.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Formimi i identitetit

Shkruan: Ndue KAZA

           FORMIMI I IDENTITETIT

     Libri  "ADOLESHENCA - STINA E SHPĖRTHIMEVE", i autorit Ndue Kaza, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė".

 

Nė lidhje me formimin e identitetit nė moshėn adoleshencės, Erikson ka thėnė se ky proces ėshtė rrjedhojė pozitive e konflikteve jetėsore, tė cilat i japin ritmin ciklit tė jetės nga lindje gjer nė vdekje. Adoleshentėt pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė me mjetet sa mė racionale, duhet tė kenė njė mbėshtetje tė veēantė shoqėrore, e cila u jep atyre edhe njė farė sigurie.

Shpėrndarja e vetes pėrbėn zgjidhjen negative tė tė njėjtit konflikt. Psikologėt e kanė pėrshkrur “identitetin” si njė lloj ose si vendosje e njė baraspeshe ndėrmjet impenjimit dhe konfuzionit rreth vlerave shoqėrore.

 Marcia e ka lokalizuar interesin e tij pėr llojin dhe mėnyrat e impenjimit tė ēdo adoleshenti pėrballė realitetit nė tė cilin ndodhet. Ēdo impenjim ėshtė cilėsuar si njė nivel indentiteti dhe ēdo nivel ėshtė i pėrcaktuar mbi dy mundėsi. E para ėshtė eksplorimi i alternativave tė mundshme nė fushėn e punės, tė politikės etj. E dyta ėshtė impenjimi me alternativėn e zgjedhur.

Sipas Marcias nivelet e indentitetit janė katėr:

 Fitimi i indentitetit;

  Bllokimi i indentitetit;

 Vonesa;

 Pėrhapja e indentitetit.

Kush ka fituar identitetin, e ka arritur atė falė njė procesi eksplorimi nė tė cilin indetifikimet e mėparshme janė radhitur nė njė paraqitje tė vetes, e cila nga ana cilėsore ėshtė superiore nga shuma e komponentėve qė e pėrbėjnė. Duke formuar identitetin, adoleshenti braktis konceptin e vetvetes, qė ėshtė krijuar nė bazė tė opinionit tė prindėrve, duke e zėvendėsuar me atė qė formohet nga vlerėsimet qė vijnė nga moshatarėt. Ky koncept i ri i vetvetes pėrmban aspektin fizik, tėrheqjen seksuale dhe inteligjencėn. Po u vlerėsua negativisht njė nga kėto elemente, shkaktohet ankthi. Duhet kaluar njė pėrvojė eksplorimi, duhet kaluar kriza e zgjedhjeve tė zhvillimit pėr tė arritur stacionin e dėshiruar, pėr kapjen e tė cilit ka shumė mundėsi, megjithėse ai mbetet i njėjtė.

Ndėrsa adoleshentėt qė janė nė “nivel bllokimi” ende nuk kanė filluar asnjė lloj eksplorimi tė nevojshėm pėr tė formuar njė identitet origjinal. Kėshtu, identifikimi me njerėz tė tjerė tė afėrt e tė rėndėsishėm qėndron si e vetmja alternativė pėr tė zgjidhur problemin, pėr t’u rritur nė kuptimin e vertetė tė kėtij koncepti.

Ekziston njė anologji ndėrmjet “vonesės dhe pėrhapjes”. Tė dyja janė indikatorė tė njė mungese impenjimi tė saktė nė drejtim tė identifikimit tė realitetit nė tė cilin veprojmė. Nė fazėn e vonesės kemi njė lloj sforcimi eksplorimi drejt roleve shoqėrore konveniente e tė pėrshtatshme me natyrėn e veēoritė individuale tė ēdo subjekti.

Pėrhapja i korrespondon fazės qė shoqėrohet me identifikime tė zbehta dhe tė momentit, pa zhvillimin e njė interesi tė vėrtetė, i cili ēon nė marrjen e impenjimeve moshore.

Pengesat drejt fitimit tė identitetit  janė tė shumta. Disa janė tė lidhura me njė lloj sjelljeje tė karakterit mbrojtės tė familjes, e cila e detyron dhe e bėn individin tė mos dijė, tė mos jetė i aftė tė kapėrcejė  identifikimet fėminore. Rezultati i kėsaj gjendjeje ėshtė mungesa e eksplorimit, bllokimi i identitetit nė njė nivel zhvillimi tė karakterit pothuajse primitiv. Mbrojtja qė u bėhet tė rinjve nga prindėrit e tyre, mbajtja nėn kontroll pėr gjithēka nė jo pak raste, jep ndikime negative nė edukim.

Ndoshta ėshtė paksa paradoksale, por e njėjta gjė ndodh dhe kur individi jeton nė mjedise jashtėzakonisht tė varfra me pak mjete nxitėse. Kjo gjendje pėrgatit njė tip tė veēantė mjedisor, nga i cili adoleshenti nuk mund tė shkėputet lehtė. Kėshtu, duke qenė se nuk ka alternativa tė tjera pėr tė zgjedhur, adoleshentit i mbetet tė pėrcaktojė identitetin e tij nė tė vetmen mėnyrė qė kushtet i mundėsojnė.

Shpėrndarja ėshtė niveli nė tė cilin individi nuk arrin tė kalojė tė bėjė dallimin ndėrmjet vetes reale dhe ideales.

Ai nuk merr pėrsipėr detyra, pasi mendon se do tė gjejė diēka mė tė rėndėsishme pėr t’u pėrshtatur me normat shoqėrore. Nga ana tjetėr, nuk arrin tė eksplorojė alternativat, qė ka pėrpara, sepse zotėrohet nga ankthe tė shumta dhe konflikte tė brendshme, tė cilat pengojnė procesin normal tė zhvillimit tė individit.

Vonesa  ėshtė faza nė tė cilin individi ėndėrron, ka objektiva gjithnjė e mė ambicozė. Mbase pėr kėtė, nxitja dhe eksplorimi nė njė farė mase janė tė bllokuara. Kjo kohė mund tė vlerėsohet si momenti kur individi pėrpiqet tė dallojė nė vetvete realen dhe idealen. Nėse njeriu do tė dijė tė shfrytėzojė paknaqėsinė qė lind nga shkaqe tė ndryshme, pa i lėnė vend zhgėnjimit, ndjenjės sė impotencės, pamundėsisė etj., sforcimi i tij mund tė ndihmojė pėr tė fituar identitetin. Kjo shoqėrohet edhe me pėrcaktimin e projekteve ambicioze pėr jetėn. Ndėrsa pėrzgjatja e kėsaj faze do t’i ngjajė njė periudhe pėrhumbėse, e cila do tė shoqėrohet me njė frustacion, qė shkaktohet prej mundėsive tė pashfrytėzuara.

Tė gjitha kėto procese mund t’i shpjegojmė me pak fjalė me kėto argumente:

Nėse ka shqetėsime tė dukshme nė rrugėn e zhvillimit tė konceptit tė vetvetes nė moshė tė re, krijmi i identitetit do tė shoqėrohet me komplikime, tė cilat janė pasojė e tyre. Kėto shqetėsime mund tė vijnė si rrjedhojė e paaftėsisė. Prandaj zhvillimi nė njė moment tė caktuar lidhet me mjedisin shoqėror, mund tė jetė edhe rrjedhojė i limiteve tė rėnda qė vijnė nga vetė mjedisi qė na rrethon.

Mundėsia e tė pėrballuarit nė mėnyrė pozitive me kėto dhe vėshtirėsi tė tjera tė mėdha nė dukje, lehtėsohen nga mbėshtetja shoqėrore. Nė jetėn e ēdo njeriu, zgjidhja e detyrave tė zhvillimit, nga mė tė lehtat gjerė tek mė tė vėshtirat, realizohet falė mbeshtetjes shoqėrore, tek e cila individi shpreson dhe pret ndihmė konkrete. Parėsore ėshtė familja, e cila ėshtė pėrgjegjėse kryesore. Por pėr realizimin e procesit tė edukimit, ka edhe mjaft faktorė tė tjerė, vlera e tė cilėve ėshtė e madhe dhe nė momente tė caktuara mbetet vendimtare. Pėrfitimi i identitetit zgjat shumė. Ai arrihet pas pėrvojash e identifikimesh, duke provuar, si njė aktor, situata reale, njohje personash, vėzhgime, shfaqje ndjenjash tė ndryshme: habi, irritim e kėnaqėsi.

Pjesė nga libri “Adoleshenca - stina e shpėrthimeve”