pėr t’i shpėtuar copėtimit”!

            Tė mos flasim pėr pretendimet pėr harrimin e picetave dhe pėrdorimin e najlonit tė peshkatarėve pėr t’i mbyllur enėt e gjakut! Najlon peshkatarėsh! Ndoshta mendonin tė gjuanin nė ujėrat e turbullta mediatike qė krijoi publiciteti i Raportit tė Dick Marty-t! A ka mė absurde se tė “humbet kohė” pėr t’i mbyllur enėt e gjakut njė personi qė i ėshtė nxjerrė zemra! Aq mė tepėr kur “dėshmitari i mbrojtur” dėshmon se eprorėt e urdhėrojnė disa herė tė shpejtojė se nuk kishin kohė!

            Prerjen e brinjėve me bajonetė kallashnikovi! Kush e beson? Kėtė po e lė pėr fund! Ēka mund tė thuhet pėr shprehjen se pacientit “ia grisėn bluzėn nė dy copė duke e lėnė lakuriq, siē e kishte lindur nėna!” Nuk pėrjashtohet mundėsia qė kėtė shprehje tipike serbe ta pėrdor edhe ndonjė shqiptar, por, gjatė pėrshkrimit tė zhveshjes sė pacientit, nuk u pėrmendėn panta­llonat dhe nga dėshmia e “dėshmitarit” del se nėna e kishte lindur kėtė “pacient” me pantallona veshur!

            Sė paku gjatė leximit tė kėsaj dėshmie lexuesi mėsoi se dikush mund ta njohė njė aeroplan nė bazė tė ngjyrave, madje ta identifikojė nėse ėshtė aeroplan privat apo jo! Mėsoi se ekzistonin ngjyra turke! Shpresoj se lexuesi nuk ėshtė habitur nga ky zbulim! Ėshtė e qartė se ai qė ia qep me najlon peshkatarėsh enėt e gjakut personit tė cilit i ėshtė nxjerrė zemra, ėshtė nė gjendje t’i identifikojė edhe ngjyrat turke!

            Ēka ka pasur nė mendje ai qė e sajoi njė shprehje aq tė palogjikshme si pohimi pėr ngjyrat turke? Nėse ka menduar pėr ngjyrat e flamurit turk, i cili pėrbėhet nga ngjyra e kuqe dhe ajo e bardhė, ngjyra qė nuk janė monopol identifikimi i asnjė kombi dhe i asnjė flamuri, atėherė shtrohet pyetja pse ky “ish-ushtar i UĒK-sė” nuk deklaroi se kishte njohur “ngjyrat zvicerane” tė aeroplanit “privat”! Sepse edhe flamuri i shtetit tė Zvicrės, si dhe i dhjetėra shteteve tjera pėrbėhet vetėm nga kėto dy ngjyra! T’i atribuohej ky aeroplan “privat” Zvicrės do kishte qenė edhe mė koherent me propagandėn serbe, sepse autoritetet e Zvicrės u akuzuan nga Shėrbimi Sekret i Serbisė se gjoja i paskėshin lejuar “kampet paramilitare private, sallat e gjuajtjes me armė dhe klubet e sporteve luftarake pėr nevojat e UĒK-sė.”

            Nė kėtė kontekst, pėrpiluesit tė dėshmisė qė u shfaq nė emėr tė “dėshmitarit tė mbrojtur” nuk e sheh tė udhės tė kalohej pėrtej Adriatikut, por ishte mė e lehtė nė drejtim tė Detit tė Zi! Ndoshta nė kėrkim tė ujėrave tė turbullta pėr tė peshkuar, krijuesit e kėtij rrėfimi kishin nevojė pėr ngjyrėn e Detit tė Zi!

            Por, nuk ėshtė koha e peshkimit nė ujėra tė turbullt! Ata qė dėshirojnė tė informohen objektivisht kanė mundėsi ta bėjnė kėtė. Pikėrisht pėr shkak “tė mundėsive tė mėdha qė ofron interneti”, edhe pse Dick Marty tėrhiqte vėrejtjen se “asnjėherė nuk kemi qenė mė tė rrezikuar tė shndėrrohemi nė viktima tė helmimit nga informatat.” Ndoshta pėr shkak se, siē thotė njė shprehje popu­llore shqiptare, «e ka mizėn nėn kėsulė»!

            Ata qė kanė dashur tė informohen objektivisht kanė pasur dhe kanė mundėsi tė shohin se pėrballė kėsaj propagande absurde as intelektualėt serbė nuk mbetėn pa reaguar. Mė lart pėrmenda rastin e gazetares serbe Tatjana Tagirov, e cila veprimet e mėsipėrme i cilėsoi si “marrėzi tė Prokurorisė pėr krime lufte”. Kjo gazetare nuk ishte e vetmja qė reagoi kundėr manipulimit me opinionin publik. Humanistja e njohur serbe, Nataša Kandić, nė intervistėn qė dha pėr Radion Evropa e Lirė, hodhi dyshime rreth tregimit tė kėtij “dėshmitari”. Pėr drejtoreshėn e Fondit pėr tė drejtėn humanitare nė Serbi, ėshtė e pabesueshme tė ketė ndodhur ashtu. As edhe nė filmat e zhanrit horror, qė kanė ēmimin fare tė lirė, njė skenar i tillė nuk mund tė shihet.

            Reaguan edhe avokatė si Dragoljub Todorović-i dhe Đorđe Dozet-i tė cilėt theksuan se kjo formė manipulimi dhe sidomos nxjerrja e « dėshmitarit tė mbrojtur » para kamerave paraqet shkelje tė rėndė tė procedurave legale. Aq mė tepėr kur Prokuroria serbe pėr krime lufte nuk ishte e ngarkuar tė zhvillonte hetime pėr kėtė rast.”

            Vėrejtje tė shumta u bėnė lidhur me shpjegimin qė “dėshmi­tari i mbrojtur” u bėri procedurave tė nxjerrjes sė organit pėr transplantim! Operimi nga ai qė kishte bėrė vetėm stazh kirurgjie, pėrderisa mjeku me pėrvojė asiston operacionin, mungesa e ane­ste­zisė, mungesa e instrumenteve kirurgjikale dhe zėvendėsimi i tyre me bajonetė, lidhja e enėve tė gjakut me najlon qė pėrdorej pėr peshkim ishin vetėm disa nga vėrejtjet qė bėnin rreth besueshmėrisė e kėtij rasti!

            Nė kapitujt paraprakė lexuesi pati mundėsi tė njihej me angazhimin e “ekspertėve tė mjekėsisė ligjore”, nė shėrbim tė regjimit tė Milošević-it. Ndyshe nga praktika e regjimit tė vjetėr, kur patologėt dhe ekspertėt e forenzikės si Slaviša Dobričanin-i, Vujadin Otašević-i, Dušan Dunjić-i, Miloš Tasić-i pėrpiqeshin t’i fshihnin krimet, regjimi i ri i Beogradit, gjeti njė ekspert mjekėsie, njė kirurg, pėr t’ia atribuuar krimin shqiptarėve.

            Pėr t’i dhėnė fuqi besueshmėrisė sė deklaratave tė “dėshmi­tarit tė mbrojtur”, skenaristėt e emisionit special “Anatomia e Krimit” intervistuan edhe kirurgun, Dragoš Stojanović-in. Nė bazė tė asaj qė u tha para se t’ia jepnin fjalėn, qėllimi i kėsaj interviste ishte tė merrnin mendimin e njė eksperti tė kirurgjisė nėse ishte e mundur tė kryhej nxjerrja e organeve nė mėnyrėn se si e kishte pėrshkruar “dėshmitari i mbrojtur”.

            Dragoš Stojanović-i, i cili e kishte parė intervistėn ende pa u transmetuar nga Radio Televizioni i Serbisė, nė cilėsinė e “eksper­tit tė njohur”, deklaroi se “pėrshkrimi i dėshmitarit tė mbrojtur ėshtė i besueshėm (...) Nė parim, teknikisht dhe tekno­logjikisht ėshtė e mundur qė tė bėhet ashtu. ”Edhe rreth vendosjes sė zemrės nė frigorifer dhe transportimi i duken tė besueshme dhe autentike. Parimisht tė gjitha kėto i pėrkasin disa aspekteve procedurale, qė natyrisht bėhen nė njė mėnyrė specifike. Nė parim, ēdo gjė qė thuhet nė kėtė dėshmi pėrputhet me metodat se si bėhet njė gjė e tillė, kur duhet tė bėhet nė bazė tė metodave tė sofistikuara.”

            Tė gjithė kirurgėt e dinė se, nėqoftėse zemra e nxjerrė nga njė pacient nuk transplantohet menjėherė apo nėse nuk vendoset nė aparaturė speciale qė do ta mbanjė nė funksionim deri nė mo­mentin e transplantimit, ajo zemėr, mund tė bėhet e pa pėrdorshme!

            Edhe nė qarqet mjekėsore serbe u shpreh habi se si ishte e mundshme qė dikush nga mjekėt tė deklarojė si tė besueshėm versionin e dėshmitarit se mund tė nxirret zemra pa anestezi, nga njė stazhier kirurgjie, me bajonetė … !”

            Arsyet pse nuk do tė vazhdoj me citimet e tė gjitha reagimeve do tė dalin nė shesh nga pėrmbajtja e epilogut tė kėtij kapitulli. Jam i bindur se ky epilog do ta sqarojė lexuesin pėr shumė aspekte tė “anatomisė sė krimeve” qė i visheshin UĒK-sė.

 

 

EPILOGU

 

 

            Kirurgu i njohur serb i kirurgjisė vaskulare, Goran Kronja, i cili ka qenė shef i ekipit pėr transplantimin e organeve nė Akademinė Spitalore Ushtarake nė Beograd, nė intervistėn pėr «Svedok» reagoi lidhur me emisionin sensacional tė Radio Televizionit tė Serbisė, tė titulluar «Anatomia e krimit».

            Po sjell pėr lexuesin pjesė nga deklaratat e kėtij kirurgu sepse ėshtė njė dėshmi e mirė se logjika e moēme e regjimit “tė vjetėr” tė Beogradit pėr sajimin e krimeve dhe stigmatizimin e shqiptarėve, logjikė qė vazhdon edhe nga “regjimi i ri”, nuk gėlltitet me lehtėsi as nga intelektualėt serbė.

 

 

              Marrėzia e Prokurorisė serbe pėr krime lufte

 

 

            “Tregimet pėr trafikimin e organeve nė Kosovė janė marrėzi. Ku janė provat materiale? Ajo pėr ēka dyshohet se ėshtė bėrė nė Kosovė dhe Metohi dhe nė Shqipėri, pėr nga lloji ėshtė trans­plantim kadaverik. Nė kėtė aspekt, e vetmja gjė e logjikshme ėshtė se organi ėshtė marrė nga njeriu i gjallė dhe pastaj ėshtė lėnė tė vdesė. Sipas mendimit tim, nėse kjo ėshtė e vėrtetė atėherė kjo veprimtari ėshtė e pėrbindshme dhe ky krim do tė ishte krimi mė i rėndė i shekullit 20. Por, nėse njė gjė e tillė nuk ka ndodhur, atėherė ėshtė i pėrbindshėm edhe mendimi nė atė drejtim. Truri qė e ka menduar njė gjė tė tillė duke u bazuar nė indikatorė tė paverifikuar, tė pabesueshėm ėshtė gjithashtu pėrbindshėm.

            Jam i bindur se nė Kosovė nuk janė nxjerrė organe. Jam i bindur se ky tregim nuk qėndron. Ėshtė e mundshme qė ka pasur krime, ėshtė e mundshme qė tė rrėmbyerve t’ua kenė shkulur organet, ėshtė e mundshme qė t’i kenė copėtuar... Por, jo pėr t’i pėrdorur si material transplantimi.

            E dimė se me organe pėr transplantim bėhet tregti. Por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Qė tė shitet cilido organ qoftė duhet t’i plotėsojė disa kritere mjekėsore rigoroze dhe tė ndėrlikuara. Organi nuk mund tė nxirret nė ēfarėdo dhome dhe prej njeriut tė gjallė. Ėshtė e pakuptimtė! Pohimet e kėtij dėshmitari se e ka nxjerrė zemrėn nga njeriu i gjallė pėr ta shitur mė vonė janė thjesht budallallėk dhe unė habitem pse Prokuroria pėr krime lufte e ka marrė njė gjė tė tillė si tė ishte e vėrtetė. Zemra e nxjerrė nė atė mėnyrė, siē e ka pėrshkruar dėshmitari, ėshtė e pavlefshme. Nuk ekziston kirurg qė mund tė transplantojė njė organ pa origjinė, pa analiza paraprake mjekėsore. O njerėz, afati i qėndrueshmėrisė sė zemrės nga koha e ndėrprerjes sė rrahjeve e deri te transplantimi ėshtė maksimumi 12 orė. Ky ėshtė njė detaj logjik qė lidhet me pohimet se “tregtia me organe”, “shtėpia e verdhė” e kėshtu me radhė kanė ndodhur nė Shqipėrinė Veriore. Nė atė kohė, nga Kukėsi dhe Burreli (“Shtėpia e Verdhė) e deri nė Tiranė, ku ndodhej aeroporti mė i afėrt, ėshtė dashur tė kesh dhjetė orė tė mira nė dispozicion dhe veturė tė mirė terreni sepse rrugėt ishin jashtėzakonisht tė kėqija. E tė mos flasim pėr kushtet e sterilizimit qė lypen.

            Prokurori pėr krime lufte, Vladimir Vukčević-i thotė se para se tė bėhej publike kjo dėshmi “janė konsultuar shumė ekspertė mjekėsorė, me qėllim qė tė tregojnė nėse mund tė kryhej ndėrhyrja ashtu si e tregonte dėshmitari. Kjo ndėrhyrje, ku e vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė merrej organi dhe tė paketohej nė mėnyrė tė sigurt, nuk duhet tė ngatėrrohet me metodėn e transplantimit tė organit.”

            Sigurisht qė njė veprim i tillė, qė me aq lehtėsi prokurori e cilėsoi si “ndėrhyrje kirurgjike”, mund tė ndodhė, siē mund tė ndodhė qė njeriu i gjallė tė ngulet nė hunj. Megjithatė, “paketimi i sigurt” ėshtė diēka tjetėr. Nga tregimi i dėshmitarit del se kėtu nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė “paketimi tė sigurt”. Kjo ėshtė e qartė edhe pėr secilin spektator tė vėmendshėm tė televizionit dhe lexuesit e gazetave, e lere mė pėr “shumė ekspertė mjekėsorė” qė na i paska konsultuar Prokuroria pėr krime lufte.

            Prokurori pėr krime lufte Vladimir Vukčević-i flet pėr gjoja “respektimin e procedurave mjekėsore”! Pėr ēfarė procedurash mjekėsore dhe pėr ēfarė “paketimi tė sigurt” flet ai? Kush janė ata “shumė ekspertė mjekėsorė qė janė konsultuar” qė tė na tregonin se si ėshtė e mundur qė dikujt t’i hapet kraharori me bajonetė Kallashnikovi. Me bajonetė, e cila ėshtė e konceptuar pėr tė prerė telat me gjemba, mė parė mund ta dėmtosh zemrėn sesa ta nxjerrėsh pėr transplantim. Madje edhe te njeriu i vdekur, e jo mė te njeriu i gjallė i cili lėviz, dridhet dhe ulėrin. Dėmtimi i zemrės mund tė ndodhė edhe me instrumentet mė tė sofistikuara kirurgjike nga dora e pashkathėt e lėre mė nga bajoneta.

            Siē shihet, Prokuroria pėr krime lufte sėrish ka rrėshqitur. Pėr mė tepėr, nuk ėshtė hera e parė.

            Organi qė eksplantohet duhet tė nxirret nė mėnyrė qė tė mos dėmtohet as fizikisht e as biokimikisht. Organi i nxjerrė pastrohet mirė, mbushet me konservans dhe futet nė kontejner tė sterilizuar dhe tė mbushur me akull. Madje edhe manipulimi me kontejnerin duhet tė jetė i sterilizuar. Paralelisht me kėtė proces zhvillohet edhe procesi i pranimit nga recipienti, respektivisht pranuesi i organit. Veshka duhet tė transplantohet brenda 24 orėve ndėrsa mėlēia brenda dhjetė orėsh. Sa kam punuar nė Akademinė Spitalore Ushtarake veshkėn e kemi “futur” brenda 45 minutave e deri nė njė orė.

            Nė rastet kur kemi tė bėjmė me transplantim kadaverik procesi i konservimit tė organit fillon ende pa u nxjerrė nga trupi. Fillimisht instalohen kanilat, nėpėrmjet tė cilave veprohet me konservues dhe organi ftohet. Nė kėtė rast nuk duhet tė harrohen edhe problemet tjera teknike pėr sigurimin e sasisė sė nevojshme tė akullit tė sterilizuar. Sigurimi i akullit tė sterilizuar paraqiste problem tė madh edhe pėr Akademinė Spitalore Ushtarake. Vetėm pėr njė transplantim shpenzohet nga 30kg e deri nė 40kg akull i sterilizuar. Pra, pėr nxjerrjen e organeve duhen kushte tė sterilizuara, mbėshtetje e mirė laboratorike dhe mjete shumė tė shtrenjta. Deri para pak kohėsh nė Serbi, qė jemi shumė mė mirė tė pajisur se Kosova, vetėm nė Akademinė Spitalore Ushtarake nė Beograd ka pasur laborator pėr pėrgatitjen e mjeteve. Mendoj se nė Kosovė nuk janė nxjerrė organe. Jam i bindur se ky tregim ėshtė i paqėndrueshėm.

            Pohimet e Prokurorisė serbe pėr krime lufte nė rastin mė tė mirė mund tė konsiderohen si mendjelehtėsi, nėse jo politikisht tė motivuara me qėllim qė tė provokohet sensacion pėr njė lėndė gjyqėsore qė ende nuk ka lėvizur mė larg se indikacionet. 

Ajo qė ėshtė e pakuptueshme lidhet me atė pse askush nga kolegėt e mi kirurgė nuk e ka ndjerė nevojėn qė tė ngrihet dhe tė tregojė publikisht pėr mungesėn e logjikės dhe pėr kundėrthėniet e qarta mjekėsore qė dalin nga tėrė ky tregim. Ka mjaft kirurg tė mirė qė do tė kishin mundur ta bėnin njė gjė tė tillė.

            I kam pyetur disa prej tyre pėr kėtė gjė. Privatisht mė thanė se vėrejtjet e mja janė tė drejta dhe se kėtu diēka nuk ėshtė nė rregull. Por, nuk dėshirojnė tė shprehen publikisht. Ndoshta ka ndonjė lidhje me politikėn” - shprehet Goran Kronja, ish-shefi i ekipit pėr transplantime organesh nė Akademinė Spitalore Ushta­rake nė Beograd.

            Vėrejtjeve tė kirurgut tė njohur serb tė kirurgjisė vaskulare, qė ka bėrė mbi 200 transplantime tė organeve, nuk kam ēka t’i shtoj asnjė. Ndėrsa, pėr dilemat e tij nėse heshtja e kirurgėve tjerė nė Serbi ka lidhje me politikėn, mendoj se Goran Kronja nuk e ka lexuar shkrimin e gazetarit serb, Miroslav Filipović-i, «Marshi i gjatė drejt sė vėrtetės pėr krimet». Lexuesit i kujtohet se Miroslav Filipović-i pėrjetoi pasoja tė rėnda nga regjimi i Beogradit pėr shkak se kishte ngritur zėrin kundėr krimeve serbe nė Kosovė. Nė kontekstin e shprehjes sė habisė nga ana e kirurgut serbe Goran Kronja-s pse kirurgėt tjerė serbė nuk reagojnė ndaj budallallėqeve pėr trafikimin e organeve po sjell kritikat qė kishte bėrė Miroslav Filipović-i 13 vjet mė parė ndaj sjelljes sė intelektualėve, institucioneve kulturore, fetare dhe akademike tė Serbisė qė kishin hyrė nė shėrbim tė regjimit tė Milošević-it.

            “Ėshtė vėshtirė tė gjendet institucion kombėtar qė tė jetė munduar ta ruajė popullin serb nga kryerja e krimeve. Nė veēanti ėshtė e vėshtirė tė gjenden institucione qė nuk e kanė nxitur popullin serb tė kryejė krime. Ku ka qenė Akademia e Shkencave, ku ka qenė Kisha, ku ka qenė Universiteti, ku kanė qenė partitė politike? Ēka ndodhi me Kishėn e cila paralajmėroi se do t’i hapė dosjet e krimeve serbe nė Kosovė? Ku mbeti paralajmėrimi i Kishės se nė emėr tė popullit serb do tė pendohet dhe do tė kėrkojė falje nga viktimat tona?...

            Nė perėndim Milošević-in moti e kanė quajtur «kasap tė Ballkanit» dhe e kanė krahasuar me Hitler-in. Gjermania e para Luftės sė Dytė nuk mund tė krahasohet me Serbinė e fillimit tė viteve tė nėntėdhjeta. Kur Hitler-i filloi tė ēartet dhe t’i ngjajė njė kafshe tė tėrbuar, e braktisėn njė numėr i intelektualėve, i shkencėtarėve dhe i artistėve mė eminentė tė popullit gjerman. Edhe pse Serbinė e Milošević-it e braktisėn njė numėr artistėsh, shkencėtarėsh dhe intelektualėsh, shumica e tyre u vunė nė shėrbim tė tij, pėrkundėr asaj se e dinin se me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose sė paku me dijeninė e tij, ēdo ditė “nga dora serbe” pėsonin qindra njerėz tė pafajshėm. Tani, tė kėrkohet nga kėta njerėz qė tė flasin pėr krimet qė janė bėrė, do tė thotė tė kėrkohet nga ata qė ta pranojnė fajėsinė e tyre.”

 

         Miroslav Filipović, “Marshi i gjatė drejt sė vėrtetės pėr krimet” f.27-28