Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Agron Shele

AGRON SHELE

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AGRON SHELE

 

 

 

 

 

          

           Hyrje

  

          Agron Shele, ka lindur mė 7 Tetor, 1972 nė fshatin Leskaj, krahina e Malėshovės tė rrethit tė Pėrmetit.

            Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua nė Tiranė. Mė pas ka kryer studimet pasuniversitare pėr gjuhėn angleze, informatikė, mbrojtje mjedisi dhe strategji tė pėrgjithshme.

            Iu dedikua poezisė qė nė moshė tė hershme. Ėshtė autor i romaneve “Hapat e Klarės”, “Pėrtej perdes gri” dhe “Imazhi i rremė”, botime tė shtėpisė botuese “Marin Barleti” Tiranė.

            Ėshtė nėn-Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve “Pegasi” Albania, me qėndėr nė Gjirokastėr dhe Kryetar i Degės sė kėsaj Lidhjeje nė Pėrmet. Po kėshtu Kryetar i Shoqatės: “Rinia dhe fėmijėt” dhe i shoqatės “Mjedisi nė komunitet”. Agroni ėshtė Anėtar i Lidhjes sė Poetėve Bashkohorė (W.P.S), pjesėmarrės i nderuar nė Kongresin Ndėrkombėtar tė zhvilluar Athinė nė vitin 2007, ku pėrfaqėsoi Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Albania. Veprimtaria e tij krijuese ėshtė prezantuar nė tė gjithė simotrat e "Lidhjes Pegasi".

            Ai gjithashtu ėshtė bashkautor nė Antologjinė poetike “Korsi e hapur” me autorė tė Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” dhe tė tjerė, botuar nė Mars tė vitit 2008, ku janė pėrfshirė rreth 270 autorė shqiptarė dhe nga Bota.

            Agron Shele vazhdon tė japė njė kontribut tė madh nė fushėn e letėrsisė, jo vetėm nė Pėrmet, ku ėshtė aktualisht edhe Drejtor i Qendrės Kulturore.



 

 

 

ME SHPIRTIN, PĖRHERĖ NĖ FLUTURIM

Mikut tim, Frederik Rreshpes

 


Ti ike ashtu, krejt papritur
me mallin vjeshtėror nė gji.
Me zemrėn mbetur peng atje
tek i shenjti,
liqen turfullim.

Ti ike, pa thėnė asnjė fjalė,
i lodhur,
i mundur nga dhimbja.
Me brengėn e nėnės sė thinjur
nga vitet e vuajtjes sė poetit.

Ti humbe rrugėtimės pa kthim,
me tė vetmin ėndėrrim nė shpirt,
me tė vetmen pasuri qė kishe.

 


RIKTHIM

 

E mallkova shiun pėr ėndrrėn e dėbuar,

Sytė e pėrgjumur kėrkonin flokėt tuaj,

buzėqeshjen

shkujdesje hapash.

Hija jote tretej natėn e vonuar.

 

Tė  kėrkova kudo gjurmėve tė jetės,                                                                                                

diku humbe,...

Ku?...

Ndoshta mallit tim 

u struke e heshtur.

 

 

KOSOVĖS MARTIRE

 

Malet e rreptė dhe grykat e frikshme

Oshtijnė nga klithmat e bijve tė shqipes

Krenaria e arbėrit fushėbetejė martirėsh

Burrat e dheut  prore  ka thirrur.

 

E etur pėr komb,flamur e liri

U dogje nė flakėt e shekujve robėri

Tym e barut kullat statuja

Tmerr e panik pėr shkjahun  e huaj

 

Me zjarr e ndrite emrin tėnd Kosovė

Me gjak e shkruajte gjuhėn arbėrore

Burrat u falėn pėr besėn dhe fjalėn

Burrat e fituan tokėn e tė parėve.

 

Zėri i Drenicės,kushtrim lufte e furie

O prite o prite,jehon Azem Galicėn

Ngritur mbi lavdi,tjetėr rreth kreshnikėsh

Me Adem Jasharin,valle historie.

 

Eh! Kosovė! Kosovė martire

Shekulli ri ,faqe lavdie

Gjaku dėshmorėve,provė pavdekėsie

Krenari shqiptarizmi ,tokė e hyjnizuar.



ĖNDRRAT E MIA MBETĖN ATY

Copėza fjalėsh drithėrojnė shpirtin...
Ėndrrat e mia mbetėn aty,
si mijėra ajzbergė nė oqeanin e pafund.
Mendja depėrton tutje fluturimth,
nė tė tjera qiej, rrugėtimesh “plot mund“.

Ėndrrat e mia mbetėn aty,
netėve pranverore, yjeshumė.
Copėza ndjenje drithmojnė shpirtin
dhe endėn magjinė pėlhurė.

Ėndrrat e mia mbetėn aty,
si zbardhja e dritės, nė agim.
Me mallin e vjeshtės nė gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.

Ėndrrat e mia mbetėn aty
mbi harqe ylberesh, kolorit kuptimėsie;
Tė bardhėn ditė, shpresė dhe ngazėllim,
pėrthyen shtigje “rebelim“ poezie.

Ėndrrat e mia mbetėn aty
Tė formatuara ndjenjėsisht...
Njė shikim i hedhur qiellit tė tymtė
Konturim frymor –figurė statujisht...

 



OSHTIMĖ E LARGĖT NGA GJUMI NA ZGJON

Vendlindjes time, Malėshovės

Fshehur mes malesh, ku mjegulla zė fill,
tutje horizontesh mendja fluturon,
malli i nxituar pėrherė nė kėrkim
pėr lisat, zallishtet dhe ujėrat e ftohtė…

Si zogjtė shtegtarė humbėm, s“di ku,
tė lamė tė vetme, ikėm tė gjithė,
Rrėnimi si korbat, turret egėrsisht
tė kthejė ē`tė mundė, nė pluhur dhe hi.

Fjala mė e parė tė mat me “dikur“,
ē`vlen, kur tė heshtur shikojmė sot,
Askush s“mbart mallin tėnd tė gjerė,
t“i flasim, ta prekim, tė shkrihemi nė lot.

Madhėshtia jote shkreptin rrufe,
oshtimė e largėt nga gjumi na zgjon,
Malli i mbledhur na fton tė gjithė
Tė tė ngremė nga heshtja, nėna jonė, Malėshovė!

 

 

DRITĖHIJE 

 

Perėndimi tretet tutje nė pafundėsi

Dal nga dalė dhe nata zbret pa kufi,

po dhe vashat, nė tė linjta shtratin zėnė,

kush nė ėndėrr, kush e epur, kush dhe qan.

 

Qetėsia pėrēuditėse mbisundon,

nėn ēapin harrakat ditė e vonė ,

mbi lumenj fėrgėlluar dot s“gėzon

dhimbje lotėsh mbart lugina poshtė.

 

Kush njė thikė zemrės i shtrėngon…

Ē“duhej mė pėr tė dhe kjo jetė e zezė

Ajo iku. Po tani i shkreti!

Si ”Romeo” pėrgjėron gjunjėzuar.

 

Mė fatkeqi, s“guxon ende tė ngrihet,

I mbetur nė gjumė, nxirrosur si mė s“ka

Natė e errėt, humbėtirė e pamatė

tė bardhin shpirt, e ēon shumė larg.

 

Prit tė finishohet ky mallkim ndėr deje:

Heshtje varri, nėnqeshje mizore.

Nata arratiset, nė pritsh ditėn e re

ēohu i lumtur, zhytu nė hare.

 

 

APOKALIPS 

 

Pėr zemrėn,

rendėn gjithandej ogurzinjtė…

por dot fatzinjtė,

s’e shkulėn nga shpirti.