Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Shkencė 2 - A ĖSHTĖ SHKATĖRRIMI I NATYRĖS NGA NJERIU...

Nga John VIDAL

https://www.bota.al

      

A ĖSHTĖ SHKATĖRRIMI I NATYRĖS NGA NJERIU, PĖRGJEGJĖS PĖR COVID-19?

 

Hulumtimet sugjerojnė se epidemitė e kafshėve dhe sėmundjeve tė tjera infektive si Ebola, SARS-i, Gripi i Shpendėve dhe tani Covid-19, tė shkaktuara nga njė koronavirus i ri, janė nė rritje. Patogjenėt po kalojnė nga kafshėt te njerėzit, dhe shumė prej tyre janė nė gjendje tė pėrhapen shpejt nė vende tė reja.

   

 

Mayibout 2, nuk ėshtė njė vend i shėndetshėm. 150 personat qė jetojnė nė kėtė fshat nė bregun jugor tė lumit Ivindo, dhe nė thellėsi tė pyllit tė madh Minkebe nė veri tė Gabonit nė Afrikė, janė mėsuar me periudha tė herėpashershme tė sėmundjeve tė tilla si malarja, ethet e verdha dhe sėmundja e gjumit.

Por nė janarin e vitit 1996-ės, Ebola, njė virus vdekjeprurės qė mezi njihej nga njerėzit, u shfaq befas pėrmes njė vale epidemish tė vogla. Sėmundja vrau 21 nga 37 fshatarėt, tė cilėt raportohej se ishin infektuar, pėrfshirė njė numėr qė kishin mbartur, rrjepur, copėtuar apo ngrėnė mishin e njė shimpanzeje nga pylli aty pranė.

Unė shkova nė Mayibout 2 nė vitin 2004, pėr tė ekzaminuar sė pėrse sėmundjet vdekjeprurėse tė reja pėr njerėzit, po shfaqeshin pikėrisht nė “vatrat e nxehta” tė biodiversitetit, siē janė pyjet tropikale tė shiut, dhe tregjet e kafshėve tė gjalla nė qytetet afrikane dhe aziatike.

Atje gjeta njerėz tė traumatizuar, ende tė frikėsuar se virusi vdekjeprurės, qė vret deri nė 90 pėr qind tė njerėzve qė infekton, do tė kthehej sėrish. Fshatarėt mė treguan sesi fėmijėt kishin hyrė nė pyll bashkė bashkė disa qen qė e kishin vrarė shimpazenė.

Ata mė thanė se tė gjithė ata qė e gatuan apo hėngrėn mishin e kafshės, nisėn tė vuajnė brenda disa orėsh nga ethe tė tmerrshme. Disa vdiqėn menjėherė, tė tjerėt u dėrguan nė spital. Disa, si Nesto Bematsik, arritėn tė shėrrohen. “Ne e donim pyllin, po tani kemi shumė frikė prej tij”-mė tha ai.

Shumė nga anėtarėt e familjes sė Bematsik vdiqėn. Vetėm 1 ose 2 dekadė mė pare, mendohej se pyjet tropikale dhe mjediset natyrore tė paprekura, tė cilat pėrziheshin me jetėn e egėr ekzotike, kėrcėnonin njerėzit me viruset dhe patogjenėt qė transmetojnė sėmundje tė reja tek njerėzit, si Ebola, HIV apo ethet e verdha.

Por njė numėr studiuesish, mendojnė sot se ėshtė nė fakt shkatėrrimi i biodiversitetit nga ana e  njerėzve, ai qė krijon kushtet pėr lindjen e viruseve dhe sėmundjeve tė reja si Covid-19. A ėshtė e mundur, qė tė ketė qenė veprimtaria njerėzore, si ndėrtimi i rrugėve, hapja e minierave, gjuetia dhe prerja masive e pyjeve, ato qė shkaktuan epidemitė e Ebolės nė Majibout 2 dhe gjetkė nė vitet 1990, dhe qė po shkakton sot tmerre tė reja?

“Ne po i pushtojmė pyjet tropikale, tė cilat strehojnė kaq shumė lloje kafshėsh dhe bimėsh, dhe brenda atyre krijesave ka kaq shumė viruse tė panjohura”- shkroi sė fundimi nė “The Neė York Times” Dejvid Kuamnen, autor i librit “Pėrhapja:Infeksionet e kafshėve dhe pandemia e ardhshme”.

“Ne i presim pemėt; i vrasim kafshėt, ose i fusim ato nė kafaze dhe i dėrgojmė nė treg. Ne prishim ekosistemet, dhe sjellim mes njerėzve viruset e rrezikshme nga mikpritėsit e tyre natyrorė. Kur kjo ndodh, kėto viruse kanė nevojė pėr njė bujtės tė ri. Shpesh, ne jemi tė tillė”- shprehet ai.

Hulumtimet sugjerojnė se epidemitė e kafshėve dhe sėmundjeve tė tjera infektive si Ebola, SARS-i, Gripi i Shpendėve dhe tani Covid-19, tė shkaktuara nga njė koronavirus i ri, janė nė rritje. Patogjenėt po kalojnė nga kafshėt te njerėzit, dhe shumė prej tyre janė nė gjendje tė pėrhapen shpejt nė vende tė reja.

 

 

Qendra pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve nė SHBA, vlerėson se treēereku i sėmundjeve tė reja qė infektojnė njerėzit, e kanė origjinėn nga kafshėt. Disa sėmundje si tėrbimi dhe Murtaja, kaluan nga kafshėt tek njerėzit shekuj mė parė. Tė tjerė, siē janė Ethet e Marburgut, qė mendohet se transmetohet nga lakuriqėt e natės, janė ende tė rralla.

Disa si Covid-19, qė u shfaq vitin e kaluar nė Vuhan tė Kinės, dhe Mers qė lidhet me devetė nė Lindjen e Mesme, janė tė reja pėr njerėzit, dhe janė pėrhapur globalisht. Sėmundje tė tjera qė kanė kaluar nga kafshėt tek njerėzit pėrfshijnė Ethet Lassa, qė u zbuluan pėr herė tė parė nė vitin 1969 nė Nigeri; Nipah nga Malajzia; dhe Sars nga Kina, qė vrau mė shumė se 700 njerėz dhe udhėtoi nė 30 vende nė vitet 2002-2003.

Keit Xhons, drejtuese e departamentit tė ekologjisė dhe biodiversitetit nė Universitetin e Kalifornisė, i quan sėmundjet infektive tė lindura nga kafshėt, njė “kėrcėnim nė rritje dhe shumė domethėnės pėr shėndetin, sigurinė dhe ekonominė globale”. Nė vitin 2008, Xhons dhe njė ekip studiuesish identifikuan 335 sėmundje qė janė shfaqur midis viteve 1960-2004, dhe tė paktėn 60 pėr qind e tyre vinin nga kafshėt.

Gjithnjė e mė shumė, thotė Xhons, kėto sėmundje zoonotike, janė tė lidhura me ndryshimin e mjedisit dhe sjelljen e njeriut. Sipas saj, shpyllėzimi i nxitur nga prerjet e pyjeve, minierat, ndėrtimi i rrugėve nėr vende tė largėta, urbanizimi i shpejtė apo edhe rritja e popullsisė, po i vendos njerėzit nė njė kontakt gjithnjė e mė tė ngushtė me speciet shtazore, qė mund tė mos kenė ekzistuar kurrė mė parė.

“Nėpėr pyje ka patogjenė tė panumėrt, qė vazhdojnė tė evoluojnė, dhe nė njė moment ato mund tė paraqesin njė kėrcėnim pėr njerėzit”-thotė Erik Fevre, ekspert i sėmundjeve veterinare infektive nė Institutin e Infeksioneve dhe Shėndetit Global nė Universitetin e Liverpulit.

“Ne kemi krijuar njė popullatė tė dendur, ku pėrkrah nesh jetojnė lakuriqėt e natės, brejtėsit, zogjtė, kafshė shtėpiake dhe gjallesa tė tjera. Kjo gjė krijon njė ndėrveprim intensive, dhe mundėsi qė viruset tė lėvizin nga speciet nė specie”-thotė ai.

Tomas Zhillespi, profesor i asociuar nė departamentin e shkencave tė mjedisit tė Universitetit Emori, thotė se patogjenėt nuk respektojnė kufijtė e specieve. “Unė nuk jam aspak i befasuar nga epidemia e koronavirusit. Shumica e patogjenėve, presin ende tė zbulohen. Ne po shohim vetėm majėn e ajsbergut. Njerėzit, po krijojnė vetė kushtet pėr pėrhapjen e sėmundjeve, duke zvogėluar barrierat natyrore midis kafshėve qė i bartin viruset, dhe atyre vetė”- thotė Zhillespi.

Ndėrkohė Riēard Ostfeld, shkencėtar nė Institutin e Ekosistemeve nė Nju Jork, thotė se kėrkimet mbi shėndetin e njerėzve, marrin rrallė nė konsideratė ekosistemet natyrore pėrreth tyre. “Ka njė keqkuptim midis shkencėtarėve dhe publikut, sipas sė cilės ekosistemet natyrore janė burimi i kėrcėnimeve pėr veten tonė. Gabim. Ėshtė e vėrtetė qė natyra paraqet kėrcėnime, por janė aktivitetet njerėzore, ato qė shkaktojnė dėmin e vėrtetė. Rreziqet pėr shėndetin nė njė mjedis natyror, mund tė pėrkeqėsohen kur ne ndėrhyjmė nė tė”-thotė ai.

“Brejtėsit dhe disa lakuriqė nate, lulėzojnė kur ne prishim habitatet e tyre natyrore. Ata kanė mė shumė tė ngjarė tė promovojnė transmetimet e viruseve. Sa mė shumė qė dėmtojmė pyjet dhe habitatet, aq mė shumė rreziqe sjellim pėr veten tonė”-thotė ai.

Ekologėt e sėmundjeve, thonė se viruset dhe patogjenėt e tjerė ka tė ngjarė tė lėvizin nga kafshėt te njerėzit nė shumė tregje informale, qė sigurojnė mish tė freskėt pėr popullatat urbane me rritje tė shpejtė nė tė gjithė botėn. Kėtu kafshėt vriten, therren dhe shiten nė tė njėjtin vend.

“Tregu i kafshėve nė Vuhan, qė mendohet nga qeveria kineze si vatra fillestare e pandemisė aktuale tė Covid-19, ishte i njohur pėr shitjen e shumė kafshėve tė egra, pėrfshirė kėlyshėt e ujqėrve, salamandrat, krokodilėt, akrepėt, minjtė, ketrat, dhelprat dhe breshkat.

Edhe tregjet urbane nė Afrikėn Perėndimore dhe Qendrore shesin majmunė, lakuriq nate, minj dhe dhjetėra lloje shpendėsh, gjitarėsh, insektesh dhe brejtėsish. “Tregje tė tilla, pėrbėjnė njė mjedis ideal pėr transmetimin e kėtyre patogjenėve”- thotė Zhillespi.

 

“The Guardian”