Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - AJO NUK ERDHI SONTE

Nga: Prof.Murat GECAJ -  publicist e studiues-Tiranė

      

AJO NUK ERDHI SONTE

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Ajo nuk erdhi sonte"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin edhe pėr kėtė dhuratė tė ēmuar pėr tė gjithė dashamirėt e fjalės sė shkruar)

 

 

         

 

            1.

            Qėkur u ula tė shkruaja kėto radhė pėr librin me poezi “Ajo nuk erdhi sonte!...”, qė ėshtė i 110-ti nė radhėn e botimeve tė autorit Adem Zaplluzha, ndėrmend kisha edhe kolegun e mikun tim, pak kohė mė parė emigrant nė Amerikė dhe tani me banim nė Tiranė, poetin “zemėrzjarr”, P. Hysi, me emrin e shkurtuar, “Papi”. Lexuesit e interesuar tė disa rrjeteve sociale, por dhe tė shtypit tė shkruar, kanė vėrejtur se ai publikon, rregullisht, poezi tė frymėzuara pėr dashurinė, kėtė ndjenjė tė bukur mbarė njerėzore. Atė nuk e pengon as mosha qė t’i thurė vargje tė bukur leshverdhės ose syzezės, tė cilėn e kujton nga vitet e rinisė ose qė tani e sheh “me zili”, kur i kalon pranė.

            Ēuditėrisht, ai Papi, na paska edhe njė “sivėlla” tė tij (dhe qė nuk e di a njihen bashkė), pra nė qytetin e  Prizrenit dhe shumė kilometra larg nga kryeqyteti ynė, me emrin Adem Zaplluzha. Nuk do t’ua publikoj kėtu “sekretin” e viteve tė jetės sė tyre, por miqėsisht e them pėr ata, se kanė njė tė pėrbashkėt: Tė dy, janė “ashikė tė pandreqshėm”!?

            Me kėrkesėn miqėsore tė Ademit, megjithėse nuk jam poet, po bėj njė shėnim tė shkurtėr pėr librin e tij mė tė ri. E kam thėnė edhe nė njė shkrim timin tė mėparshėm dhe i pėrmbahem atij pėrsėri, se ky  koleg e mik ėshtė autor shumė prodhimtar, pra konkurron pa u trembur, ndėrmjet poetėve e shkrimtarėve tė tjerė, pėr ta marrė titullin “kampion”, nė kėtė drejtim. Ja, ndėr tė tjera, duke i hedhur njė sy listės sė librave tė botuar me emrin e tij, vetėm nė gjysmėn e parė tė vitit 2014, numri i tyre arrin shifrėn 24.

 

            2.

            Nuk po zgjatem as ta “lodhi” mė tej lexuesin, por gjej rastin ta dėshmoj kėtė gjė me  65 poezitė e vėllimit  mė tė ri tė A. Zaplluzhės. Janė gjithsejtė tre cikle, tė cilėt lidhen organikisht me njėri -tjetrin dhe, nė tėrėsi, e pasqyrojnė shpirtin e trazuar e tė “dalldisur” tė njė tė moshuari, i marrė “peng” nga femrat “e lazdruara”. Autori mbetet tėrė kohėn nė pritje, qė ta shohė, tė takojė e tė ēmallet sadopak me njeriun, qė ia ka rrėmbyer zemrėn dhe, me dėshpėrim, pėr atė thotė: “Ajo nuk erdhi sonte!...”. Por nuk ėshtė vetėm ky varg, qė shprehė trishtimin e tij dhe dėshirėn e mbetur nė letėr. Ja, nė njė poezi tjetėr: “Asgjė nuk mė ka mbetur,/ pėrpos vetmisė sime.../ Cila grua mė mori nė qafė,/ asnjė puthje e egėr/ nuk ndiejnė buzėt e fishkura tė erės”(“Mos ik sonte!”).

            Aq i madh ėshtė hapi i dashurisė pėr poetin, sa askush nuk mund ta ndalė vrapin e tij drejt saj. Prandaj ai merr pjesė nė dhimbjen e shkaktuar ndaj njeriut, qė dikur ia kishte plagosur zemrėn:”Nė heshtje tė fundosur shiste lule,/ nga fjalėt e saj derdhej pikėllimi,/dy sy gėshtenje,/si dy dritare qė s’hapen”(“Ajo qė shiste lule”).

            Vitet ikin dhe nuk kthehen kurrė mė. Kėtė tė vėrtetė tė jetės ai e di mirė, kur shkruan pėr “njeriun e mirė”, por nė pikėllim e pashpresė: “Kurrė mė s’kam me qenė/ pranė teje /duart e mia tė mishta/ s’do tė janė mė duart, qė tė ledhatuan…”(“Me flokėt e shprishur tė trėndafilit”).Poetit i del pėrpara silueta e sė dashurės, por tani tė gjitha udhėt e botės e drejtojnė kah portat e mbyllura. Prandaj, ai shprehė mėdyshjen e vet tė trishtė: “Si i trullosur kaloj sokakėve,/nuk di a jam unė i dehur,/ose rrugėt i kanė pėrpirė/ tė gjitha trishtimet e dashurisė...”(“Tė gjitha udhėt e botės”). Si nė ėndėrr ose paksa nė kujtesėn e mjegulluar, papritmas , ajo i del pėrpara: ”Kur ēelnin lulet e bardha,/nė sytė e tua tė gėshtenjta…”. Pėr dashurinė ėshtė aq i pėrbetuar, sa na thotė me sinqeritet: “Mos mė leni sonte tė flas,/mund tė shkulni ēdo gjė nga shpirti im,/por dashurinė nuk ua jap!”. Atij i del pėrpara silueta e tė dashurės, por tani tė gjitha udhėt e botės  e drejtojnė “kah portat e mbyllura” dhe shprehet se: “Dashuria nuk ėshtė pėllumb,/ qė sa herė t’i teket,/ tė fluturojė nė ēerdhe tė huaj”. Prandaj ka besim qė: “Do takohemi/ me pranverat tona tė humbura” dhe njeriut tė zemrės i drejtohet me fjalė e shprehje tė zgjedhura: “Engjėllushe e dalė nga dheu”, “si hajdut hyra nė shpirtin e aromave”, “unė t’u marr erė flokėve tė tua” etj.

            Sidomos nė poezitė e fundit tė kėtij vėllimi, autori e shton simbolikėn e fjalėve dhe tė shprehjeve, pasi ėshtė  brengosur e nuk gjen dot rrugėzgjidhje pėr dashurinė e perėnduar. Pėr kėtė flasin edhe poezitė “Njė grua zgjon dritėn e dremitur”, “U nis prej njė askundėsie”,”Nuk lash njeri pa pyetur” etj.

            …Mė fal, i dashur lexues, po sa e sa poezi tė tjera tė kėtij libri tė ri tė Adem Zaplluzhės mund tė pėrmendnim kėtu, pėr ta dėshmuar kėtė mik tonin, “nė dukje, ashik tė vonuar dhe tė pandreqshėm”!?(  Megjithėse  i di dhe i ndjen brengat e moshės sė tretė, tė cilėt e vajtojnė me pikėllim tė kaluarėn e tyre, ai pėrpiqet t’ua ringjallė shpresat dhe t’i bėjė tė shohin dritė, nė fundin e tunelit: “Nuk janė tė pėrmbytura/ pėrgjithmonė anijet e shpresės,/pėrherė nė jetė ekziston /njė derė e hapur,/ e cila tė qet nė dritė”.

            Me dashamirėsi e respekt, pėr kėtė koleg e mik tė mirė, krijues tė palodhur e me fryte tė shumtė dhe tė ėmbėl, e urojmė nga zemra pėr vėllimin e 110-tė poetik, ”Ajo nuk erdhi sonte!...”. Me kėtė rast, i dėshirojmė atij: Jetėgjatėsi, krijimtari tė mėtutjeshme dhe gėzime e lumturi, vetjake e familjare!

 

            Tiranė, qershor 2014