Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Shtatė zakonet e njerėzve me efektivitet tė lartė

Shkruan: Stephen R. COVEY

Pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

SHTATĖ ZAKONET E NJERĖZVE ME EFEKTIVITET TĖ LARTĖ

(pėrmbledhje nga Universiteti Sharif i Teknologjisė)

 

Ky nuk ėshtė vetėm libėr mbi zhvillimin personal.

Ai pėrdoret nė aranzhime plotėsisht profesionale nė universitete tė ndryshme.

 

           

Materiali i  pėrzgjedhur dhe pėrkthyer  nga Ridvan Bunjaku, "Shtatė Zakonet e Njerėzve me Efektivitet tė Lartė"u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

 "Literaturė",

 

  http://sites.google.com/site/kalabuli   dhe 

 

 www.syri3.com  

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Ridvan Bunjaku pėr punėn e madhe qė po e bėn nė pėrkthimin e kėsaj literature tė mrekullueshme inspirative)

 

 

 

            NGA VARĖSIA NĖ PAVARĖSI

 

            Zakoni 1: Ji Proaktiv (paraveprues) - vizioni personal

 

            Proaktiviteti domethėnė qė, si qenie njerėzore, ne jemi pėrgjegjės pėr jetėn tonė.

            Sjellja jonė ėshtė funksion i vendimeve tona, jo i gjendjeve apo kushteve tona.

            Janė tri vlera qendrore nė jetė:

            • pėrjetimore (ato qė na ndodhin)

            • krijuese (ato qė i sjellim nė ekzistencė)

            • qėndrimore-atitudore (pėrgjigjja jonė ndaj rrethanave tė vėshtira).

            Mė e rėndėsishmja ėshtė se si i pėrgjigjemi asaj qė e pėrjetojmė nė jetė.

            Proaktiviteti bazohet nė pėrballjen me realitetin por edhe me tė kuptuarit se kemi fuqi tė zgjedhim pėrgjigje pozitive ndaj rrethanave tona.

            Na duhet ta kuptojmė se si e pėrqendrojmė kohėn dhe energjinė tonė pėr tė qenė efektivė. Gjėrat pėr tė cilat interesohemi do tė mund tė pėrshkruheshin si "Rrethi i Merakosjes". Ka gjėra rreth tė cilave vėrtet mund tė bėjmė diēka, dhe kjo mund tė pėrshkruhet si "Rrethi ynė i Ndikimit". Kur e pėrqendrojmė kohėn dhe energjinė tonė nė Rrethin tonė tė Merakosjes, por jashtė Rrethit tonė tė Ndikimit, ne nuk jemi efektivė. Mirėpo, konstatojmė se tė qenit proaktivė na ndihmon ta zgjerojmė Rrethin tonė tė Ndikimit. (Puno nė gjėrat rreth tė cilave mund tė bėsh diēka.)

            Njerėzit reagues i pėrqendrojnė pėrpjekjet e tyre nė Rrethin e Merakosjes, nė gjėrat tė cilat nuk mund t'i kontrollojnė. Energjia e tyre negative shkakton qė Rrethi i tyre i Ndikimit tė zvogėlohet.

            Nganjėherė bėjmė zgjedhje me pasoja negative, tė quajtura gabime. Nuk mund t'i anulojmė apo t'i zhbėjmė gabimet tona tė kaluara. Qasja proaktive ndaj njė gabimi ėshtė ta pranosh atė menjėherė, ta korrigjosh dhe tė mėsosh nga ai. Suksesi ėshtė ana e largėt e dėshtimit.

            Nė zemėr tė Rrethit tonė tė Ndikimit ėshtė aftėsia jonė tė bėjmė dhe tė mbajmė zotime dhe premtime. Integriteti ynė nė mbajtjen e zotimeve dhe aftėsia pėr tė bėrė zotime janė manifestimet mė tė pastra tė proaktivitetit.

 

 

 

 

            Zakoni 2: Fillo me fundin nė mendje - lidershipi personal

 

            Janė tri aspekte madhore tė menaxhimit tonė personal dhe tė biznesit. I pari ėshtė lidershipi: ēka dua unė/ne tė pėrmbushim? I dyti ėshtė menaxhimi: si mund ta pėrmbushi atė mė sė miri? I treti ėshtė produktiviteti duke e bėrė atė. Sipas Peter Drucker dhe Warren Bennis, "Menaxhimi ėshtė t'i bėsh gjėrat si duhet; Lidershipi ėshtė t'i bėsh gjėrat e duhura."

            Pikė fillestare nė tė filluarit me fundin nė mendje ėshtė tė zhvillohet njė deklaratė e misionit personal, filozofi apo kredo. Ajo do tė tė ndihmojė tė pėrqendrohesh nė atė se ēka dėshiron tė jesh (karakteri), tė bėsh (kontributet dhe arritjet) dhe pėr vlerat dhe principet mbi tė cilat bazohen tė qenurit dhe tė vepruarit tuaj. Deklarata e misionit personal na jep njė bėrthamė tė pandryshueshme nga e cila mund tė merremi me ndryshimin e jashtėm. Principet mbi tė cilat e bazojmė jetėn tonė duhet tė jenė tė thella, tė vėrteta fundamentale, tė vėrteta klasike, apo emėrues tė pėrbashkėt tė pėrgjithshėm. Ato do tė bėhen tema tė ndėrthurura qė ekzekutohen me saktėsi, konsistencė, bukuri dhe fuqi nėpėr fabrikėn e jetėve tona.

            Nė zhvillimin e deklaratės sė misionit tėnd personal, mund ta pėrdorėsh aftėsinė tėnde krijuese pėr t'i paramenduar gurėt kilometrikė tė jetės siē janė datėlindjet, pėrvjetorėt, pensionimi dhe funeralet. Ēfarė pėrmbushje do tė donit tė festonit? Vizualizoni ato nė detale tė shumta.

 

            Pjesė nga libri "Shtatė Zakonet e Njerėzve me Efektivitet tė Lartė"