Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - 11 Ligjet e harruara

Shkruan: Bob PROCTOR

Pėrktheu dhe pėrshtati: Ridvan BUNJAKU

      

11 LIGJET E HARRUARA 

 

Libri  i autorit Bob Proctor, „11 Ligjet e harruara“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 "Literaturė" , www.syri3.com  dhe  http://kalabuli.googlepages.com

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Ridvan Bunjaku  pėr kontributin tejet tė ēmuar, pėr  veprimtarinė tejet humane qė po e zhvillon nė ngritjen e vlerave morale e shpirtėrore tė shoqėrisė sonė.

 

 

 

LIGJI I TĖ MENDUARIT

 

            Nėse nuk i pėrcjell edhe 10 ligjet e tjera, duke e pėrfshirė edhe Ligjin e tė Menduarit, vetėm Ligji i Tėrheqjes nuk do tė funksionojė pėr ty.

            "Ashtu si mendon njeriu, i tillė ėshtė," ėshtė njė proverb i vjetėr qė ėshtė pėrdorur pjesėrisht pėr titullin e njė libri para Sekretit pėr vetė-ndihmė dhe sukses, qė ėshtė shkruar nė shekullin e 19-tė. Tash, ēka domethėnė kjo pėr ty? Shumė njerėz nuk e kuptojnė plotėsisht kėtė ligj kozmik; ose janė tė pavetėdijshėm pėr tė, ose e marrin pėr diēka tjetėr.

            Ti i ke mendimet e tua tė vetėdijshme, dhe pastaj, nėn to, si lumė, i ke mendimet tua tė rrjedhės sė vetėdijes, qė janė pjesė e nėnvetėdijes. Tė menduarit tėnd i vetėdijshėm mund tė pėrdoret dhe, nė fakt, pėrdoret edhe nėse ti nuk e di kėtė -- pėr ta programuar gjatė kohės atė rrjedhė tė vetėdijes. Dhe ėshtė ajo rrjedhė e cila, bashkė me 10 Ligjet tjera, e pėrcakton se si formėsohet jeta jote nė kuptimin e plotė tė fjalės.

            Pra, Ligji i tė Menduarit nuk domethėnė se ti e refuzon realitetin. Ligji i tė Menduarit nuk ka tė bėjė me gėnjimin e vetes apo tė tjerėve, dhe absolutisht nuk ka tė bėjė me "besimin". Ligjet e natyrės nuk kėrkojnė besim - ato punojnė gjithkund, tėrė kohėn. Ky Ligj Universal ėshtė duke punuar pikėrisht tash pėr ty, pa marrė parasysh se a e ke besuar ndonjėherė atė - por, ēėshtja ėshtė, a je i vetėdijshėm pėr tė dhe a je i aftė ta pėrdorėsh pėr ta krijuar jetėn qė e dėshiron?

            Ligji i tė Menduarit po ashtu nuk domethėnė se duhet tė frikėsohesh qė ndonjėherė ta kesh ndonjė tė ashtuquajtur mendim negativ. Ka shumė gjėra negative nė jetė: njerėz injorantė, tė ligė; sėmundja; tragjedia; humbja e personave tė dashur; katastrofat natyrore; dhe tjera. Nėse je pa para, nuk i thua vetes "Jam i pasur", sepse tash je vetėm njė gėnjeshtar pa para! Nėse je i sėmurė dhe nuk po duket se po tė kalon, nuk thua "Jam shėndosh nė mėnyrė tė pėrsosur", duke vepruar si ata Shkencėtarėt e Krishterė qė nuk besojnė nė mjekė apo nė barna.

            Por, Ligji i tė Menduarit ju thotė se duke i ndryshuar modelet (mostrat, paternat) e tė menduarit, atė rrjedhė tė tė menduarit tė nėnvetėdijshėm dhe qėndrimin tėnd, ti mund ta ndryshosh realitetin tėnd ashtu si dėshiron apo si tė nevojitet. Nėse je i sėmurė dhe e aplikon kėtė Ligj, do tė inspirohesh ta gjesh zgjidhjen qė vėrtet do tė tė shėrojė. Do ta kėrkosh dhe do ta gjesh. Nėse i thua vetes, "Zgjedh ta bėj veten tė shėndetshėm", shėndeti yt do tė rikthehet, dhe do tė shėrohesh nga gjėrat qė kurrė nuk ke menduar se mund t’i heqėsh qafe. Po ashtu do ta zbulosh se do tė bėhesh shumė mė i mirė nė radhė tė parė nė mos-sėmurje.

            E njėjta gjė vlen edhe pėr ēėshtje tė parave. Nėse je pa para por fillon tė mendosh, "Tash po zgjedh t’i vendos edhe 10,000 Euro tė tjera nė llogarinė time tė bankės," nėnvetėdija jote do tė arrijė nė Univers dhe do t'i gjejė mėnyrat dhe materialet pėr ty qė ta arrish kėtė qėllim financiar.

            Derisa e praktikon Ligjin, do tė jesh i aftė tė arrish qėllime gjithnjė e mė tė mėdha. Vėreje se nuk e ke refuzuar se je i sėmurė apo pa para. Por po ashtu ke vendosur tė mos lejosh qė ajo gjendje tė bėhet gjendja jote e pėrhershme. Ke vendosur ta ndryshosh atė pėrmes mendimeve tė reja. Ne mund t’i kontrollojmė mendimet tona. Nuk jemi tė obliguar t'i pranojmė modelet e tė menduarit tė mjerimit, tė disfatės dhe tė mungesės. Nėse jemi duke i mbajtur kėto modele tė tė menduarit, ne mundemi dhe duhet t’i ndryshojmė ato. Ky ėshtė Ligji i tė Menduarit.

 

            Pjesė nga Libri "11 Ligjet e harruara"