Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Aforizma - AFORIZMA SATIRIKE QERSHOR - DHJETOR 2107

AFORIZMA

Valdet FETAHU

 

  
 

AFORIZMA SATIRIKE – QERSHOR - DHJETOR 2017

 

 

 

Nuk na ka ardh gjithēka deri nė fyt!

Kemi  shumė gjėra qė na rrinė mbi kokė!

 

 

Dikur ishim me 29 Nėntor patriot. Sot, prapė jemi patriot, por me 28 Nėntor.

Eh.., ē’po luan ky kalendari historik me patriotizmin tone?!

 

 

Kur gazetarėve iu bie entuziazmi pėr fantazinė, sensacionet bėhen rutinore.

 

 

Deri dje, prapė, isha pėr diēka.

Sot jam pėr asgjė!

 

 

Do tė jetojė ky popull edhe shumė gjatė derisa mos tė legalizohet eutanazia…!

 

 

Sikur jam bėrė rusofil, pėr vite po luaj vetėm ruletė ruse.

 

 

Edhe pse liderėt tanė janė tė verbėr, prapė me ndihmėn e shkopit po na udhėheqin mirė.

 

 

Njė firmė private ofron punė pa pagesė.

Motoja e tyre ėshtė: “Paraja e prishė njeriun!”

 

 

Dua tė filloj t’i mėsoj fėmijėt tė lexojnė mes rreshtash. Ku ta dish se deri kur do tė zgjas kjo censure informative.

 

 

Ne nuk po e ndjejmė se po jetojmė mė mire se dje!

Normal, sepse nuk udhėhiqemi me emocione po me arsye.

 

 

Gjykata pėr hir tė kolegjialitetit ka vendosur qė Enver Hasani ta vuaj dėnimin me korrespodencė.

 

 

Tash e tutje gazetarėt do tė bartin armė me leje. Provo tė mos japėsh intervistė!?

 

 

Nuk mund tė na mashtroj kujt t’i teket! Mund tė na mashtrojnė vetėm ata qė ne i zgjedhim.

 

 

Alienėt nuk po pėrgjigjen nė thirrjet tona! –Nuk e poshtėrojnė ata vetėn tė flasin me budallenj.

 

 

Po  e pėrkujtojmė nė kėtė tetor tė 2017-ės, 100 vjetorin e Revolucionit tė Tetorit, me tė njėjtėn ideologji vetėm me ideolog tė ri.

 

 

Fshehtėsinė e ruan mė si miri vetėm ai qė nuk e di.

 

 

Kėshillat e mira gjithmonė janė tė rėnda.

 

 

Mė mirė ėshtė tė mos thuash asgjė se tė thuash asgjė.

 

 

Maskat nuk do tė na kishin frikėsuar sikur tė mos qėndronin fytyrat e njerėzve prapa tyre.

 

 

Femra ėshtė e gashme tė del nga lėkura e saj, vetėm pėr ta veshur njė fustan tė ri.

 

 

Nga jeta e vėshtirė nuk mundesh  lehtė tė ndahesh.

 

 

Epshet shkurtojnė rininė, por  rinojnė pleqėrinė.

 

 

Milaim Zeka gjithė kohės e ka kėrkuar drejtėsinė. – Mė nė fund u takua me tė!

 

 

Dua tė jetojė si mbret! – do t’i shes organet e mia njerėzve tė pasur.

 

 

Vetėkritika vetvetiu ėshtė vetėmohim i vetvetes.

 

 

Burgu nuk ėshtė pėr burra, po pėr hajna!

 

 

Kurrizi i shteti mbahet nga jokurrizorėt.

 

 

Ata i vunė themelet e mureve qė ne po i biem me kokė!

 

 

Mendja e shkurtė ėshtė gjithmonė mė fleksibile – futet nė ēdo skutė tė errėt.

 

 

Pėr poltronėt, pėrkulja ėshtė gjest i respektit tė thellė qė kanė pėr tjetrin.

 

 

Ata qė i shkojnė liderit pas, kanė mundėsi me pa dritė nė fund tė tunelit.

 

 

Ata qė vendosin tė jetojnė tė lirė si zogu, le tė llogarisin se duhet tė ushqehen si zogu dhe tė banojnė nė ēerdhe si zogu.

 

 

Nė politikė nuk ka vend pėr tė sėmurėt mendor!

Ėshtė plotėsuar numri.

 

 

Pasi qė partitė politike i shpalosėn programet e tyre, tash po ngritet pluhur i madh.

 

 

Pėr tė parėn here, gjenerata e pasluftės, do tė kenė mundėsinė ta votojnė gjeneratėn e pas luftės sė dytė botėrore.

 

 

Ministri qė humbė fotelen ministrore, gjen shtratin psikiatrik.

 

 

Shumica  e myslimanėve vetėm kėtė muaj e agjėrojnė pėr hir tė Zotit, njėmbėdhjetė muajt e tjerė i agjėrojnė pėr hir tė pushtetit.

 

 

Kishte shumė poster politikanėsh nė qytet!

Ēmimi, se kush i gjen, nuk ishte shkruar.

 

 

Jam bėrė objekt mendimi i budallenjve!

S’do tė mbes mė asnjė budalla!

 

 

Nė horoskopin kinez jam dragua!

Nė jetė jam langua.

 

 

Po shkruaj aforizma ashtu pa menduar, sikur tė isha politikanė.

 

 

Modestia nuk po i lejon politikanėt nė fushatė tė lavdėrojnė dikė tjetėr pėrveē vetes.

 

 

Nėse nuk ke lidhje – mos mendo pėr punė palidhje!

 

 

Nė politikė gjithēka flitet dhe asgjė nuk thuhet!

 

 

Jeta ėshtė njė!

Vetėm vdekja ėshtė e shumėfishtė.

 

 

Politikanėve mos ua puthni dorėn!

Futni  ndonjė lek aty…

 

 

Mos luani me kėtė shtet veē pse mundeni se ėshtė ende i vogėl dhe i brishtė, se njė ditė kur tė rritet e bėhet i forte, nuk do t’ju harrojė tė zezat qė ia keni bėrė.

 

 

Nėse i  ēon qeveritarėt tanė nė Grenlad pėr tė qeverisur, pėr njė mandat Grelanda do tė mbetet pa akull.

 

 

Poeti nuk po i kėndon mė lirisė.

Atė e ka kur nuk i kėndon.

 

 

Vdis si burrė!

Mos e korrupto doktorin!

 

 

Nuk mund ta shaj mė shtetin!

Nuk kam ēka…

 

 

Edhe me tenxhere bosh mund ta ushqeni familjen nėse diēka zieni nė kokė!

 

 

Fėmijėt mos i kurseni nga e vėrteta.

Mėsoni tė gėnjejnė.

 

 

Armiqve duhet t’iu themi se me ne nuk ka shaka.

Ndoshta do vdesin sė qeshuri…!