Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - A ka jetė nė Mars?

Shkruan: Sabir KRASNIQI

        A KA JETĖ NĖ MARS?

 

        Njė gjė nuk duhet harruar. Kėmba e njeriut akoma nuk ka shkelur sipėrfaqen e Marsit. Nga pėrvoja me satelitin e Tokės – Hėnėn, e dimė se, nė momentin kur njeriu preki sipėrfaqen e saj, vetėm atėherė kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk paska ditur gati asgjė. Prandaj, edhe tė gjitha dėshmitė, hipotezat ose supozimet rreth jetės nė Mars janė vetėm si rezultat i regjistrimeve tė bėra nga sondat e ndryshme. Asnjė eksperimentim nė kėtė drejtim dhe as matje e asnjė strukture, nuk ėshtė bėrė drejtpėrdrejt nga faktori njeri.

 

         TEORIA E FILLIMIT TĖ JETĖS

 

            Teoria e Kozmologjisė, si model standard pėr krijimin e “Universit”, e pranon teorinė e “Big Bangut” (plasjes sė madhe), me tė cilėn gjithēka filloi. Mirėpo, nga kjo plasje e madhe, (teoria e sė cilės burimin e ka nga pena e autorit, Terry Pratchett, i cili shkruan: “Nė fillim ishte hiēi – pastaj ai eksplodoi” dhe e vėrtetuar nga “Teoria e relativitetit” tė cilėn e zbuloi shkencėtari i njohur, Albert Einstein) – a ishte e mundur qė jeta me tė gjitha format e saj tė krijohej vetėm nė sistemin tonė diellor, pėrkatėsisht nė planetin Tokė? Dihet mirė se nė galaktikat e shumta tė krijuara nga “Big Bangu” ekzistojnė miliona sisteme diellore me miliarda planetė qė lėvizin rreth tyre, prandaj, si ėshtė e mundur qė nė kėtė hapėsirė tė pafund kozmike e tė panjohur pėr ne, tė jemi tė vetmet krijesa jetėsore? Bota jonė, pra Toka, nuk ėshtė e izoluar, por pjesė e gjithė asaj strukture komplekse ndėrplanetare. Jeta e krijuar kėtu, me tė vėrtetė u ndikua nga shumė faktorė, por kėta faktorė ekzistojnė edhe nė shumė hapėsira kozmike, ku vepron e njėjta forcė dhe i njėjti ligj fizik... Megjithatė, pėrgjigje tė prera e tė qarta rreth kėtyre pyetjeve, natyrisht se akoma nuk ka, meqė njohuritė tė cilat i disponon shkenca e sotme pėr kozmosin nė pėrgjithėsi, janė shumė tė cekėta, ndėrsa mundėsitė pėr eksplorimin e tij janė minimale.

 

 

            Por, nė tė kaluarėn, pra nė antikitet, kėto pyetje ishin tė qarta. Popujt e vjetėr, pavarėsisht se nė cilin kontinent jetonin, besonin se nė qiellin e yjėzuar jetonin: zotėrat, engjėjt, djajtė, dhe nė tė shumtėn e rasteve, edhe shpirtėrat e tyre pas vdekjes. Shumė nga kėto besime janė trashėguar deri nė ditėt e sotme, dhe njerėzit edhe sot e kėsaj dite, luten me duar tė ngritura nga qielli ose nė forma tjera, duke iu drejtuar forcave tė mbinatyrshme pėr tė cilat besojnė se janė krijues tė jetės nė Tokė dhe se gjenden atje lart nė qiellin e pafund.

            “Nė gjithėsi ekzistojnė edhe shumė Diej sikurse yni, tė rrethuar nga planetėt tjerė qė lėvizin rreth tyre, dhe qė janė tė ngjashėm me Tokėn tonė.” Kėto fjalė i ka thėnė para 400 e sa vjetėsh, Giordano Bruno, sipas tė cilit gjithėsia ishte e pakufishme. Pėr mendimet e tija pėrparimtare, qė nė atė kohė ishin nė kundėrshtim me dogmat kishtare, ai u dėnua nga inkuizicioni me vdekje dhe u dogj pėr sė gjalli nė turrė drurėsh, nė vitin 1600.

            Me mundėsinė e ekzistimit tė gjallesave jashtėtokėsore, pėr tė cilėn ishte i bindur dhe  u flijua edhe G. Bruno, shkenca filloi shumė vonė tė merrej seriozisht, por akoma pa ndonjė rezultat konkret.  Megjithatė, njohuritė aktuale shkencore nuk pėrjashtojnė mundėsinė e jetės, nė ndonjė formė tjetėr, jashtė planetit tonė.

            Pamundėsia e njeriut pėr hulumtime nė sistemet e shumta diellore, e tė mos flasim pėr hulumtime nė galaktikat tjera, kufizohet nė planetėt e sistemit tonė diellor. Supozohet se forma tė ndryshme primitive tė jetės mund tė ketė nė disa planetė: si nė atmosferėn e planetit tė Venerės, nė hėnėn e Saturnit – Titanin, nė hėnėn e Jupiterit – Europa, e sidomos nė planetin e kuq, Marsin. Zbulimet e sasive tė ujit tė ngrirė nė kėtė planet nga sondat e fundit, thellojė edhe mė shumė bindjen se atje akoma mund tė ekzistojnė forma tė ndryshme jete, duke u bazuar nė ligjet themelore tė natyrės nė Tokė, se ku ka ujė, ka edhe jetė!

            Supozimet pėr praninė e jetės nė Mars datojnė qysh para mė se 150 vjetėsh, kur astronomi italian, Schiaparelli, zbuloi kanalet e Marsit. Me 1877, kur Schiaparelli publikoi hartėn e Marsit, shumė shkencėtarė krijuan mendimin se kanalet janė krijesa artificiale tė ndėrtuara nga njerėzit e atjeshėm dhe shfrytėzoheshin si sisteme ujitėse, pėrmes tė cilave bėhej bartja e ujit nga kėsulat polare nė fushat e thata tė sipėrfaqes sė Marsit. Kėto teza dėshtuan nė  vitin 1964, kur sonda amerikane Mariner 4 dėrgoi pėr nė Tokė fotografitė e sipėrfaqes sė Marsit, nė tė cilat nuk vėreheshin askund kanalet e tilla.

 

Harta e kanaleve tė Marsit  e krijuar nga Schiaparelli mes viteve 1883-84

 

        

        

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

         GJURMĖT E JETĖS NĖ GURIN NGA MARSI

 

            20 vjet mė vonė, njė gur i vogėl qė peshonte mė pak se dy kilogramė, ndryshoi mendimin e shumė shkencėtarėve dhe hapi horizonte tė reja pėr hulumtimin e jetės nė planetin Mars. Ky meteorit, qė u zbulua nga Dr. Roberta Score dhe kolegėt e tij nga National Science Foundation, mė 27 dhjetor tė vitit 1984, gjatė njė ekspedite shkencore nė Antarktik, pėr tė cilin supozohej se ka rėnė nė Tokė para 13 mijė vjetėsh nga planeti i Marsit, nuk pėrmbante vetėm mikrobe, por edhe njė mesazh tė fuqishėm: ne nuk jemi tė vetmit! Pra, ekziston jetė edhe nė Mars, ndoshta edhe nė planetėt e sistemeve tjera diellore, larg, shumė larg nga galaktika jonė “Rruga e Qumėshtit”.

Shkencėtarėt ia dhanė emrin, ose mė mirė tė thuhet njė numėr regjistri si ALH84001, sipas emėrtimit tė vendit ku u gjet meteoriti – Alen Hills, sipas vitit tė gjetjes – 1984 dhe, pasi ky ishte guri i parė i gjetur qė i takonte Marsit, iu shtua edhe shifra – 001. Sipas shkencėtarėve, ky meteorit duhej tė ishte i vjetėr rreth 4 miliardė vjet. Supozohet se nga ndonjė erupsion i tmerrshėm ose nga goditja e ndonjė meteoriti gjigant qė ka ndodhur para disa miliona vitesh nė Mars, ku njė numėr i madh gurėsh ėshtė shkėputur nga sipėrfaqja e Marsit dhe kanė lėvizur nėpėr gjithėsi, ėshtė edhe ky meteorit. Meteoriti, pas rrugėtimit tė tij nėpėr gjithėsi, mė nė fund, pas disa miliona vitesh, ka rėnė nė Tokė.

Meteoriti  ALH84001

Gjithashtu, supozohet se ky meteorit ėshtė pjesė e brendshme e kores sė sipėrfaqes dhe i takon kohės kur Marsi ka qenė mė i nxehtė dhe me i lagėsht. Kėtė e vėrteton, nė konferencėn e parė pėr shtyp lidhur me kėtė meteorit, qė u mbajt 12 vjet mė vonė, mė 17 gusht 1996, edhe shefi i NASA-s, Daniel Goldin. Ai thotė se pas formimit tė kėtij guri, nė tė ēarat e tij ka hyrė ujė dhe ka llurbėtuar pėrbėrjen e karbonateve. Nė formimin e karbonateve kanė mundur tė jenė tė kyēur edhe organizmat e gjallė.

U deshėn 12 vjet punė pėr ta identifikuar saktėsinė e prejardhjes sė kėtij meteoriti dhe studiuar pėrmbajtjen e tij tė brendshme. Nė NASA vėrtetojnė  se brenda karbonateve tė kėtij guri kanė gjetur minerale tė lidhura me organizmat mikroskopikė, disa molekula organike tė ashtuquajtura: hidrokarbur aromatik policiklor (HAP), si dhe disa struktura tė rralla njėtrajtėsore, pak si tė gjata, tė cilat kanė ngjashmėri me bakteriet nė Tokė.

Meteoriti  ALH84001 nėn thjerrėn e mikroskopėve elektronikė

Kėto studime qė ishin paraparė tė botoheshin mė 16 gusht 1996, nė revistėn shkencore “Science”, u konfirmuan nga vetė shefi i NASA-s, D. Goldin, edhe presidenti i atėhershėm, Bill Clinton, qė pas disa vitesh do tė jetė edhe miku mė i madh i popullit tonė.

 

Clinton shėnon disa rreshta tė cilėt dy javė mė vonė, nė konferencėn e lartpėrmendur tė shtypit, me 17 gusht 1996, ku u bė prezantimi i rezultateve, do tė trenasmetohen nga shumė mediume: “Sot na flet neve guri  84001 pėr tė gjitha ato miliarda vite dhe miliona kilometra. Ai na flet pėr mundėsitė e jetės. Nėse kėto zbulime vėrtetohen, atėherė padyshim, ky do tė jetė njė vėshtrim i mahnitshėm mbi universin qė shkenca ka mundur ndonjėherė ta nxjerrė nė dritė.  Megjithėse ky zbulim na premton pėrgjigje nė pyetjen tonė mė tė vjetėr, ai gjithashtu hap mundėsinė e  pyetjeve tė reja, edhe mė fundamentale. Ne do tė vazhdojmė tė dėgjojmė me kujdes se ēfarė ka pėr tė na thėnė ky gur, pra, si t’i vijojmė kėrkimet, si t’i pėrgjigjemi atij. Te kėto gjėra kemi tė bėjmė me pyetjet qė janė tė vjetra sa edhe vetė njerėzimi, por nė tė njėjtėn mėnyrė edhe shumė domethėnėse pėr ardhmėrinė tonė”.

Bėrthama e hulumtimeve tė kėtij meteoriti ishte minerali i magnetitit, qė ėshtė shumė i pranishėm edhe nė Tokė. Ky mineral, qė zakonisht krijohet tek proceset inorganike, u zbulua me ndihmėn e mikroskopėve elektronikė nė disa shirita skajorė nė brendi tė karbonateve. Bakteriet e magnetitit zakonisht janė tė pranishme nė vendet ujore dhe njė grup i pėrcaktuar i tyre, krijojnė nė qelizat e veta njė zinxhir prej rreth 12 kristaleve tė njė madhėsie prej 30-120 nanometra.

Faktet, se Marsi dikur ka poseduar fushė magnetike, qė e dėshmuan tė dhėnat e regjistruara nga sonda Mars Global Surveyor, pėrkojnė me atė se atje ka pasur edhe bakterie qė kanė mundur ta krijojnė atė material magnetik. Gjithashtu, prania e akullit nė bashkėveprim me atmosferėn, qė ėshtė mjaft e pasur me dioksid karboni, ka mundur tė krijojė predispozita tė nevojshme pėr zhvillimin e mikrobeve tė ngjashme me fosilet e gjetura nė gurin ALH84001. Thomas Keprta thotė: “Ne besojmė, sipas hulumtimeve mė tė reja, se magnetiti nė gurin ALH84001 mė sė miri mund tė sqarohet si njė pėrzierje e proceseve biologjike dhe inorganike, qė kanė qenė aktive mė herėt nė Mars.” Ndėrsa anėtari tjetėr i grupit pėr hulumtimin e meteoritit, Simon Clemett, mendon: “Hipoteza jonė mė e mirė ėshtė ajo se Marsi i dikurshėm ka mundėsuar krijimin e bakterieve tė cilat kanė shumė veti tė pėrbashkėta me bakteriet e magnetitit tė Tokės, sidomos me grupin MV-1.”

Embrionet e bakteries “Bacillus subtilis”

Bakteriet e zbuluara nė luginat e Antraktikut

            Por, lind pyetja: a mund tė pėrballojnė mikroorganizmat njė udhėtim aq tė gjatė nėpėr gjithėsi? Pėr skeptikėt kjo ėshtė e pamundur, mirėpo eksperimentet shkencore pohojnė njė gjė tė tillė.  Eksperimentet e bėra nė Qendrėn Gjermane tė Fluturimeve Kozmike vėrtetojnė se edhe meteoritėt vetėm prej disa centimetrash iu ofrojnė bakterieve embrionale mbrojtje tė mjaftueshme pėr ta pėrballuar njė distancė si ajo  mes Marsit dhe Tokės.

            Pėr t’i hulumtuar veprimet e rrezeve ultraviolete tė Diellit, prof. G. Horneck me ekipin e tij nga Instituti pėr biologji rrezatuese, eksperimentoi me 50 milionė embrione tė bakteries “Bacillus subtilis”. Nė gjendje tė pambrojtur u shkatėrruan tė gjitha embrionet, mirėpo me njė mbrojtje, si: argjilė, gurė ranor ose me materiale simuluese tė sipėrfaqes sė Marsit dhe tė formėsuara si sferė, mbijetuan rreth 10.000 deri nė 100.000 embrione tė kėsaj bakterie, ndėrsa ato tė mbrojtura me gur ranor, mbijetuan gati tė gjitha.

            Gjithashtu, njė ekip i pėrbashkėt nga Amerika, Kanada dhe Zelanda e Re, zbuluan nė sipėrfaqen e Antraktikut mikroorganizma qė i pėrballonin thatėsisė dhe temperaturave ekstreme prej -35ŗC, pra nė kushte qė janė tė ngjashme me ato tė Marsit. Shėnimet pėr kėtė zbulim, ata i botuan nė revistėn shkencore, “Icarus”.

            Jo vetėm nė temperaturat ekstreme tė ulėta, por, mikroorganizmat u zbuluan edhe nė temperaturat ekstreme tė larta. Mikrobiologu, Derek Lovley, me njė grup biologėsh nga Universiteti i Massachusettsit, zbuluan tek njė burim i vjetėr vullkanor, nė kodrinat e Beverheadit, nė shtetin e Idahos nė SHBA, njė koloni mikroorganizmash tė ashtuquajtura “Archaea – Organizma”, me njė formė tė panjohur dhe plotėsisht tjetėr nga sistemet mikrobiologjike tė njohura deri atėherė nė Tokė. Kėta mikroorganizma u zbuluan nė njė thellėsi ujore prej 200 m dhe mbijetonin pa dritėn e Diellit,  pa oksigjen dhe pa ndonjė substancė organike nė ujin e ngrohė qė kishte njė temperaturė prej +60ŗC. Energjinė e tyre ata e thithin nga hidrogjeni dhe supozohet se janė krijuar para disa miliona vitesh, duke mbijetuar me sukses nė ato rrethana ekstreme. Tė dhėnat tė detajuara pėr kėtė zbulim u publikuan mė 17 janar tė vitit 2002 nė revistėn  “Nature”.

 

Mikroorganizmat  “Archaea” tė zbuluar nė burimet vullkanike tė Parkut nacional, “Yellowstone”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kėto zbulime dėshmojnė edhe njėherė bindshėm pėr aftėsinė e pėrshtatshmėrisė sė  formave tė ndryshme tė organizmave edhe nė kushte dhe rrethana nga mė ekstremet, me ēka edhe i shtojnė shpresat pėr ekzistencėn e jetės edhe jashtė planetit tonė.

 

OPTIMIZĖM REAL APO TEORI BIZARE

 

Njė gjė nuk duhet harruar. Kėmba e njeriut akoma nuk ka shkelur sipėrfaqen e Marsit. Nga pėrvoja me satelitin e Tokės – Hėnėn, e dimė se, nė momentin kur njeriu preki sipėrfaqen e saj, vetėm atėherė kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk paska ditur gati asgjė. Prandaj, edhe tė gjitha dėshmitė, hipotezat ose supozimet rreth jetės nė Mars janė vetėm si rezultat i regjistrimeve tė bėra nga sondat e ndryshme. Asnjė eksperimentim nė kėtė drejtim dhe as matje e asnjė strukture, nuk ėshtė bėrė drejtpėrdrejt nga faktori njeri. Pėrvojat nga shembujt e ndryshėm matematikorė na kanė dėshmuar se vetėm disa milimetra devijim nė projektim, mund ta deformojnė gjithė konstruksionin, qė nė praktikė do thotė: pasoja fatale pėr objektin.

Eksperimentet e bėra nga aparaturat e sondave tė ndryshme i kanė ofruar njeriut mjaft njohuri tė reja pėr planetin tonė fqinjė, Marsin. Megjithatė, faktorėt e shumtė, si: ai mendor, fizik, teknik, hapėsinor, e sidomos largėsia disa qindra milionė km, pamundėson pėr momentin hulumtimin e plotė tė tij dhe zgjidhjen e enigmave tė shumta qė mbizotėrojnė pėr tė, qė nga e kaluara e largėt e deri nė ditėt tona. Qeveritė e shteteve tė ndryshme, sidomos ajo amerikane dhe ato evropiane, po investojnė gjithnjė e mė shumė nė lėmin e kozmologjisė, duke i motivuar shkencėtarėt pėr hulumtime tė mėtejme dhe zbulime tė reja. Shkencėtarėt janė optimistė se hulumtimet mė tė thella, do ta pasurojnė edhe mė shkencėn e kozmologjisė dhe do tė na mundėsojnė, jo vetėm njohje mė tė mirė tė vetvetes, por edhe tė rrethit ku ėshtė i pozicionuar planeti dhe sistemi ynė diellor.

Sipas tė dhėnave shkencore, tė cilat bazohen nė ligjet vepruese tė fizikės dhe kimisė, e qė janė tė njėjta nė gjithė hapėsirėn interplanetare, ėshtė absurd tė mendohet se ne jemi tė vetmet gjallesa nė kėtė pafundėsi. Prandaj, sa mė thellė qė futet shkenca nė kėto fusha shumė pak tė njohura, aq mė shumė zgjerohen edhe spekulimet rreth tyre. Ēdo hap i bėrė nė kėtė drejtim, parashtron njė pyetje mė shumė, prej sė cilės lindin dhjetėra pėrgjigje, qoftė reale qoftė iluzore. Rasti mė konkret ėshtė ai i ekzistimit tė ujit nė planetin Mars. Siē e kemi cekur edhe mė lart, nė mungesė tė shumė faktorėve, shumica e hulumtimeve, jo vetėm nė planetin Mars, por pėrgjithėsisht nė kėtė drejtim, bazohen vetėm nė llogaritje, teori, supozime ose fantazi, dhe natyrisht qė provokojnė efekte kontraverse.

Edhe pse Marsi, pas Venerės, ėshtė planeti mė i afėrt yni, me gjithė investimet e shumta kohore e materiale, eksplorimi i tij nga njeriu mbetet akoma shumė i cekėt, e tė mos flasim pėr planetėt tjerė ose pėr galaktikat e ndryshme nė gjithėsinė e pafund, qė pėr mendjen njerėzore, edhe sot e kėsaj dite mbeten vetėm pėrfytyrime perceptive, pėr tė mos thėnė imagjinatė fiktive. Dhe natyrisht, nė rrethana tė tilla vėshtirė mund tė bėhet tėrheqja e paraleles reale. Prandaj, edhe pyetja – se a ka jetė nė Mars – qė pėr disa ėshtė optimizėm real, ndėrsa pėr tė tjerėt, vetėm njė teori bizare, duket se do tė mbetet gjatė pa pėrgjigje faktike.

 

 

     Fotografi tjetėr, mjaft interesante, ėshtė edhe ajo qė u regjistrua nga kamerat e sondės Mars Global Surveyor, mė 26 nėntor 1999. Kjo fotografi u publikua mė 14 shkurt tė vitit 2000,  si lidhshmėri me ditėn e tė dashuruarve – Shėn Valentinin, pasi pjesa qė shihej nė tė kishte formėn e zemrės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga libri “Marsi - planet i mistereve” tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorini "Literaturė"