Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Aforizma pėr librin dhe leximin

Pėrgatitur nga: Blerim MUHAGJERI

www.syri3.com

       AFORIZMA PĖR LIBRIN DHE LEXIMIN

 

  - Libri e shpalos botėn e atij qė e shkruan, kurse tė tjerėt mėsojnė prej tij!

            - Dhoma pa libra ėshtė sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)

            - Ėshtė dėshpėruese tė shkruash pėr njė publik qė nuk lexon! (Jacob Grim)

        

 

 

            - Kam pasur nė jetė vetėm njė mik tė vėrtetė dhe tė sinqertė - librin! (Volteri)

            - Zbavitja mė e bukur pėr njeriun ėshtė leximi, ngase shoku mė i mirė i tij ėshtė libri!

            - Jetojmė nė kohėn ku ekzistojnė shumė dijetarė, por ata qė flasin janė tė paktė. E do tė vijė koha kur do tė ekzistojnė pak dijetarė, e ata qė do tė flasin do tė jenė tė shumtė!   (Abdullah ibėn Mesudi)

            - Njeriu qė nuk lexon libra tė mirė nuk ka asnjė avantazh andaj atij qė s'mund t'i lexojė! (Mark Tvain)

            - Ai qė e kompozon veten ėshtė mė i zgjuar se sa ai qė e kompozon njė libėr! (Benjamin Franklin)

            - Librat pėrbėjnė kapital. Njė bibliotekė ėshtė jetėgjatė sa edhe njė shtėpi, me qindra vjet. Pra, librat nuk janė njė artikull konsumi, por njė kapital. Dhe shpesh, nė rastin e njerėzve profesionistė, ėshtė i vetmi kapital! (Thomas Jefferson)

            - Ndoshta kanė pasur tė drejtė qė e kanė vėnė dashurinė nėpėr libra, ngase ajo nuk mund tė jetojė askund tjetėr! (William Faulkner)

            - Mos jep kurrė libra, sepse askush nuk t'i kthen ato, e tė vetmet libra qė i kam nė bibliotekė janė ato qė tė tjerėt m'i kanė dhėnė mua! (Anatol Frans)

            - Unė nuk i lexoj reklamat, sepse do ta harxhoja gjithė kohėn duke kėrkuar gjėra! (Franz Kafka)

            - Libri ėshtė ngushėlluesi dhe nxitėsi i njeriut pėr ecje drejt shtigjeve tė reja!

            - Kurrė nuk i kam lexuar komentet, sepse unė jam krenare pėr punėn qė bėjė! (Nicole Kidman)

            - Ėshtė e vėrtetė se njeriu ėshtė ai qė e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun! (Hegel)

            - Del se njė grumbuj librash nuk janė shkruar qė dikush tė mėsojė diē prej tyre, por mė shumė janė shkruar qė njeriu tė hetojė se shkruesi i tyre dinte aq shumė! (Goethe)

            - Libri e shpalos botėn e atij qė e shkruan, kurse tė tjerėt mėsojnė prej tij!

            - Dhoma pa libra ėshtė sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)

            - Ėshtė dėshpėruese tė shkruash pėr njė publik qė nuk lexon! (Jacob Grim)

            - Ėshtė e kotė tė lexosh njė roman kur nuk din t'ia shpjegosh kuptimin!

            - Unė zgjohem ēdo mėngjes nė nėntė dhe nxitoj tė lexojė gazetėn e mėngjesit. Pastaj shikoj tek nekrologjitė nėse ėshtė emri im, e pastaj zgjohem nga shtrati! (Benjamin Franklin)

            - Kur botohet njė libėr i ri, unė lexoj njė libėr tė vjetėr! (Samuel Rogers)

            - Sa mė shumė tė lexoni pa menduar, aq mė tepėr bindeni se dini shumė, por nėse mendoni duke lexuar, aq mė qartė do e shihni se ende dini shumė pak! (Volteri)

 

 

            - Librin mund ta krahasojmė me fqinjin, nėse ėshtė i mirė, nuk do tė zgjasė shumė, e nėse ėshtė i dobėt, nuk mund tė heqėsh dorė aq lehtė!

            - Gruaja duhet tė ketė nė dorėn e djathtė gjilpėrėn, kurse nė dorėn e majtė librin! (Sami Frashėri)

            - Ēdo njeri ėshtė libėr, nė qoftė se dinė ta lexosh! (Cening)

            - Libri ėshtė i vetmi kopsht qė mbillet pėr tė tjerėt!

            - Bota pa libra ėshtė botė e egėrsirave!

            - Librat tė cilat gjithkush i admiron janė ato libra tė cilat askush nuk i lexon! (Anatol Frans)

            - Libri ėshtė i ēmueshėm pėr ata qė ia dinė vlerėn librit!

            - Librat pasojnė moralin, nuk i pason morali librat! (Theophile Gautier)

            - Filmi nuk ėshtė libėr. Nėse burimi material ėshtė libėr, ju nuk mund tė jeni tepėr respektues ndaj librit. Gjithēka qė ju i detyroheni librit ėshtė shpirti! (Graham Greene)

            - Ēdo ditė e jetės sate ėshtė njė faqe e biografisė sate, andaj kujdesu tė shkruash mirė, sepse njė faqe e keqe e ndyn gjithė librin! (Sami Frashėri)

            - Jeta ėshtė njė libėr i hapur, ku ēdo ditė lexon nga njė fletė!

            - Mos pini asgjė pa e shikuar, e mos firmosni asgjė pa e lexuar! (Thėnie spanjolle)

            - Librat e historisė qė nuk pėrmbajnė gėnjeshtra, janė tėrėsisht budallenj! (Anatol Frans)

            - Ose shkruaj diēka qė ia vlen ta lexosh, ose bėjė diēka qė ia vlen ta shkruash! (Benjamin Franklin)

            - Artisti nuk ka kohė t'i dėgjojė kritikat. Ai qė dėshiron tė shkruajė nuk ka kohė t'i lexojė kritikat! (William Faulkner)

            - Shpesh i shohim gjėrat nė kundėrshtim me realitetin e tyre, ngase ne mjaftohemi vetėm me leximin e titullit! (Thėnie amerikane)

            - Kujdes kur tė lexoni libra shėndeti, sepse mund tė vdisni pėr njė gabim shtypi! (Mark Tvain)

            - Pėr suksesin e ēdo njeriu me tė vėrtetė tė madhe zakonisht ka meritė ndonjė libėr i mirė! (Roy L. Smith)

            - Ēdo lexues nuk ėshtė udhėheqės, por ēdo udhėheqės duhet tė jetė lexues! (Harry Truman)

            - Dallim i madh ėshtė nė mes tė kureshtarit qė dėshiron tė lexojė librin dhe tė lodhurit qė e dėshiron librin sa pėr tė lexuar diēka!

            - Shitėsi mesatar nuk lexon asnjė libėr gjatė vitit, andaj ai gjithnjė mbetet shitės mesatar!

            - Njeriu mėson pėrmes dy mėnyrave: njėra ėshtė pėrmes leximit, kurse tjera ėshtė pėrmes shoqėrimit me njerėz tė mirė! (Will Rogers)

            - Njeriu qė nuk lexon libra nuk ka kurrfarė pėrparėsie krahasuar me njeriun qė nuk di tė lexojė! (Mark Tuain)

            - Leximi pėr mendjen ėshtė si gjimnastika pėr trupin!

            - Lexo dhe bėhu i pasur! (Donald Trump)

            - Gjithkah e kam kėrkuar fatin, por nuk e kam gjetur askund, pėrpos nė kėndin e vogėl me librin e vogėl! (Thomas Kempis)

            - Libri i mirė nė kohėn e mirė mund tė ndryshojė jetėn! (Burke Hedges)

            - Nė libra, njerėzit e menēur gjejnė ngushėllim nga vėshtirėsitė qė i sjell jeta! (Viktor Hugo)