Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - A ĖSHTĖ FRIKA “BABAI” I NE TĖ GJITHĖVE?

Shkruan: Walter - RUSSELL MEAD

www.bota.al

A ĖSHTĖ FRIKA “BABAI” I NE TĖ GJITHĖVE?

     Shiko prapa, thoshin spartanėt, nė kohėn e Homerit. Edhe atėherė, grekėt jetonin nė shtetet tė pavarur tė vegjėl, secili i sunduar nga njė mbret me gjak tė pastėr apo deri dhe hyjnor. Ata u bėnė bashkė kundėr njė armiku tė pėrbashkėt – ndėrsa grekėt hynė nė luftė kundėr Trojės – por pas lufte ēdo qytet e respektoi pavarėsinė e pjesės tjetėr.

 

 

            Nė qoftė se ka njė spektėr qė ua nxjerr gjumin kancelarive tė Amerikės, ai nuk ėshtė komunizmi dhe nuk ėshtė Karl Marksi. Ai ėshtė Tukididi, kronikani i Luftės 30 vjeēare peloponeziane midis Spartės dhe Athinės qė ēoi nė humbjen e plotė tė fuqisė sė parė tė madhe demokratike tė botės. Supozimet qė sjellin shumica e amerikanėve pėr studimin e politikės sė jashtme – se ka zgjidhje ku fitojnė tė gjithė pėr shumicėn e problemeve, se demokracia shkon drejt bėrjes sė njė botė mė paqėsore, se e drejta ndėrkombėtare mund tė mbizotėrojė dhe se forca nuk duhet tė jetė arbitri final nė ēėshtjet njerėzore – e godasin Tukididin si hipokrit broēkullaxhi.

            Fatkeqėsisht, ai qe njė njėri shumė i zgjuar dhe shumė nga sa shkroi kanė kuptim.

            Demokracitė kanė gjasa tė luftojnė po sa oligarkitė dhe ndoshta edhe mė shumė, thotė Tukididi. Turma e pėlqen lavdinė po aq shumė sa ēdo tiran dhe tiranėt e oligarkitė nganjėherė do tė ndaleshin nga aventurat e huaja pėr shkak se duan ta mbajnė ushtrinė nė shtėpi. Mė keq akoma, demokracitė nuk ka gjasa qė tė hyjnė nė luftė, pasi sapo hyjnė nė tė ka gjasa qė tė luftojnė mė brutalisht dhe nė mėnyrė mė pak tė efektshme se armiqtė e tyre. Tė sunduar nga demagogė tė paskrupull dhe tė paaftė me asnjė kuptim tė vėrtetė tė botės, demokracitė janė skllevėr tė tendencave kalimtare tė momentit. Sjelljet e tyre shkojnė nga arroganca tek dėshpėrimi dhe janė tė paaftė qė tė kapen pas njė strategjie koherente afatgjatė.

            Dashuria amerikane pėr tregti dhe besimi qė rritja nė tregti do tė kufizojė luftėn nuk ka asnjė rėndėsi pėr kėtė grek pragmatist. Tregtia prodhon perandori dhe luftė, jo begati dhe paqe, gjen Tukididi.

            Pavarėsisht apo ndoshta pėr shkak se ai pėrēmon atė ēka shumica e amerikanėve e besojnė, Tukididi ėshtė studiuar nga ēdo brez amerikanėsh tė menēur nga etėrit themelues deri nė ditėt e sotme. Kėshtu duhet tė jetė. Amerikanėt nuk duhet tė kenė frikė qė t’ua nėnshtrojnė idetė e tyre mė tė dashura shqyrtimit mė tė rreptė intelektual qė mund tė bėhet. Gjatė Luftės sė Ftohtė, strategėt amerikanė e lexonin Tukididin saktėsisht sepse frikėsoheshin se mos ajo qe njė ndeshje e dytė: Amerika liberale, e mendimit tė lirė dhe demokratike, njė fuqi tregtare dhe detare, po luftonte Bashkimin Sovjetik oligark hijerėndė. A do tė mundej disiplina dhe kontrolli i hekurt spartan tė pėrfitonte nga dobėsia athinase?

            Sparta mund ta ketė humbur raundin e dytė, por amerikanėt akoma kanė nevojė pėr Tukididin. Mė shumė se 2400 vjet pas pėrfundimit tė saj, Lufta Peloponeziane midis Athinės dhe Spartės i magjeps akoma studentėt e politikave tė mėdha tė forcės; konflikti midis Athinės sė hapur, demokratike, detare, tregtare dhe perandorake dhe Spartės hijerėndė e konservatore akoma na godet me rėnien e pandalshme tė saj nė brutalitet. Tukididi, njė gjeneral i dėshtuar athinas historia e jashtėzakonshme e konfliktit e tė cilit krijoi njė standard tė artė pėr tė gjitha studimet e mėpasme historike nė Perėndim, qe njė analist gjakftohtė i tmerreve qė dalin kur frika takon shpresės dhe diskutimi i tij i zymtė i forcave qė mbajnė gjallė ndėrveprimin e shteteve mbetet qendror nė reflektimet bashkėkohore pėr jetėn ndėrkombėtare.

            Nėqoftėse frika nga Zoti ėshtė fillimi i urtėsisė, lexuesi i Tukididit shpejt fillon tė ndjejė se frika nga fqinji ėshtė fillimi i politikės. Bota e Greqisė sė lashtė sipas tregimit tė Tukididit qe njė vend terrori. Qytete tė vogla anembanė Greqisė tė fshehur prapa mureve tė tyre, tė frikėsuar nga fqinjėt e tyre xhelozė, skllevėrit e tyre tė hidhėruar, mbretėritė barbare qė ngriheshin nė veri e perėndim dhe Mbreti i Madh qė qėndronte nė horizont.

            Ne pėlqejmė tė mendojmė se koha jonė ėshtė epoka e frikės. Armėt bėrthamore, biologjike dhe kimike tė shkatėrrimit nė masė mund ta asgjėsojnė jetėn nga faqja e Tokės.

            Frika greke qe mė intime, mė personale. Ne frikėsohemi rreth fundit tė botės. Grekėt frikėsoheshin se mos shikonin qytetet e tyre tė digjeshin, burrat tė vriteshin, gratė dhe fėmijėt tė shndėrruar nė skllevėr. Kultura e tyre, identiteti i tyre, dinjiteti i tyre, tė drejtat e tyre: tė ikura bashkė me erėn. Frikėrat tona duken tė shkėputura nga jeta e pėrditshme; tė tyret qenė pjesė e saj. Ne i shikojmė armiqtė tanė tė lėshojnė kėrcėnime nė televizor; ata i shikonin ushtritė rrethuese nga muret e qyteteve tė tyre.

            Sparta dhe Athina qenė dy qytetet mė tė mėdha tė Greqisė sė lashtė. Ato qenė bėrė bashkė pėr tė mundur madhėshtoren Perandori Persiane nė det dhe nė tokė, kurse tani ndesheshin me njėri tjetrin, ziliqarė, xhelozė, tė frikėsuar.

            Sparta e shikon Athinėn si njė fuqi nė ngjitje dhe nervoze, destabilizuese, ambicioze, qė bėhet gjithnjė e mė e rrezikshme nga njė vit nė tjetrin. Athinasit drejtuan lidhjen detare kundėr persianėve qė ēliroi qytetet greke nė bregun e Azisė, por mė pas e konvertuan aleancėn e tyre nė njė perandori qė kėrcėnonte primatin e nderit dhe forcės tė Spartės nė botėn greke. Mė keq akoma, forca athinase bazohej nė dy koncepte qė e rrezikonin sigurinė e brishtė tė Spartės: tregti dhe demokraci.

            Si fuqi detare, Athina subvencionohej nga tregtia dhe nga ndėrtimi i njė ekonomie parash. Greqia nė atė kohė po bėhej mė e pasur dhe luks-dashėse. Pushteti nė shumė vende po kalonte nga familjet e lashta aristokratike dhe mbretėrore tek ato tregtare. Forca ushtarake po kalonte nga ushtritė tokėsore, ku Sparta mbretėronte supreme, tek anije. Fuqitė detare tentonin qė tė ishin tregtare dhe demokratike. Tregtarėt athinas siguronin anijet, qytetarėt e zakonshme fuqinė muskulore qė i lėvizte ato nėpėr dete.

            Pėrsa i pėrket demokracisė, athinasit besonin se asnjė formė tjetėr qeverisjeje nuk ka kuptim. Tė gjithė qytetarėt e kanė njė peshė nė vendimet qė merr qyteti. Nė qytetet si Sparta kjo varej nė forcat tokėsore, vetėm ata qė mund t’i lejonin vetes armaturė tė rėndė dhe shpenzimet e stėrvitjes ushtarake mund t’i shėrbejnė mė efektivisht shtetit nė luftė, ndėrsa familjet e vjetra me pasuritė e tyre tė mėdha stėrvitin liderėt dhe strategėt qė mund tė drejtojnė vendin. Por nė Athinė, forca e tė cilės varej tek deti, ēdo njeri qė rremon jep njė kontribut jetik nė fuqinė e qytetit dhe nė njė qytet qė varet tek tregtia, ata qė mund tė kontribuojnė mė sė shumti nė taksa dhe dhurata pėr qytetin nuk janė domosdoshmėrisht familjet e vjetra pronare tokash – toka e Athinės dihet qė ėshtė e varfėr – ata janė tregtarėt dhe biznesmenė qė bėhen tė pasur me intuitėn e tyre.

 

 

            Dhe nė qoftė se Athina promovon demokraci midis aleatėve tė saj, atėherė pse duhet tė ankohet Sparta? Rrjeti i aleancave athinase pėrgjatė Egjeut mbron tė gjithė Greqinė nga Persia. Sjellja e demokracisė aleatėve tė saj ėshtė njė mėnyrė pėr tė ndėrtuar mbėshtetje popullore pėr fuqinė athinase; aristokratė dhe oligarkė mund tė ėndėrrojnė pėr lavditė e shkuara, ndėrsa demokracitė duan tė pėrfitojnė nga mundėsitė e tregtimit qė ofron Athina. Ēfarė i duhet Spartės sesi Athina i menaxhon punėt e veta? Sparta pretendon qė tė mbėshtesė liritė e grekėve; Athina ėshtė njė qytet grek, njė prej mė tė lashtėve, mė tė kulturuarve dhe mė prestigjiozėve. Pse duhet tė orvatet Sparta qė ta kontrollojė politikėn politike dhe perandorake athinase nė emėr tė lirisė? Nė qoftė se Sparta duhet tė ēlirojė ndokėnd, atėherė pse jo hilotėt e mjerė qė ajo i shtyp aq rreptė?

            Kjo nuk ėshtė mėnyra sesi i shikojnė gjėrat spartanėt apo lakedaimonianėt siē quhen shpesh ata. Sparta ėshtė njė fuqi e modės sė vjetėr. Ligjet dhe institucionet e saj janė jashtėzakonisht tė vjetra dhe tė pandryshueshme. Sparta digjej pėr kohėt e shkuara nė Greqi, kur qytet – shtete tė vogla qenė pėrhapur nėpėr vend, me asnjė mbret barbar apo demokraci agresive tregtare qė kėrcėnonin tė prishnin rrugėt e lashta. Nė tė kaluarėn, spartanėt e ndaluan paranė nga qytetet e tyre nė njė pėrpjekje pėr t’i mbajtur tė pastėr. Kjo gjė nuk funksionoi, por Sparta ndjehej si e mbetur prapa dhe e rrezikuar nga fuqia nė rritje athinase. Athina kishte ndėrtuar njė diēka fyese dhe tė re nė botėn e qytet – shteteve greke: njė perandori.

            Shiko prapa, thoshin spartanėt, nė kohėn e Homerit. Edhe atėherė, grekėt jetonin nė shtetet tė pavarur tė vegjėl, secili i sunduar nga njė mbret me gjak tė pastėr apo deri dhe hyjnor. Ata u bėnė bashkė kundėr njė armiku tė pėrbashkėt – ndėrsa grekėt hynė nė luftė kundėr Trojės – por pas lufte ēdo qytet e respektoi pavarėsinė e pjesės tjetėr. Athina kishte futur diēka tė pėrbindshme dhe tė rrezikshme: njė qytet kėrkon tani qė tė nėnshtrojė tė tjerėt. Dikur qenė barbarėt qė kėrkonin t’i nėnshtronin grekėt. Tani vetė grekėt qenė bėrė armiku i lirisė greke.

            Sigurisht qė spartanėt qenė tė ulur mbi njė vullkan. Shekuj mė parė stėrgjyshėrit e tyre nėnshtruan fiset vendase teksa spartanėt e vėrtetė emigronin poshtė nga veriu. Nė kohėn e Tukididit, hilotėt i kalonin shumė nė numėr spartanėt, ndoshta 10 me 1 apo mė shumė. Ashtu si plantatorėt indianoperėndimorė dhe tė South Carolina gjumi i tė cilėve qe prishur nga ėndrrat e kryengritjeve tė skllevėrve, spartanėt i modeluan jetėt dhe institucionet e tyre rreth nevojės pėr tė parandaluar revoltat hilote. Disa autorė flasin masakra ligjore vjetore pėr t’i mbajtur poshtė numrat e hilotėve. Nė njė kohė kur skllavėria qe e rėndomtė, brutaliteti spartan kundėr dhe frika e hilotėve tė tyre u nėnvizuan njėri pas tjetrit nga autorėt grekė.

            Ēdo shkėndijė mund tė ndizte revoltėn e frikshme hilote. Nė qoftė se ushtria spartane qėndronte shumė larg pėr shumė kohė nga shtėpia; nė qoftė se pėson njė humbje tė plotė; nė qoftė se do tė shfaqej njė armik dhe u ofron hilotėve lirinė e tyre; nėqoftėse spartanėt do ta humbisnin disiplinėn dhe kurajėn e tyre, atėherė Sparta rrezikon shkatėrrim tė mėtejshėm nė njė luftė hakmarrjeje. Spartanėt janė tė burgosurit e skllevėrve tė tyre. Siē e shpreh Thomas Jefferson dilemėn e pronarit tė skllevėrve, spartanėt janė as andej e as kėtej: ata as nuk mund t’i mbajnė nė mėnyrė tė sigurt, as nuk mund t’i lėnė tė ikin.

            Sparta nuk mund tė pėrballojė ndryshim. Asgjė nuk ėshtė e sigurt; asgjė nuk mund tė merret si e mirėqenė. Sparta duhet tė jetė supreme ose armiqtė e jashtėm tė saj mund tė bėhen aleatė me armikun e saj nė shtėpi. Fuqia nė rritje e Athinės, idetė revolucionare qė ajo rrezatonte jashtė, rreziku qė aleatė lokalė si Korinti do tė duhej tė ndesheshin me fuqinė athinase apo qė armiq lokalė si Argos do t’ia dilnin me sukses nė futjen e Athinės nė grindjet e tyre me Spartėn ėshtė shumė i madh pėr t’u duruar.

            Por edhe Athina kishte frikė. Sparta shikon vetėm hilotėt e saj, Athina shikon botėn. Gjėrat po ndryshojnė: tregtia po rritet, teknologjia ėshtė nė zhvillim. Fuqi tė reja po dalin, shumė mė tė mėdha sesa njihte nė tė kaluarėn Greqia e qytet – shteteve tė vogla; qytet – shteti grek nuk mundet mė tė rezistojė i vetėm. Nuk ėshtė thjesht se Mbreti i Madh i superfuqisė persiane ka hequr dorė ndonjėherė nga ėndrrat e tij pėr pushtime apo qė satrapėt e tij vazhdojnė tė kėrkojnė pėr dobėsi midis grekėve tė Azisė. Ushqimi i Athinės varej nė tregtinė me mbretėritė barbare pėrtej Helespontit dhe kalonte Dardanelet. Dhe barbarėt, mjaft frikėsues pėr numrat dhe kurajėn e tyre tė egėr, tregojnė shenja tė organizimit tė vetes nė shtete tė mėdhenj dhe tė fuqishėm. Nė veri, Maqedonia po lėviz; nė perėndimin e largėt Kartagjena po ndėrton njė perandori tė madhe. Bota mesdhetare po bėhet njė arenė pėr konkurrencė tė madhe force; Athina duhet t’i pėrgjigjet testimit ose pėrndryshe do tė falimentojė.

            Mėnyrat e vjetra greke nuk funksionojnė mė. Nė qoftė se athinasit e respektonin pavarėsinė e aleatėve egjeas tė saj, Greqia do tė ishte e pashpresė pėrpara madhėshtisė sė Persisė. Nė njėfarė mėnyre Athina duhet tė gjejė tė ardhurat pėr tė mbajtur njė flotė e cila mund tė mbikėqyrė Egjeun, tė mbajė tė qetė satrapėt e Mbretit tė Madh dhe tė sigurojė ardhjen e sigurt tė anijeve tė grurit nga Skithia larg nė veri. Asnjė qytet grek nuk mund t’i realizojė kėto gjėra i vetėm. Nė qoftė se grekėt duan t’u rezistojnė mbretėrve barbarė, ata duhet tė bashkohen.

            Asgjė prej kėtyre nuk ka kuptim nė Spartė. Gjėrat nuk ndryshojnė shpejt nė atė cep tė largėt tė Peloponezit. Gjėrat vazhdojnė tė bėhen si njėherė e njė kohė. Mė i miri sundon, kusuri shėrben dhe tė gjithė janė tė stėrvitur pėr tė kėrkuar nderin dhe lavdinė e shtetit. Idetė athinase, tregtia athinase dhe fuqia athinase e kėrcėnojnė tė gjitha mbijetesėn e mėnyrės spartane dhe ēdo dobėsim i institucioneve spartane, i vullnetit e disiplinės spartane dhe hilotėt e trazuar do tė ngrihen e do ta pėrmbysin qytetin e urryer dhe t’i masakrojnė banorėt e tij.

            Sparta nuk mund ta lejonte Athinėn tė vazhdonte nė kursin e saj. Athina nuk mund ta pranonte tė drejtėn e Spartės pėr t’i vėnė veto rritjes dhe politikave tė nevojshme pėr vetė mbijetesėn e saj.

            Shumė nė tė dyja qytetet e kuptonin nevojėn pėr paqe midis tyre. Perikliu, qytetari kryesor i Athinės, e dinte se njė luftė e gjatė dhe e mizore midis tyre vetėm do tė ēonte ujė nė mullirin e armiqve tė tyre, ai donte paqe me Spartėn – vetėm nė qoftė se Sparta do t’i linte Athinės duart e lira pėr tė ndėrtuar fuqinė qė mund ta mbante Greqinė tė lirė. Edhe spartanė kryesorė e dinin se pėr njė qytet qė kėrkon tė ngrijė kohėn lufta ėshtė njė kurs i rrezikshėm. Humbja jashtė pėr Spartėn apo edhe fushata tejet tė gjatė mund tė ēojnė nė katastrofa brenda vendit; shumė spartanė donin qė t’i ruanin tė paprekura ushtritė e tyre, nė mbikėqyrje tė hilotėve.

            Nė mėnyrė tė pėrsėritur athinasit dhe spartanėt kėrkuan pėr ndonjė formulė, ndonjė mėnyrė qė tė bėnin dhe ruanin paqen. Dėshtuan dhe flakėt e luftės u ndezėn pėrsėri.

            Nė fund, tė dyja palėt dėshtuan. Spartanėt e fituan luftėn, por nuk mund ta ngrinin kohėn. Njė luftė qė Sparta shpresonte se do t’i ēlironte grekėt qė fusnin gjithnjė e mė thellė superfuqinė e tyre nė ēėshtjet greke. Sė fundmi, dėshtimi i grekėve pėr t’u bashkuar, ashtu siē ndoshta do tė kishin paralajmėruar athinasit – i mundėsoi Filipit tė Maqedonisė qė t’i gllabėronte ata njė e nga njė.

            Historia e Tukididit, jo e plotė, qė i mungonte njė kuptim modern qoftė i ekonomisė apo i dinamikave tė konfliktit social, e influencuar (thonė disa) nga besimi i tepruar nė burime tė vetėpromovuara si puna e Alqiviadhit dhe difektoze me njė anėsim tė thellė antidemokratik ka mbetur pėr pothuajse 2500 vjet njė guidė e pashoq pėr logjikėn e ashpėr, frustrimin, pakėnaqėsitė dhe brutalitetin e luftės. Pasazhe tė famshme si Fjalimi Funebėr i Perikliut dhe dialogu melian, qė breza tė panumėrt nxėnėsish me vėshtirėsi e kanė nxjerrė nga greqishtja e rėndė e Tukididit, studiohen akoma sot pėr vlerėsimet nė psikologjinė dhe dinamikat e konfliktit njerėzor. Taktikat e betejave qė pėrshkruan studiohen akoma nėpėr akademi ushtarake; teoricienėt e marrėdhėnieve ndėrkombėtare pėrgjithėsisht dialogun melian si pikė fillimi pėr tė pėrshkruar sistemin ndėrkombėtar. Pėr tė ardhur keq, rrėfenjat e zymta tė Tukididit mbesin njė pjesė thelbėsore e furnizimit mendor pėr cilindo qė dėshiron tė kuptojė mėnyrėn sesi funksionon realisht bota sot.

            Strategėt e mėdhenj tė Bard-it dhe unė po lexojmė pėrzgjedhje nga Tukididi sė bashku me “Luftėn Peloponeziane” e Donald Kagan. Kjo pėrfaqėson njė zgjedhje time strategjike. Synimi i njė kursi si ky nuk mund tė jetė qė studentėt tė mėsojnė gjithēka qė u duhet rreth strategjisė sė madhe. Ai duhet t’u japė atyre njė shije tė saj. Synimi i vėrtetė i njė mėsuesi duhet tė jetė qė t’u japė studentėve njė interes tė gjatė sa jeta nė atė ēka u mėsohet atyre.

            Ndjej se historia e Kagan, nė pjesėn mė tė madhe dhe pashmangshmėrisht e varur tek Tukididi pėr pjesėn mė tė madhe tė interesit dhe detajeve tė saj, u jep lexuesve bashkėkohorė qė u mungon njė bekgraund nė studimet klasike (pėrfshi pothuajse tė gjithė studentėt universitarė tė padiplomuar, e them me turpin e thellė tė brezit tim) njė kuptim mė koherent tė ngjarjeve nė luftė si njė tėrėsi sesa Tukididi, qoftė dhe pse Kagan e ēon historinė deri nė fund. Duke menduar prapa pėr ditėt e mia studentore dhe duke menduar disa prej diskutimeve qė kam me studentėt sot, ndjej fuqishėm se studentėt japin maksimumin kur kanė njė narrativė tė qartė dhe koherente pėrpara se tė fillojnė tė analizojnė mė nė thellėsi. Mendja njerėzore ka nevojė pėr histori dhe asaj i duhet kjo e fundit qė tė jetė e treguar nė mėnyrė tė kuptueshme dhe sipas radhės.

            Kagan e siguron kėtė strukturė pėr studentėt qė i afrohen Luftės Peloponeziane pėr herėn e parė. Nėpėrmjet leximit tė pasazheve tė mėdha tė Tukididit, pėrfshi disa prej episodeve mė eksituese dhe mė dramatike, studentėt, shpresoj unė, do tė kenė njė shans tė mirė pėr ta vlerėsuar madhėshtinė e arritjes sė Tukididit dhe pėr tė parė diēka se ēfarė ka nėnkuptuar ky libėr pėr kaq shumė njerėz nė njė kohė kaq tė gjatė.

 

            Walter Russell Mead ėshtė James Clarke Chace Professor of Foreign Affairs and Humanities nė Bard College dhe Kryeredaktor i sė pėrmuajshmes “The American Interest” dhe njihet si njė prej studiuesve kryesorė tė vendit pėr politikėn e jashtme amerikane. Deri nė vitin 2010, Mead ka qenė Henry A. Kissinger Senior Fellow for U.S. Foreign Policy nė Council on Foreign Relations