.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - 17 rregullat e jetės sė ndėrgjegjshme

Shkruan: Og MANDINO

 Pėrgatitit: Hasan HAMĖZBALA

      

17 RREGULLAT E JETĖS SĖ NDĖRGJEGJSHME

 

            Priteni ēdo mėngjes me dashuri dhe me gėzim nė zemėr. Shiheni ditėn e re si edhe njė dhuratė tė veēantė tė Krijuesit tuaj, si edhe njė mundėsi tė artė qė ju ėshtė dhėnė pėr ta pėrfunduar atė qė nuk keni mundur dje. Jini gjenerator i vetvetes. Orėn e parė tė mėngjesit pėrkushtojani tė menduarit mbi suksesin dhe veprimtarisė pozitive, qė kjo pastaj tė mund tė jehojė gjatė gjithė pjesės tjetėr tė ditės.

 

 

 

            Rregulla e parė:

            Numėroni gjithė bekimet tuaja. Nė ēast do tė vetėdijesoheni se jeni vėrtet tė ēmuar, se
ju vėrtet jeni tė rėndėsishėm.

            Atėherė nė fytyrė do tė ju kthehet gėzimi, dielli do tė ju ngrohė, muzika do tė jehojė, sakaq ju pėrfundimisht do tė jeni gati tė niseni para drejt jetės tė cilėn Zoti e ka pėrgatitur pėr ju...

            Virtytshėm, fuqishėm, trimėrisht, vetėbesueshmėrisht.

 

            Rregulla e dytė:

            Sot, dhe ēdo ditė tjetėr (nė vazhdim), bėni mė tepėr sesa jeni tė paguar tė bėni. Gjysmėn e suksesit e keni arritur vetėm kur tė keni mėsuar tė jepni mė tepėr sesa qė pritet prej jush.

            Nė punėn tuaj bėjeni veten aq tė dobishėm, saqė nė fund tė bėheni tė pazėvendėsueshėm. Pėr tė shkuar njė hap mė tej, pėrdorini gjithė privilegjet tuaja, shfrytėzojini gjithė shpėrblimet qė ndonjėherė keni marrė.

            Meritojini gjer nė fund!

 

            Rregulla e tretė:

            Kurdo qė bėni gabim apo jeta ju jep goditje tė rėndė, mos u merri me to edhe aq gjatė.

            Gabimet janė mėnyrė e zakonshme me tė cilėn jeta na mėson.

            Aftėsia juaj qė kohė pas kohe tė bėni gabime tė mėdha, e pandarė ėshtė nga aftėsia juaj pėr tė realizuar qėllimet tuaja. Askush nuk mund t'u ikėn nė plotni gabimeve, e mossuksesi juaj, kur ndodhė, ėshtė vetėm etapė e rritjes suaj.

            Hiquni gabimeve tuaja tė mėdha. Si do t'i njihnit kufijtė tuaj pa vėzhgimin e pasukseseve tuaja? Lėrini ato. Dhe radha ėshtė juaja.

 

            Rregulla e katėrt:

            Orėt tuaja tė gjata tė punės dhe mundimit shpėrblejini gjithnjė nė mėnyrėn mė tė mirė - rrethohuni me anėtarėt e familjes suaj. Kultivojeni me kujdes dashurinė e tyre, duke kujtuar se fėmijėve tuaj iu duhet modeli e jo kritika.

            Edhe pėrparimi juaj personal do tė shpejtohet kur pėrpiqeni qė fėmijėve tuaj t'ua tregoni pandėrprerė anėn e mirė. Dhe, po qe se, nė gjithė tė tjerat, nė sytė e botės, keni vetėm dėshtime, por keni familje harmonike - ju keni pasur sukses.

 

            Rregulla e pestė:

            Pėrmbusheni kėtė ditė me mendime tė kėndshme. Mos u mėrzitni shkaku i ēdo papėrsosmėrie pėr tė cilėn frikėsoheni se do ta ngadalėsojė pėrparimin tuaj. Pėrkujtojani vetes aq shpesh sa kjo ėshtė e nevojshme, se jeni qenie hyjnore dhe se keni mundėsi qė, duke ngritur mendimet tuaja, tė realizoni ēdo ėndėrr.

            Ju mund tė fluturoni kur tė bindeni se kėtė mundeni. Mos iu ktheni humbjeve. Le tė projektohet vizioni i zemrės suaj nė jetėn tuaj. Qeshni.

 

            Rregulla e gjashtė:

            Le tė flasin pėrherė veprat tuaja pėr ju, por pandėrprerė ruajuni nga kurthet e tmerrshme tė krenarisė sė rrejshme dhe mburrja, e cila mund tė ndalė pėrparimin tuaj. Herėn tjetėr mburravecėsinė tuaj sfidojeni kėshtu:

            Futeni setrėn tuaj nė enėn pėrplot ujė dhe pastaj nxirreni - gropėza (zbrazėtia) qė
mbetet do tė jua tregojė masėn e vėrtetė tė rėndėsisė suaj.

 

            Rregulla e shtatė:

            Ēdo ditė ėshtė dhuratė e veēantė e Perėndisė dhe, pasi nuk ėshtė e mundur qė jeta pėrherė tė jetė e bukur, asnjėherė mos u lejoni pėrpjekjeve, pengesave dhe ngarkesave qė, qoftė edhe pėr njė ēast, ta helmojnė qėndrimin tuaj dhe ecjen drejt ardhmėrisė. Gjithnjė derisa mbi vete mbani pallton me zhele ankimi, nuk keni pėr tė fituar, kurse tingulli i hidhur i vajtimit tuaj pa dyshim se do tė pėrzė ēdo mundėsi suksesi. Kurrė mė ankime. Kjo ėshtė rruga mė e mirė.

 

            Rregulla e tetė:

            Kurrė mė mos i stėrngarkoni ditėt dhe netėt tuaja me gjėra banale e tė parėndėsishme, sepse nuk do tė keni kohė tė pėrballeni me sfidat e vėrteta kur tė vijnė.

            Kjo e njėjta ka tė bėjė edhe me punėn. Nuk jeni kėtu qė t'i humbni kot orėt tuaja tė ēmueshme, kur veē keni mundėsi tė arrini mė tepėr, duke bėrė vetėm njė ndryshim tė vogėl nė rrjedhėn e rėndomtė tė punės suaj.

            Le tė mos ketė mė tejzėnie tė rrejshme. Le tė mos ketė mė fshehje para suksesit. Hiqeni brengėn pėr kohėn. Hiqeni qafet ngutinė. Ēdo gjė vjen nė vendin e vet Tash. Tash! Jo nesėr!

 

 

 

            Rregulla e nėntė:

            Jetojeni kėtė ditė si me qenė e fundit e jetės suaj. Mbajeni mend se "nesėr" ndodhet vetėm nė kalendarėt e budallenjve. Harrojini dėshtimet qė kanė ndodhur dje, injorojini problemet qė do tė vijnė nesėr.

            Kjo ėshtė ajo: Dita e fundit. Ēdo gjė ėshtė nė duart tuaja. Bėni qė kjo tė jetė dita mė e bukur e vitit. Fjalėt mė trishtuese qė mund t'i flisni janė: "Pa tė mundja edhe njė herė tė lindja..."

            Merreni stafetėn, tash. Vraponi me tė! Kjo ėshtė dita juaj!

 

            Rregulla e dhjetė:

            Duke filluar nga sot, secilin qė takoni, mikun apo armikun, tė njohurin apo tė panjohurin, shiheni si njeriun i cili po atė mbrėmje, nė mesnatė, ka pėr tė vdekur.

            Ēdo krijese, pavarėsisht sesa trivial qė do tė jetė takimi, afrojini gjithė vėmendjen tuaj, dashamirėsinė, mirėkuptimin e dashurinė tė cilėn mund ta ofroni, dhe bėjeni kėtė pa kurrfarė mendimi se duhet t'ju kthehet. Jeta juaj pėrgjithmonė do tė ndryshohet

 

            Rregulla e njėmbėdhjetė:

            Qeshuni me veten dhe jetėn. Jo nė kuptimin ironik apo tė vetankimit pėrloshės, por nė kuptimin e ilaēit apo lėngut magjik, i cili do ta lehtėsojė dhembjen tuaj, do ta shėrojė depresionin tuaj dhe i cili do t' ju ndihmojė qė ta kuptoni drejt dobėsinė momentale e cila ju ka ndodhur. Me zvogėlimin e tendosjes, brengosjes dhe shqetėsimit, sidomos kur jeni nė zgrip, qeshja do ta lirojė forcėn tuaj tė gjykimit qė mė mirė tė gjendeni nė situatat tė cilat pikėrisht po ju rrethojnė. Kurrė mos e merrni veten tepėr seriozisht

 

            Rregulla e dymbėdhjetė:

            Kurrė mos i zini "asgjė" gjėrat e vogla. Kurrė mos shkurtoni pėrpjekjet shtesė, ata minuta shtesė tė kujdesit, tė fjalėve tė buta tė falėnderimit e bekimit tė cilat do ta mbėrrijnė kulmin e asaj qė ju mund ta bėni. S'ėshtė me rėndėsi ēfarė tė tjerėt mendojnė. E rėndėsisė mė tė madhe, megjithatė, ėshtė ēfarė ju mendoni pėr veten. Kurrė s'do ta arrini kulmin e realizimit tuaj, qė do tė duhej t'ju karakterizonte, po qe se pandėrprerė fshiheni qosheve dhe i ikni pėrgjegjėsisė.

            Ju gjithsesi jeni tė veēantė. Tė tillė edhe jini. Kurrė mos i lini mbas dore gjėrat e vogla.

 

            Rregulla e trembėdhjetė:

            Priteni ēdo mėngjes me dashuri dhe me gėzim nė zemėr. Shiheni ditėn e re si edhe njė dhuratė tė veēantė tė Krijuesit tuaj, si edhe njė mundėsi tė artė qė ju ėshtė dhėnė pėr ta pėrfunduar atė qė nuk keni mundur dje.

            Jini gjenerator i vetvetes. Orėn e parė tė mėngjesit pėrkushtojani tė menduarit mbi suksesin dhe veprimtarisė pozitive, qė kjo pastaj tė mund tė jehojė gjatė gjithė pjesės tjetėr tė ditės.

            Dita e sotme sigurisht se nuk do tė pėrsėritet mė. Mos e shkretoni me ndonjė fillim tė rrejshėm ose lėreni pa fillim fare. Nuk jeni lindur pėr dėshtime.

 

            Rregulla e katėrmbėdhjetė:

            Do ta pėrmbushni ėndrrėn tuaj ashtu qė do t'i pėrcaktoni qėllimet pėr ēdo ditė - jo projekte tė komplikuara e tė rėnda, por punė tė thjeshta, tė cilat, hap pas hapi, do t'ju dėrgojnė tek ylberi juaj.

            Shkruajini, nėse duhet, por kufizojeni listėn tuaj ashtu qė atė qė nuk e keni kryer sot nuk ėshtė e thėnė ta kaloni nesėr. Mbajeni nė mend se piramidėn tuaj nuk mund ta ndėrtoni brenda njėzet e katėr orėsh. Jini tė durueshėm.

            Kurrė mos lejoni qė dita juaj tė jetė e stėrngarkuar, ashtu qė qėllimi juaj kryesor tė jetė i lėnė mbas dore, e ai ėshtė: Qė tė punoni mė sė miri qė mundeni, qė ta pėrjetoni kėtė ditė dhe tė jeni tė kėnaqur me atė qė keni arritur.

 

            Rregulla e pesėmbėdhjetė:

            Mos i lejoni askujt qė ta turbullojė festėn tuaj dhe nė kėtė mėnyrė tė hedh hije nė ditėn qė po ndodh. Mbajeni nė mend se nuk ka aso farė talenti, nuk ka aso farė vetėpohimi, nuk ka aso farė mendjeje dhe nuk ka aso farė personaliteti qė ėshtė i thirrur t'i gjykojė tė tjerėt

            Asgjė nga jashtė nuk mund tė ketė ndikim nė ju nėse ju, mė parė, nuk ia jepni lejen. Koha juaj edhe ėshtė tepėr e vlefshme qė ta sakrifikoni me ditė tė ngrysura, duke pėrballur instinktet primitive tė urrejtjes, xhelozisė e lakmisė.

            Udhėhiqeni jetėn tuaj tė harxhueshme me shumė kujdes. Vetėm Zoti mund ta krijojė lulen, por ēdo maskara mund ta kėpusė.

 

            Rregulla e gjashtėmbėdhjetė:

            Nė ēdo fatkeqėsi kėrkojeni farėn e sė mirės. Mėsojeni me themel kėtė parim dhe ai do tė ju bėhet stil i ēmueshėm me tė cilin do ta kaloni ēdo luginė tė errėt, e cila gjithsesi duhet kaluar.

            Yjet mund t'i shihni edhe nga fundi i bunarit tė thellė, por ata, ndonjėherė, nuk dallohen dot as nga majė e malit

            Atė qė, pėrmes fatkeqėsisė, keni mėsuar mbi gjėrat - kurrė s'do ta kishit zbuluar, sikur ēdo gjė tė kishte shkuar si duhet. Nė tė gjitha ekziston fara e sė mirės. Gjejeni dhe shkoni mė tej kah suksesi.

 

            Rregulla e shtatėmbėdhjetė:

            Kuptojeni se lumturia e vėrtetė ekziston nė ju. Ėshtė humbje kohe dhe mundi tė kėrkuarit e qetėsisė, kėnaqėsisė dhe gėzimit nė botėn jashtė jush. Mbajeni nė mend se lumturia nuk ėshtė nė kamje dhe marrje, por vetėm nė dhėnie. Jepni. Ndani.

            Qeshni. Pėrqafoni. Lumturia ėshtė si aroma e parfumit: Nuk mund ta bartni nė tė tjerėt para se, mė parė, disa pika t'ia keni qitur vetvetes.